Shkruaj perberesin ...

Wednesday, February 29, 2012

Antipaste me sardele - Antipasto di sardine

Ne librin tim te kuzhines italiane ka plot 3 faqe me receta sardelesh, por kureshtjen ma zgjoi kjo recete, te cilen po e ndaj sot edhe me ju.
Me pelqeu sepse eshte tejmase e thjeshte, realizohet me shume pak produkte dhe me nxorri mallin e sardeleve te konservuara, te cilave u kam vene embargo ne kuzhine prej shume vitesh.








Antipaste me sardele
Perberesit per 2-3 persona:

gjysem kg sardele
2 degeza rozmarine
1 thelb hudher
kripe
vaj ulliri extravergine
uthull vere e forte
rigon

Pergatitja:

pastrojme peshqit dhe i hapim si faqe libri.
Veç grijme imet hudhren dhe degezat e rozmarines.
Ngrohim pak vaj ulliri ne nje tigan te thelle dhe shtrojme peshqit, aq sa te mbushet siperfaqja e tiganit.
I kriposim dhe i sperkatim me hudhren dhe rozmarinen e grire.
Shtrojme sardelet e mbetura dhe i sperkatim edhe ato si me siper.
I shuajme me uthull vere te bardhe, afro 3 luge.
I sperkatim me rigon dhe i gatuajme ne zjarr te ulet per 15-20 minuta.
Me pas i leme te ftohen dhe i sherbejme te ftohta. Nese deshironi mund t'i sperkatni me leng limoni.

Gjak e dhjame :D


Italiano
Antipasto di sardine

Ingredienti per 2-3 persone:

mezzo kg sardine
2 rametti di rosmarino
1 spicchio d'aglio
sale
olio evo
aceto di vino 
origano

Preparazione:

pulire le sardine ed apritele a mo di libro.
Tritare finemente l'aglio ed i rametti di rosmarino.
Scaldare un filo d'olio in un tegame ed adagiare le sardine aperte, finché si ricopre tutta la superficie del tegame. 
Salare e cospargere con trito di aglio e rosmarino.
Fare un altro strato di sardine, le quali a loro volta vanno cosparse come sopra di aglio e rosmarino.
Versare 3 cucchiai di aceto di vino bianco, cospargere di origano e cuocere a fuoco dolce per 15-20 minuti.
Servire fredde. 

Tuesday, February 28, 2012

Tave me koce dhe finoke - Orata al forno con finocchi


Per receten e sotme falenderimet i shkojne shiteses se peshkut. 
Kur ju sherbejne shitese italiane mos ngurroni t'i pyesni sesi mund te gatuhen peshqit, pasi jo vetem mbartin njohurite e nje enciklopedie per llojet e peshqve e dine te dallojne freskine e tyre vetem duke i pare ne sy, por dine edhe nje mori recetash. Ne fakt duke qene Italia gadishull, ska si te ndodhe ndryshe. 
Shitesja ime, se ciles une i them "grazie" çdo minute qendrimi ne dyqan, pasi ben me kenaqesi ate qe une urrej te bej, pra larjen dhe pastrimin e peshkut, duhet te jete edhe nje kuzhiniere fantastike. 
Meqenese une shume peshq nuk i njoh, ath ia tregoj me gisht si kalamajte para akullorexhiut. Ajo komplimenton zgjedhjen time (por keto jane furça sigurisht, sepse si shumica e shqiptare une s'di te dalloje shume lloje peshqish qe tregtohen ne Itali), me pyet sesi do t'i gatuaje. Une buzeqesh dhe e pyes çfare me sugjeron ajo. Kaq mjafton qe ajo te derdhe si nje prrua pas shiut gjithe repertorin e saj kulinar.
Te shtunen mjaftoi t'i thoja qe kam disa finoke ne frigorifer dhe paf me tregoi receten..
Hmm.. lepija gishtat dhe e uroja gjate gjithe drekes :)



Tave me koce dhe finoke

2 koce
4-5 finoke
2 limone
trumez
hudher
kripe
piper
vaj ulliri extravergine

Pergatitja:
i pastrojme finoket dhe i ndajme me kater ose me shume pjese. I ziejme per 10 minuta ne uje me kripe.
Lyejme nje tave me vaj dhe vendosim peshqit e lare. 
I kriposim, peperosim dhe ne mes te secilit vendosim nga nje degez trumez. Trumza i jep nje arome fantastike peshkut.
I vendosim peshqit ne tave. Qerojme 2 thelba hudher dhe i hedhim ne tave. 
Gjithashtu kullojme finoket, tashme te zier, e i hedhim edhe ato ne tave. 
I sperkatim me vaj ulliri te nje cilesie shume te mire dhe i pjekim ne furre per afro 20-30 minuta, ne temp. 190-200°C. 
Ne mes te kohes se pjekjes, i kthejme.
Pasi jane pjekur, i sperkatim me lengun e limonave. 

