Shkruaj perberesin ...

Saturday, April 30, 2011

Sallate me qiqra, pras dhe mish te tymosur

Kombinimi i ketyre dy produkteve - qiqrave dhe prasit - te linte ne goje nje shije te veçante qe personalisht me pelqeu kur ma serviren ne nje feste. Biles u habita sesi nuk e kisha hasur kete sallate kaq te thjeshte askund tjeter. Mbreme provova ta gatuaj dhe perveç qiqrave dhe prasit mendova t'i shtoj edhe mish te tymosur meqe kjo sallate do te perbente gjithe darken qe do te konsumoja. Rezultati ishte: SUPER!
 

Perberesit:
qiqra te zier (ose te konservuar)
pras
mish i tymosur (pancetta affumicata)
kripe
piper i zi
vaj ulliri extravergine
djathe parmigiano reggiano i grire

Masat me sy :)

Pergatitja: 
ziejme qiqrat ose nese skeni kohe mund te perdorni qiqra kavanozi. I kullojme dhe i leme menjane. Skuqim ne pak vaj ulliri prasin e prere ne rrathe te holle dhe i shtojme mishin e tymosur dhe qiqrat. I kaurdisim i rregullojme me kripe dhe piper dhe i servirim te ngrohta si sallate ose si antipaste duke i shoqeruar me feta buke te thekur. Sipas deshires mund ta sperkasim me djath te grire.
Gjak e dhjame :D 

Friday, April 29, 2011

Tave me rrepa

Perberesit per 2 veta:
vaj ulliri
gorgonzola
djath parmigiano reggiano ose kaçkavall
buke e grire

Pergatitja:
qerojme rrepat dhe i presim ne feta te holla. I veme ne nje tenxhere me uje te kripur te marrin nje vale. I kullojme dhe i rendisim ne nje tave te lyer me vaj ulliri. I sperkatim me djath parmigiano, gorgonzola dhe buke te grire. I hedhim nje pike vaj siperfaqes dhe i vendosim ne furre te piqen, ne temperaturen 200°C per 10-15 minuta. I servirim si pjate te dyte te shoqeruar me mish.
Gjak e dhjame :D

Wednesday, April 27, 2011

Salce me mbetjet e vezeve te Pashkes

Iku Pashka dhe Pashkeza por na lane pas nja 15-20 kokrra veze te ziera e te lyera me te gjitha ngjyrat e ylberit.........ç'fat do t'u rezervojme ketyre vezeve?
Alternativat qe paraqiten jane:
1) t'i shperfillim derisa te arrijne nje stad dekompozimi te avancuar qe te justifikoje flakjen ne koshin e plehrave organike;
2) t'ia dhurojme komshiut pakistanez, duke e rakomanduar qe t'i ruaje se sjellin fat (me shpresen qe era e vezes se prishur t'ia rregulloje eren curry-t qe pushton pallatin qe ne pike te sabahut hihihi)
3) te hame nga nje veze ne cdo vakt. Pra, i bie qe ne harkun e nje jave ta kemi mbushur planin. Por pastaj duhet te luftojme efektet kolaterale si velitja nga veza dhe rritja e kolesterolit ne gjak.... apo
4) EUREKA! te pergatisim disa kavanoza me nje salce te ngjashme me ate gjenoveze.... 



Perberesit:
tul buke e bardhe
2 tufa majdanoz
5 thelbinj hudher (fshatari!)
4 luge stika pishe
4 luge kaperi
4 sardele te konservuara
5 veze te ziera
50 ullinj te gjelber
uthull molle
kripe
nje gote vaj ulliri extravergine

Pergatitja:

njomim ne uthull tulin e bukes. E shtrydhim dhe e hedhim ne mixer bashke me perberesit e tjere. E rregullojme salcen me kripe dhe vaj. Per konsumim te shpejte e hedhim ne nje tas dhe e leme 24 ore ne frigorifer. Nese e hedhim ne nje kavanoz te mbyllur hermetikisht kjo salce zgjat nje jave. Mua me pelqen me buke te thekur si antipaste por me kete salce mund te shoqerohet mishi i zgares apo edhe i zier.
Gjak e dhjame :D






Monday, April 25, 2011

Receta per Pashke: kurore pilafi

Perberesit per 8 veta:

600 gr oriz
100 gr gjalp
1 gota qumesht
400 gr proshute
200 gr djath grana padano ose kaçkavall
1 qepe
500 gr bizele te ziera
leng mishi
kripe
piper

Pergatitja:
grijme holle qepen dhe e skuqim ne nje tigan ku kemi shkrire pak gjalp. Pasi te jete zbutur i shtojme bizelet. I kriposim & peperosin dhe i kaurdisim. I hedhim nje garuzhde leng mishi dhe i leme te vlojne per 15 minuta.
Ziejme orizin ne uje me kripe dhe e kullojme. I shtojme djathin e grire dhe nje gote qumesht. 
Lyejme me gjalp nje tepsi ne forme kurore dhe shtrojme fetat e proshutes. Me pas shtrojme orizin dhe e shtypim me luge. E pjekim ne furre ne temperaturen 200°C per 5 minuta. E permbysim dhe e servirim me bizelet ne mes.
p.s.: ne gjithe ate rremuje harrova t'i bej foto kurores se pjekur :(








Receta per Pashke: tave me kofsha qingji dhe qepujka te shoqeruara me domate te mbushura

Perberesit per 8 veta:

2 kofsha qingji
700 gr qepujka
300 gr ullinj te gjelber
2 gota vere te bardhe
3 thelba hudher
1 degez trumze
2 gjethe dafine
1 luge piper
miell
150 gr vaj
kripe.

