Shkruaj perberesin ...

Thursday, February 28, 2013

Po te flet biri yt...


E dashur mami,
une qe po te flas jam biri yt i shtrenjte. Ne rradhe te pare te falenderoj qe vendose te me mbash ne jete. E di qe t'i bera planet rremuje dhe ty rremuja s'te pelqen fare, por te jam shume mirenjohes qe, pas gjithe atyre sharjeve me liber shtepie, ndersa zgurdulloje syte para testit te shtatzanise, ti arrite te zgjosh nga thellesia e shpirtit instiktin e nenes dhe me vure ne krye te prioriteteve te tua. 

Te falenderoj qe kujdesesh per rritjen time nepermjet ushqimit qe kullufit. Per sallatat Bio, per mishin e viçit, per supat me trahana, per buken integrale, qe jane aq te nevojshme per formimin tim, por faleminderit edhe per ato te tjerat qe ti i ha fshehurazi, si çokollatat mon cheri, patatet e skuqura me majonez tek kioska perballe stacionit te autobuzit, kebabin e turkut, havjarin, salmonin e tymosur, pizza-t e take away-t, krapfen e te tjera, qe sipas gjinekologes jane te demshme. Une e di mami im... ti me do fort, prandaj ha edhe gjera kaq te mira, por di edhe qe e kam kolesterolin dhe transaminazat e larta pa lindur akoma.

Do te kenaqemi shume ne te dy. Kur ti kendon, une vallezoj. Me pelqen me teper kur ti degjon Manu Chao-n dhe hidhesh perpjete. Hidhem perpjete edhe une me ty, derisa me merren mendte dhe me ze gjumi. Me pelqen edhe Orges Toçe, se prej tij kam mesuar fjalen mut. Po nje gje nuk kam kuptuar: pse ai thote qe jeta eshte mut? Mua jeta me ngjan me teper me "palle ariu", siç thote babi...

E meqe permenda babin, thuaji qe dua shume edhe ate. Kur ai te ledhaton barkun une e ndjej, por une jam burre mami dhe ne burrat duhet te ruajme seriozitetin e jo te perdridhemi si grate. Pastaj ai vete me ka quajtur Skenderbeu, ndoshta po te me kishte quajtur Klejdi s'do rrija aq i ngrysur.  
Ndonjehere merakosem kur pas pak minutash thote "koqe" dhe afroj veshin afer barkut tend per te marre vesh me ke e ka, por pastaj qetesohem se o behet fjale per Berishen, ose per Edi Ramen, ose per Berluskonin ose per ndonje xhaxhi tjeter politikan. Sa i pelqen politika edhe ketij babit tim! 

Dua shume edhe motren time qe me kendon çdo here nina-nana, por habitem sesi ti i lejon te me kendoje nje nina-nana rraciste me "l'uomo nero"-n kur çdo mengjes puth ne faqe Bineten qe eshte e zeze sterre. Ah mami, mami...! Je shtuar ne kile e je firuar ne koherence...
Ne mengjes ngrihesh nga krevati e bindur se qetesia jote luan nje rol paresor ne formimin e qelizave te mija dhe i ve detyre vetes te mos perserisesh si Ceto Laqualunque (Antonio Albanese"cazzùcazzùcazzù" , sa here Siegfried-i e Luise te hypin nervat me paaftesine e tyre, por  s'e mbajte qe s'e mbajte premtimin, qofte edhe nje dite...

Mezi po pres t'ju njoh te treve, sidomos ty mamin tim te dashur. 
Te ndjeje aromen tende, ngrohtesine qe do te leshojne perkedheljet tua, e te te peshperis ne vesh "qysh ta dha truni te haje speca te ferguar me hudhra ne 3 te nates????"

Me dashuri e mirenjohje, 
biri yt.    