Gjak e dhjame :D





italiano
Orata al forno con finocchi

2 orate
4-5 finocchi
2 limoni
timo
aglio
sale
pepe
olio evo

Preparazione:
pulire i finocchi e tagliarli in quattro e/o più parti. Farli cuocere in abbondante acqua salata per una decina di minuti.
Nel frattempo pulire le orate.
Dopo averle salate e pepate, mettere dentro ciascuna un rametto di timo.
Adagiatele in un teglia unta d'olio, assieme a 2 spicchi d'aglio. 
Scolare i finocchi e trasferirli nella teglia, attorno alle orate. 
Condire con olio d'oliva extravergine ed infornare per 20-30 minuti a 190-200°C.
Prima di servire spruzzate la pietanza con succo di limone.


Sunday, February 26, 2012

Antipaste me gjize ruse homemade

Para disa ditesh, krejt rastesisht, gjeta ne nje supermarkate qumeshtin kefir.  Eshte produkt qe me zor gjindet ne Bolzano, prandaj pa u menduar dy here futa 2 shishe ne kosh.
Kefiri i ben shume mire organizmit por ama ne shije mua nuk me entuziasmon (tamam-tamam s'me pelqen fare!), por i transformuar ne gjize eshte krejt e kunderta. I ngjason pak ne shije gjizes shqiptare.






Gjizen time e pergatita ne kete menyre: hodha Kefirin ne nje broke qelqi dhe e vura ne nje tenxhere te madhe. I hodha tenxheres uje, aq sa te mbushej treçereku i saj dhe e lashe te vlonte uji per disa minuta.
Me pas e fika dhe e lashe per gjysem ore broken ne ujin e nxehte.
E hodha Kefirin ne nje nape dhe e kullova njesoj si gjizen apo salcen e kosit, pra per nje nate.
Te nesermen e kriposa dhe vendosa ta perdore per realizimin e nje antipaste ruse nga libri "Sapori dal mondo". 
Meqenese hira e kefirit eshte shume e shendetshme mendova te mos e hudh, por ta perdor per pergatitjen e blinis. 
Por per te realizuar receten origjinale, nese nuk keni mundesi te gjeni  kefir dhe/ose hire kefiri, duhet zevendesoni 75ml te hires me 75 ml qumesht. 






Antipaste ruse - Blinis me gjize kefiri dhe salmon te tymosur

Pergatitja e blinis:
me masat e meposhtme do te perftoni 25-30 cope blinis. Blinis mund t'i konsevoni ne frigorifer, ne zonen e akullit.

200 gr miell
7 gr maje birre
75 ml kos
75 ml hire kefiri
2 veze
50 gr gjalp
1,5 dl pana
gjalp per tiganin
kripe
nje maje luge sheqer


Pergatitja:
ngrohim pak hiren e kefirit dhe i shtojme majen e birres. E perziejme derisa maja e birres te shkrihet.
Ne nje tas hedhim miellin. I shtojme te verdhat e vezeve, hiren e kefirit pak e nga pak, sheqerin, kosin dhe gjalpin e shkrire.
I perziejme dhe i leme te pushojme per disa ore.
Nderkohe rrahim me rrahes elektrik te bardhat e vezeve derisa te shkumohen.
Gjithashtu rrahim edhe panen me pak kripe.
I bashkojme te treja masat duke i perzier me delikatese.
Ngrohim nje tigan dhe e lyejme me pak gjalp. 
Hedhim nje luge mase ne tigan dhe e skuqim nga te dyja anet, njesoj si petullat.  

Per mbushjen:
gjize kefiri
pak kos
kripe
hudher gjarpri
koper (nese e gjeni te fresket)
salmon i tymosur
vaj ulliri
masat me sy e sipas deshires

perziejme gjizen me 2 luge kos, hudhren e gjarprit dhe kopren te grire imet, nese e kemi, e  salmonin e tymosur te prere ne copa te vogla. I shtojme 1 luge vaj ulliri, i perziejme mire e mire.
I servirim blinis me harxhen e mesiperme. Sipas deshires mund t'i rrotullojme ose t'i mbledhim ne forme bohçe ose mund t'i servirim keshtu minimalisht siç me pelqen mua.

