Shkruaj perberesin ...

Loading...

Thursday, March 17, 2011

Tave me presh dhe beshamel

Perberesit per 4 - 6 veta:
4 presh
1/2 qepe
1 gote leng mishi ose uje
berxolla vici ose derri ose gjoks pule - aq sa te mbushet tava -
salce beshamel 
djathe parmigiano reggiano ose djath kackavall
vaj ulliri 
kripe
piper i zi

Ne tenxhere me presion skuqim qepen ne vaj ulliri dhe i shtojme prasin e prere trashe. I hedhim kripe dhe 1 gote uje ose leng mishi. E mbyllim kapakun dhe e leme te zieje per 10 min. Nderkohe ne nje tigan skuqim filetat e gjoksit te pules, 2-3 sek. nga nje ane dhe 2-3 nga ana tjeter, derisa te zbuten dhe i leme menjane. (Koha e skuqjes ndryshon sipas llojit te mishit!)




Salca beshamel
50 gr gjalp

50 gr miell
gjysem litri qumesht
arre moskat
kripe
piper
Nje nje tenxhere shkrijme gjalpin dhe i shtojme miellin. E kaurdisim. I hedhim qumeshtin dhe e rrahim me telin qe rrahim vezet derisa te arrije vlimin. Ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme te vloje per rreth 20 min. duke e perzier here pas here.
 Qe beshamela te jete e mire nuk duhet kurrsesi te ndjehet aroma e miellit!
Nese salca e perfunduar eshte e trashe mund ti shtoni qumesht, ne te kundert nese eshte akoma e lengshme mund ti shtoni pak gjalp, te cilin e keni lyer me miell, dhe rivendoseni ne zjarr qe te arrije dendesine e duhur.


Ne nje tepsi ose tave balte shtrojme berxollat, prasin dhe ne fund beshamelen. I hedhim djath te grire, e mbulojme me leter alumini dhe e vendosim ne furre ne temp. 220-230°C per 30 - 35 min (kjo eshte koha per taven me gjoks pule, nese perdorni mish tjeter zgjatet koha e pjekjes). 10 min. e fundit e heqim letren qe te marre ngjyre siperfaqja. 
 


Gjak e dhjame :D


4 comments:

  1. ballakume ne cfare temperature e ngrohim furin e sobes?

    ReplyDelete
  2. Temp. 220-230°C. Duhet te kesh parasysh qe mishi, qofte ky i pules, derrit apo i viçit duhet te jete pothuajse i gatuar kur shtrohet ne tave. Dmth skuqe derisa te zbutet.

    ReplyDelete
    Replies
    1. too late :( e bëra die doli fantastike fare veçse mishi u focua pak pasi e vendosa në 180°C dhe koha e pjekjes u zgjat pak si shumë

      Delete
    2. Ka qene nder recetat e para qe hidhja ne blog dhe s'ia kisha marre doren shpjegimit te recetave ne detaje. Me vjen keq qe s'tu paska realizuar ashtu siç duhet!

      Delete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...