Shkruaj perberesin ...

Sunday, December 16, 2012

Lakra me mish derri ne tave balte


Lakra me mish ne tave
sipas recetes se fotografes Violeta Myftari qe e gjeni ne linkun e meposhtem, i vetmi ndryshim qe i bera recetes ishte lloji i mishit. Une perdora mish nga pjesa e qafes se derrit sepse me pelqen kjo pjese e derrit kur gatuhet me lakrat.
http://gatimetshqiptare.wordpress.com/2012/06/07/lakra-turshi-me-mish-te-terur/

Pilafi Ali Pasha




Perberesit per 2-3 persona:

200 gr oriz
600 ml leng pule
gjysem qepe e vogel
100 gr melçi viçi ose pule
30 gr bajame te grira me thike
30 gr arra te grira me thike
30 gr rrush i thate
1 karafil
nje maje luge kanelle
50 - 60 gr gjalp
2 luge vaj ulliri 

Pergatitja:

grijme imet qepen dhe melçite. Shpelajme ne uje te bollshem orizin per te eleminuar niseshtene.
Skuqim ne pak vaj ulliri dhe 1 luge gjalp qepen dhe melçite. 
Pasi i kemi skuqur per 2-3 minuta duke i kaverdisur me luge druri, i shtojme orizin e shpelare dhe te kulluar.
E skuqim mire orizin derisa yndyra te depertoje ne te gjitha kokrrizat e tij, ne menyre qe gjate gatimit orizi te mos shperbehet.
E shuajme me leng pule te nxehte. 
E trasferojme ne nje tave balte dhe e gatuajme ne furre ne temp. 200°C.
Para se ta fusim taven ne furre, i shtojme 1 karafil per arome dhe e rregullojme me kripe dhe piper.
Ne mes kohes se gatimit i shtojme rrushin e thate, te cilin e leme me pare te zbutet per afro 30 minuta ne uje te ftohte, bajamet dhe arrat e grira me thike.
Shkrijme gjalpin e mbetur dhe e perziejme me nje maje thike kanelle. Ia hedhim pilafit dhe e rivendosim ne furre per te perfunduar gatimin.
E servirim me arra te shtypura.
Gjak e dhjame :D

Monday, October 22, 2012

Destrukturimi i gjelles me bizele dhe sepje






Perberesit per 2 persona:
500 gr sepje
250 gr bizele
gjysem qepe e bardhe
domate qershize 
kripe
sheqer
piper
vaj ulliri extravergine
hudher
trumez
rigon
rozmarine

Pergatitja:
grijme imet qepen dhe e skuqim sebashku me bizelet. I shtojme uje dhe i ziejme. I rregullojme me kripe dhe piper.

Pasi i kemi zhytur per 2-3 sekonda ne uje te nxehte domatet qershize, i vendosim mbi nje tepsi te lyer me vaj ulliri. 
I sperkatim me sheqer, kripe, piper. 
Per te mos e renduar shume shijen finale te pjates, aromat e tjera si hudhren, rozmarinen, rigonin dhe trumezen nuk i grijme, por i vendosim mbi tepsi ashtu te plota. 
E vendosim tepsine ne furre dhe i pjekim domatet ne temp. 150°C per afro 40 minuta. 



Pastrojme sepjet dhe i presim sipas deshires. 
Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe e aromatizojme me nje hudher te shtypur. Me pas e heqim hudhren dhe hedhim ne tigan sepjet. I shuajme me uje dhe i rregullojme me kripe dhe piper.
I leme te gatuhen ne zjarr te mesem.

Ne fund reduktojme ne pure bizelet. I shtrojme mbi pjate dhe mbi to rregullojme sipas deshires sepjet dhe domatet e karamelizuara ne furre. I sperkatim sepjet me vajin e tepsise ku u poqen domatet.

Gjak e dhjame :D



Friday, October 19, 2012

Qofte me qepe dhe sallate me molle


Perberesit per 4 persona:

400-500 gr buke e bardhe e ndenjur
8 qepe te kuqe (per ato qe jetojne ne Itali sugjeroj cipolle di Tropea)
1 degez trumez
3 veze
2 luge gjalp
miell sa te nevojitet
kripe
piper

molle
djathe (mund te perdorni emmenthaler, edamer ose djathera lokale qe sigurisht jane me te mire)
uthull molle
mente e fresket
piper
vaj ulliri

Pergatitja:
grijme imet qepet dhe i hedhim ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin. I shtojme trumez per t'i aromatizuar dhe i skuqim ne zjarr te ulet per me teper se gjysem ore. Nese nevojitet i shuajme me ndonje luge uje.
Presim buken e ndenjur ne kubike dhe e hedhim ne nje tas te thelle.
I shtojme qepet, vezet e rrahura veç, kripen, piperin dhe i perziejme me duar.
Nese e shohim te nevojshme, i shtojme mases ndonje luge miell.
E vendosim masen ne frigorifer per afro 30 minuta dhe merremi nderkohe me pergatitjen e sallates.

Qerojme dhe presim ne kubike mollen dhe djathin. I japim shije me nje vinaigrette te perftuar nga vaji i ullirit, uthulla e molles, kripa, piperi dhe mentja e fresket.
Pasi i kemi perzier,  e leme sallaten te marre shije ndersa skuqim qoftet.

