Shkruaj perberesin ...

Friday, September 30, 2011

Nje maje luge xhinxher!

Falenderimet per kete recete i shkojne mikut tim Mandit, i cili duke me treguar filmin "Un tocco di zenzero" me frymezoi per te eksperimentuar me 2 receta reçelerash.





Panna cotta me reçel pjepri, reçel kumbulle, reçel fiku dhe çokollate e shkrire




Perberesit per 6 persona:

gjysem litri pana e fresket
1 dl qumesht
10 gr xhelatine per embelsira (nese perdorni fletet ato peshojne 2 gr. secila)
100 gr sheqer
nje shkop vanilje

per reçelin e kumbullave:
6 kumbulla
1 luge mjalte
50 gr sheqer
nje gjysem luge e vogel xhinxher i fresket


Per reçelin e pjeprit:
175 gr sheqer integral
nje gjysem luge e vogel xhinxher i fresket
10 bajame te grira ne feta
nje sperkatje me Brandy

Pergatitja:

fillimisht vendosim xhelatinen qe te zbutet ne nje tas me uje te ftohte. 
Hedhim qumeshtin ne nje tenxhere dhe e vendosim ne zjarr te ulet te ngrohet, por jo te zieje. Sapo eshte ngrohur qumeshti e heqim nga zjarri, shtrydhim fletet e xhelatines dhe ia hedhim. I perziejme me tel kuzhine qe xhelatina te shperbehet.
Hedhim panen ne nje tenxhere bashke me vaniljen dhe sheqerin dhe e vendosim tenxheren ne zjarr te ulet. E perziejme derisa te vloje. 
Me pas e heqim nga zjarri dhe i shtojme qumeshtin ku kemi tretur xhelatinen. I perziejme me tel kuzhine.
Njomim me uje te ftohte tasat apo format. I mbushim me masen e panna cotta dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti. Me pas e i vendosim ne frigorifer per te pakten 4 ore ose gjithe naten, pra derisa masa te mpikset.
Nderkohe merremi me pergatitjen e reçelit te kumbulles.
I hedhim te gjithe perberesit e reçelit ne nje tenxhere. E vendosim tenxheren ne zjarr mesatar dhe e leme afro gjysem ore, duke e perzier here pas here ne menyre qe te mos formohet shkume ne siperfaqe.

Per reçelin e pjeprit presim pjeprin ne kubike dhe e hedhim ne nje tenxhere bashke me sheqerin integral dhe bajamet.  
E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e leme te gatuhet per afro 1 ore, duke e perzier here pas here ne menyre qe te mos formoje shkume ne siperfaqe.
Ne mes te kohes se gatimit, pra pas 30 minutave, i sperkatim me Brandy dhe xhinxher te grire.

Para se t'i servirim i frulojme pak reçelerat. I shtrojme ne pjate dhe mbi to permbysim panna cotta-n ose i zbukurojme sipas deshires.

P.S.: reçeli tjeter qe shfaqet ne foto eshte reçel fiku. Sqaroj qe nuk e kam bere vete, por e kam blere te gatshem, prandaj nuk e shkrova as receten.
Gjak e dhjame :D


Wednesday, September 28, 2011

2 me 1

Nuk eshte rezultat i ndonje ndeshje futbolli por jane 2 receta qe Ballakumja provoi t'i gatuante mbreme duke perdorur te njejtet perberes.





1) Torte orizi me proshute dhe mozzarella


Perberesit per 3-4 persona:

300 gr oriz
250 mozzarella
100 gr proshute
treçerek litri leng perimesh
0,15 gr shafran
vaj ulliri
gjalp
kripe

Pergatitja:
fillimisht ndezim furren ne temp. 180°C.
Ne nje tigan shkrijme gjalpin me nje luge vaj. I shtojme orizin. E kaurdisim disa here ne menyre qe yndyra te depertoje ne te gjithe sasine e orizit. E lagim here-pas-here me pak leng perimesh te nxehte derisa orizi te zbutet. Kjo per 15 minuta.
Nderkohe tresim shafranin ne dy gisht leng perimesh te ngrohte.
Grijme proshuten sipas deshires dhe presim ne feta mozzarellen.
Lyejme me gjalp nje tave.
Pasi orizi eshte zbutur (jo zier plotesisht!) e sperkatim me shafranin e tretur ne leng perimesh. E perziejme mire e mire qe orizi te marre ngjyren e verdhe te shafranit.
Gjysmen e mases me oriz e hedhim ne tave. E nivelojme me shpatull kuzhine dhe shtrojme fetat e mozzarelles dhe proshuten e grire ne copa te vogla ose te medha. I mbulojme me pjesen e mbetur te orizit.
E vendosim taven ne furre per 10 minuta.
E servirim te ngrohte.