  

Friday, February 24, 2012

Kur mami eshte pushim

E me kete post perfundoj serine e recetave per femije qe i gatova sime bije kete jave pushimesh.
Nje mami shembullore do te shprehte keqardhje qe javen e ardhshme e bija do t'i rikthehet ushqimit te menses se shkolles...Nje mami shembullore, ama! Une, mami kshu-kshu, jam shume gezuar qe do t'i kthehem tasit tim me sallate gjate pushimit te drekes dhe s'do te me duhet te vras mendjen se ç'te shpik qe ajo te mbaroje gjithe pjaten! hihihhi









Pastiço italiane
(saktesisht eshte recete e Sardegnes dhe ne italisht quhet "Timballo di maccheroni e ricotta")


Perberesit:
300 gr makarona te tipit penne
300 gr gjize
2 veze
gjysem gote qumesht
30 gr gjalp
6 luge djathe pecorino sardo
arre moskat
nje luge majdanoz i grire (por qe une harrova t'ia hudh!)
kripe
piper

Pergatitja:
ne nje tas perziejme gjizen me vezen, qumeshtin, djathin pecorino te grire, majdanozin, arren moskat dhe kripen.
Ziejme makaronat ne uje te kripur. I kullojme dhe u hedhim gjysmen e gjalpit. I perziejme mire e mire derisa gjalpi te shkrihet dhe i shtojme masen me gjize.
Pasi i kemi kaurdisur, i hedhim ne nje tave te lyer me gjalp.
I sperkatim me djathe pecorino dhe gjalp.
E pjekim taven ne furre ne temp. 200°C per afro 10 minuta.


Pjata e dyte, jo vetem gjeografisht por edhe ne shije, eshte shume larg pjates se pare. 
Kur ne Itali u perhap psikoza qe ne restorantet aziatike servirnin ushqime te skaduara, Ballakumja u betua qe s'do te kalonte pragun e asnje restoranti kinez. Fale librave dhe web-it arriti te pershtase disa receta aziatike ne baze te produkteve qe gjinden lehtesisht ne treg. 
Edhe kjo pjate eshte nje pershtatje qe i kam bere recetes kineze me mish viçi, kerpudha dhe bambù, por qe i pelqen shume sime bije.































Mish me kerpudha 

Perberesit per 2 persona:
2 feta mish viçi ose kau
200-300 gr kerpudha te ndryshme
gjysem luge niseshte
nje luge xhinxher i fresket
gjysem qepe
kripe
piper i zi i sapobluajtur
vaj ulliri

Pergatitja:
grijme imet qepen dhe e skuqim ne vaj ulliri. 
Presim ne copa mesatare mishin dhe ia shtojme qepes. 
Pastrojme kerpudhat, i presim ne feta dhe i hedhim ne tenxheren ku kemi mishin. Une ju sugjeroj te perdorni tenxhere me presion sidomos kur perdorni mishin e kaut.
Pasi i kemi kaurdisur dhe mishi ka filluar te djersise, e shuajme me uje. Gati 3 gota uje. 
E mbyllim tenxheren me presion dhe e leme te gatuhet per afro 1 ore ose derisa mishi te jete zier aq shume sa te behet fije-fije pa ushtruar ndonje force kushedi. Sidoqofte gjate gatimit, mishi duhet kontrolluar here pas here nese ka uje mjaftueshem. Uji nuk duhet kurrsesi te shteroje!
Pasi mishi eshte zier, e aromatizojme me xhinxher te fresket dhe e kriposim. Sipas deshires mund t'i shtoni pak salce soje per t'i dhene shije, por ne kete rast duhet te tregoni kujdes me masen e kripes. 
Ne fund tresim ne 2 gisht uje niseshtene dhe ia hedhim mishit. E kaurdisim derisa te marre vale. E peperosim.
E servirim mishin dhe kerpudhat te ngrohta me lengun e tyre. Kontorno ideale per kete pjate eshte orizi basmati.

Per ta kompletuar kete dreke te sotme, une gatova disa palaçinka me kakao. Ndryshe nga heret e tjera i bera me gjize italiane. Hm...do te ishte me mire te mos eksperimentoja, por t'i mbushja  me mascapone si gjithmone...Sdq ne receten e meposhtme kam vene si perberes mbushjeje, mascarponen.





Palaçinka me çokollate 
Perberesit per 4 palaçinka:

50 gr miell
1 veze
10 gr kakao
1 luge sheqer
120 ml qumesht
gjalp

Per mbushjen:
100 gr mascarpone
2 luge sheqer
25 gr rrush i thate
70 gr çokollate e bardhe
gjysem luge xhinxher i fresket ose pluhur
1 luge pana ose qumesht

Per ta shoqeruar:
akullore me shije vanilje
krem çokollate (çokollate fondente e shkrire ne pana)