Pergatitja:
Ne nje tave vendosim kofshet e qingjit bashke me hudhren e shtypur, erezat, piperin dhe i mbulojme me vere te bardhe. I leme te marinojne per 4 ore.
Me pas i kullojme dhe i  lyejme me miell. Ne nje tigan nxehim pak vaj ulliri dhe skuqim kofshet e qingjit bashke me qepujkat dhe ullinjte. Pasi jane skuqur nga te dyja anet i shuajme me pak uje dhe i kalojme ne nje tave. I pjekim ne temperaturen 180 °C per rreth 2 ore duke e lagur vazhdimisht me uje.
Ndersa lengun e marinatures e vendosim ne nje tenxhere dhe e vlojme per disa minuta ne zjarr mesatar. Kete leng e filtrojme dhe ia hedhim kofshes se qingjit perpara se ta servirim.



Domate te mbushura
Perberesit per 8-10 veta:

10 domate mesatare
100 gr majdanoz
100 gr borzilok
100 gr djath parmigiano reggiano ose kaçkavall
4 thelba hudher
nje luge rigon
800 gr buke e grire
8 luge vaj ulliri extravergine
kripe piper.

Pergatitja:
zbrazim domatet me ndihmen e nje thike dhe tulin e veme ne mixer bashke me majdanozin, borzilokun, hudhren, piperin, rigonin. I grijme per 1 minute dhe i shtojme vajin e ullirit. I perziejme derisa te perftojme nje mase homogjene. E hedhim kete mase ne nje tas dhe i shtojme buken dhe djathin e grire. I perziejme me duar dhe me kete mase mbushim domatet. Ne nje tepsi te lyer me vaj ulliri rendisim domatet. I mbulojme me leter alumini dhe i vendosim ne furre per rreth 20 minuta ne temperaturen 200°C. 10 minuta para se t'i nxjerrim nga furra, heqim letren e aluminit ne menyre qe te piqet siperfaqja.

Receta per Pashke: fole patatesh te mbushura me bizele dhe krem djathi

Per 10 veta:
600 gr patate
6 veze
40 gr gjalp
arre moskat
kripe 
piper

Per mbushjen:
bizele te ziera
djath fontina
mascarpone
kripe
piper


Pasi t'i kemi lare patatet i vendosim, me gjithe lekure, te ziejne per 15 min. ose me teper ne nje tenxhere me uje.  I qerojme akoma te nxehta dhe i shtypim me shtypesen e patateve. (Nese ju mungon shtypesja, mund t'i shtypni me pirun.) Pasi jane ftohur, i shtojme te verdhat e vezeve, kripen, piperin, gjalpin dhe i sperkatim me arre moskat. I perziejme mire e mire me dore dhe me kete perberje dhe ne nje tepsi te lyer me gjalp formojme folete si ne foto. Fillimisht formojme nje baze dhe me pas me ndihmen e nje shiringe kuzhine formojme bordurat gjate gjithe perimetrit. I pjekim ne furre ne temperaturen 200°C per 10-12 min. 



Mbushja:
bizelet e ziera i kriposim, peperosim dhe i sperkatim me pak vaj ulliri.
Nderkohe veme nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe shkrijme djatherat me 2 luge gjelle qumesht. I kriposim dhe peperosim.
Mbushim folete e patateve me kremin e djathit dhe bizelet.

Receta per Pashke: Charlotte me fruta pylli

Perberesit per 8 veta:
250 gr djathe mascarpone
3 te verdha veze
70 gr ose me teper sheqer
fruta pylli
liker (sipas deshires)
biskota savoiardi

Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje mase te bardhe dhe kremoze. I shtojme mascarponen, disa fruta pylli dhe i perziejme. 
Nje pjese te frutave te pyllit i kalojme ne frulator bashke me nje gote uje, sheqer dhe liker, derisa te perftojme nje leng, me te cilin do te njomim savoiardit. 
Ne nje tas te mbeshtjelle me qese kuzhine ose ne nje forme charlotte rendisim savoiardit e njomur. 
Shtrojme mbi to perberjen me mascarpone dhe perfundojme shtrimin me biskotat savoiardi te shkermoqura.
E vendosim charlotten ne frigorifer per 24 ore dhe para se ta sevirim e dekorojme me fruta pylli.
Gjak e dhjame :D