Kjo recete ne kete menyre u pelqen shume femijeve, ndersa per tua servirur te rriturve do te keshilloja ta shoqeronit me nje salce djathi (djathi pecorino romano ose lloj tjeter djathi me shije te forte, i tretur ne pana dhe i aromatizuar me piper te zi) pasi mgjthse permban mozzarella orizi behet i thate si pilafi.... POR nese e preferoni te lengshem, ashtu siç me pelqen mua, provojeni ta gatuani sipas recetes se dyte...

2) Rizoto me proshute dhe mozzarella

Perberesit per 3-4 persona:

300 gr oriz
250 mozzarella
100 gr proshute
treçerek litri leng perimesh
0,15 shafran
vaj ulliri
gjalp
kripe

Pergatitja:
ne nje tigan shkrijme gjalpin me nje luge vaj. I shtojme orizin. E kaurdisim disa here ne menyre qe yndyra te depertoje ne te gjithe sasine e orizit. E lagim here-pas-here me pak leng perimesh te nxehte derisa orizi te zbutet. Kjo per 15 minuta.
Nderkohe tresim shafranin ne dy gisht leng perimesh te ngrohte dhe ia hedhim rizotos. Grijme proshuten ne copa te vogla dhe ia hedhim edhe kete rizotos.
I leme te gatuhen edhe 5 minuta te tjere (zakonisht rizoto do 20 minuta te gatuhet) duke i kaurdisur. Nese e shohim qe lengu ka shteruar i shtojme ndonje gjysem garuzhde here pas here.
Ne fund i shtojme mozzarellen e prere ne copa te vogla dhe e kaurdisim derisa te shkrihet.
E servirim te ngrohte dhe sipas deshires i shtojme djathe parmigiano reggiano dhe piper te zi.


P.S.: rizoton s'pata mundesi ta fotografoj se pa u ftohur mire nje turme e uritur e perlau :))
  
Gjak e dhjame :D 

Monday, September 26, 2011

Reçel me trendafil te eger



Perberesit per 435 ml reçel:

200 gr bohçe trendafili te eger
rreth 300 gr sheqer
lengu i nje gjysem limoni

Pergatitja: 
pastrojme bohçet e trendafilit. Eliminojne fijet si mjeker dhe pjesen e tyre te zeze. 
I presim pergjysem dhe permbajtjen e vendosim ne nje ene. U hedhim 375 ml uje te nxehte. E mbulojme enen me kapak dhe i leme nje nate ne temperature ambjenti.
Te nesermen e vendosim tenxheren ne zjarr dhe sapo te arrije vlimin, e ulim temperaturen e zjarrit. I leme te vlojne per 30 minuta ne zjarr te ulet. 
Me pas i shtojme edhe 125 ml uje te nxehte dhe e reduktojme masen ne pure. 
E rivendosim ne tenxhere lengun e perftuar bashke me sheqerin dhe lengun e limonit. 
E vendosim tenxheren mbi zjarr derisa te vloje, ne menyre qe te shkrihet sheqeri. Me pas e kullojme dhe lengun e perftuar e rihedhim ne tenxhere. E vendosim tenxheren ne zjarr.
Pasi ka arritur temperaturen e vlimit, e ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme edhe 8 minuta te tjere mbi zjarr, duke e perzier vazhdimisht ne menyre qe te mos digjet ne fund.
Reçeli i perfunduar duhet te kete forme xhelatinoze. 

P.S.: receta eshte marre nga libri "Ricordi in cucina" i Tessa Kiros. 
P.P.S: kjo recete po publikohet me kerkese te nje fanse dhe Ballakumja vetem e ka perkthyer!

Qull me arra dhe qofte me mish


 
Perberesit per 2 persona:

Per qullin:
2 luge miell te mbushura plot
dy gota uje ne te cilat tresim nje luge te vogel koncentrat mishi ose 2 gota leng mishi (preferohet mish qingji)
nje luge vaj luledielli ose ulliri
nje luge gjalp
nje filxhan arra te thyera, por jo te reduktuara ne pluhur
kripe
spec i kuq pluhur ose koncentrat speci, pak djeges nese ju pelqen

Per qoftet:
afro 500 gr mish qingji i grire por, meqe ketu mishi i qingji nuk preferohet nga konsumatoret dhe rrjedhimisht tregtohet vetem ne periudhen e Pashkes, duhet blere ne dyqanet etnike prandaj per mungese kohe Ballakumja perdori mish viçi;
gjysem qepe e madhe ose 1 e vogel
1 thelb hudher
1 veze
1 fete buke e bardhe e prere trashe
2 luge miell
rigon
piper
spec i kuq pluhur 
vaj luledielli

