Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label receta verore. Show all posts
Showing posts with label receta verore. Show all posts

Wednesday, September 12, 2012

Meze me qiqra dhe djathe halloumi







Perberesit per 1 person:

1 kavanoz qiqra te konservuara (ose po jua mbajti zieni vete per disa ore :D)
2-3 gjethe mente
1 luge uthull vere e bardhe
1-2 veze
feta buke
feta djathi halloumi
kripe
vaj ulliri
qepe ose me mire scalogno


Pergatitja:

kullojme dhe shpelajme ne uje te rrjedhshem qiqrat.
Presim ne feta scalogno-n ose qepen.
Hedhim ne mixer menten dhe uthullen, i grijme derisa te reduktohen  ne nje krem homogjen.
I shtojme vaj ulliri dhe perziejme qiqrat me kremin e perftuar dhe me qepen.
Thekim fetat e bukes.
Presim djathin ne feta dhe e skuqim ne vaj ulliri.
Shtrojme fillimisht ne pjate qiqrat, me pas grijme me thike ne copa te vogla vezen e zier dhe e shtrojme mbi qiqra e ne fund mbi to vendosim djathin e skuqur. 
I sperkatim me pak vaj ulliri dhe e servirim mezen me raki rrushi.

Hajt gzuar! :P





Tuesday, September 11, 2012

Kush e njeh Hugon?

Aperitivi Hugo eshte shpikur vitet e fundit ne Bolzano dhe e veçanta e tij eshte se permbledh pijet e preferuara te bolzanineve, prosecco-n, e cila eshte nje vere e embel dhe shurupin e shtogut, te aromatizuara keto me mente te fresket. 
Mendoj se kjo pije ka influencuar dukshem ne rritjen e numrit te femrave bolzanine qe konsumojne alkol, pasi Bolzano eshte qyteti i vetem ne Itali ku 66% e femrave konsumojne te pakten 1 pije alkolike ne dite, pra ne si province tejkalojme me 6% mesataren kombetare (53,4%). 

Ehhehe e di ç'po mendoni!... :PPP
Por, pa dashur te marre rolin e avokatit-te-djallit, po ju them qe Bolzano ka nje tradite te hershme aperitivi. 
Nese ne Elbasan takimi me miqte ndodhte pasditeve, gjate shetitjeve ne bulevardin kryesor, per te perfunduar me pas para nje filxhani kafe, ketu si piketakimi eshte bari (lokali). Pas ores 19.00, ath kur njerezit dalin nga puna, baret mbushen plot me grumbuj miqsh, qe diskutojne te rejat e dites duke konsumuar kryesisht alkol. 
Pastaj ne varesi te diskutimeve jane ndare edhe baret, psh. kush frekuenton "Nadamas" apo "Banco di Pesce" eshte kryesisht individ me bindje politike te majta, por po te shkosh pak me tutje, ne sheshin kryesor Walther, gjen disa bare qe mbushen me njerez chic qe harrojne te heqin xhaketen edhe ath kur Ballakumes i shkon djersa ne vendet e turpshme, ndersa po te shkosh ne barin e muzeut kontemporan gjen dashamires te artit, sepse aty here pas here zhvillohen takime me artiste.... 
Kjo ndodh sot, por dikur keto bare frekuentoheshin pothuajse vetem nga meshkujt, pra kjo perqindje e larte e femrave qe konsumojne  alkol nuk eshte gje tjeter veçse indikator emancipimi mendoj une. 
He pra..! - do te thoshte nje mikja ime qe me shoqeron ndonjehere per aperitiv :P





P.S.: Hugon e fotos e kane pergatitur baristet e hotel-wolfsgrubenersee ne liqenin Costalovara/Renon (afro 20 minuta nga Bz), por ju siguroj qe receten e meposhtme e kam provuar me dhjetera here ne shtepi...