Hedhim ne nje tigan vaj ulliri te bollshem.
Njomim duart ne uje per te formuar qoftet, te cilave u japim fillimisht formen rrethore dhe me pas i shtypim.
I  skuqim qoftet ne vajin e nxehur dhe pas skuqjes i vendosim mbi leter thithese.
I servirim mbi sallaten e molles.
Gjak e dhjame :D

Thursday, October 18, 2012

Hajt te dalim per geshtenja!


Vjeshta ne Alto Adige-Südtirol ofron nje simfoni ngjyrash e aromash. Eshte periudha kur mblidhen mollet, behet vjelja e rrushit, pergatitet strudeli. Pyjet rreth e perqark vishen me ngjyra te ndezura dhe njerezia gjen kohe per nje ritual shekullor, siç eshte Törggelen ose ne italisht castagnata.
Ne gjermanisht Törggelen ka te beje me rrushin dhe te shijuarit e veres ne shoqeri, ndersa castagnata ka kuptimin "hajt te dalim per geshtenja", por nuk nenkupton konkretisht daljen per te mbledhur geshtenja, por konsumimin e tyre ne bujtinat e zones, te famshmit masi.



Ne fakt maso me teper sesa bujtine, eshte nje ndermarrje e vogel qe merret me bujqesi, blegtori dhe sherbim. Zemra e gjithe kesaj ndermarrje familjare eshte stube, dhoma e pritjes dhe e ngrenies se fshatareve tiroleze. Krejtesisht e veshur me dru sherben si vendi ku familja pret miqte me specialitetet kulinare te gatuara me prodhimet  qe ua ofron toka. Specialitetet qe sherbehen jane tipike te zones. Pjata te varfera dhe te thjeshta, por fale freskise se mishit dhe perimeve shnderrohen ne vakte shume te shijshme. Ne fund te drekes piqen geshtenjat dhe u sherbehen klienteve sebashku me mushtin ose veren.
Ftesa per Törggelen mund te te vije prej kolegeve te punes, prej klases se femijes, miqve, grupit te palestres, baletit etj. etj. pra, qe ne kohet e hershme, kjo eshte nje menyre per te lidhur raporte dhe socializuar me njerezit para nje gote mushti apo vere dhe nje grushti geshtenjash te pjekura.





E per te mbetur ne teme, po ju jap nje recete te shpikur prej meje duke marre si baze supen tiroleze me geshtenja. Kjo supe tiroleze eshte me e varfer se simotrat e saj piemonteze apo lombarde, por e veçanta e saj qendron ne zierjen e geshtenjave ne qumesht.  
Une u mundova te krijoj nje pjate te rafinuar duke e reduktuar supen ne krem, relativisht te trashe, dhe duke e pasuruar me djathe Edelpilz (djathe i prodhuar ne Alto Adige dhe shume i ngjashem me Roquefort) dhe te verdha vezesh te marinuara ne  vere te bardhe. Me duket se i dhashe nje pamje prej haute cuisine, prandaj i vura pjates edhe nje emer importante :).


Vjeshta ne pjate
Perberesit per 4 persona:

200 gr geshtenja
afro 1 l qumesht
1 qepe
kripe
piper
vaj ulliri
4 te verdha vezesh
afro 200 ml vere e bardhe dhe e bute si psh. Pinot, Gewuerztraminer, Chadonnay etj.
djathe Roquefort ose i ngjashem me te, pra djathe me myk
arra 

Pergatitja:
qerojme geshtenjat dhe i hedhim ne uje te nxehte ne menyre qe cipa e brendshme t'u hiqen kollaj.
Grijme imet qepen dhe e skuqim ne vaj. I shtojme geshtenjat dhe i hedhim qumeshtin. I vlojme ne zjarr te ulet derisa geshtenjat te ziehen.
Me pas i kalojme ne frulator per t'i reduktuar ne krem sebashku me djathin.
E hollojme kremin sipas deshires me qumesht.
E rregullojme me kripe e piper.

E thyejme vezen dhe me shume kujdes vendosim te verdhen ne nje tas te mbushur me vere te bardhe. E leme te marinohet ne vere per afro gjysem ore.
Shtrojme kremin e geshtenjave ne nje pjate. Ne mes vendosim vezen e marinuar dhe e sperkatim kremin me arra te thyera, vaj ulliri extravergine dhe piper te zi.

Gjak e dhjame :D

Tuesday, October 9, 2012

Birre! Birre! Birre!

Meqe po flisnim per birren, le te mbetemi tek birra :) (jua thashe ne postin e meparshem, qe po e ekzagjeroj keto dite me birren hihihi)
Pas tortes me birre, qe me pelqeu shume fare aq sa mallkova veten se pse s'me kishte vajtuar mendja ta gatuaja per darkat qe kam organizuar gjate veres ne shtepine time, provova te pergatis dy receta te tjera qe kane ne permbajtje birren. 
Me kete rast shfletova nje liber italian "365 ricette per la macchine del pane", qe e pata blere kur me hipi ne koke ta beja buken vete. Madje ath kujtoj qe perveç librit ne fjale, bleva makinen e bukes dhe nje sasi te konsiderueshme miellrash, por makina e bukes nuk zgjati as 3 dite e u prish...U prish vete apo e prisha une qellimisht, sepse u binda qe buka e Lemayr-it ishte me e shijshme se ajo e makines, nuk e mbaj mend :D 
Por ja qe erdhi dita kur ky liber me hyri ne pune...        