Sunday, April 24, 2011

Receta per Pashke: supa magjerica

Qengji ose keci i pjekur perbejne pjaten kryesore te Drekes se Pashkes Ortodokse dhe me te brendshmet e tyre (per te qendruar ne kuadrin e atij mentaliteti prej te varferi: ne-kuzhine-nuk-çohet-dem-asgje) gatuhet kjo supe qe serviret si pjate e pare. 
Duke bere zapping nje te shtune dimri, pashe te gatuhej ne nje emision televiziv dhe me hipi nje neps si prej gruaje shtatzane. Hapa axhenden tek fletet e prillit dhe shenova: SUPE MAGJERICA!!!!! 
Te kerkosh ne B. te brendshme qingji te fresketa rezultoi te ishte nje stres i papare.
Dua te brendshme qingji te fresketa...shume te fresketa...mundesisht nga nje qingj i therur dje - une
Kasapi südtirolez, pasi me skanerizoi nga koka tek kembet, me ato syte qe kishin marre ngjyren e birres Forst, ma ktheu me nje ton zeri sikur po i kerkoja ndonje gje te paligjshme apo te pamoralshme: No! No! Noi non abbiamo di quella roba! (Jo! Jo! ne kemi asoj gjanash!)
Ma è roba buona...(Eshte gje e mire...) - ia ktheva une, si per ti vene vulen çuditshmerise sime.
Pas shume varavingosh, perfundova tek kasapi maroken, qe zoti e bekofte se na sjell ktu midis maleve ene bamjet, djathin Gazi, kosin turk, bakllavane, kadaifin e pjekur e mishin e fresket hallall.I shkreti me zgjodhi nje-per-nje ato qe doja une, biles per te me bindur per freskine e mallit, me nxorri edhe liçenzen mbi prejardhjen dhe daten e therjes se qingjit. 
Pasi e sigurova lenden e pare, duke lene menjane skepticizmin tim - sado te fresketa te jene produktet qe une po perdor, per shkak te disa faktoreve klimaterike apo blegtorale, supa nuk do te kete asnjehere shijen e magjerices greke - u vura ta gatuaj. 
Hmmm...po them vetem qe ia vlejti! :)


Supa magjerica
Perberesit per 4 veta:
1 kg te brendshme qingji ose keci
lengu i 1 limoni
1 qepe e grire
2-3 qepe te njoma
vaj ulliri
1 ose 2 luge koper e fresket
1 tufe lepjete ose ne pamundesi lattuga romana (hidhni nje sy wiki-t)
kripe
piper i zi, i fresket
1 luge gjelle oriz kokerrvogel

per salcen avgolemono nevojiten:
lengu i nje limoni
2 veze ne temperature ambjenti
1/2 luge uje

Pergatitja:
i lajme te brendshmet e qingjit dhe i veme menjane te kullojne. Marrim nje tenxhere te madhe me uje te kripur dhe e veme ne zjarr. Sapo te arrije temperaturen e vlimit i shtojme te brendshmet e qingjit. I leme ne zjarr per gati 10 min. Me pas i kullojme dhe i presim ne copa shume te vogla. Ne nje tenxhere me baze te trashe skuqim ne vaj ulliri qepen e grire dhe qepet e njoma te grira holle per gati 2-3 minuta. I shtojme te brendshmet e qingjit dhe i kaurdisim per pak minuta. Me pas i shtojme koper, kripe, piper dhe 5 gota uje. Supa duhet te vloje per 1 ore e gjysem ne zjarr te ulet. Nderkohe ziejme sallaten e grire ne uje te kripur per 5 min. dhe ia shtojme supes. 
30 minuta para se ta heqim tenxheren nga zjarri i shtojme orizin.
Per pergatitje e salces rrahim me tel kuzhine ose rrahes elektrik te bardhat e vezeve derisa te dyfishojne masen dhe te zbardhen. Gjate rrahjes (pa ndaluar fare!) i shtojme te verdhat e vezeve, 1 luge uje, lengun e limonit dhe disa luge leng nga supa. Kete salce ia hedhim supes. E perziejme mire dhe e mbulojme tenxheren me nje cope linoje te trashe (peceten qe perdorni per buken). E leme te pushoje 10 min. para se ta servirim. 
Gjak e dhjame :D 

Recete per Pashke: veze te mbushura Hello Kitty :)

Ideja per keto veze me erdhi mbreme ne darke ndersa isha ne makine. Doja t'i beja nje surprize sime bije: t'i gatuaja nje veze ne forme lepuri meqe ka mesuar si i thone lepurit gjermanisht por, gjate pergatitjes ktheva mendje dhe i bera macet Hello Kitty. Per lepurin duhet te ushtrohem edhe ca :)



Perberesit per 8 veta:

4 veze ose me teper
100 gr philadelfia
4 luge pesto gjenoveze
spec i kuq 
kripe
piper
fije hudhre, domate, kastravec dhe rukola per dekorim

Pergatitja:
ziejme vezet per 8-10 minuta. Pasi te jene ftohur i qerojme dhe i presim me thike deri aty ku shfaqet e verdha e vezes (gati 1/3 e saj). Me ane te nje luge te vogel kafeje heqim me kujdes te verdhat dhe i vendosim ne nje tas. Presim kastravecin ne feta te trasha dhe ne mes i hapim nje vrime ne menyre qe te vendosim vezen siper.  
Pjekim specin e kuq ne furre. E qerojme dhe e hedhim ne mixer bashke me te verdhat e vezeve, djathin philadelfia, peston gjenovez. I grijme derisa te perftojme nje krem te trashe me te cilin, pasi e kemi kriposur dhe peperosur, mbushim vezet. Ndersa koken e maces e formojme me djath philadelfia, syte me lekure kastraveci ose ullinj te zi, mustaqet me fije hudhre, hunden me lekure domateje dhe veshet me te bardhen e vezes se zier. I dekorojme si ne foto me kerpudha-domateje dhe bar-rukola.
Gjak e dhjame :D