Costalovara




Meqe jemi ne temen e pijes, ja dhe nje grup çunash kosovare qe me pelqejne fort-fort....e qe me Hugon shkojne persembari! :)







HUGO

Masat jane me sy...
2/4 e enes me vere te thate te embel, pra prosecco
1/4 e enes me shurup shtogu, i cili blihet i gatshem ose pergatitet vete (sciroppo di sambuco hidhi nje sy wikit: http://it.wikipedia.org/wiki/Sambucus)
1/4 e enes me uje te gazuar
disa gjethe mente te fresketa 
akull

Pergatitja e Hugos:
hidhen  lengjet njeri pas tjetrit ne ene. I shtohen gjethet e mentes dhe disa kubike akulli. 
Serviren menjehere....duke i shoqeruar me nota jazz-i dhe ZUM WOHL ("me shendet", ne dialektin e gjermaneve te Alto Adiges)


P.P.S.: Per pergatitjen e shurupit te shtogut, qe ketu gjen perdorim  edhe si pije freskuese gjate stines se veres, ka shume variante.
Ne fillim te veres nje mikja ime me kaloi receten e saj qe fotokopjova, por qe s'pata nge ta provoja... 

Ne nje tas hedhim 2 l uje dhe 2 limona te ndare pergjysem. Shtojme ne tas 15 lule shtogu dhe i marinojme per rreth 2 ore e gjysem.
Me pas nxjerrim nga tasi lulet dhe limonat e shtojme 3 kg sheqer dhe dy luge limontoz. I perziejme mire e mire derisa sheqeri te shkrihet plotesisht.
E leme shurupin te pushoje per 24 ore e me pas e filtrojme ne shishe te pastra. 
E ruajme ne frigorifer.

Sunday, September 2, 2012

Gnocchi di patate con le vongole






Perberesit:

500 gr gnocchi 
150 gr pesto gjenovez me borzilok
500 gr xhinxhivalle
hudher
vaj ulliri extravergine
kripe

Pergatitja:
vendosim ujin te vloje per gnocchi-t dhe nderkohe skuqim ne nje tigan me vaj ulliri hudhren e shtypur.
I shtojme xhinxhivallet, te cilat i kemi lare mire e mire ne uje te rrjedhshem (pasi i kemi lene te zhytura per disa ore ne uje me kripe kokerrmadhe) dhe e mbulojme tiganin me kapak.
Sapo xhinxhivallet te fillojne te hapen, ziejme gnocchi-t ne uje me kripe.
Ne fund kullojme gnocchi-t dhe i perziejme me salcen pesto dhe xhinxhivallet e pergatitura si me siper.

Monday, August 27, 2012

Speci me patellxhanin





Speca te mbushur me patellxhana

Perberesit per 4 persona:


4 speca (une perdora speca jeshile por eshte me mire te perdoren speca te kuq e te vegjel)
3 patellxhana
1 l salce domatesh
200 gr caciocavallo ose djathe kaçkavall i bute
buke e grire sa te nevojitet (jo e gatshme, por buke e thare dhe e grire vete!)
borzilok i fresket
mente e fresket
vaj ulliri extravergine
pak sheqer
kripe
piper
kaperi 


Pergatitja:
qerojme patellxhanat dhe i ziejme ne uje me kripe ose i pjekim ne furre.
Me pas i grijme imet dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri. Gjate skuqjes i shtypim me pirun.
Me pas i hedhim ne nje tas dhe i shtojme djathin e grire, borzilokun, menten, buken e grire dhe kaperit.
I rregullojme me kripe dhe piper.
Pastrojme specat dhe u presim kuroren.
Mbushim specat me harxhin dhe i vendosim ne nje tave ku kemi hedhur salcen e domateve te perzier me kripe, sheqer, piper, disa gjethe borzilok dhe vaj ulliri.
I pjekim ne furre ne temp. 180°C.



Tuesday, July 17, 2012

Torteza me fruta pylli




Perberesit per 4 persona

per brumin sablé:
150 gr gjalp 
140 gr sheqer
4 gr kripe 
3 te verdha veze
200 gr miell
7 gr pluhur pjekes

per kremin:

250 gr qumesht
2 te verdha veze
75 gr sheqer
25 gr niseshte
125 gr gjalp
lekure limoni 
vanilje


per zbukurimin:

çokollate
fruta pylli
sheqer pluhur


Pergatitja:

fillimisht pergatisim bazen duke perzier me tela kuzhine 150 gr gjalp me 140 gr sheqer dhe 4 gr kripe.
Me pas i shtojme 3 te verdha veze dhe 200 gr miell 00 te situr bashke me 7 gr pluhur pjekes.
Brumin e formuar e punojme me duar dhe ne fund e mbeshtjellim me qese kuzhine. E vendosim ne frigorifer per rreth 2 ore.