Pergatitja:

fillimisht vendosim te zbutet rrushi i thate. Per zbutjen perdorim uje ose liker. E hedhim rrushin ne nje tas dhe e mbulojme me uje ose liker.
Sitim miellin dhe kakaon. I shtojme vezen, qumeshtin dhe sheqerin. I perziejme me tel kuzhine dhe e vendosim masen ne frigorifer.
Nderkohe ngrohim nje tigan antiaderent dhe e lyejme me shume pak gjalp, ne menyre qe palaçinkat te mos ngjiten.
Hedhim ne tigan gjysem garuzhde nga masa e palaçinkave dhe e skuqim nga te dyja anet per pak sekonda.
Pasi kemi pergatitur palaçinkat merremi me mbushjen.
Ne nje tas hedhim djathin mascarpone dhe e perziejme me tel kuzhine. 
I shtojme xhinxherin pluhur, sheqerin, çokollaten e grire dhe rrushin e thate, te cilin me pare e kemi kulluar. I perziejme mire e mire dhe per ta bere me kremoze masen i shtojme nje luge panna ose qumesht. 
Mbushim me kete mase palaçinkat.
I vendosim palaçinkat ne pjaten e servirjes dhe i shoqerojme me akullore me shije vanilje dhe krem çokollate.

Gjak e dhjame :D



   

Thursday, February 23, 2012

God save Jamie Oliver!

Rrofte per Zotin! Te nxjerr nga situata kur i premton femijes qe do ta çosh ne MC Donalds por, nderkohe te dalin pune te tjera urgjente dhe s'arrin ta mbash fjalen e dhene. Kush ka femije e di sesi hakmerren ato ...e perjetojne me lehtesisht e me me pak qejfmbetje terheqjen e veshit sesa mosmbajtjen e premtimit. Jane te afte te te akuzojne per ore te tere, sa te vjen t'i hysh vetes ne shpulla se flet para kohe.
Por ketu na vjen ne ndihme Ai, i Madhi Jamie Oliver, qe Zoti e bekofte....me chicken nuggets tejet te lehte.. faktikisht shume me te shendetshme sesa ato te MC Donalds por hajt bindi femijet se...

P.S.: mos harroni te kollondrisni ndonje rrokotele si ato dhuratat e Mc Donalds-it ...ndoshta edhe ju fal :)  








Chicken nuggets alternative
receta e meposhtme nuk eshte tamam e Jamie Oliver, pasi nuk i kisha te gjithe perberesit ne disposicion, prandaj m'u desh ta adaptoje. Receten origjinale e gjeni ne librin e tij (Jamie's America)

Perberesit:
gjoks pule sipas recetes se Jamie-t, kofsha pule sipas meje
(por me te shijshme me gjoks pule)
rreth 250 ml kos ose 250 ml kos i perzier me qumesht
1 hudher
1 spec djeges
lengu i nje limoni
nje luge vaj ulliri
kripe
piper
nje degez trumez
stika pishe, sa te nevojitet
miell misri per polenta, sa te nevojitet

Pergatitja:
i pastrojme kofshet e pules dhe u heqim lekuren.
Veç pergatisim nje marinature me kosin, hudhren e prere ne copa te vogla, specin djeges te plote, vajin e ullirit, kripen, lengun e limonit dhe trumzen.
Pasi i kemi perzier, vendosim ne tas kofshat e pules dhe i leme te marinojne per afro nje ore ne ambjent te ngrohte ose nje nate ne frigorifer. 
Nderkohe grijme ne mixer stikat e pishes dhe i perziejme me miellin e misrit dhe kripen.
I kullojme kofshat e pules, pa ia larguar plotesisht marinaturen, e i lyejme me masen e mesiperme duke ushtruar pak force ne menyre qe mbulesa te jete sa me kompakte. 
Lyejme me vaj nje tave dhe vendosim kofshet e pules. 
I pjekim ne furre per afro 30 minuta derisa te marrin nje ngjyre te arte. 
I servirim me patate te ferguara dhe salce ketchup...pa harruar lodren!

Gjak e dhjame :D 

Wednesday, February 22, 2012

Pini kakaon Van Houten!




Perberesit per 4 filxhane kakao:
200 gr çokollate e zeze e nje cilesie shume te mire, jo domosdoshmerisht e firmes Van Houten :)
2 portokalle
2,5 dl qumesht
150 gr sheqer
10 gr niseshte
nje shkop vanilje
kanelle
amareta

Pergatitja:
presim 2 feta portokalli per zbukurimin final dhe pjesen tjeter e shtrydhim.
Vlojme 2 dl qumesht me vaniljen. I shtojme sheqerin dhe e fikim zjarrin. E leme tenxheren mbi zjarr te fikur edhe 5 minuta te tjere.
Nderkohe shkrijme çokollaten.
Tresim niseshtene ne 1/2 dl qumesht te ftohte dhe ne lengun e portokallit.
Pa nderprere perzierjen i shtojme qumeshtin e ngrohte dhe çokollaten e shkrire.
E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e trashim lengun sipas deshires.
Ne fund e hedhim ne filxhan te madhe dhe e zbukurojme me fetat e portokallit, kanellen dhe amaretat e therrmuara. Sipas deshires mund ta zbukurojme edhe me pana te rrahur me sheqer.