Buke me qepe e birre

Perberesit per nje buke (harrova ta peshoje, por me hamendje m'u duk 1,5 kg):

700 gr miell 0
330 ml birre Guinness (por mund te perdorni edhe birra te markave te tjera)
2 luge gjalp
1 luge kripe
16 gr maje birre e fresket
2 luge te vogla sode buke
2 qepe
1 luge sheqer
qumesht sa te nevojitet (rreth 200 ml)

Pergatitja:
perziejme ne nje tas nje gote qumesht ne temp. ambjenti me majen e birres, sheqerin dhe kripen.
Perziejme miellin e situr me soden e bukes dhe formojme nje grope ne mes tij. Brenda ne kete grope hedhim birren dhe pak e nga pak qumeshtin e perzier me majen e birres. 
Formojme nje brume dhe nese e shohim te nevojshme i shtojme nje gote tjeter qumesht.
E vendosim brumin per 1 ore ne nje vend te ngrohte te bymehet.



Nderkohe grijme ne feta te holla qepet dhe i skuqim ne gjalp derisa te zbuten. 
Pas kesaj kohe e ripunojme brumin dhe e leme te pushoje per disa ore. 
Une e lashe plot 4 ore.
Ne fund i shtojme qepet, tashme te ftohura, dhe e punojme perseri.
E vendosim mbi tepsi te lyer me vaj ulliri dhe e leme te bymehet per 1 ore tjeter.
E vendosim te piqet ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. maximale (250°C) per afro 40 minuta ose derisa buka te rezultoje e pjekur.
Pas pjekjes e veme te kulloje per afro 30 minuta.




Si mund te konsumohet kjo buke?....Ballakumja ju keshillon ta konsumoni me speck ose lardo di Colonnata ose me nje djathe me shije te forte. Une e provova me pecorino dhe me pelqeu, por edhe e thekur me nje pike vaj ulliri, pak kripe dhe piper eshte "ç'te hash!" :)
Nese ju mbetet ndonje fete buke, ja edhe nje recete per ditet e ftohta te vjeshtes ose dimrit... 




Jahni tiroleze me qepe e birre (içik e modifikuar)


Perberesit per 2 persona:
2 qepe
30 gr gjalp
50 gr speck
1 fete buke nga buka e mesiperme me qepe
300 ml birre (une perdora birre Forst)
1 luge sheqer integral
2 luge miell
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri extravergine
kripe

Pergatitja:

grijme ne feta te holla qepet dhe i skuqim ne gjalp ne temp. te ulet, derisa te zbuten. I karamelizojme me 1 luge te vogel sheqer integral. I shtojme 2 luge miell dhe i kaurdisim per 1 minute.
E shuajme harxhin me 300 ml birre dhe afro 300 ml leng mishi viçi ose kau. I gatuajme per 1 ore ne zjarr te mesem derisa qepet te zbuten fare. E kriposim sipas deshires.
(Nese e shihni se lengu po shteron, shtojini mases leng mishi) 
Nderkohe thekim fetat e bukes dhe i presim ne kubike te vegjel.
Skuqim ne nje tigan antiaderent shiritat e holle te speck-ut.
I shtojme supes kubiket e bukes dhe shiritat e speck-ut dhe i japim nje vale per afro 5 minuta. Duke qene se kubiket e bukes jane skuqur me pare, ato do te ruajne kompaktesine edhe gjate ketyre 5 minutave.
E servirim supen e ngrohte te sperkatur me pak vaj ulliri dhe piper te zi te sapobluar.

Gjak e dhjame :D



Saturday, October 6, 2012

Torta me birre

Neser perfundon Oktoberfest, festa e pervitshme e birres qe zhvillohet ne Mynih te Gjermanise. E si per dreq edhe kete vit nuk pata mundesi te shkoje....duket sikur te gjitha impenjimet, rrufat, reumatizmat, etj. etj. me mblidhen kastile ne kete periudhe :((
Por ama birren nuk po e le mangut kete fundjave!
Sot isha e ftuar ne shtepine e disa miqve per nje barbecue. E si per te qendruar ne teme mendova t'u çoje nje torte irlandeze me birre, guinness cake. 
Kjo torte kerkon birren Guinness, e cila eshte e erret ne ngjyre dhe e hidhur ne shije. Pikerisht kjo shije e hidhur me retrogusto kafeje, e kombinuar me kakaon pa sheqer, i jep kesaj torte nje shije shume te veçante.
Birra Guinness eshte paksa e kushtueshme (4 kanaçe te vogla rreth 300 ml secila kushtojne mbi 5 euro), por kam lexuar qe mund te zevendesohet me birra te tjera si birra e kuqe Moretti.  
Ah, harrova t'ju them qe kritiku i pjatave te mija, Miri, me kerkoi te shkruaja ketu ne blog qe torta i pelqeu shume :)))



