Shkruaj perberesin ...

Thursday, September 1, 2011

Kalimera!

Oh sa e bukur eshte Greqia! Nuk mjaftojne fjalet dhe as shkrepjet fotografike per te pershkruar perendimet e kuqerremta. Aromat e pishave e kenget e gjinkallave. Kontrastin e nje natyre te ashper qe zbutet ne nje det kristalor. Eshte hera e trete qe vije ne Greqi. Pas pushime verore ne Korfuz (gati 10 vite me pare), nje udhetimi dimeror nga Gumenica ne Janine e me pas ne Athine e Selanik ne 2004, kete vit prenotuam ne Qefaloni. Isha dashuruar me Qefalonine qe ne 2003 kur u shfaq filmi "Mandolina e kapiten Korelit" dhe mezi prisja ta vizitoja.

plazhi i Myrtos, ku jane xhiruar disa sekuenca te filmit "Mandolina e Kapiten Korelit"

Pas nje odiseje 2 ditore ne autostradat italiane dhe nje udhetimi me traget nga Brindizi ne Sami, te rraskapitur por sidoqofte te lumtur dhe plot deshire per te zbuluar vende te reja, arritem ne destinacion.


Liqeni i Melisanit, i zbuluar vetem pas termetit te 1953, qe pothuajse sheshoi te gjithe ishullin

Shpella e Dragoratit
rruges per ne Lixuori
Atmosfera qe mbizoteron ne ishull eshte nje miks lumturie e lirie. Jeta rrjedh me ritme tejmase te ngadalta. Duket sikur keta njerez nuk e njohin oren dhe e vemja menyre orientimi per to eshte levizja e diellit. Nuk nxitojne asnjehere, as kur hidhen nga njeri trotuar ne tjetrin, e ndersa ti ne timon llomotit, ai/ajo habiten me nxitimin tend dhe i hedhin nje sy me dyshim targes italiane. Padyshim te  klasifikojne si rast i veçante. Ekzemplar i çuditshem i homos italianicus qe nuk gjen precedente ne imagjinaten popullore qefaloniane :)



Itake

Itake



Nje detaj tjeter qe me pelqen shume eshte muzika me volum te larte ne ambjentet publike. Kercej rralle dhe s'ia kam shume haberin, dmth skam fare veshe muzikor, por tingujt e kesaj muzike me hyjne thelle ne labirinthet e gjeneve te mija mesdhetare e ndezin deshiren per te kercyer sirtakin perkrah nje "Zorba" te ashper e viril.
Pleqte qe muhabetosen ne sheshet kryesore te qendrave te banuara me sjellin ndermend skenare te perjetuara, tablo te nje jete provinciale ku kerkesa per socializim manifestohej me daljen tek pragu i deres. Ketu ndjehem ne shtepi!
Ndjehem ne Ballkanin tim te hareshem, pasional, mikprites, krenar dhe gjaknxehte!     



Tani kalojme ne argumenta akoma me easy dhe sigurisht me te shijshme...me shume kenaqesi ju prezantoj pjatat tipike te ketij ishulli: 



Riganada
Pergatitja: e presim buken ne feta dhe e thekim. Grijme imet nje domate dhe ne lengun e saj zbutim fetat e bukes. I lyejme me pas fetat e bukes me domatet e grira dhe gjize shqiptare ose  ne pamundesi me djathe feta grek. I shoqerojme me qepe te kuqe, speca jeshile etj.. I sperkatim me vaj ulliri extravergine te nje cilesie shume te mire dhe me rigon.
Ne disa restorante e servirin me buke te thekur e ne disa te tjera jo sdq mua me pelqejne me teper kur buka eshte e thekur. Nje antipaste shume e ngjashme me riganaden eshte frisella, qe gatuhet ne Puglia te Italise. Frisella eshte nje buke e veçante, e thate-gur por qe ne kontakt me lengun e domates zbutet menjehere. Serviret me domate, kaperi, sardele etj, por jo me bulmetera si riganada.

Nje pjate tjeter tipike e zones eshte aljada, qe s'eshte gje tjeter veçse nje sallate me patate. Patatet ziehen me gjithe lekure e me pas qerohen dhe shtypen ne havan bashke me hudhren, lengun e limonit, kripen, vajin e ullirit. Kjo sallate sherbehet si garniture e peshkut.



Kreatopita eshte nje lakror shume i ngjashem me lakrorin tone me mish.
Per brumin ju duhen: 
1 kg miell
gjysem filxhani vaj ulliri 
1 gote vere e bardhe ose uthull
kripe dhe uje

Pergatitja:
formojme nje brume me perbersit e mesiperm dhe e punojme derisa te fitoje butesi dhe elasticitet. E leme te pushoje dhe me pas hapim dy pete lakrori.

Per mbushjen:
tradicionalisht perdoren 3 lloje mishi, kau, derri dhe viçi por une e provova vetem me mish qingji dhe derri 

1 kg mish tul (gjysem qingji + gjysem derri)
5 luge salce domatesh
3 thelbinj hudhre
1 qepe e grire
1 filxhan me djathe kaçkavall te grire
gjysem filxhani oriz kokerrgjate
nje luge kafeje majdanoz
nje luge kafeje menta e fresket
nje gote uje
kripe
piper

Pergatitja:
ne nje tigan skuqim qepen dhe hudhren ne vaj ulliri. I shtojme mishin e prere ne copa te vogla dhe sapo mishi te kete perfunduar ate fazen e djersitjes (dmth kur ka nxjerre te gjithe lengun e tij) e shuajme pak vere ose uje dhe e leme te gatuhet derisa te zbutet. Me pas i shtojme te gjithe perberesit e tjere, duke lene orizin per te fundit.
Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe shtrojme nje pete lakrori. Shperndajme mbi peten mbushjen dhe siper  e mbyllim me peten e mbetur.
E pjekim ne furre ne temp. 220°C.


Nuk e di nese do te kem mundesi te azhornoj kete ditar me embelsirat tipike, sidoqofte deri ne postimin e ardhshem Yasou nga Ballakumja :))



Atheras

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...