P.S.: libri ne foto eshte "Bevete cacao van Houten" (Pini kakaon Van Houten) i Ornela Vorpsit.



Tuesday, February 21, 2012

Baulja e pirateve japoneze







Para disa kohesh kur nje fanse e ketij blogu perdori frazen "maskim perimesh", une kisha gjithe diten qe kendoja me vete kete kenge, te cilen ime bije e kendon qe nga koha kur shkonte ne çerdhe...natyrisht mamit edhe babit u duhet te bejne korin :D 
Pra, ate dite me erdhi spontane ideja e maskimit te perimeve me teme piratet.
Sot e testuan receten 2 kavie 6-vjeçare. Rezultati?...karkalecet e detit, qe deri dje s'pranonin t'i fusnin ne goje, i kullufiten. Me bene verejtje vetem per detin jeshil, por u thashe qe po te shkojne ne Japoni apo Filipine deti ka ngjyre jeshile... :D





Baulja e pirateve japoneze
(pse japoneze?...sepse thesari eshte maskuar ne tempure japoneze :=) Por nese deshironi mund t'i ndryshoni nacionalitetin pirateve. Psh. mund t'i beni italiane e te maskoni thesarin ne "pastella italiana")



Perberesit per 4 persona:



100 cc uje i gazuar
100 gr miell 00
1 veze
vaj luledielli
2 karrota
nje fete kungull i verdhe
disa lule lulelaker
karkaleca deti te vegjel
gjysem patellxhani 
disa kerpudha


buke e bardhe per baulen
buke e grire per reren
sallate per detin
pjata ngjyre blu per servirje



Pergatitja:
per nje tempura te shijshme duhet te perdorni uje shume te ftohte, akoma me mire nese i shtoni disa copa akulli.
Mbushim nje tas te madh me uje dhe akull.
Brenda ketij tasi vendosim nje tas tjeter ku do te pergatisim tempuren.
Hedhim ne tas vezen e ftohte dhe e rrahim me tel kuzhine.
I shtojme ujin e gazuar.
Sitim miellin dhe ia shtojme mases. I perziejme pak. Karakteristike e tempures jane pikerisht ato topthat e brumit.
Nxehim vajin ne temp 180°C.
Perimet e qeruara dhe te prera ne copa te vogla, i kriposim dhe i hedhim ne tasin ku kemi masen e tempures.  
I skuqim menjehere.
Temperatura e vajit eshte nje detaj shume i rendesishem pasi nese vaji eshte shume i nxehte perimet qendrojne ne siperfaqe, nese eshte shume i ftohte qendrojne ne fund te fritezes. Pra, per nje tempura perfekte, duhet qe perimet apo peshku ne momentin kur vendosen ne tigan apo ne friteze te shkojne menjehere ne fund dhe pastaj te ngjiten ne siperfaqe.
Pasi jane skuqur mire, pa marre nje ngjyre te erret, i nxjerrim dhe i kullojme ne leter thithese.



Per pergatitjen e baules marrim nje buke te plote dhe e presim sipas madhesise se deshiruar. I heqim tulin dhe e thekim ne furre bashke me buken e grire. 
Sapo te jete thekur e mbushim baulen me perimet.
Ne detin prej sallate shperndajme karkalecet e vegjel.



Salca ideale per servirje do te ishte nje salce soje por ne kete rast perimet nuk duhet t'i kriposnim. Per t'ia pershtatuar shijeve te femijeve e servirim me ketch-up ose majoneze.

Gjak e dhjame :D



Monday, February 20, 2012

Argjinare te mbushur


Argjinare te mbushur 

Perberesit per 1 person:

2 argjinare
1 thelb hudher
me pak se gjysem tufe majdanoz
kripe
piper
vaj ulliri extravergine
limon 

Pergatitja:

qerojme argjinaret dhe i vendosim ne nje tas me uje dhe leng limoni.
Grijme imet hudhren, majdanozin dhe kercellin e argjinareve. I japim shije me kripe, piper dhe vaj ulliri.
Pasi i kemi kulluar argjinaret i mbushim me masen e mesiperme dhe i vendosim ne nje tenxhere. 


I hedhim 2 gota uje, kripe dhe vaj ulliri dhe i ziejme per 1 ore ose 1 ore e gjysem, derisa argjinaret te jene zbutur plotesisht. 
Sipas deshires mund t'i zieni bashke me disa patate, per te perftuar keshtu nje kontorno me te pasur. 