Torta irlandeze me birre - Guiness cake

Perberesit:

230 gr miell 00
4 veze
400 ml birre guinness
230 gr gjalp
350 gr sheqer integral
100 gr kakao pa sheqer
gjysem pako fryres brumi per embelsira
2 luge te vogla sode buke

400 gr djathe philadelfia
250 gr sheqer
2 luge cream whisky

Pergatitja:
ndezim furren ne temp. 180°C
Pergatitja e kesaj torte kerkon 4 tasa, mundesisht qelqi.
Ne tasin e pare rrahim vezet.
Ne tasin e dyte rrahim gjalpin ne temp. ambjenti me sheqerin integral.
Ne tasin e trete perziejme birren me kakaon dhe ne tasin e katert perziejme miellin me soden e bukes dhe fryresin e brumit.
Me pas bashkojme permbajtjen e tasit te pare me permbajtjen e tasit te dyte :)...dmth vezet e rrahura me gjalpin dhe sheqerin.
I shtojme kesaj mase birren e perzier me kakao dhe ne fund, pak e nga pak miellin e situr.
Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me diameter rreth 26 cm. I hedhim permbajtjen e tortes dhe e pjekim ne furren e ngohur paraprakisht per afro 1 ore. Pas kohes se pjekjes e leme torten edhe 10 minuta ne furre te fikur.



Ndersa torta piqet merremi me pergatitjen e kremit. Perziejme djathin philadelfia me sheqerin dhe cream whisky.
Pasi torta eshte ftohur, e mbulojme me kremin e mesiperm.

Gjak e dhjame :D

Thursday, October 4, 2012

Krem kungulli me portokall i shoqeruar me shishqebap me qofte radhiqesh, kubike buke te skuqur dhe djathe mozzarella






Perberesit per 2 persona:

per kremin:
3 karrota
200 gr kungull i verdhe
çerek qepe e bardhe
lengu i gjysem portokalli
nje maje thike spec djeges
2 luge panna
vaj ulliri extravergine
kripe
piper
1 hudher

per qoftet:
gjysem rradhiqe e kuqe e Verones (si ky ketu: http://www2.regione.veneto.it/videoinf/rurale/prodotti/radicchio_vr.htm )
pak buke e ndenjur
miell
kripe
piper
1 veze
1 gote qumesht 

per kompletimin e shishqebapit:
 mozzarella
buke e bardhe

Pergatitja:
qerojme dhe grijme trashe qepen, karrotat dhe kungullin e verdhe. I skuqim ne vaj ulliri te aromatizuar me  hudher dhe i shuajme me uje. I ziejme derisa te zbuten plotesisht. I kalojme ne frulator derisa te reduktohen ne nje mase homogjene. 
I shtojme kesaj mase lengun e portokallit, panen dhe nje maje thike spec djeges. E rregullojme me kripe dhe piper dhe e rivendosim mbi zjarr derisa te trashet pak.

Per pergatitjen e qofteve grijme imet rradhiqet dhe i skuqim ne nje tigan te nxehte me shume pak vaj ulliri, derisa te zbuten.
Pasi jane ftohur, i shtojme vezen dhe buken e njomur ne qumesht e te shtrydhur mire.
I hedhim kripe e piper dhe formojme qoftet duke i shtuar disa luge miell. Me pas e vendosim masen ne frigorifer per afro 30 minuta.
Nxehim vajin e ullirit ne tigan. Njomim duart me uje dhe formojme qoftet. I kalojme qoftet ne miell dhe i skuqim ne vaj ulliri.

 
Presim ne kubike edhe fetat e bukes dhe i skuqim ne vaj ulliri.
Presim ne kubike edhe mozzarellen.
E hedhim kremin ne tas ose pjate. E sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe e servirim me shishqebapin si ne foto.
Kjo recete lindi nga nevoja per te perdorur rradhiqet dhe kungullin e verdhe. Shija e kremit eshte shume delikate dhe shishqebapi nuk e kontraston sa duhet. Mendoj se duhet te kisha perdorur nje djathe me shije me te forte dhe jo mozzarellen qe eshte delikate. Ndoshta nje djathe me myk si Roquefort (http://it.wikipedia.org/wiki/Roquefort_%28formaggio%29) do te ishte kombinim ideal.  

Gjak e dhjame :D

Sunday, September 30, 2012

Menu vjeshte




Gnocchi me kungull te verdhe, karrota dhe pesto gjenovez

Perberesit per 4-6 persona:
500 gr gnocchi te gatshme ose homemade
2 karrota
150-200 gr kungull i verdhe
100 gr pesto gjenovez
vaj ulliri 
kripe
piper

Pergatitja:
presim a julienne karrotat dhe kungullin.
I skuqim per pak minuta ne vaj ulliri te nxehte.
Veç ziejme ne uje te kripur gnocchi-it.



Marrim pak uje nga gnocchi-t dhe me te shuajme karrotat dhe kungullin.
I kullujme gnocchi-it duke ruajtur pak uje per te lidhur pjaten.
Bashkojme peston gjenovez me perimet dhe i shtojme ujin qe hoqen nga zierja. I kaurdisim mbi zjarr.
E rregullojme harxhin me kripe dhe piper.
I shtojme gnocchi-t e kulluar. I perziejme shpejt e shpejt dhe i servirim menjehere te sperkatur me djathe parmigiano reggiano.