Friday, April 22, 2011

Receta per Pashke: torte me perimet e stines

Receta e sotme eshte ideale per piknikun e Pashkezes ose kur ju kane mbetur gjysem lakre, nje grusht bizele....si mua sot :)


Perberesit per 6 persona:
3 patate
2 kunguj
3 karrote
1 patellxhan
nje grusht bizele
3 dege selino
1 qepe
3 luge djath parmigiano reggiano ose kaçkavall
3 veze
100 ml shtalpe ose pana kuzhine
nje gote qumesht
majdanoz
piper
kripe
buke e grire
  
Pergatitja:
veme ne zjarr nje tenxhere me uje dhe kripe. Presim ne kubike te vegjel pataten, kungullin, karroten, patellxhanin, lakren dhe sapo uji fillon e vlon i hedhim ne tenxhere bashke me bizelet, qepen e qeruar por jo te grire dhe deget e selinos. 
Kur patatja te jete zbutur i kullojme te gjitha perimet perveç qepes dhe selinos. Lyejme me gjalp dhe buke te grire nje tave dhe hedhim ne te perimet. Ne nje tas rrahim vezet me shtalpen, majdanozin, djathin e grire, qumeshtin, kripen dhe piperin dhe kete perberje ia hedhim siper perimeve. I sperkatim me buke te grire dhe me copa gjalpi dhe e pjekim taven ne furre ne temperaturen 220 ° C per rreth 30 min ose derisa siperfaqja e tortes te marre ngjyren e pjekjes. E servirim te ngrohte.
Gjak e dhjame :D

Thursday, April 21, 2011

Receta per Pashke: charlotte luleshtrydhesh

Legjenda tregon qe eshte shpikur nga nje kuzhinier francez ne shek. XVIII dhe ka marre kete emer per nder te mbretereshes Charlotte, bashkeshortes se mbretit George III.
Eshte shume e thjeshte per t'u gatuar dhe ka nje shije shume pranverore. Receta qe po shkruaj sot, te cilen e gatova vjet, eshte charlotte me luleshtrydhe.
Ndersa kete te diele mendoj ta ndryshoj pak dhe ta gatuaj me fruta pylli. Shpresoj te me dale e mire..!



Perberesit per nje charlotte per 6-8 veta:

per pandispanjen:
 
6 veze
80 gr niseshte
80 gr miell
250 gr sheqer
gjalp dhe miell per te lyer tepsine
per kremin chantilly:
500 ml qumesht
50 gr miell
150 gr sheqer
6 veze
vanilje
liker luleshtrydhesh
100 ml shtalpe ose pana per embelsira  + 1 luge sheqer
4 flete xhelatine per embelsira (colla di pesce italisht)

Shurup per te njomur charlotte:
nje grusht luleshtrydhesh
sheqer
200 ml uje

dekorimi:
luleshtrydhe
150 ml shtalpe ose pana per embelsira
sheqer 1 -2 luge

Pergatitja e pandispanjes:
Pikesepari vezet duhet te kene temperaturen e ambjentit prandaj nxirrini nga frigoriferi te pakten 4 ore perpara!
Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa masa te zbardhet dhe te dendesohet, pra per 15-20 min. me rrahes elektrik. Ne nje tas tjeter rrahim te bardhat e vezeve derisa te formojne shkume, te cilen me pas ia shtojme perberjes se mesiperme. Ne kete pike te procedures duhet patur shume kujdes qe masa te mos bjere prandaj leme menjane rrahesin elektrik dhe vazhdojme me nje luge druri. Levizja qe duhet te bejme me lugen eshte ne forme rrethore dhe shume e ngadalte. Gjate perzierjes shtojme niseshtene dhe miellin, mundesisht direkt nga sitesja ne menyre qe mos formohen toptha mielli brenda mases. Ndezim furren ne temp. 180°C. Hedhim masen ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe me miell dhe e vendosim ne furre per rreth 40 min. Gjate 30 min. te para nuk duhet kurresesi te hapim furren sepse rrezikojme qe pandispanja te bjere. Pasi kalon koha e pjekjes nuk e nxjerrim menjehere jashte tepsine por e leme akoma edhe 10 min. te tjera brenda, ne furre te fikur. Pasi pandispanja te jete ftohur e ndajme ne feta me gjeresi rreth 2 cm dhe gjatesi rreth 4 cm.
Pergatitja e kremit chantilly:
ne nje tenxhere veme qumeshtin te vloje bashke me vaniljen. Ndersa ne nje tas me uje te ftohte veme xhelatinen qe te zbutet. Rrahim me rrahes elektrik ose tel kuzhine vezet me sheqerin derisa te zbardhen. Duke vazhduar rrahjen i hedhim nje te treten e qumeshtit, qe tashme eshte ftohur pak, dhe miellin. I shtojme pjesen tjeter te qumeshtit. E perziejme dhe e  riveme tenxheren ne zjarr te ulet qe kremi te dendesohet. I shtojme xhelatinen e shtrydhur. E perziejme pa pushim qe te mos formohen toptha. Sapo kremi te jete dendesuar e heqim nga zjarri dhe e mbulojme me qese kuzhine, se ciles i kemi bere nje vrime qe te dali avulli.
Rrahim me rrahes elektrik panen dhe sheqerin dhe kete perberje, bashke me likerin e luleshtrydheve, ia shtojme kremit pastiçer. Keshtu kemi perftuar nje krem qe ne fjalorin e kuzhiniereve e gjejme me emrin chantilly. 