Me pas e hapim me okllai dhe formojme nje pete me trashesi rreth 5-6 mm.
Marrim nje tepsi. 
E lyejme me gjalp dhe shtrojme ne tepsi peten e brumit, duke u munduar t'i japim formen e tepsise me ane te mollezave te gishtave. Ose ne te kundert hapim nje pete te madhe dhe formojme disa rrathe te vegjel me ane te nje tasi ose gote. Vendosim rrathet mbi tepsine e lyer me gjalp, te distancuare nga njeri-tjetri.
E vendosim tepsine ne furre ne temp. 200°C derisa te marre ngjyren e arte te çelur.



Per pergatitjen e kremit me vanilje, ngrohim ne nje tenxhere 250 gr qumesht me gjysmen e sheqerit dhe vaniljen.
Ne nje tas rrahim me rrahes elektrik 2 te verdhat e vezeve me sheqerin e mbetur dhe 25 gr niseshte.
Sapo qumeshti te kete arritur temp. e vlimit, e hedhim ne tasin ku kemi te verdhat e vezeve. 
I shtojme gjysem luge te vogel lekure limoni te grire. 
I perziejme me tel kuzhine dhe e rivendosim ne zjarr derisa te masa te trashet, pra rreth 2 minuta.
Ne fund i shtojme 125 gr gjalp. 
E perziejme kremin dhe e shtrojme ne nje tepsi te veshur me qese kuzhine ne menyre qe te ftohet.
Ne fund e vendosim ne frigorifer qe te mpikset mire per disa ore.
Pas disa oresh e nxjerrim nga frigorifer, e rrahim kremin me rrahes elektrik sikur te ishte pana.

Shtrojme ne pjatancen e servirjes bazen sablé, tashme te ftohur, dhe me ndihmen e nje sac à poche e zbukurojme me krem. E zbukurojme gjithashtu me fruta pylli te fresketa dhe sheqer pluhur.
Gjak e dhjame :D

Monday, July 16, 2012

Patellxhani in the Kitchen

"Nuk dua asnje vend tjeter ne bote aq sa kuzhinen.
Pak rendesi ka ku gjindet dhe si eshte: mjafton te jete nje kuzhine, nje vend ku behet per te ngrene, dhe une ndjehem mire. Me pelqejne me teper ato funksionalet dhe te jetuarat. Sidomos ato qe kane lecka gatimi te lara dhe te pastra e pllaka te bardha xixe.
Por edhe kuzhinat tmerresisht te pista me pelqejne shume.
Me pelqejne ato me dyshemete mbushur me copeza perimesh, kaq te pista sa edhe sholla e pantoflave behet zgjyre, e ato te medhate, te nje madhesie te ekzagjeruar. Me nje frigorifer te madh e plot me rezerva ushqimesh qe do te mjaftonin per gjithe dimrin, nje frigorifer jashtezakonisht te madh, ne kanatin e te cilit te mund te mbeshtetesha. E nese ndodh te ngreje syte nga soba e veshur me pikla yndyre ose nga thikat pak te ndryshkura, jashte yjet ndriçojne trishtueshem." Kitchen, Banana Yoshimoto



M'u kujtua ky paragraf i "Kitchen" kur hyra ne kuzhine per te pergatitur nje aperitiv dhe e pashe te shkelqente nga pastertia dhe rregulli. Rrallehere ndodh qe kuzhina ime te shkelqeje keshtu, e ne dorezat e kanateve te mos dallohen shenja gishterinjsh apo furra te mos vishet nga pikat e vogla te salces. Ne fakt kur vihem te gatuaj bej me teper zullumi une me luge e tenxhere sesa hana15she me  koshin e lodrave. 
Me pelqen tejmase kjo rremuje, madje edhe pasi e pastroj kuzhinen, kam deshire te gatuaj per ta bere prape pis. Me duket sikur me pastertine e tepruar, kuzhina humbet ate eskluzivitetin e te qenurit vendi i vetem ne shtepi ku ne kalojme te gjithe bashke momente intimiteti, tregojme per veten, gatuajme plot dashuri mengjeset, gajasemi darkave me miqte e ngushte, duke zhveshur veten prej çfaredolloj kompleksi.
Ate pasdite me trishtoi sepse m'u duk e ftohte dhe e pajete, si kuzhina e dikujt qe e konsideron shtepine si hotel per te kaluar naten dhe jo si nje strofkull te ngrohte. Prandaj te nesermen qe ne mengjes shkova ne dyqan per te blere, jo me sallatera apo proshuta, por perime per t'u gatuar.
Patellxhana me sakte, meqe koha me e pershtatshme per t'i konsumuar eshte pikerisht  korriku, kur patellxhani i gjate ka nje ngjyre te erret, pak fara dhe nje shije jo shume te hidhur. 
Receta e pare eshte patellxhana me parmigiano, nje recete napoletane, por qe per t'u bere aq e mire dhe e shijshme sa behet ne jug te Italise, kerkon perime te fresketa, ndersa per receten e 2., patellxhana Shkodre, duhet te falenderoj per miresjelljen vajzen e sitit "Une gatuaj".