Pergatitja:

fillimisht pergatisim qoftet. Grijme me rende ose nese nuk keni kohe ne mixer qepen dhe hudhren. I shtojme mishin e grire, vezen, buken, te cilen e njomim me pare ne uje te ftohte dhe e shtrydhim mire e mire, rigonin, kripen, specin e kuq dhe piperin. I perziejme me duar per pak minuta. E mbulojme tasin me nje pecete dhe e vendosim ne frigorifer per gjysem ore ose me teper.
Me pas hedhim 2 luge miell ne nje pjate.
Lagim duart me uje te ftohte dhe formojme qoftet me masen me mish te grire. Madhesia dhe forma ndryshojne sipas deshires. I kalojme ne miell dhe i skuqim ne nje tigan ku kemi nxehur vaj luledielli (tigani duhet te mbushet te pakten pergjysem me vaj!).
Ne momentin qe e mbushim tiganin me qofte, e ulim pak temperaturen e zjarrit ne menyre qe qoftet te gatuhen edhe ne brendesi.
Pasi jane skuqur kullojme vajin e tepert dhe i vendosim ne nje pjate me leter thithese.

Per pergatitjen e qullit shkrijme ne nje tigan me borde te larta nje luge vaj dhe nje luge gjalp. I shtojme 2 luge miell dhe i perziejme me luge druri derisa mielli te ndryshoje pak ngjyre (por jo te digjet!). E sperkatim miellin me nje maje luge spec te kuq pluhur ose koncentrat speci.
E heqim tiganin nga zjarri dhe i hedhim pernjehere 2 gota leng mishi te ftohta. I perziejme pa nderprerje dhe me energji me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen toptha.
E vendosim tenxheren ne zjarr jo shume te ulet dhe e perziejme derisa te arrije temperaturen e vlimit. I hedhim kripe dhe e leme te vloje per afro 6-7 minuta.
Me pas i shtojme arrat e therrmuara dhe e vlojme edhe per 10 minuta te tjere ne zjarr te ulet.
Qulli nuk duhet te jete shume i trashe prandaj nese keni gabuar ne temperaturen e zjarrit dhe ju ka dale i trashe hollojeni me pak uje.
E servirim me qoftet dhe sipas deshires e sperkatim me arra te reduktuara ne pluhur.
Gjak e dhjame :D

P.S.: Ballakumja e gatoi me hamendje, duke kujtuar sesi e gatonte gjyshja, pra nuk eshte e sigurte sa kjo i afrohet recetes origjinale sidoqofte ju garantoj qe doli shume e shijshme.

Saturday, September 24, 2011

Brownies me kakao dhe arra



Perberesit per nje tepsi me diameter 20 x 20 cm:

140 gr gjalp ne temperature ambjenti
280 gr sheqer
82 gr kakao
2 veze
66 gr miell 00
nje maje luge kripe
gjysem luge e vogel arome vanilje
treçerek gote arra te thyera

Pergatitja:

fillimisht ndezim furren ne temp. 160 - 165°C.
Ne nje tenxhere hedhim gjalpin, sheqerin, kakaon dhe kripen. E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet ose bagnomaria derisa sheqeri te shkrihet me kakaon dhe te perftohet nje si tip kremi. Nese keni termometer pastiçerie temperatura e kremit ne mometin e heqjes prej zjarrit duhet te jete 60°C. Masa qe do te formohet ka nje pamje shume te dyshuese, duket gati si qymyr i therrmuar, mgjth mos u preokuponi por vazhdoni proceduren sipas recetes :)
E leme pak kremin te ftohet, aq sa ta duroje gishti, e me pas i shtojme aromen e vaniljes dhe vezet, nje e nga nje, duke e perzier pa nderprerje derisa masa te homogjenizohet.
Me pas i shtojme pak e nga pak miellin duke e perzier me luge druri dhe ne fund arrat e thyera.
Lyejme me gjalp ose leter pjekjeje nje tepsi me diameter 20 X 20 cm dhe i hedhim masen e tortes duke e niveluar me shpatull kuzine.
E pjekim ne temp. 160 - 165°C per rreth 25-30 minuta. E veçanta e brownies qendron tek pjekja. Brownie duhet te rezultoje i pjekur ne siperfaqje dhe i buta, gati i njomur, ne brendesi.
Pasi perfundon pjekja e nxjerrim prej furre dhe e leme te ftohet. Me pas e mbulojme me pecete dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 3 ore. E servirim te prere ne copa te vogla. E vetmja embelsire me te cilen do te krahasoja brownies, si per shijen ashtu edhe per perberjen eshte sallami i çokollates. Ashtu si dhe sallami kjo embelsire nuk duhet servirur menjehere por pas disa oresh. Une e pergatita te premten ne darke, e lashe mbreme gjithe naten ne frigorifer dhe sot per disa ore ne temperature ambjenti. Kur e provova para se te ulesha te shkruaja receten u binda qe receta u realizua me sukses sepse shija qe kishte tani, pas kaq oresh, ishte fantastike.