Pergatitja e shurupit:
frulojme ne frulator luleshtrydhet, sheqerin dhe ujin derisa te formohet nje leng me te cilin do te njomim fetat e pandispanjes.

Shtrimi dhe dekorimi:

Marrim nje tas sallate dhe e veshim nga brenda me qese kuzhine duke lene disa cm qese jashte bordeve te tasit. E mbushim siperfaqen e tij me fetat e pandispanjes. I njomim me shurupin e mesiperm. I shtojme kremin chantilly. Siper tij rendisim fetat e tjera te pandispanjes. E mbyllim tasin me qesen e kuzhines dhe e vendosim ne frigorifer per 24 ore.
Perpara se ta servirim rrahim me rrahes elektrik panen dhe sheqerin. Nxjerrim tasin nga frigoriferi. E permbysim mbi pjatancen ku do te servirim charlotte dhe me ndihmen e qeses se kuzhines e heqim tasin. Dekorojme charlotte me panen dhe luleshtrydhet. 



    

Tuesday, April 19, 2011

Receta per Pashke: veze çokollate Kinder te mbushura me krem dardhe

Per Pashke me duhet te shtroj nje tavoline per 9-10 veta dhe me ka mberthyer nje ankth sepse skam vendosur akoma çte gatuaj. Derisa te me vije frymezimi po u kthehem recetave te Pashkeve te kaluara....


Per 8 veze cokollate:
4 veze çokollate e zeze (çokollate veze me surpriza per femijet)
50 gr çokollate e zeze
120 ml shtalpe ose pana kuzhine e fresktet
150 ml vere moskat
kanelle
300 gr dardha
20 gr sheqer
nje grusht lajthi



Pergatitja:
qerojme dardhat dhe i presim ne kubike te vegjel. 
Ne nje tenxhere ku kemi hedhur veren moskat dhe sheqerin, shtojme dardhat dhe i leme te ziejne derisa vera te avulloje. Me pas i heqim nga zjarr dhe i leme menjane te ftohen.
Ndajme me shume kujdes vezet e çokollates pergjysem (duhet te pranoj qe eshte nje proçedure qe ti ben nervat kaçurrel, sepse çokollata thyhet, prandaj ju sugjeroj te blini disa veze me teper qe t'i keni rezerve).
çokollaten e zeze e veme te shkrihet ne mikrovale ose ne bagnomaria dhe me te lyejme bordurat e vezeve Kinder. 
Pasi i kemi lyer me çokollate i kalojme tek tasi ku kemi lajthite e grira. I veme ne frigorifer ne menyre qe çokollata te mpikset. 
Me pjesen tjeter te çokollates se shkrire vizatojme, me ndihmen e nje "sac a poche", fjongot dhe i vendosim edhe keto ne frigorifer.
Grijme ne mikser dardhat, derisa te perftojme nje krem homogjen. Rrahim me rrahes elektrik shtalpen dhe ia shtojme kremit te dardhes. 
I vendosim ne frigorifer per nje ore. 
Me pas mbushim gjysem-vezet Kinder me kremin e dardhes dhe i sperkasim me kanelle.

Po ju çdo gatuani per Pashke?



Monday, April 18, 2011

Sallate me couscous

Kjo eshte periudha ideale per te gatuar couscous me mish qingji dhe perime. Duke qene mishi i qingjit i njome jo vetem zihet me nje vale por ka edhe nje shije shume te mire. Sdq ajo qe dua tju jap nuk eshte receta e couscousit por e nje  sallate ku perberesi kryesor eshte pikerisht couscousi. Psh nese ju ngelet nje tas me couscous dhe nuk keni te gjithe perberesit per te gatuar sallaten taboulè (nje sallate tjeter kjo marokene qe gatuhet me couscous) mund te provoni kete variant qe e shpika dje.

Perberesit:
rreth 200 gr couscous i gatuar
kos turk/grek/shqiptar dmth içik i athet (sasia sipas deshires)
gjysem luge kafje uthull molle
gjysem kastraveci i prere ne kubike te vegjel
majdanoz i fresket
mente e fresket
kripe

I perziejme te gjitha bashke dhe et voilà sallata eshte gati.
Meqenese kjo sallate ngjall nje freski ne shqisat e nuhatjes dhe te shijes mendoj se stina ideale per ta servirur eshte vera.

Gjak e dhjame :D



Saturday, April 16, 2011

Rizoto dhe hamburger mbi nje tapet preshi

sot u impenjova dhe tatàà!!!