P.s.: nese ndonjera prej jush nuk di si t'i pastroje, ja nje video qe mund t'ju vije ne ndihme.
P.P.S.: receta e mesiperme eshte tipike e zones se Romes dhe quhet ne italisht "carciofi alla romana"




Sunday, February 19, 2012

Pizza tiroleze





Perberesit per nje tepsi te ceket 20 x 30 cm:
200 gr miell 0
(per pizza une perdor miellin 0 pasi nga eksperienca ime ky lloj mielli e thith me mire ujin dhe i dhuron pices nje kore me te trashe dhe e ben me te shijshme. Pra, pizza me miell 0 i afrohet me teper pizzes origjinale italiane)
150 ml uje
1 luge vaj ulliri
gjysem luge pure patatesh
gjysem luge e vogel kripe
gjysem luge e vogel mjalte
4 gr maje birre
disa kokrra kripe e trashe

Pergatitja:

hedhim ne nje tas miellin dhe gjysem luge pure patatesh. Tresim ne 100 ml uje majen e birres me mjaltin.
Lengun e perftuar e hedhim pak e nga pak ne tasin ku kemi miellin dhe purene.
I perziejme derisa mielli ta thithi te gjithe ujin dhe me pas i shtojme pak e nga pak 50 ml e mbetura te ujit, kripen dhe ne fund vajin.
E punojme brumin derisa perberesit te perziehen mire me njeri-tjetrin dhe brumi te fitoje elasticitet.


E mbulojme me nje pecete linoje dhe me nje batanije dhe e leme te bymehet ne nje vend te ngrohte, mundesisht aty ku rreh dielli. Brumi duhet te trefishohet prandaj dielli apo ngrohja artificiale jane te domosdoshem.
Une e lashe brumin 6 ore.


Me pas e transferojme ne planin e derrases, ne te cilin kemi sperkatur miell dhe e punojme brumin me duar. E hapim dhe me pas palosim dy cepat. E perserisim kete veprim disa here.
E mbulojme brumin me nje pecete te lagur dhe e leme te pushoje 20 minuta te tjere.
I lyejme duart me vaj ulliri dhe e hapim brumin me duar. E shtrojme ne nje tepsi te lyer me vaj ulliri. Nese e keni gatuar me perpikmeri sipas recetes, gjate hapjes do t'ju formohen disa flluska ajri ne siperfaqen e pices. Mos i shfryni pasi ato i japin  pices lezet.
E leme tepsine jashte furre edhe per 20 minuta te tjere.
Nderkohe ndezim furren ne temperaturen maksimale, 250°C.




Perberesit e tjere:
salce domatesh e holle
rigon
kripe
vaj ulliri extravergine
3-4 wuerstel
gjysem qepe
djathe emmenthal 
mozzarella
piper i zi

Grijme ne feta qepen dhe e sperkatim me kripe dhe 1-2 luge uje. 
E vendosim qepen ne mikrovale derisa te zbutet plotesisht (afro 5 min. ne max.)
Salcen e domateve e rregullojme me kripe, rigon dhe pak vaj ulliri. 
Lyejme siperfaqen e pices me salce dhe e sperkatim me mozzarella te prere ne feta ose copa te vogla (mozzarella-n duhet ta kulloni perpara!) dhe emmenthaler, gjithashtu ne copa te vogla ose te grire.
Shtrojme qepet e kulluara, wuerstelin e prere ne rrathe dhe e sperkatim siperfaqen e pices me piper te bollshem.
E pjekim ne furre ne temp. max., 250°C dhe e sherbejme te ngrohte. Po patet deshire mund ta shoqeroni me salce majoneze dhe hudher (hudhren e grijme shume imet dhe e perziejme me majoneze)