Tave me patellxhana dhe parmigiano 
(La parmigiana di melanzane)

Perberesit per 4 persona: 

5 patellxhana te gjate
djathe parmigiano reggiano
rreth 1 kg domate per salce (per ato qe jetojne ne Itali domatet e S.  Marzano-s, qe dallojne nga te tjerat per formen e zgjatur, shijen agrodolce dhe per sasine e pakte te farave, jane ideale per kete recete)
rreth 200 gr mozzarella
kripe
vaj ulliri extravergine
borzilok i fresket


Pergatitja:
ne shtepine time mozzarella qe pelqehet "da morire" eshte "mozzarella di Bufala", por per kete recete kjo lloj mozzarella nuk eshte e pershtatshme sepse permban shume uje. Por nga ana tjeter eshte me e shijshme sesa mozzarella e zakonshme. E vetmja zgjidhje eshte ta lesh te kulloje per 2-3 ore dhe pastaj ta shtrydhesh mire. 
Nje alternative, per ato qe jetojne ne Shqiperi (e qe une po vdes ta provoje), eshte edhe gjiza me kripe. 

Ath u qerojme lekuren patellxhanave dhe i presim persegjati ne feta me trashesi rreth 5 mm. As me shume e as me pak sepse rrezikojne te digjen gjate skuqjes!
I vendosim ne nje tas dhe i mbulojme me uje te ftohte e te kripur per 1 ore, qe te humbasin shijen e hidhur.
Me pas i kullojme dhe i thajme me pecete.
Ngrohim vajin e ullirit dhe i skuqim fetat e patellxhanit derisa te marrin nje ngjyre te florinjte, por pa u djegur.
I vendosim ne nje pjate te madhe dhe i mbulojme me leter thithese qe te eliminojne nje pjese te vajit te skuqjes. Kjo duhet bere patjeter sepse perndryshe behen shume velitese dhe s'mund te quhen me pjate e fresket verore.

Per pergatitjen e salces ziejme ne uje te kripur domatet, te cilave u kemi bere nga nje kryq. I qerojme dhe i kalojme ne nje ene kuzhine qe quhet passaverdure, ose ne pamundesi i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje salce homogjene.
Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan te thelle dhe e ngrohim se bashku me nje thelb hudher te shtypur. Sapo hudhra te skuqet, e heqim nga tigani dhe hedhim ne te salcen e domates. E rregullojme me pak kripe dhe e leme te gatuhet ne zjarr te ulet derisa te trashet. Sa me e trashe te jete salca aq me e mire behet tava, sepse salca shume e lengshme e ben taven si gjelle...




Lyejme me pak salce nje tave dhe shtrojme fetat e patellxhaneve. 
I lyejme bollshem me salce domatesh, djathe parmigiano reggiano, disa feta mozzarella dhe gjethe borziloku te grira me duar.
Vazhdojme me kete renditje derisa te mbarojne te gjithe perberesit.
Ndersa siperfaqen e mbulojme me feta mozzarella.
E vendosim tepsine ne furre ne temp. 170-180°C per rreth 40-50 minuta.

P.S.: Nuk e servirim menjehere pas pjekjes, por e leme te ftohet pak sepse keshtu paraqitet estetikisht me bukur dhe eshte me e mire ne shije....por ne familjen time po u servir tava s'te lene me asnje cope per fotografi, prandaj detyrimisht m'u desh ta fotografoja kur ishte e sapodale nga furra dhe duke qene shume e nxehte s'e ruante formen  per qamet.

P.S.: per nje tave me te lehte, patellxhanat ne vend qe te skuqen ne vaj ulliri mund te piqen ne zgare ose furre, por besomeni qe nuk eshte e njejta gje....





