Siç i ndodh çdo qenie njerezore ne rruzullin tokesor, edhe Ballakumes ka dite qe, papritur e pandehur, t'i ngulitet ne mendje nje kenge apo melodi dhe e perserit pareshtur nga mengjesi deri ne mbremje. Here behet impuls nje ngjyre, si psh nje dite veshi nje bluze te kuqe dhe e kaloi tere diten duke kenduar "Tumankuqe", here te tjera infektohet nga kenget qe hana15she kerkon te degjoje ne makine si "Hou çike" e West Side Family apo "Trokas" e Produkt28.
Ndonjehere keto lajtmotive, qe perseriten papushim si nje disk i prishur, behen acaruese sidomos kur lajtmotivi eshte ndonje "trash" komercial nga Shakira apo Lady Gaga por ka edhe melodi si "I will survive" qe shpeshhere te ndihmojne ne permiresimin e humorit e ne fillimin mbare te dites.
Lajtmotivi i sotem i Ballakumes eshte nje nga ariet-simbol te Rigolettos...
La donna è mobile
Qual piuma al vento,
Muta d'accento - e di pensiero..
Nuk di t'ju them me siguri nese iu kujtua nga velinat, letterinat, gf-inat e tv italiane, qe ta çojne konsideraten per seksin femer tek sholla e kepuces, apo ndonje lajm mbi gjyqet e atij plakut qejfli, dmth kryeministrit Berluskoni (qe personazhit te Verdit, Dukes se Mantoves, s'i ka lene gje), por sot ky lajtmotiv i eshte bere si stalker. E ndjek kur eshte duke ecur/shkruar/ngrene madje edhe kur lexon...por perpara se ta heqi qafe Ballakumja vendosi ta gatuaje....
(Kjo recete i eshte dedikuar Maestros nga nje chef francez, Henry Paul Pellaprat.)
Rizoto Giuseppe Verdi
Perberesit per 4 persona:
320 gr oriz per rizoto
gjysem qepe
80 gr kerpudha
80 gr bishta shpargulli
60 gr gjalp
80 gr proshute
80 gr domate
5 dl shtalpe ose pana kuzhine
1 l. leng mishi
80 gr djathe parmigiano reggiano
Pergatitja:
pastrojme qepen dhe e grijme imet.
Pastrojme gjithashtu edhe kerpudhat me nje pecete te njome. Eliminojme kercellin, i qerojme dhe i presim ne feta.
Te njejten gje bejme me shpargujt. Elimojme kercellin dhe bishtave u japim nje vale ne uje te kripur per 5 minuta.
Presim ne shirita proshuten dhe ne kubike domatet.
Shkrijme gjysmen e gjalpit ne nje tigan dhe i shtojme qepen e grire. I kaurdisim dhe sapo te jete zbutur qepa, i shtojme orizin dhe e kaurdisim per 1 minute.
Me pas i shtojme kerpudhat, proshuten, shpargujt dhe domatet. I hedhim nje ose dy garuzhde leng mishi fillimisht dhe sapo te shohim qe orizi e ka thithur i shtojme perseri leng mishi. Ne mes te kohes se gatimit te orizit i shtojme shtalpen dhe e kaurdisim.
Kur rizoto te kete perfunduar gatimin e heqim nga zjarri dhe i shtojme gjalpin e mbetur dhe djathin parmigiano reggiano. E kaurdisim dhe e servirim menjehere.
Gjak e dhjame :D