Tuesday, February 26, 2013

Skenderbeu yne

Ma guarda che femore!
Questo bambino è grande....
...ma Lei non si preoccupi, che andrà tutto bene - me perserit prej muajsh gjinekologia duke i hedhur nje veshtrim keqardhes fizikut tim "un metro e un cazzo"
çar lesh "bene" me gru...ksaj i thone te kaloje nje shalqi permes markuçit te ujit - mendoj une duke ruajtur buzeqeshjen prej burrneshe.

S'kemi rene dakort akoma per emrin e birit. Mu m'pelqen Albin! - bertet hana15she. Do ta qujme Dren ene mos e cysni ma - i ve kapakun Ballakumja. Ene Sidrit eshte emer i bukur -  ia bef papritur z. Tirons. Auuu çer eshte ky emer homo kshu mor burre?!?!? As ne kllapi nuk i  ve çunit tim kte emer... E meqe jemi secili Berishe me vete, çeshtja do te perfundoje ne zgjedhje llotarie. E per te mos pasur protesta per mashtrime ne procesin zgjedhor, do te kerkohet prania e vezhguesve te huaj. 
Por nderkohe birin e quajme Skenderbeu, sepse jo vetem eshte i madh e me atribute shume, por kur leviz sikur tund fusha e tund male e ma valezon barkun si te nje valltareje haremi. Kur me zgjon nga gjumi naten, i jap nje te ferkuar barkut, se me gjithe ate potere qe ben aty brenda kam frike se ndonje nate do te dale  shpata ne siperfaqe.
Apo s'eshte edhe patriot moj jahu! Gjithe bebat e globit reagojne kur degjojne Moxartin, ketij as ia plas fare as per Mozart e as per Bach. Ene Marshin e Radeckit me volum te larte t'ia vesh me kufje tek barku, mazallah s'e leviz. Aman po i vure "Xhamadanin vija-vija" kalon nga nje cep i barkut ne tjetrin. 
Ene per shije s'i ka lene gje shqipove! Buke te zeze me djathe delje e ullinj bicenj te vegjel i pelqenin qamet, derisa zbuloi trahanane. Qekur zbuloi trahanane, vaktet e Ballakumes jane bere monotoni e gjalle. Trahana me buke, gjalp e djathe per mengjes, supe me trahana per dreke, trahana me djathe per darke....me mbiu trahanaja ne bark :(



Sunday, February 10, 2013

Darke informale me receta ballkanike te mixuara



  
Per organizimin e nje darke mjaftojne vetem 3 elemente: miq te mire, ushqim i mire dhe muzike e mire. çdo salltanet tjeter si shtrim tavoline me pjata te shtrenjta apo zbukurime si per festa jane mire te lihen out. Sa me rustike te jete darka aq me i ngrohte behet ambjenti!


Antipasta:



Salce me pras dhe speck

Perberesit:
1 pras i madh
1 qepe
200 gr speck i prere ne kubike te vegjel
1 tas panna acida (salce kosi)
1 tas quark (ne pamundesi mund te perdoret vetem gjize)
kripe
hudher gjarpri (por qe une harrova ta bleje...)

Pergatitja:
skuqim kubiket e speck-ut ne nje tigan dhe me pas i leme menjane.
Ne te njejtin tigan skuqim prasin dhe qepen te grire imet, derisa te zbuten, duke i shtuar here pas here ndonje luge uje.
Ne momentin qe i shtojme ujin, i shtojme edhe speckun e skuqur. 
Pasi qepa dhe prasi jane gatuar, hedhim ne tigan djathin quark, panna acida dhe kripe. I kaurdisim dhe i leme te ftohen me kapak te mbyllur per afro 1 ore.
Para se t'i servirim i sperkatim ne siperfaqe me hudher gjarpri te grire imet.