Rizoto me presh dhe hamburger mbi nje tapet preshi
Perberesit per 4 persona:
350 gr oriz per rizotto
2 presh
50 gr gjalp
50 gr parmigiano reggiano
1 liter leng mish pule ose perimesh
gjysem gote vere
mish per hamburger

Pergatitja:
e pastrojme prasin dhe e presim ne rrathe te vegjel. Shkrijme pak gjalp dhe skuqim ne te prasin. Me pas i shtojme orizin dhe i shuajme me vere te bardhe dhe leng mish pule ose perimesh. Kur orizi te jete zier i shtojme gjalpin dhe djathin dhe i kaurdisim mire e mire. Lyejme me gjalp nje forme ose nje gote apo tas dhe e mbushim pergjysem me rizoto. Nderkohe kemi pjekur ne zgare hamburgerin. E kriposim dhe peperosim dhe e shtrojme mbi rizoto. Perfundojme shtrimin me nje pjese tjeter rizoto. 
Pergatisim tapetin prej preshi: ziejme ne uje me kripe fletet e prasit. I kullojme dhe i thajme me leter kuzhine. Presim 10 shirita nga 1 cm secili. 5 prej tyre i vendosim paralelisht dhe 5 te tjera horizontalisht. I nderthurim me kujdes. Copat e teperta i presim me thike. Permbysim rizoton me hamburger mbi tapet dhe e sperkatim me djath te grire.
Gjak e dhjame :D

Brownies me chocolate & curd mana toke


Ju kujtohet dialogu tek filmi Chocolate: 
Luc: çdo here betohem qe eshte e fundit, por pastaj ndjej aromen e ngrohte te çokollates, ose....
znj. audel:....te guackave. Te guackave te çokollates, kaq te vogla, kaq te thjeshta, kaq "te pafajshme". Mendova, oh, po i provova njehere ç'e keqe mund te me ndodhe... por pastaj zbulova qe ishin te mbushura me nje krem te pasur, mekatar....
Ivette: ...prej gjalpi qe te shkrihet ne goje. O Zot me fal, shkrihet aq ngadale ne gjuhe duke te dhuruar nje kenaqesi.


Pas kesaj ekstaze kulinare ju paraqes "Brownies me çokollate te bardhe shoqeruar me curd mana toke" :)

Perberesit per 6 veta
200 g di çokollate e bardhe
125 gr sheqer
125 gjalp
3 veze
3 luge gjelle miell
nje grusht arra

Pergatitja:
fillimisht shkrijme gjalpin dhe çokollaten ne banjomaria ose ne mikrovale pastaj i shtojme miellin, sheqerin, vezet dhe arrat e shkemoqura. I perziejme me luge druri ose rrahes elektrik. E hedhim perberjen ne nje tepsi te lyer me gjalp ose te shtruar me leter pjekjeje dhe e vendosim ne furre ne temperaturen 180°C per rreth gjysem ore. E presim ne drejtkendesha dhe e leme te ftohet.


Curd mana toke
125 gr mana toke
20 gr niseshte
200 gr sheqer
100 gr gjalp
2 veze


Perziejme niseshtene dhe sheqerin ne nje tenxhere dhe i shtojme vezet. I rrahim me tel kuzhine. I shtojme manat e tokes te shtrydhura dhe gjalpin. E veme tenxheren ne zjarr te mesem dhe e kaurdisim derisa te vloje. Sapo fillon e dendesohet e heqim nga zjarri. E leme te ftohet perpara se ta srvirim. 


Gjak e dhjame :D 

Friday, April 15, 2011

Te brendshmet e qingjit te Pashkes me uthull dhe vere

Perberesit:
te brendshme qingji
vere e bardhe
uthull vere
1 qepe
vaj ulliri extravergine
kripe
piper

Pergatitja:
pastrojme dhe lajme te brendshmet e qingjit dhe i presim ne copa te vogla. Grijme qepen dhe e skuqim ne zjarr mesatar me pak vaj ulliri. Kur qepa te ndryshoje ngjyre e shuajme ne vere te bardhe dhe i shtojme te brendshmet. I kriposim & peperosim dhe i hedhim pak uthull vere. I gatuajme ne zjarr te ulet duke i kaurdisur vazhdimisht.

p.s: me kujtohet turbullisht qe origjina e kesaj recete eshte nga Sardenja por nese ka ndonje qe mund te me kthjelloje..flm.

Gjak e dhjame :D

Wednesday, April 13, 2011

Metamorfoza e Quiche Lorraine

Quiche Lorraine, receta me e njohur e kuzhines franceze, me prejardhje nga zona e Lorenes, zbarkoi ne kuzhinen e Ballakumes.
Nje mengjes te shtuneje, pasi e lexoi nje here, dy here, tre here faqen n.129 te nje libri me receta tradicionale nga bota vendosi ta gatuaje. Koha per gatimin, thoshte libri eshte 60 minuta, keshtu qe Ballakumja, meqenese sahati i marresit te digitalbit tregonte oren 07:23, iu rikthye "Misionit amerikan ne Shqiperi" te Peter Lucas. 
E ndersa lexonte per zbarkimin e amerikaneve dhe anglezeve ne gjirin e Panorames papritur e pandehur i lindi nje deshire destruktive, qe fatkeqesisht e ka te trasheguar nga te paret e saj, per ta copetuar receten. I beri inventarin frigoriferit dhe konstatoi qe i kishte mbetur nje cope djath i bardhe nga Gumenica dhe nje tufe koper, qe e ka sjelle kontrabande nga Shqiperia, te mbledhur ne 10 qese plastike. E ç'duhet me teper per te shqiptarizuar nje recete?....