Wednesday, September 21, 2011

Krem me çokollaten Mars



Perberesit per 500 ml:

250 ml pana
300 gr çokollata Mars

Pergatitja:

hedhim gjysmen e panes ne nje tenxhere te vogel dhe e ngrohim ne zjarr te ulet. 
Ndajme ne copa te vogla çokollaten Mars dhe ia shtojme panes.
I perziejme pa nderpreje derisa çokollata te shkrihet. Me pas i shtojme gjysmen tjeter te panes dhe vazhdojme ta perziejme.
E servirim me akullore.
Ky krem mund te konservohet ne frigorifer, sdq mos harroni ta fshini tenxheren me gishta :)))



Tuesday, September 20, 2011

In a sentimental mood

Naimin e merrte malli per malet, fushat e blegerimat e qingjave. Thurrte vargje duke idealizuar trojet shqiptare... I shkreti Naim ta dije si eshte katandisur Memedheu sot! Si digjen plehrat nga Vermoshi ne Konispol. Si sharrohen pyjet e si betonizohet Shqiperia. ç'kataklizme ka pesuar shoqeria shqiptare fale majmunizimit te  veseve me te keqija perendimore.....Ah sa pak gjera i kane rezistuar prishjes, perçudnimit, majmunizimit, aq sa sot numerohen me gishtat e dores.
Njera eshte pasuria kulinare. Prodhimet biologjike. Por fatkeqesisht edhe keto duhet t'i kerkosh me qiri dylli, sepse shqiptaret qe kur mesuan receten e tortellineve, u marrosen pas tyre aq sa bene lanet taven e kosit dhe jahnine....dashnia asht gja e keqe!...e ka thane ene Isuf Myzyri.
Ju paralajmerova qe eshte post sentimental...
...duke kujtuar vezen e katunarit te skuqur bashke me djathin e deles ne telynin e Polisit, i cili historikisht mbeshtillej me gjethe rrushi, buken e thekur mbi stufen me dru ene domaten zemerkau, Ballakumja realizoi nje recete-prelud.  





Supa "Oh sa me ka marre malli"

Perberesit per 4 persona:

6 koqe vè prej pulave qe hardallosen lirisht lendinave te Renonit, po i gjetet prej pulave te Labinotit hallall..
gjysem gote ajke (pana)
4 qepe 
150 gr  sallam
buke baguette franceze ose tip tjeter buke e bardhe dhe e bute

Pergatitja:

e grijme qepen ne feta te holla dhe e skuqim ne nje tigan me gjalp dhe vaj ulliri. Qe qepa te mos digjet i hedhim here pas here ndonje gjysem luge uje.

Ne nje tjeter tigan skuqim vezet ne versionin syze. I rregullojme me kripe dhe piper dhe me pas i frulojme bashke me panen. I vendosim ne zjarr per afro 5 minuta duke i perzier pa pushim.

Sallamin e skuqim ne nje tigan pa i shtuar asnje lloj yndyre, pra vetem me dhjamin e tij.
Shtrojme ne pjate qepen dhe sallamin. I hedhim siper masen me veze dhe ne siperfaqe vendosim kubiket e bukes se skuqur ne gjalp.
Gjak e dhjame :D

Cupcakes me lajthi dhe banane




Perberesit per 10 cupkaces:

2 veze
125 gr sheqer
50 ml vaj luledielli
5 luge qumesht
200gr miel
arome vanilje
2 luge te vogla fryres brumi per embelsira

Per salcen:


2 banane
2 luge Nutella
2 luge qumesht
nje sperkatje liker amaretto italiano

Per dekorimin:

1 banane
lajthi te grire


Pergatitja:
ne nje tas rrahim me rrahes elektrik vezet me sheqerin derisa te perftojme nje mase homogjene dhe vezet te zbardhen.
Me pas i shtojme te ingredientet e mbetur, njeri pas tjetrit.
Hedhim ne çdo forme cupcakes disa luge nga masa, duke i mbushur format deri ne treçerekun e vellimit te tyre.
I pjekim ne furre ne temp. 180°C per 25-30 min.



Nderkohe pergatisim salcen. I hedhim ne frulator perberesit per salcen derisa te homogjenizohen.