Salce me fasule e aromatizuar me rozmarine

Perberesit:
1 kavanoz fasule konserve
2 thelpinj hudher
2 luge limon
vaj ulliri
rozmarine e fresket ose vaj me arome rozmarine
kripe

Pergatitja:
skuqim hudhren e grire ne pak vaj ulliri derisa te ndryshoje ngjyre.
E trasferojme ne mixer. I shtojme fasule konserve, lengun e limonit dhe kripen. I grijme derisa te perftojme nje mase homogjene. Ketij kremi i hedhim vaj ulliri me arome rozmarine ose ne pamundesi ngrohim pak vaj ulliri dhe rozmarine ne nje tigan dhe sapo rozmarina te leshoje arome, rreth 3 minuta, e eliminojme dhe vajin e perziejme me kremin.
Kombinimi ideal eshte me focaccia, buke te thekur, qepe te kuqe ne feta dhe kubike sallami.


Salce me djathe grek dhe speca te kuq te pjekur ne zgare

Perberesit:

speca te kuq te pjekur ne zgare, te qeruara nga farat dhe lekura
kos grek
djathe Feta grek
hudher
mente e fresket
vaj ulliri

Pergatitja:
grijme ne mixer specat e kuq se bashku me hudhren, menten e fresket dhe djathin Feta. 
I shtojme kos grek dhe vaj ulliri derisa t'i japim mases konsistencen e duhur.


Salce kosi me kastraveca turshi dhe arra

kos grek
kastraveca turshi te kulluara mire
koper
vaj ulliri
hudher
arra

Pergatitja:
griijme kastravecin turshi me hudhren ne mixer. E perziejme me kosin grek, kopren, vajin e ullirit dhe arra te shtypura.

Te gjitha salcat duhen pergatitur te pakten 24 ore perpara darkes. Une i shoqerova me focaccia dhe japrake me gjethe rrushi.



Qumeshtor me peta bakllavaje  per afro 8 persona:

500 gr peta bakllavaje ose yufka turke te gatshme
150 gr gjalp
5 kokrra veze
gati treçerek litri qumesht
300 gr djathe Feta grek
100 ricotta pugliese
nenexhik
kripe
5 luge vaj luledielli


Pergatitja:
rrahim 4 kokrra veze me kripen, vajin e lulediellit dhe nenexhikun. I shtojme djathin e therrmuar, ricotta-n, qumeshtin dhe i perziejme.
Lyejme me gjalp nje tepsi dhe shtrojme fillimisht 1-2 peta te fresketa.
I hedhim 1 ose 2 garuzhde me harxhin e mesiperm, disa copa gjalpi dhe vazhdojme me te njejten renditje derisa te mbarojne te gjitha petat e tjera, te cilat i kemi pjekur dhe ndare ne copa.
Me gjalpin tregohuni bujare :) Sa me i cilesishem te jete aq me i mire behet byreku! 
Shtrojme ne siperfaqe nje pete.
Rrahim vezen e mbetur me pak kripe e qumesht dhe lyejme me te siperfaqen e byrekut.
E sperkatim me gjalp dhe e pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro gjysem ore. E pergatisim disa ore perpara dhe ne momentin e servirjes vetem e ngrohim, keshtu katroret e qumeshtorit qendrojne kompakte dhe shija eshte me e mire per mendimin tim.

 

 


Pjate e pare:
Pashaqofte ne lang

Per pashaqoftet:
500 gr mish i grire
2 te bardha veze
gjysem filxhani oriz
piper i zi
kripe
nenexhik
koper
1 luge vaj ulliri
pak miell

Per langun:
2 luge miell
2 te verdha vezesh
leng mishi
lengu i 1 limoni
gjalp
spec i kuq
koper

Pergatitja:
perziejme 500 gr mish viçi te grire me gjysem filxhani oriz te pazier, erezat, 1 luge vaj ulliri dhe 2 te bardha vezesh, derisa te perftojme nje brume, qe te kete konsistencen e qofteve me mish. 
Me kete brume, e duke lyer duart here pas here me miell, formojme disa qofte te vogla dhe kompakte.