Patellxhana Shkodre 
(sipas recetes se Kameles)

Perberesit per 2 persona:

2 patellxhana te gjate
100-150 gr djathe i bardhe ose Feta greke
100 ml pana 
kripe
piper
majdanoz
vaj ulliri

Pergatitja:
patellxhanat i ndajme me dysh dhe i heqim tulin. Sipas recetes tulin e prere ne kubike te vegjel e bashkojme menjehere me perberesit e tjere, por mua m'u duk me e udhes ta skuqja me pare ne vaj ulliri e me pas ta perzieja me djathin e shkermoqur, panen, piperin, majdanozin e grire imet dhe kripen.
Mbushim me kete mase patellxhanat. I sperkatim ne vaj ulliri dhe i pjekim ne temp. 180°C per 30-40 minuta.

....dhe  kuzhina u kthye ne identitet  :)



Monday, July 9, 2012

Ratatouille dhe Tataki ne mosmarreveshje bashkekohore


Nuk jam shume e apasionuar pas artit bashkekohor, madje per te qene e sinqerte, para se te shoh nje ekspozite te tille, informohem me pare mbi "ate çka dash me thane autori" ne vepren e tij. 
Kjo per dy arsye: e para per te mos nisur debatin me shoqen intelektuale qe leshon klithma orgazmike para çdo vepre qe paraqet  nje shkarravine, dhe e dyta per te filluar nje debat me z. Tironc, i cili edhe para piktures se Pollock shprehet: "Oh po kjo qenka e bukur per stampa basmesh!" ...
Pra, po te mos ishin keto 2 arsyet e siperpermendura, midis meje dhe artit bashkekohor do te qendronte nje hendek indiferentizmi. Une e justifikoj kete hendek me paaftesine time per t'u ç'indoktrinuar nga arti i realizmit socialist, por mund te nje jete edhe nje hendek i krijuar nga vete arti bashkekohor, i cili e zgjedh vete publikun qe mund ta ç'kodifikoje. Ose paaftesi e imja per te perceptuar, ose paderpertueshmeri mesazhi...me nje llaf jam rob i trashe mi gra!....
Duke njohur kete te mete timen, vendosa te regjistroj hanen15she ne nje kurs  qe organizonte muzeu i artit bashkekohor te Bolzanos.


Diten e pare hana15she mesoi se ato "njerezit si gogola" qe i kishte bere nje xhaxhi i famshem quheshin vepra arti;
Diten e dyte hana15she mesoi qe, po te hipte mbi nje tavoline e te leshonte ca pika boje, pikat nuk binin asnjehere mbi nje pike, po ku t'u donte qejfi;
Diten e trete hana15she mesoi qe, po te merrte nje shkumes e t'ia fuste vrapit duke e mbeshtetur shkumesin pas murit, shkumesi bente nje vije te gjate e vende-vende te lakuar;
.....
Mami Ballakume u kenaq shume qe e bija po mesonte bazat e artit kontemporan e shpresonte qe ne ekspoziten finale te shihte ndonje kryeveper te firmosur nga hana15she. 
Prandaj, pasi ia tregoi lajmin kamarieres se barit ku pi kafen e mengjesit, nenpunesve te 2 kancelerive te gjykates, kamarieres ku pi kafen e pushimit, avokateve, shoqeve, e te njohurve qe rasti ia nxorri perpara ate dite...pra me nji llaf gjysmes se Bolzanos :P, i telefonoi menjehere shoqes intelektuale per ta ftuar ne ekspozite. 

Nxorri nga guarderoba fustanin me te bukur dhe me nje perplasje takash prej zonje-qe-s'e-mbajne-100-gomere hyri ne sallen e ekspozites dhe.......OMG!.... ç'te shikonte! 
Ne tre faqet e mureve te salles, te mbushura me vizatime aeroplanesh te aksidentuar, kolazhe me figura revistash, gjurme duarsh e kembesh, pika boje e instalime me copa pelhure/rrokotela/lule artificiale, binin ne sy vetem vizatimet e hanes15she, por jo se ishin te bukura, por sepse ishin komplet out kontekstit te ekspozites.....
Hana15she, qe kur ka vizituar muzeun dedikuar Van Gogh-ut ne Amsterdam, vizaton vetem lule, fusha me lule dhe portrete te mamit dhe babit. Edhe per ekspoziten ne fjale kishte vizatuar male, fusha, lule dhe kishte ngjitur ne mes te kesaj panorame prej tregu shumice nje femer-reviste qe kushedi ku dreqin e kishte gjetur.
Para ketij falimentimi total te hanes15she, Ballakumja s'dinte ku te fuste koken...Madje edhe goja iu mek e s'gjente argumenta per te thyer heshtjen qe u krijua midis saj dhe shoqes intelektuale.
.. E ath iu kujtua Remi qe mahniti kritikun Ego me nje ratatouille. Nje specialitet te hershem provence, por qe fale gjenialitetit te tij e tjetersoi per t'ia pershtatur nje restoranti chic. Pra i dha nje tjeter jete. Krijoi diçka ndryshe, por mbi nje baze egzistente. 