Pasi cupcakes jane ftohur pak, me ane te nje thike dhe me shume kujdes, formojme nje si grope, jo shume te thelle, ne mes tyre dhe ne te hedhim salcen.
I zbukurojme me lajthi dhe banane.

Gjak e dhjame :D




Sunday, September 18, 2011

Gelu



Gelu di meluni, eshte embelsira qe ne Siçili tradicionalisht sherbehet gjate festes se Shen Merise. Perberesit kryesore jane lengu i shalqinit, niseshteja dhe sheqeri, por me kalimin e kohes kuzhinieret dhe amvisat e kane pasuruar duke i shtuar arome jasemini, çokollate te zeze, kanelle etj. dhe kane zevendesuar perberesin kryesor, shalqinin, me limona, kafe, pjeper etj.. 
Sot po jua servir ne 2 menyra... 




Xhelatine limoni



Perberesit per 4 persona:



gjysem litri leng limoni
4 luge niseshte
sheqer sipas deshires

Pergatitja:

ne nje tas rrahim niseshtene me disa luge sheqer dhe lengun e limonave. I transferojme ne nje tenxhere dhe i vlojme per afro 5-6 minuta derisa masa te trashet. 


Me pas e hedhim neper forma dhe e vendosim ne frigorifer te mpikset per afro 8 ore. 


 Para se ta servirim e permbysim dhe e zbukurojme sipas deshires.





Ne te njejten menyre gatuhet edhe xhelatina e kafes. 






Gjak e dhjame :D

Menu vjeshte

Ekzistojne formula per te ndjelle te vdekurit, ekzistojne kenge per te ndjelle diellin por ekziston edhe nje menu per te ndjelle vjeshten :) Hmm na merziti kjo vera...s'eshte pare ndonjehere qe te kaloje mesi i shtatorit dhe termometri ne Bolzano te shenoje mbi 30°C. 
Para 10 vjetesh, ne kete periudhe, fillonin te binin floket e para te debores neper male, ndersa sot njerezit akoma marrin rreze dielli ne pishine. 
Prandaj sot Ballakumja perveshi menget dhe gatoi nje menu tipike vjeshte, duke u lutur qe vjeshta me mushtin dhe geshtenjat te vije sa me shpejte....


Supe me oriz e limon ose, siç i themi ne Elbasan, Supe me te preme veze


Perberesit per 4 persona:


nje filxhan oriz
disa krahe e kofsha pule
50-60 gr gjalp
1 ose me teper limona Bio
2 te verdha veze
kripe
piper i zi 

Pergatitja:

mbushim nje tenxhere me uje. Hedhim brenda saj krahe dhe kofsha pule (4 cope), nje filxhan oriz dhe kripe. E vendosim tenxheren ne zjarr mesatar per 1 ore e ca derisa orizi te shperbehet pothuajse i gjithe. Here pas here e perziejme dhe i shtojme uje.
E heqim tenxheren nga zjarri dhe eliminojme copat e pules. 
Ne nje tas rrahim me tel kuzhine te verdhat e vezeve me kripe, leng limoni dhe nje luge uje.
Kete perberje ia hedhim supes pak e nga pak dhe duke e perzier me energji. 
E vendosim ne zjarr tenxheren per afro 5 minuta, derisa veza te gatuhet, duke e perzier pa pushim.
Ne nje tigan ngrohim pak gjalp dhe ia shtojme supes. Sipas deshires mund t'i shtoni piper te zi para se ta servirni.



Kjo ishte pjata e pare ndersa pjata e dyte perbehet nga nje tave me lulelaker dhe berxolle zgare.
S'po harxhoj kohe me berxollen e zgares se ska amvise te mos dije si gatuhet por po ju jap receten e taves me lulelaker.




Lulelaker me beshamel ne tave

Perberesit:

nje lulelaker
2 gota beshamel e gatuar vete sipas recetes te cilen mund ta gjeni ketu ose e blere ne dyqan
1 gote salce domateje e holle (ne italisht quhet passata di pomodoro)
kripe
vaj ulliri
30-40 gr gjalp
piper
djathe parmigiano reggiano


Pergatitja: 

e pastrojme dhe e copetojme lulelakren. I japim nje vale ne uje me kripe ose ne banjomaria qe te zbutet por te mos ziehet plotesisht pasi do te piqet edhe ne furre. 
E kullojme per afro gjysem ore ne menyre qe te leshoje te gjithe ujin e thithur. 


Ne nje tas perziejme beshamelen me salcen e domates. E rregullojme me kripe dhe piper. 



Lyejme nje tave me vaj ulliri dhe shtrojme lulelakren. Siper i hedhim masen me beshamel. E sperkatim me djathe parmigiano reggiano te grire dhe me disa copa gjalp.