Quiche Shqipe

Perberesit per brumin brisé:
200g miell
100g gjalp
1 e verdhe veze
kripe sa te kapin majat e gishtave
2-3 luge uje

Perberesit per mbushjen:
gjysem kg ose me teper domate te vogla (sa te mbushet e gjithe tepsia)
2-3 qepe te njoma
100-150 gr djath feta grek ose djath i bardhe shqiptar
gjysem gote qumesht
100 gr shtalpe/pana kuzhine
2 veze
koper
kripe
piper

Pergatitja:
formojme brumin brisè duke perzier te gjithe perberesit perveç ujit, te cilin ia hedhim ne fund. E mbeshtjellim brumin me qese kuzhine dhe e leme te pushoje per 30 minuta.
Pasi kalojne 30 minuta e hollojme brumin me okllai derisa te formojme nje pete te trashe te cilen e shtrojme ne tepsi.
Skuqim ne vaj ulliri qepet derisa te zbuten ose i vendosim ne mikrovale per 5 min. me dy luge uje.
Ne nje tas rrahim vezet me qumeshtin, shtalpen, djathin e copetuar, qepet e grira dhe te zbutura, kripen, piperin, kopren dhe kete mase ia hedhim petes brisè.
Ndajme domatet pergjysem dhe i permbysim sa te kulloje pak lengu i tyre. I rradhisim mbi torte. I sperkatim me pak kripe dhe vaj ulliri dhe i pjekim ne furre ne temperaturen 200°C per gati 30 minuta ose derisa siperfaqja te piqet.
Gjak e dhjame :D 

Tuesday, April 12, 2011

Shpargull?

Sot kemi shpargull. ç'eshte shpargulli??? Eh edhe mua m'u desh te kerkoja ne wikipedia sesi perkthehet ne shqip asparagus :)
Ne Shqiperi, gjithmone sipas wiki-t, perdoret vetem si bime mjekesore. Nese eshte e vertete eshte mekat sepse, pervecse kane nje shije shume pranverore, kane edhe efekte diuretike, qe ne kete stine i bejne shume mire organizmit sepse eliminojne toksinat e dimrit. Ne kete periudhe, ketu ne Alto Adige, i servirin si antipaste: te ziera ne uje me kripe dhe te shoqeruara me nje veze syze dhe si pjate e pare: rizotto me shpargull. Receta qe po ju jap eshte disi e italianizuar:



Makarona me pesto shpargulli

400 gr makarona te tipit penne
1 tufe shpargull (http://sq.wikipedia.org/wiki/Shpargulli_mjek%C3%ABsor)
2 thelba hudher
1 spec djeges
15 flete borziloku
nje grusht arra
gjysem gote vaj ulliri
djath parmigiano reggiano
kripe
piper

Pergatitja:

Ne nje tigan me vaj ulliri vendosim hudhren dhe specin djeges qe te leshojne arome. Shtojme shpargullin e prere ne copa te vogla, majat e te cilit i leme menjane per dekorimin. I kaurdisim dhe i kalojme ne frulator. I frulojme bashke me borzilokun, arrat, vajin dhe djathin, derisa te perftojme nje salce te ngajshme me pesto gjenoveze. Nderkohe ziejme ne uje me kripe makaronat. I kullojme dhe i hedhim ne pjatance. I shtojme peston, i perziejme dhe i servirim si pjate te pare duke i dekoruar me bishtat.
Gjak e dhjame :D

Torta me krem Rocher

Para disa ditesh isha ftuar ne festen e mireseardhjes se vogelushes se grupit, baby A., prandaj me shume kenaqesi u vura te gatuaj  torten time te preferuar: torta pandispanja me krem Rocher. 
Kremi Rocher eshte fryt i nje elaborimi qe i kane bere disa guzhinjere recetes se çokollates Ferrero Rocher dhe perdoret ne gjithefare embelsirash: si torta me baza te ndryshme, krostata, pasta te vogla etj.
Duhet te them qe kjo torte kerkon minimumi 3 ore pergatitje dhe shume durim. 
Pasazhi me i veshtire i realizimit te kesaj torte eshte dekorimi, funksioni i te cilit eshte thjesht paraqitja, prandaj neqoftese nuk ndjeheni te sigurta per ta provuar, apo nuk keni kohe mjaftueshem, mund ta lyeni siperfaqen e tortes me krem cokollate apo qofte edhe ta sperkatni me sheqer pluhur. Ju siguroj qe shija do te jete perseri fantastike. 