E me grifshesine qe i vesh vetes çdo nene - paravaresht gjinise shtazore apo njerezore - per te mbrojtur kelyshin e vet (e ketu riperseris qe vizatimet e hanes15she me te vertete ishin out, por ishin vizatimet me te bukura ne te gjithe sallen...tièèè), i perplasi shoqes se vet intelektuale pakuptueshmerine e ketij arti bashkekohor, trapllikun e disa veprave, te cilet behen te famshme vetem fale disa kritikeve satrapa, te cilet konsiderojne gjeniale çdo ide apo teknike "ndryshe", e harrojne ate esencialen qe, arti ne rradhe te pare eshte krijuar per te percjelle te bukuren, e se trajektorja e pikave te bojes apo e shkumesit i perket nje shkence tjeter qe s'i le hapesire fare ndjenjave...    


Si per ta mbyllur, hana15she s'ka me deshire ta perserise kete kurs (hajt me shnet 150 eurove te mamit!), shoqja ime intelektuale ka 2 jave qe sme dergon asnje mail per te me lajmeruar mbi aktivitetet artistike qe do te zhvillohen ne bz, pra ky kurs vlejti sa per te me kujtuar mua qe kam vite qe nuk gatuaj ratatouille-n....:((((









Ratatouille 
(sipas Thomas Keller por qe i afrohet shume ratatouilles se filmit)


Per salcen piperade:
1 spec i verdhe
1 spec i kuq 
1 spec jeshil
2 qepe te bardha
2 thelpinj hudhra 
1 degez trumez
1 gjethe dafine
1 degez majdanoz

1 patellxhan
1 kungull i njome
3 domate

per vinaigrette:
1 luge nga salca e mesiperme piperade
2 luge vaj ulliri
1 luge e vogel uthull balsamike


Pergatitja:

vendosim specat ne nje tepsi dhe i pjekim ne furre derisa t'u hiqet kollajshem lekura.
Nderkohe zhysim per disa sekonda ne uje te vluar domatet, i qerojme dhe i presim ne copa shume te vogla.
Grijme imet qepen dhe hudhren dhe fillojme t'i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri derisa te zbuten (nuk duhet kurrsesi te marrin nje ngjyre te erret, prandaj nese fillojne te thahen shtojuni nga nje luge uje). 
Shtojme ne tigan domatet, trumezen, dafinen dhe majdanozin. I rregullojme me kripe dhe piper e i gatuajme per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet. 
Grijme shume imet specat, te cileve u kemi hequr lekuren, dhe i hedhim ne tiganin ku gatuhet salca. E leme tiganin edhe per 10 minuta te tjera ne zjarr.
Me pas eliminojme erezat dhe te gjithe salcen piperade e shtrojme ne nje tave, mundesisht balte. 
Presim ne rrathe te holle patellxhanat, kunguj dhe domatet. I shtrojme mbi salcen piperade si ne foto.
Veç perziejme hudhren e grire me vajin, trumezen, kripen dhe piperin dhe sperkatim me te perimet. 






E mbulojme ratatouille-n me leter alumini dhe e pjekim ne furre ne temp. 130°C per rreth 2 ore. Me pas i heqim letren e aluminit dhe e leme te marre nje faqe per afro 30 minuta te tjera.





E sherbejme me nje vinaigrette te perftuar nga perzierja e nje luge salce piperade me 2 luge vaj ulliri dhe 1 luge te vogel uthull balsamike.







Ratatouille shoqerohet me mish ose djathe te pjekur, por une guxova ta kombinoj me tataki tono ne salce soje.