E pjekim taven ne furre ne temp. 220°C per afro gjysem ore, ose derisa siperfaqja te perthahet.
E servirim me berxolle. 
Nje menyre tjeter gatimi i kesaj recete eshte me salsiçe. I skuqim salsiçet ne vaj ulliri. I zbutim me uje dhe i perziejme me lulelakren. Me pas proçedohet si me siper...
Gjak e dhjame :D



Saturday, September 17, 2011

Tarte tatin me speca te kuq

Ju kujtohet receta e krostates se permbysur me qepe te kuqe? Nese jo, hidhini nje sy sepse eshte nje nga recetat qe kam me teper perzemer, kjo pasi adhuroj qepen e kuqe.
Sot e provova tarte tatin me speca te kuq duke u frymezuar edhe nga nje recete qe lexova tek Saveurs. Abinimi mjalte-trymez i heq shijen e forte specit duke i dhuruar delikatese. Por nese e deshironi akoma me teper delikate, mund te eliminoni hudhren nga receta.



Tarte tatin me speca te kuq   

Perberesit per 4 persona:

nje pete pasta sfoglia
2 speca te kuq
nje luge e vogel mjalte
trymez e fresket
kripe
vaj ulliri
piper
1 thelb hudher

Pergatitja:
i qerojme specat dhe i presim ne shirita te trashe.
Qerojme gjithashtu edhe hudhren dhe e grijme ne feta te holla. Ngrohim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe i shtojme ne fillim fetat e hudhres dhe me pas shiritat e specit. I kriposim, i hedhim nje luge mjalte dhe i aromatizojme me trymez te fresket. 


I veme kapakun tiganit dhe i leme te gatuhen ne zjarr te ulet per afro 10-15 minuta, derisa specat te zbuten.
Me pas i heqim nga zjarri dhe i leme te ftohen.
Ndezim furren ne temp. 200°C.
Pasi tigani eshte ftohur e mbulojme me peten e pasta sfoglias. E lyejme siperfaqen e petes me pak qumesht.



E pjekim ne furre per afro gjysem ore, derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur. 
Me pas e permbysim dhe e servirim me gjize te sperkatur me spec te kuq por mund te serviret edhe vetem me salce kosi.

Gjak e dhjame :D

Καρυδόπιτα - Karidopita (torte greke me arra)



Perberesit per nje tepsi 35 cm:

1 gote gjalp
1 gote sheqer
6 gota arra te shtypura ne havan
2 gote e gjysem buke e thekur (fette biscottate)
1 filxhane kafeje brandy
8 veze
3 luge fryres brumi (luge kafeje)
2 luge kanelle

Sherbeti:

4 gota uje
pak mjalte
4 gota sheqer
nje shkop kanelle
nje lekure limoni




Pergatitja:

rrahim me rrahes elektrik ose me tel kuzhine gjalpin.
Thyejme vezet dhe ndajme te bardhat dhe te verdhat ne tasa te veçanta.
Ne fillim rrahim te verdhat me sheqerin dhe me pas te bardhat.
I bashkojme te dy masat duke i perzier me delikatese nga poshte-lart.
Ne nje tas therrmojme buken e thekur dhe e perziejme me kanellen dhe gjalpin.
Pasi i kemi shtypur arrat ne havan i hedhim ne nje tas dhe i njomin me brandy. I shtojme buken e therrmuar dhe masen me vezen e rrahur.
Lyejme nje tepsi me gjalp dhe shtrojme masen e tortes. Me pas e pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 1 ore. Pas treçerek ore e kontrollojme me kruajtesedhembesh nese eshte pjekur.
Kur torta te kete perfunduar pjekjen e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet.

Nerkohe merremi me pergatitjen e sherbetit. I hedhim perberesit e sherbetit ne nje tenxhere dhe e vlojme per 5 minuta. Pasi torta te jete ftohur i hedhim pak e nga pak shurupin e nxehte ne menyre qe ta thithi dhe e mbulojme torten me pecete. E leme te pushoje nje nate ne frigorifer dhe te nesermen e zbukurojme sipas deshires.
Gjak e dhjame :D








Monday, September 12, 2011

Fileto peshku petashuq "alla sorrentina"



Perberesit per 2 persona:

400 gr fileto peshku petashuq (per kete recete mund te perdorni edhe merluc)
2 domate
pak rigon
nje grusht ullinj te zi te nje cilesie shume te mire, une perdora ullinj Kallamate
vaj ulliri extravergine
2 thelbinj hudher
kripe
pak miell
pak spec djeges ose vaj ulliri me spec djeges