Fileto mishi me krem kungulli

Perberesit per 4-6 persona:

rreth 500 gr fileto viçi (mundesisht te fresket, pra te blere tek kasapi)
200 gr speck
5 te bardha vezesh
1,5 kg kripe kokerrmadhe
2 luge miell
rozmarine e fresket
trumez e fresket

Pergatitja:
lyejme me miell fileton e mishit dhe e skuqim ne nje tigan te nxehte. E kriposim dhe peperosim.
Nderkohe perziejme kripen kokerrmadhe me te bardhat e vezeve.
Gati nje çerek te sasise e vendosim mbi nje tepsi te veshur me leter alumini.
 

 
Vendosim mbi kripe edhe erezat e fresketa.
E mbulojme fileton me feta speck-u dhe me kripen e mbetur.



E shtypim fort me duar ne menyre qe fileto te vishet me kripe.
E shpojme ne siperfaqe me pirun dhe e pjekim ne furre ne temp. 190-200 °C per afro 50 minuta.
E leme te ftohet, para se ta presim ne feta.





E sherbejme mbi nje krem kungulli te verdhe
Perberesit per 4-6 persona:
1/2 qepe
1/2 pras
1/2 kungull i verdhe
1 thelb hudher
1 karrote
kripe
piper
vaj ulliri
gjysem gote vere e bardhe
leng perimesh
3 luge pana

Pergatitja:

aromatizojme vajin me thelbin e hudhres dhe sapo hudhra te ndryshoje ngjyre, e heqim nga tigani.
Skuqim ne te njejtin tigan qepen, prasin, karroten dhe kungullin, te prera trashe, derisa te zbuten.
I kriposim, peperosim dhe i shuajme me vere te bardhe.
Sapo vera te shteroje, i hedhim leng perimesh ose thjesht uje.
Me ane te nje frulatori e reduktojme masen ne nje leng homogjen.
E rivendosim mbi zjarr dhe e trashim se bashku me panen.
Shtrojme nje shtrat kremi ne pjate dhe mbi te vendosim fileton e viçit. E sperkatim me piper te zi dhe pak vaj ulliri.

Ndersa per ta paraqitur sa me rustike, ziejme perimet dhe i skuqim ne gjalp.

P.S.: kremi mund te serviret edhe veç si supe.
 


 
Per ta mbyllur kete menu vjeshte mendova per nje embelsire te lehte...

Xhelatine rrushi

Perberesit per 4-6 persona:
per xhelatinen e rrushit:
400 cl uje
80 gr sheqer
20 gr xhelatine (colla di pesce)
2 luge liker menteje
1 luge leng limoni
rrush

per xhelatinen e qumeshtit:
300 cl qumesht
60 gr sheqer
7 gr xhelatine
40 cl uje
esence vanilje

Pergatitja:
zbusim ne uje te ftohte xhelatinen.
Ne nje tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe i vendosim mbi zjarr derisa te arrijne temp. e vlimit.
I shtojme xhelatinen dhe i perziejme mire me tel kuhine derisa xhelatina te shperbehet. 
Me pas i shtojme leng limoni dhe liker menteje.
E hedhim gjysmen e lengut te perftuar ne nje tas dhe sapo te jete ftohur pak vendosim kokrrat e rrushit.
E ftohim tasin ne uje te akullt e me pas per pak minuta ne frigorifer ne zonen e akullit.
Nderkohe pergatisim xhelatinen e qumeshtit.
Zbusim fletet e xhelatines ne uje te ftohte. 
Hedhim qumeshtin, sheqerin dhe vaniljen ne nje tenxhere dhe i vendosim mbi zjarr derisa te arrijne temp. e vlimit.
Shtrydhim fletet e xhelatines dhe ia shtojme qumeshtit.
I perziejme me tel kuzhine derisa xhelatina te shperbehet.
E ftohim qumeshtin duke e vendosur tenxheren mbi nje ene me uje te akullt.
Sapo xhelatina ne frigorifer te jete mpiksur, i hedhim xhelatinen e qumeshtit, tashme te ftohur.
E rivendosim tasin ne frigorifer, ne zonen e akullit, derisa te mpikset edhe xhelatina e qumeshtit.
Me pas i hedhim gjysmen e mbetur te xhelatines se rrushit dhe e rivendosim ne frigorifer (jo ne zonen e akullit!) per disa ore.




Saturday, September 29, 2012

Sandwich vjeshte

Nga koleksioni vjeshte/dimer i Ballakumes vjen per ju Sandwich-i chic!...