Friday, February 17, 2012

Paçe planci per te shtyre oret e pagjumesise



Une vuaj nga pagjumesia. Shyqyr Zotit nuk eshte kronike por, kur ndodh te zgjohem ne 3 te mengjesit s'ka shanse qe te me rizeje gjumi. Nuk me ndihmojne as ndryshimi i pozicionit te trupit, as jasteket dhe as mbyllja e detyruar e kapakeve te syve. Pasi i lutem deshperisht Morfeut te me mbertheje ne krahet e tij, kuptoj qe e vetmja alternative per te mos u bere nervoze eshte te ngrihem nga krevati.
Marr telekomandat e bej nje zapping agresiv, te tipit 2 sek. per çdo kanal. Ka nete qe, ne ate ore, tv shfaqin emisione intelektualisht te nje niveli me te larte sesa "Isola dei Famosi", si psh. biografi njerezish te famshem, programe "on the road" ne zonat me te humbura te planetit. Nje nate u kenaqa duke ndjekur nje koncert me kenge popullore siçiliane te kenduara ne dialekt nga Carmen Consoli dhe tekset te shpjeguara nga intelektuale siçiliane.
Ne kete rast pagjumesia kalon kendshem, madje e shoqeruar edhe me nje tas me akullore por, ka nete kur nervozitetin e moszenies se gjumit e rrisin dukshem ca reportazhe te vjetra, psh. nga Kuba e Kastros apo nga Kina e Maos.
Shfaqja e Xing, Xang, Xungut, te veshur te tre me kostume doku te se njejtes mase e te shpelara me te njejtin detergjent, te cilet buzeqeshin te lumtur ndersa punojne me gezim, me ben qe per nje fraksion sekonde te me kapi dyshimi mbi te verteten kineze. Ne ate fraksion sekonde, ato fytyra lumturisht te qeshura, me bejne te veje ne dyshim edhe Kinen e pershkruar ne librat e Jung Chang-ut.
Por shyqyr Zotit (?!) jam shqiptare, dikur jam zier edhe une me ore te tera si paçe planci me te tilla propaganda e dogma diktatoresh. Jo aq sa brezat e meparshem, por jam zier! 
Fik me nervovizem tv dhe ngrihem te zieje paçen time...vetem me planc, duke turfulluar me vete kunder ketyre maoisteve italiane qe kane harruar te kurdisin oren.






Ne dialektin e Elbasanit i themi Paçe planci

Perberesit per 4 persona (por eshte aq e mire sa ngop vetem 2:))

500 gr plendes viçi i fresket
vaj ulliri ose luledielli
1-2 luge gjalp
2 luge miell
1 luge e vogel spec i kuq, pakez djeges
kripe
shume hudhra (une llogaris 2 thelba per person)
gjysem filxhan uthull vere e kuqe 

Pergatitja:
pastrojme mire e mire plendesin nese e marrim ilegalisht, nese e blejme tek kasapi ka menduar ai ta laje dhe pastroje.
E presim ne shirita te vegjel dhe e ziejme ne uje (pa kripe!) per disa ore, derisa plendesi te zbutet shume. Ne dialekt ne i themi, te sqarqet. 
Veç shkrijme gjalpin ne nje tigan, ku kemi hedhur fillimisht pak vaj.
Skuqim miellin dhe i japim ngjyre me specin e kuq.
I hedhim nje gote uje te ftohte dhe e kaurdisim me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen toptha brumi.
Pasi ka marre nje vale, ia shtojme plendesit qe tashme ka zier.
E rregullojme me kripe dhe e leme te zieje per rreth 15 minuta te tjera.
Pergatisim nje dressing. Presim shume imtesisht hudhren dhe e hedhim ne nje tas. I shtojme uthullen dhe pakez kripe. E leme te marinoje per gati gjysem ore.
E servirim paçen e ngrohte te shoqeruar me dressing e mesiperm....dhe i themi "ik p.... gripit" per te pakten nje jave lol



Paçe planci - Zuppa di trippa

Ingredienti per 4 persone

500 gr trippa di vitellino fresca
olio evo
1-2 cucchiai burro
2 cucchiai farina
1 cucchiaino paprika, poco piccante
sale
aglio (ca. 2 spicchi a persona)
50 ml aceto di vino rosso

Preparazione:
pulire e tagliare a listarelle la trippa fresca.
Farla bollire in abbondante acqua non salata finché diventi morbidissima.
Sciogliere il burro con l'olio ed aggiungere la farina.
Mescolare me qualche minuto, finché inizia ad imbrunire ed aggiungere la paprika. 
Versare un bicchiere di acqua fredda e mescolare di modo che non si formino dei grumi.
Unire alla trippa e cuocere ancora per una 15.na di minuti.
Regolare di sale
Fare un dressing, tagliando molto finemente l'aglio e mescolare con un pizzico di sale e l'aceto di vino rosso. Lasciarlo marinare per una trentina di minuti.
Servire la zuppa calda, accompagnata a parte dal dressing di cui sopra. A tavola ciascuno si regola col dressing in base ai propri gusti.

Wednesday, February 15, 2012

Torta "tres leches"





Tres leches



Perberesit per 6 persona:



Per bazen:
200 gr veze (5 veze)
150 gr sheqer
150 miell 00
gjysem luge e vogel pluhur pjekes (fakoltativ)



Per shurupin:
200 gr dulce de leche
200 ml qumesht i kondensuar pa sheqer
200 ml pana e fresket
300 ml qumesht i fresket



Per zbukurimin:
200 ml pana e fresket
50 gr sheqer
100 gr luleshtrydhe
per 100 gr pure luleshtrydhesh:
4 gr xhelatine per embelsira (ne italisht: colla di pesce)
250 gr luleshtrydhe
50 gr sheqer



Pergatitja:
fillimisht pergatisim dulce de leche sipas recetes qe mund ta gjeni ketu (Dulce de leche).