Pergatitja:

pastrojme peshkun dhe e presim ne fileto nese e bleni te plote, por zakonisht peshku petashuq shitet ne fileto. E thajme me pecete dhe e lyejme me kripe dhe miell.  
Grijme imet hudhren dhe e skuqim ne nje tigan ku kemi hedhur vaj ulliri dhe shume pak spec djeges ose vaj te aromatizuar me spec djeges. I shtojme filetot e peshkut dhe i skuqim nga te dyja anet duke treguar kujdes qe te mos prishin formen.
Grijme ne copa te vogla domatet dhe ia shtojme peshkut, bashke me ullinjte. I kriposim dhe i leme te gatuhen ne avullin e tyre per 5-6 minuta, duke i vene kapakun tiganit.
Me pas e servirim duke e sperkatur me vaj ulliri extravegine dhe rigon.
Gjak e dhjame :D

P.S.: ne receten origjinale perdoret majdanoz. Zevendesimi i majdanozit me rigonin qe nje zgjedhje e imja.



Saturday, September 10, 2011

Per nji ferges gjer n'Shales

Shalsi eshte nje fshat ne Elbasan dhe shprehja perdoret per te treguar nje mundim te pajustifikuar, meqenese fergesa eshte njesoj e mire si ne Shales dhe ne Elbasan s'ia vlen barra qerane.
Tashti, duhet ta pohoj qe jam partizane e se shkuares per nje fergese deri ne Shales, por tamam-tamam kete here nuk u nisa per fergese, se po ishte ashtu kisha shkuar me mire ne Elbasan, por aksidentalisht rasti me nxorri para syve gjizen (ose gizen si i themi ne elbasanasit :P). E si mendoni ju kur elbasanasit i del perpara giza rri dot pa gatuar fergesen?!?! Mazallah!!! :)
Prandaj te dashur fansa kjo eshte receta e fergeses se Elbasanit, dmth si e ban gjyshja ime, si e ban ime ame ene si e baj une :)))))




Perberesit per 4 persona:

4 domate te medha e te kuqe
200 gr gjize
gjysem kg speca te njoma
spec djeges
1 thelb hudher
kripe
vaj ulliri



Pergatitja:

i pastrojme specat dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri.

Mua me pelqejne kur jane te plota, dmth me gjithe fara. E di qe farat s'bejne mire per stomakun, por duke qene se hera e fundit kur kam ngrene fergese - te denje per kete emer - ka qene para 3 vitesh, doja ta haja ashtu siç me shijonte :)



Pasi specat jane skuqur, i vendosim ne nje pjate bashke me nje pjese vaji te skuqjes dhe i kriposim. Ne pjesen tjeter te vajit skuqim hudhren me specin djeges. Me pas i shtojme domatet e grira imet. I rregullojme me kripe dhe i leme te gatuhen derisa domatja te shperbehet. 



Heqim hudhren dhe i shtojme gjizen bashke me 1-2 luge gjelle uje. I kaurdisim per 5-7 minuta ne zjarr te ulet dhe i shtojme specat e skuqura bashke me vajin qe hoqem menjane.
E servirim te ngrohte me feta buke dhe sallate me domate, kastraveca dhe qepe te kuqe...dhe po patet munci me noi gote raki ene Suf Myzyrin :D









Thursday, September 1, 2011

Kalimera!

Oh sa e bukur eshte Greqia! Nuk mjaftojne fjalet dhe as shkrepjet fotografike per te pershkruar perendimet e kuqerremta. Aromat e pishave e kenget e gjinkallave. Kontrastin e nje natyre te ashper qe zbutet ne nje det kristalor. Eshte hera e trete qe vije ne Greqi. Pas pushime verore ne Korfuz (gati 10 vite me pare), nje udhetimi dimeror nga Gumenica ne Janine e me pas ne Athine e Selanik ne 2004, kete vit prenotuam ne Qefaloni. Isha dashuruar me Qefalonine qe ne 2003 kur u shfaq filmi "Mandolina e kapiten Korelit" dhe mezi prisja ta vizitoja.

plazhi i Myrtos, ku jane xhiruar disa sekuenca te filmit "Mandolina e Kapiten Korelit"

Pas nje odiseje 2 ditore ne autostradat italiane dhe nje udhetimi me traget nga Brindizi ne Sami, te rraskapitur por sidoqofte te lumtur dhe plot deshire per te zbuluar vende te reja, arritem ne destinacion.