Tataki me peshk tono ne salce soje


Pergatitja:
rreth 300 gr fileto peshku tono shume i fresket
nje maje luge ereza Sichimi Togarashi nese e doni pikante ose ne te kundert mund t'i hidhni gjysem luge fara suzami
2-3 luge salce soje








Pergatitja:
presim ne feta ne feta te holla fileton e peshkut tono. E perziejme me erezat ose farat e suzamit, e njomim me salcen e sojes dhe e leme te marinoje per rreth 30 minuta.
E servirim bashke me ratatouille-n. 

Tuesday, June 19, 2012

Cheesecake me kafe - Cheesecake al caffè





Cheesecake me kafe

Perberesit per 4 persona:

70-75 gr wafers me kakao
nje luge gjalp
nje maje luge kanelle
gjysem luge miell
2 luge kakao
160 gr mascarpone
50 gr sheqer
1 veze
gjysem luge kafe e tretshme (une perdor caffè solubile Hag)
arome vanilje

Pergatitja:
i vendosim biskotat wafer ne nje qese dhe i shtypim me çekiçin e mishit.
Me pasi i hedhim ne nje tas dhe i shtojme gjysem luge gjalp dhe nje maje luge kanelle. I perziejme mire e mire me duar dhe e shtrojme bazen ne nje tepsi. E shtypim me mollezat e gishtave ne menyre qe t'i japim forme uniforme siperfaqes dhe e vendosim ne frigorifer.
Nderkohe pergatisim kremin. Rrahim me rrahes elektrik mascarponen e ftohte dhe gjysem luge gjalp ne temp. ambjenti. I shtojme sheqerin, vezen, gjysem luge miell, 2 luge kakao, gjysem luge kafeje te tretur 2 luge uje dhe aromen e vaniljes.
I perziejme me rrahes elektrik derisa te perftojme nje mase kremoze, te cilen e shtrojme me pas mbi bazen e biskotave.
E pjekim tepsine ne furre ne temp. 160°C per rreth 40-45 minuta.
Me pas e fikim furren dhe e leme tepsine akoma edhe 10 minuta brenda.
Pas kesaj kohe e nxjerrim dhe e leme te ftohet ne fillim ne temp. ambjenti e me pas ne frigorifer per 1 nate.
Te nesermen e servirim te sperkatur me kakao.

In italiano

Cheesecake al caffè


Ingredienti per 4 persone:


70-75 gr wafers al cacao
1 cucchiaio burro
un pizzico di cannella
un cucchiaio farina
2 cucchiai cacao amaro
160 gr mascarpone
50 gr zucchero
1 uovo
mezzo cucchiaio caffè solubile
aroma di vaniglia


Preparazione:
ridurre in polvere i wafers e mescolarli con mezzo cucchiaio di burro.
Stendere i wafers su una teglia e mettere la base in frigo.
Nel frattempo preparare la crema sbattendo con uno sbattitore elettrico il mascarpone con mezzo cucchiaio di burro. Aggiungere lo zucchero, mezzo cucchiaio di farina, 2 cucchiai di cacao, mezzo cucchiaio di caffè solubile diluito in 2 cucchiai d'acqua e l'aroma di vaniglia fin quando il composto diventi cremoso.
Versarlo sulla base ed infornare 160°C per ca. 40-45 minuti.
Dopodiché spegnere il forno e lasciare il cheesecake dentro per altri 10 minuti.
Far raffreddare a temp. ambiente e poi nel frigo per 1 notte.
Prima di servire cospargere il cheesecake con cacao amaro.



Monday, June 18, 2012

Lule kungulli te mbushura me rizoto dhe mente - Fiori di zucca farciti con riso alla menta




Lule kungulli te mbushura me rizoto dhe mente

Perberesit per 2-3 persona:

7 lule kungulli
200 gr oriz 
1 hudher (me mire nese eshte hudher e njome)
leng limoni
150 gr mascarpone
vaj ulliri extravergine
mente e fresket
trumez e fresket
kripe piper

Pergatitja:
ziejme ne uje te bollshem dhe te kripur orizin dhe e heqim 5 minuta para perfundimit te zierjes.
Grijme imet me duar menten e fresket. 
Shtrydhim limonin dhe grijme imet hudhren. 

Mendoj se ideale per kete recete do te ishte hudhra e njome, por ketu ku jetoj une eshte fat i madh kur e gjeje te ekspozuar ne stendin e ndonje fshatari. 