Pandispanja x tepsi me diameter 24 cm




6 veze
80 gr niseshte
80 gr miell
250 gr sheqer
gjalp dhe miell per te lyer tepsine



Pergatitja:
Pikesepari vezet duhet te kene temperaturen e ambjentit prandaj nxirrini nga frigoriferi te pakten 4 ore perpara!
Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa masa te zbardhet dhe te dendesohet, pra per 15-20 min. me rrahes elektrik. Ne nje tas tjeter rrahim te bardhat e vezeve derisa te formojne shkume, te cilen me pas ia shtojme perberjes se mesiperme. Ne kete pike te procedures duhet patur shume kujdes qe masa te mos bjere prandaj leme menjane rrahesin elektrik dhe vazhdojme me nje luge druri. Levizja qe duhet te bejme me lugen eshte ne forme rrethore dhe shume e ngadalte. Gjate perzierjes shtojme niseshtene dhe miellin, mundesisht direkt nga sitesja ne menyre qe mos formohen toptha mielli brenda mases. Ndezim furren ne temp. 180°C. Hedhim masen ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe me miell dhe e vendosim ne furre per rreth 40 min. Gjate 30 min. te para nuk duhet kurresesi te hapim furren sepse rrezikojme qe pandispanja te bjere. Pasi kalon koha e pjekjes nuk e nxjerrim menjehere jashte tepsine por e leme akoma edhe 10 min. te tjera brenda, ne furre te fikur.
Kur te jete ftohur e ndajme me dysh dhe e lagim me shurup.

Shurupi per te njomur torten
qumesht
Sheqer
Liker sipas deshires
Shkrijme sheqerin ne qumesht dhe me te njomim torten. Ide: nese ju mungon nje shishe nga ato te perdorin pastiçeret merrni nje shishe plastike uji dhe bejini nje vrime tek tapa. -:)

Kremi Rocher
400 gr nutella
200 ml shtalpe kuzhine (panna)
120 gr lajthi te grira
100 gr bistoka wafers me lajthi
cream whisky

E vendosim kavanozin e nutelles (te hapur!) ne mikrovale per 3 sek. ne menyre qe te zbutet. I shkermoqim biskotat wafers ne nje tas, shtojme te gjithe perberesit dhe i perziejme. I sperkatim me cream whisky dhe e vendosim tasin ne frigorifer per rreth 30 min.

Shtrimi i tortes
Qe te treja shtresat te jene perfekte dhe kremi mos kete tendencen te bjere nga bordet une kam nje truk shume te thjeshte. Praktikisht aty ku kam pjekur pandispanjen, qe eshte nje tepsi, bordi i se ciles eshte i heqshem, vendos shtresen e pare te pandispanjes se lagur, shtoj kremin dhe pastaj vendos pjesen tjeter te pandispanjes. Tepsine e vendosim ne frigorifer per 1 ore.

Dekorimi i tortes
shtalpe ose panna per embelsirat
sheqer me sy
Ingredientet per brumin e sheqerit:
450 gr. sheqer pluhur
5 gr. flete xhelatine per te dendesuar embelsirat (colla di pesce ne italisht)
50 gr. mjalte
30 ml uje

Rrahim shtalpen me sheqer derisa te dendesohet. Qe shtalpa te dendesohet duhet te jete e ftohte prej frigoriferi, biles edhe enen ku do ta rrihni ju sugjeroj ta vendosni disa minuta ne frigorifer! Lyejme me te gjithe siperfaqen e tortes. E vendosim torten ne frigorifer dhe merremi me pergatitjen e brumit te sheqerit.
I vendosim fletet e xhelatines ne nje tas me uje te ftohte dhe kur te jene zbutur i shtrydhim. I hedhim ne nje tenxhere, te cilen e kemi vene mbi zjarr, bashke me 30 ml uje dhe 50 gr. mjalte. Kur ingredientet te jene shperbere aq sa te formohet nje leng homogjen (pune sekondash) e heqim tenxheren nga zjarri. Ne mixerin e kuzhines (ose nese keni robot nga ai qe ben buke akoma me mire) hedhim sheqerin pluhur dhe lengun e perftuar si me siper dhe e perziejme derisa te formohet nje top brumi. E punojme me dore kete brume qe te fitoje pak elasticitet dhe e hollojme me okllai dhe sheqer pluhur ne vend te niseshtese, si te ishte pete byreku por me e trashe. 
Kete pete sheqeri e shtrojme me shume kujdes mbi torte dhe e dekorojme sipas deshires. 
Ne treg mund te gjeni ngjyra te ndryshme ushqimore dhe te formoni gjithefare kafshesh e lulesh per te dekoruar torten tuaj. Dekorimi i tortes me brume sheqeri eshte njesoj si punimi i plastelines prandaj s'duhet gje tjeter vecse kohe dhe fantazi. Me poshte gjeni fotot e tortave qe kam realizuar me brumin e sheqerit. Jane dekorime shume te thjeshta, por kane goxha efekt pamor saqe i bejne kureshtare per ti provuar edhe ata qe s'para u pelqejne embelsirat.


Torta per baby A.


Torta fjongo per miqte e mi ne Bergamo


Torta "zemrat" per ditelindjen e mamit me 14 shkurt  

Torta ping pong
Torta per ditelindjen time


Torta per ditelindjen e tim eti, ish futbollist i Labinotit


Torta Winx per ditelindjen e sime bije

Torta Babadimri me plakun e bores ne versionin Tano Banushi :)

Per nje torte akoma me te elaboruar dhe rrjedhimisht me te mire kliko tek Torta Puffetta: 
http://ballakumeelbasani.blogspot.it/2011/11/torta-puffetta.html        
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...