Liqeni i Melisanit, i zbuluar vetem pas termetit te 1953, qe pothuajse sheshoi te gjithe ishullin

Shpella e Dragoratit
rruges per ne Lixuori
Atmosfera qe mbizoteron ne ishull eshte nje miks lumturie e lirie. Jeta rrjedh me ritme tejmase te ngadalta. Duket sikur keta njerez nuk e njohin oren dhe e vemja menyre orientimi per to eshte levizja e diellit. Nuk nxitojne asnjehere, as kur hidhen nga njeri trotuar ne tjetrin, e ndersa ti ne timon llomotit, ai/ajo habiten me nxitimin tend dhe i hedhin nje sy me dyshim targes italiane. Padyshim te  klasifikojne si rast i veçante. Ekzemplar i çuditshem i homos italianicus qe nuk gjen precedente ne imagjinaten popullore qefaloniane :)



Itake

Itake



Nje detaj tjeter qe me pelqen shume eshte muzika me volum te larte ne ambjentet publike. Kercej rralle dhe s'ia kam shume haberin, dmth skam fare veshe muzikor, por tingujt e kesaj muzike me hyjne thelle ne labirinthet e gjeneve te mija mesdhetare e ndezin deshiren per te kercyer sirtakin perkrah nje "Zorba" te ashper e viril.
Pleqte qe muhabetosen ne sheshet kryesore te qendrave te banuara me sjellin ndermend skenare te perjetuara, tablo te nje jete provinciale ku kerkesa per socializim manifestohej me daljen tek pragu i deres. Ketu ndjehem ne shtepi!
Ndjehem ne Ballkanin tim te hareshem, pasional, mikprites, krenar dhe gjaknxehte!     



Tani kalojme ne argumenta akoma me easy dhe sigurisht me te shijshme...me shume kenaqesi ju prezantoj pjatat tipike te ketij ishulli: 



Riganada
Pergatitja: e presim buken ne feta dhe e thekim. Grijme imet nje domate dhe ne lengun e saj zbutim fetat e bukes. I lyejme me pas fetat e bukes me domatet e grira dhe gjize shqiptare ose  ne pamundesi me djathe feta grek. I shoqerojme me qepe te kuqe, speca jeshile etj.. I sperkatim me vaj ulliri extravergine te nje cilesie shume te mire dhe me rigon.
Ne disa restorante e servirin me buke te thekur e ne disa te tjera jo sdq mua me pelqejne me teper kur buka eshte e thekur. Nje antipaste shume e ngjashme me riganaden eshte frisella, qe gatuhet ne Puglia te Italise. Frisella eshte nje buke e veçante, e thate-gur por qe ne kontakt me lengun e domates zbutet menjehere. Serviret me domate, kaperi, sardele etj, por jo me bulmetera si riganada.

Nje pjate tjeter tipike e zones eshte aljada, qe s'eshte gje tjeter veçse nje sallate me patate. Patatet ziehen me gjithe lekure e me pas qerohen dhe shtypen ne havan bashke me hudhren, lengun e limonit, kripen, vajin e ullirit. Kjo sallate sherbehet si garniture e peshkut.



Kreatopita eshte nje lakror shume i ngjashem me lakrorin tone me mish.
Per brumin ju duhen: 
1 kg miell
gjysem filxhani vaj ulliri 
1 gote vere e bardhe ose uthull
kripe dhe uje

Pergatitja:
formojme nje brume me perbersit e mesiperm dhe e punojme derisa te fitoje butesi dhe elasticitet. E leme te pushoje dhe me pas hapim dy pete lakrori.

Per mbushjen:
tradicionalisht perdoren 3 lloje mishi, kau, derri dhe viçi por une e provova vetem me mish qingji dhe derri 

1 kg mish tul (gjysem qingji + gjysem derri)
5 luge salce domatesh
3 thelbinj hudhre
1 qepe e grire
1 filxhan me djathe kaçkavall te grire
gjysem filxhani oriz kokerrgjate
nje luge kafeje majdanoz
nje luge kafeje menta e fresket
nje gote uje
kripe
piper

Pergatitja:
ne nje tigan skuqim qepen dhe hudhren ne vaj ulliri. I shtojme mishin e prere ne copa te vogla dhe sapo mishi te kete perfunduar ate fazen e djersitjes (dmth kur ka nxjerre te gjithe lengun e tij) e shuajme pak vere ose uje dhe e leme te gatuhet derisa te zbutet. Me pas i shtojme te gjithe perberesit e tjere, duke lene orizin per te fundit.
Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe shtrojme nje pete lakrori. Shperndajme mbi peten mbushjen dhe siper  e mbyllim me peten e mbetur.
E pjekim ne furre ne temp. 220°C.


Nuk e di nese do te kem mundesi te azhornoj kete ditar me embelsirat tipike, sidoqofte deri ne postimin e ardhshem Yasou nga Ballakumja :))



Atheras
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...