Nderkohe per pergatitjen e lengut, ose langut ne dialekt :=), vlojme ne nje tenxhere lengun e mishit te viçit. E rregullojme me kripe dhe i hedhim nje e nga nje pashaqoftet.
I gatuajme ne zjarr mesatar per afro gjysem ore.

Veç skuqim 2 luge miell ne 3 luge gjalp. Nuk eshte nevoja qe mielli te skuqet shume, duhet thjesht te perziehet me gjalpin e shkrire, pra 2 minuta jane te mjaftueshme.
I shtojme nje maje luge spec te kuq pluhur dhe 1 gote uje te ftohte, derisa masa te hollohet. 
E kaurdisim papushim me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen topthat dhe nderkohe i japim nje vale ne zjarr mesatar.
Me pas ia hedhim lengut te mishit dhe pashaqofteve, te cilat jane duke u zier bashke. 
I leme ne zjarr te ulet per 30 minuta te tjera.

Veç perziejme me tel kuzhine te verdhat e vezeve me pak leng limoni dhe 2-3 luge leng nga pashaqoftet. 
Heqim nga zjarri tenxheren me pashaqoftet dhe sapo te ftohen pak i shtojme salcen e mesiperme dhe pak koper. 
Para se t'i servirim, shkrijme pak gjalp dhe ia hedhim persiper. Per ta shijuar me mire duhet piper i zi i sapobluar dhe leng limoni.





Pjate e dyte:

Spetsofai grek me suxhuk kosovar dhe salsiccia mantovana per afro 8 persona:

100 gr suxhuk kosovar i blere ne dyqanet etnike
500-700 gr salsiccia mantovana
3 speca te kuq te prere ne shirita
3 speca jeshile te prere ne shirita
1 qepe e kuqe (cipolla rossa di Tropea)
2 thelpinj hudher te grira imet
400 gr salce domatesh e holle (passata di pomodoro)
1 domate e bute
100 ml vere e kuqe
rigon
1 luge e vogel spec i kuq pluhur

Pergatitja:
meqenese suxhuku ka nje shije shume te forte, une perdora vetem 100 gr dhe e preva ne kubike te vegjel.
Skuqim suxhukun dhe salsiçet ne pak vaj ulliri. Pasi jane skuqur, i leme menjane.
Ne te njejtin tigan skuqim ne zjarr mesatar qepen e prere ne feta, hudhren dhe specat ne shirita.



I shuajme me vere te kuqe dhe sapo vera te avullojne i shtojme domaten e grire imet.
I kaurdisim mire derisa domatja te shperbehet. Se fundmi i shtojme salce domatesh, spec te kuq pluhur dhe rigon. I gatuajme ne zjarr te ulet per afro gjysem ore.
Pas kesaj kohe i shtojme suxhuket dhe salsiçet. I kaurdisim dhe i leme te gatuhen edhe per 20 minuta te tjere.




E ne fund, per ta sjelle midene n'vend nje sallate me fruta dimerore


Perberesit per 8 persona:

4 kiwi
6 mandarina
2 molle
2 banane
Arra te thyera sipas deshires
1 shege
Lengu i 2 portokalleve
Sheqer ose mjalte, sipas deshires.
e nese nuk jeni shtatzane shtojini edhe pak liker...
 
Pergatitja:

Presim frutat ne kubete. Pastrojme shegen dhe marrim prej saj kokrrat e vogla. I vendosim frutat ne nje tas dhe shtojme arrat, lengun e portokallit, likerin dhe mjaltin ose sheqerin. I perziejme mire e mire dhe i vendosim ne frigorifer per rreth 1 ore.
Gjak e dhjame :D

Dhe lista per kolonen zanore te darkes eshte kjo:

Eda Zari, 
Elina Duni, 
Zig Zag Orchestra, 
BllaBllaBlla

E mos harroni qe me muzike gatuhet edhe me mire :=)
Mua dje me shoqeroi nje kantautor alternativ, Orges Toçe
Tung



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...