Homemade sandwich me kungull 
(po te vini ne kete periudhe vjeshte ne Bolzano, keto lloj buka te vogla me kungull te verdhe i gjeni ne te gjitha dyqanet e bukes. Ne fakt edhe une zakonisht i blej atje, por sot, si per t'i uruar mireseardhjen stines se vjeshtes, vendosa t'i bej vete)

Perberesit:
rreth 500 gr miell (une perdora 300 gr miell 00 + 200 gr miell amerikan Manitoba 0)
20 gr gjalp
30 gr maje birre e fresket
300 gr kungull i verdhe (vetem tuli)
200 ml qumesht
gjysem luge (gjelle) kripe

Pergatitja:

fillimisht pjekim ne furre ose e gatuajme ne avull kungullin. 
E reduktojme ne pure duke e shtypur me pirun.
Perziejme miellrat me tulin e kungullit.
Tresim ne qumeshtin e vaket majen e birres te fresket dhe kripen.
Ia shtojme mases me miell e kungull dhe i perziejme derisa te perftojme nje brume homogjen.
E leme te bymehet per afro 1 ore ne vend te ngrohte.
Pas kesaj kohe e ripunojme brumin siç bejme me pizza-n..duke e  palosur disa here (shiko ketu pergatitjen e pizzas-:Pizza ).
E ndajme ne topa te vegjel dhe e vendosim mbi nje tepsi te lyer me vaj.
I leme te bymehen edhe per 1 ore tjeter dhe i pjekim ne temp. 180°C per afro 50 minuta.
Ne fund i lyejme me gjalp.

Per kompletimin e sandwich duhen:

gjalp
djathe provola
speck i pjekur ne zgare
rradhiqe te pjekura ne zgare ose te skuqura ne pak vaj ulliri
kripe
piper
salce tartare

Pergatitja:

Pjekim ne zgaren e nxehte rradhiqet e pastruara dhe fetat e speck-ut. Rradhiqet i kriposim dhe peperosim.
Ndajme me dysh paninet dhe i lyejme me gjalp.
I mbushim me rradhiqet e nxehta. Vendosim mbi rradhiqe djathin, i cili nga nxehtesia do te shkrihet pak dhe mbi te vendosim disa feta speck.
E servirim menjehere sandwich-in te shoqeruar me coca-cola, birre ose me vere te bardhe dhe me salce tartare.
Gjak e dhjame :D



Tuesday, September 25, 2012

Valixhja e emigrantit


Fenomeni i emigracionit, kesaj zhvendosje te nje individi ose te nje grupi individesh nga nje vend ne tjetrin ne kerkim te nje jete ekonomike, politike ose sociale me te mire, eshte perceptuar nga nje pjese e mire e shoqerive te varfera dhe patriarkale si nje plage e madhe.
Kujtoj qe ne vitet '90 momenti i ndarjes ne port apo aeroport merrte konotacione dhimbjeje dhe perjetohej me nje mallengjim te papershkrueshem ne nje pasarele dialektizmash me shami ne koke qe percillnin emigrantin drejt nje Qerbelaje shume komforte.
Megjithe bindjet e mija qe emigracioni nuk eshte aq i keq sa duket....jo se mua me ka ecur mire...(marshallah! :P)...por sepse i ndodhur perballe nje realiteti krejt te ndryshem nga ai shqiptar, qe te hap shume dyer edhe fale nepotizmit, korrupsionit e imoralitetit, ne emigrim je askushi, e ky status te ndihmon te kuptosh cili je, pra te ben te rivleresosh veten me objektivitet duke te qartesuar aftesite e limitet e tua. 
Te perball me kultura te reja dhe (po pate nje mimimum QI) kupton qe ne kete bote jemi te gjithe njesoj, pavaresisht ngjyres se lekures apo prejardhjes.
Eshte njesoj sikur te te zhvendosin nga nje poçe qelqi ku jetoje i vetem, ne nje akuarium te madh me lloje te ndryshem peshqish. Sado te jesh masturbuar me idene qe ti je me i zgjuari, sepse i perket nje populli te lashte, sipas disave te perzgjedhur qe prej gjenezes, ne akuarium meson se je veçse nje peshk midis shume peshqish. Per disa eshte tragjedi, por per shume te tjere eshte hapi i pare dhe me i rendesishem per te hequr nga vetja ate barre te rende paragjykimesh te bazuara ne ndjenja inferioriteti apo superioriteti e per ta konsideruar veten qytetar i botes. 

Pra, mgjth keto bindjet e mija komplet majtiste, perpjekjeve per te qene menefregiste para çdo patetizmi, antikonformiste e papare, para ketyre skenave ne aeroportin Nene Tereza mbushja syte me lot e me ikte kerthiza per 1 muaj rresht.
Prandaj them rrofsh o internet qe na i zvogelove distancat! 
Tanime jo vetem aeroporti Nene Tereza ngjason me çdo aeroport tjeter te jashte-shtetit, por edhe emigracioni eshte bere me i lehte per t'u perballuar. Malli per Aqifin (busti i te cilit ishte vendtakimi kur lihej ora e mesimit e vend gjuetie lidhjesh dashurore) shuhet brenda dites, sepse del kusherira apo shoqja nje xhiro andej, i ben nje foto me Iphone dhe tak ta dergon ne facebook. 
Kur te shkon mendja per tave me kos i ben nje cerre gjyshes ne skype dhe jo vetem me fjale por edhe me figure ta tregon sesi bahet.
Daja do te mesoje ku jeton?...mjafton nje klik tek google earth dhe ai mund te shikoje ballkonin tend, makinen e parkuar jashte, madje edhe ty duke pire kafen tek bari poshte shtepise :))
Azhornimi i statuseve ne fb te shoqes tende te kopshtit, me te cilen nuk je pare qe nga koha kur thithnit gishtin e madh te dores te djathte ne nje cep dhome te kopshtit tek Odesa, te ben te qeshesh, te gezohesh e te merakosesh, duke e bere miqesine tuaj me te forte seç ishte ne kohen e kopshtit.