Perziejme ne nje tas hudhren e grire imet, menten e fresket, lengun e gjysem limoni, kripe, piper dhe vaj ulliri extravergine.
E kullojme orizin, e perziejme me mascarponen dhe i japim shije me vinaigrette e mesiperm.
Lajme lulet e kungullit dhe i heqim pistilin.
I mbushim me oriz dhe i rendisim ne nje tave. 
I sperkatim me vaj ulliri extravergine, kripe dhe piper te sapobluar.
I pjekim ne furre ne temp. 220°C per rreth 15-20 minuta.




Fiori di zucca farciti con riso alla menta

Ingredienti per 2-3 persone:

7 fiori di zucca
200 gr riso
1 aglio (meglio se aglio fresco)
succo di limone bio
150 gr mascarpone
olio evo
menta fresca
timo fresco
sale 
pepe

Preparazione:
cuocere al dente il riso in abbondante acqua salata.
Tritare finemente con le mani la menta fresca e l'aglio.
Spremere il limone e preparare una vinaigrette con il succo di limone, la menta e l'aglio tritato, l'olio evo, sale e pepe.
Scolare il riso e condirlo con il mascarpone e il vinaigrette di cui sopra.
Pulire i fiori di zucchine, eliminando il pistillo e farcire con il risotto.
Adagiare i fiori farciti su una teglia unta d'olio.
Cospargere di olio, sale e pepe appena macinato ed infornare a 220°C per ca. 15-20 minuti. 

Tuesday, June 5, 2012

Flutura me salce speci pikante dhe mozzarella di Bufala - Farfalle al sugo piccante di peperoni e mozzarella di Bufala





Flutura me salce speci pikante dhe mozzarella di Bufala

Perberesit per 4 persona:

350 gr makarona te formatit flutura
2 speca te kuq
djathe kaçkavall ose pecorino calabrese
spec djeges ose 30 gr salsiçe 'nduja kalabreze
200 gr mozzarella di bufala
200 gr kunguj jeshile
nje thelb hudher
vaj ulliri extravergine
majdanoz i fresket

Pergatitja:

fillimisht pergatisim salcen. Ziejme ne uje te kripur  specat e kuq dhe i grijme ne frulator derisa te perftojme nje salce te njetrajtshme.
Nderkohe grijme ne kubike te vegjel kungujt jeshile dhe mozzarella-n.
Kungujt i skuqim ne nje tigan ku kemi ngrohur pak vaj ulliri te aromatizuar me thelbin e hudhres, specin djeges ose 'ndujan kalabreze, ndersa mozzarella-n e leme menjane.
Shtojme ne tigan edhe salcen e specit dhe e ulim temp. e zjarrit.
E rregullojme me kripe dhe majdanoz te fresket te grire imet.
Ziejme ne uje te kripur fluturat. Pak minuta para perfundimit te zierjes, i kullojme fluturat dhe i hedhim ne tiganin ku kemi salcen, bashke me pak uje (gjysem garuzhdeje) nga zierja e tyre.
I kaurdisim mire e mire. I shtojme kubiket e mozzarella-s dhe majdanozin e fresket dhe i servirim menjehere.
Gjak e dhjame :D




In italiano


Farfalle al sugo piccante di peperoni e mozzarella di Bufala


Ingredienti per 4 persone:


350 gr farfalle
2 peperoni rossi
pecorino calabrese
peperoncino o 30 gr di 'nduja calabrese
200 gr mozzarella di bufala
200 gr zucchine
1 spicchio d'aglio
olio evo
prezzemolo fresco


Preparazione:


Per il sugo bollire in abbondante acqua salata i peperoni. Scolarli e  frullarli fino a ridurli purea.
Tagliare a cubetti le zucchine e rosolarli in olio evo con un spicchio d'aglio schiacciato e 30 gr di 'nduja oppure un pizzico di peperoncino.
Aggiungere la purea di peperoni alle zucchine rosolate e lasciar cuocere a fuoco dolce per una ventina di minuta. Regolare di sale ed aromatizzare con prezzemolo fresco.
Cuocere la pasta e a fine cottura unire al sugo con un pò dell'acqua di cottura.
Aggiungere del pecorino grattugiato e mescolare il tutto.
Servire con cubetti di mozzarella di Bufala e prezzemolo fresco.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...