Me pas pergatisim nje pandispanja per bazen e tortes.
Para se te fillojme pergatitjen e bazes duhet t'i ngrohim vezet. Tani qe eshte dimer dhe temp. e ambjentin nuk e tejkalon 25-26°C , une i vendos ashtu te plota per disa minuta ne nje tas me uje te ngrohte.
Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje mase shkumoze, pra per 15-20 minuta.
Veç ne nje ene qelqi rrahim te bardhat me nje maje luge kripe, derisa te shkumohen.
Me pas i bashkojme me te verdhat dhe i perziejme me delikatese. Sitim miellin dhe pluhurin pjekes dhe ia shtojme mases, pak e nga pak, duke e perzier me luge druri nga poshte-lart me levizje te ngadalta.

Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me diameter 26 cm.
Hedhim ne tepsi masen e tortes dhe e pjekim ne furre te ngrohur paraprakisht ne temp. 190°C per 30 minuta.



Nderkohe pergatisim shurupin.
Perziejme ne nje tas perberesit per shurupin: dulce de leche, qumeshtin, panen dhe qumeshtin e kondensuar. Shurupi duhet te kete temperature ambjenti.

Pasi torta eshte pjekur e leme te ftohet dhe pastaj e shpojme me pirun.
E njomim torten me shurupin e mesiperm.
E vendosim ne frigorifer per 3-4 ore derisa baza ta kete thithur shurupin.
Nese deshironi mund ta kulloni torten para se ta zbukuroni.



Pergatisim purene e luleshtrydheve.
vendosim ne nje tas me uje te ftohte xhelatinen qe te zbutet (rreth 10 minuta).
Ziejme 250 gr luleshtrydhe me 50 gr sheqer, derisa te luleshtrydhet te shperbehen.
Ashtu te nxehta, i kalojme ne frulator luleshtrydhet dhe i reduktojme ne pure.
Shtrydhim mire xhelatinen dhe ia shtojme purese akoma te nxehte.
I perziejme derisa xhelatina te shperbehet plotesisht.
Presim ne copa te vogla disa luleshtrydhe te fresketa.



Rrahim me rrahes elektrik 200 ml pana me 50 gr sheqer.
Pana duhet te jete shume e ftohte. Per nje rezultat te shpejte mund ta vendosni per 5 minuta ne freezer bashke me enen ku do ta rrihni.
Zbukurojme torten me pana dhe pure luleshtrydhesh.

...e gezuar ditelindjen mamit tim! 



in italiano

Tres leches


Ingredienti per 6 persone:

Per la base:
200 gr uova (5 uova)
150 gr zucchero
150 farina 00 
1/2 cucchiaino lievito per dolci (facoltativo)

Per la bagna:
200 gr dulce de leche
200 ml latte condensato non zuccherato
200 ml panna fresca
300 ml latte intero fresco

Per la decorazione:
200 ml panna fresca
50 gr zucchero
100 gr fragole
per 100 gr di purea di fragole:
4 gr colla di pesce
250 gr fragole
50 gr zucchero

Preparazione:
per ottenere il dulce de leche far bollire per 2 ore una scatola di latte condensato zuccherato (tipo Nestlè) in una pentola riempita d'acqua.

Dopodichè preparare la base.
Sbattere per 15-20 minuti i tuorli con lo zucchero fino ad ottenere una massa cremosa.
Montare a neve in un recipiente di vetro gli albumi con un pizzico di sale.
Unire gli albumi montati a neve con i tuorli.
Aggiungere a cucchiaiate la farina setacciata con il lievito e mescolare lentamente con una cucchiaio di legno dal basso verso l'alto. 
Imburrare ed infarinare una teglia (diam. 26 cm.).
Versare l'impasto della base ed infornare a 190°C per 30 minuti.



Nel frattempo preparare la bagna.
Miscelare tutti gli ingredienti in una ciotola e amalgamare bene. 
  
Appena la torta sarà raffreddata bucherellare con una forchetta e bagnarla.
Mettere in frigo per 3-4 ore.
Una volta ben imbevuto mettere la torta a sgocciolare.

Preparare la purea di fragole.
Mettere in ammollo la colla di pesce.
Portare a bollore 250 gr fragole con 50 gr di zucchero.
Trasferire il contenuto ancora caldo nel frullatore e frullando aggiungere la colla di pesce ben strizzata.
Tagliare a pezzi le fragole rimaste.
Montare la panna a neve e decorare a piacere la torta.

...e buon compleanno alla mia mamma!


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...