Ah more rilindas e shikoni çka bere interneti!...edhe guret e mehalles ku copetoheshim ne femijeri t'i sjell para syve...
Sikur te ekzistonte mundesia te te lehtesonte edhe valixhen duke te sjellur djathin kaçkavall, gizen e Elbasanit, bozen, llokumin me arra, simiten me bugaçe, byreket me mish.... ah sa mire do te ishte!!
Por une jam shume e bindur qe do te vije edhe ajo dite! Nderkohe  ne emigranteve s'na mbetet gje tjeter veçse te ngarkohemi si gomere dhe te bejme te paditurit kur polici na pyet ne kemi gje per te deklaruar :PPP 

Duke perfituar nga ky udhetim treditor ne Shqiperi, u nisa nga Bolzano e pajisur me post-it(in) e reçelit te fikut per ta pergatitur  nen mbikqyrjen e nanes.
(ç'qenke ftof n'tajare ti goce! - qene shprehjet shprehimisht te shprehura, por me thoni ju ku t'i gjeje goca fiqte e katunarit elbasanas ne mes maleve Dolomiten????)
Por nana mi aveva battuto sul tempo! Duke e ditur sa qejf i kam une fiqte me kishte bere gati 2 kavanoza me reçel fiku :)




Reçel fiku sipas nanes

Perberesit:
1kg fiq katunaresh elbasanas (po edhe tironas..pse jo!)
600 gr sheqer 
1 gote uje
gjysem luge e vogel limontoz


Pergatitja:

vlojme sheqerin me ujin ne zjarr te ulet derisa te trashet dhe te behet sherbet (e jo uje prroi! - tha nana).
Hedhim fiqte e lare por te plote dhe i ziejme derisa te zbuten.
Ne fund i hedhim limontosin dhe i leme ne zjarr edhe 10 minuta te tjera
Gjak e dhjame :D


  

Tuesday, September 18, 2012

Menuja e pritjes

Antipastat e mireseardhjes ne stilin fingerfood, qe zakonisht Ballakumja preferon t'i sherbeje me kembe:





Domate te mbushura....

....me pesto:
10 domate qershize
rreth 50-60 gr gjize pa kripe
nje luge pesto gjenovez
nje luge stika pishe
borzilok

Pergatitja:
pastrojme domatet dhe i zbrazim nga farat. I permbysim qe te humbasin lengun dhe nderkohe perziejme gjizen me peston dhe stikat e pishes.
Mbushim me kete krem domatet dhe i fusim ne furre ne temp. 200°C per rreth 15 minuta.
I sherbejme te zbukuruara me borzilok.

...me krem ulliri
10 domate qershize
10-15 ullinj
quark ose kos grek 
kripe

Pergatitja:
pastrojme domatet dhe i zbrazim nga farat. I permbysim qe te humbasin lengun dhe nderkohe grijme ne mixer ullinjte.
Perziejme ullinjte me quark ose kos grek te trashe. E rregullojme me kripe dhe piper dhe mbushim me kete mase domatet.

... me kos grek dhe hudher gjarpri

Pergatitja:
pergatiten njesoj simesiper, por mbushja behet me kos grek dhe hudher gjarpri.





Torteza me kos grek dhe ereza te fresketa

Perberesit:
pete pastasfoglia
rreth 200 gr kos grek
ereza te fresketa: hudher gjarpri, majdanoz, koper
1 veze
kripe
piper
gjalp

Pergatitja:
shtrojme ne tepsine e muffin peten e pastafoglia-s duke i dhene formen e nje foleje.
Perziejme kosin me vezen, erezat e fresketa te grira imet, kripe, piperin dhe 2 luge gjalp.
Mbushim çdo foleze me harxhin dhe e pjekim ne furre ne temp. 180° derisa te marrin nje ngjyre te arte.
I servirim te ngrohta.






Bruschetta me speca te pjekur

Perberesit:
feta buke per bruschetta
speca te pjekur
'nduja kalabreze ose salsiçe pikante
hudher
salce domatesh
vaj ulliri
kripe

Pergatitja:
pjekim specat ne zgare.
Aromatizojme vajin e ullirit me hudhren e shtypur ne nje tigan dhe sapo hudhra te ndryshoje ngjyre e heqim nga tigani dhe skuqim ne te 'nduja-n kalabreze ose salsiçen pikante te shkermoqur.
I shtojme salcen e domates dhe specat e pjekur.
I gatuajme ne zjarr mesatar derisa salca te trashet.
E rregullojme me kripe dhe e servirim sebashku me mozzarella-n dhe buken e thekur per te formuar secili bruschetta-n e vet.







Pjata e pare
Palaçinka me spinaq dhe gjize

Perberesit per palaçinkat:

4 veze
rreth 500 ml qumesht
200 gr miell
40 gr gjalp

Perberesit per mbushjen:
1 kg spinaq
200 gr gjize
1 veze
djathe parmigiano reggiano
arre moskat
beshamel

Pergatitja:

Ziejme spinaqin ne uje te kripur per pak minuta, e kullojme dhe e shtrydhim mire.
E grijme imet dhe e skuqim ne gjalp.
I shtojme gjizen dhe e rregullojme me kripe dhe arre moskat.
I shtojme gjithashtu disa luge beshamel, ne menyre qe mbushja te behet sa me kremoze.
Per palaçinkat rrahim vezet me qumeshtin, miellin dhe gjalpin e shkrire. I rregullojme me kripe dhe i vendosim per gjysem ore ne frigo.
Me pas i gatuajme ne tigan te nxehte e te lyer me gjalp per pak sekonda.
Mbushim me kete harxh palaçinkat dhe i palosim me dysh.
Lyejme me gjalp nje tave dhe shtrojme palaçinkat e palosura.
I hedhim persiper disa luge beshamel.
I sperkatim me djathe parmigiano reggiano te grire dhe disa copa gjalpi.
I pjekim ne furre ne temp. 180° per afro gjysem ore.







Pjata e dyte
Rosto me cironka dhe kontorno patatesh e kerpudhash

Perberesit per 6-8 persona:

Per roston:
afro 1 kg mish viçi i madh per rosto
5 cironka te konservuara ne kripe 
2 salsiçe (mantovane)
2 qepe
1 gote vere e bardhe
kripe
miell
vaj ulliri
2 luge gjalp

Pergatitja:
lidhim me spango mishin. 
Grijme ne feta te holla qepet dhe i skuqim ne gjalp e vaj ulliri sebashku me salsiçen e shtypur me duar ose pirun dhe me cironkat e shpelara mire e mire ne uje te ngrohte.
I kaurdisim derisa cironkat te shperbehen.
Lyejme me miell mishin dhe e skuqim nga te gjitha anet me harxhin e mesiperm.
E shuajme me vere te bardhe dhe sapo vera te shteroje, i hedhim uje sa te mbulohet.
E ziejme ne zjarr mesatar per afro 3 ore ose derisa mishi te rezultoje shume i bute, sikur "te shkrihet ne goje".
Pasi eshte ftohur e presim ne feta. Per ta bere me delikat e filtrojme lengun dhe e shterojme ne zjarr.
(Personalisht e preferoj te pafiltruar.)
Vendosim ne pjatance fetat e mishit dhe i lagim me lengun e mesiperm.





Per kontornon me patate dhe kerpudha:

8 patate
afro 500 gr kerpudha champignon
djathe parmigiano reggiano 
majdanoz i fresket
kripe
piper
vaj ulliri 
gjalp

Pergatitja:
qerojme dhe presim ne feta patatet dhe kerpudhat.
Lyejme me gjalp nje tepsi dhe shtrojme nje baze me feta patatesh, te cilat i mbivendosim pak mbi njera-tjetren.
Mbi patate shtrojme nje shtrese me feta kerpudhash dhe e perfundojme kete tip lasagne perimesh me fetat e patateve.
I kriposim dhe i sperkatim me djathe parmigiano reggiano, piper te zi, vaj ulliri dhe pak gjalp mbi secilen.
I sperkatim gjithashtu me 1 gote uje.
I pjekim ne furre me temp. 180°C per afro gjysem ore.
Duhet te rezultojne krokante ne siperfaqe dhe te buta ne brendesi.
E servirim roston me kontornon e mesiperme.







Embelsira
Pavlova te vogla me gliko dredhezash

Perberesit per 8 persona:

400 gr te bardha vezesh
400 gr sheqer normal
400 gr sheqer pluhur

dredheza
sheqer sipas deshires
pana per embelsira

Pergatitja:
per te realizuar mafishet vezet duhet te jene ne temp. ambjenti, prandaj e mira eshte t'i nxirrni nga frigo nje nate me pare dhe para se t'i rrihni, t'i zhysni per disa sekonda ne uje te ngrohte.
Rrahim me rrahes elektrik te bardhat e vezeve me sheqerin normal derisa te fryhen, te dendesohen dhe te zbardhen. Masa duhet te jete aq kompakte, sa po te provojme ta kthejme permbys tasin, ajo s'duhet te levize fare.
Pra, kur masa eshte gati, i shtojme sheqerin pluhur dhe e perziejme, jo me me rrahes elektrik, por me luge druri ose tel kuzhine, duke bere levizjen rrethore nga poshte-lart.




Veshim me leter kuzhine nje tepsi dhe me ane te nje sac-a-poche formojme disa fole.
I pjekim ne furren ne temp. 60°-70°C per rreth 3 ore, duke e lene kanatin e furres pak te hapur (si ne foto).




Pasi jane pjekur, pra kur rezultojne te forta ne prekje, i leme te ftohen per afro 1 ore tjeter ne furre te fikur. 
Per mendimin tim eshte mire te gatuhen nje dite perpara, sepse sa me teper te pushojne aq me te mira jane ne shije.
Ne fund i vendosim mbi pjaten e servirjes dhe i mbushim me pana te rrahur me pak sheqer dhe me gliko dredhezash, te cilen e pergatisim duke vluar per disa minuta dredhezat me sheqer dhe pak leng limoni.

Gjak e dhjame :D

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...