Shkruaj perberesin ...

Monday, August 27, 2012

Speci me patellxhanin





Speca te mbushur me patellxhana

Perberesit per 4 persona:


4 speca (une perdora speca jeshile por eshte me mire te perdoren speca te kuq e te vegjel)
3 patellxhana
1 l salce domatesh
200 gr caciocavallo ose djathe kaçkavall i bute
buke e grire sa te nevojitet (jo e gatshme, por buke e thare dhe e grire vete!)
borzilok i fresket
mente e fresket
vaj ulliri extravergine
pak sheqer
kripe
piper
kaperi 


Pergatitja:
qerojme patellxhanat dhe i ziejme ne uje me kripe ose i pjekim ne furre.
Me pas i grijme imet dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri. Gjate skuqjes i shtypim me pirun.
Me pas i hedhim ne nje tas dhe i shtojme djathin e grire, borzilokun, menten, buken e grire dhe kaperit.
I rregullojme me kripe dhe piper.
Pastrojme specat dhe u presim kuroren.
Mbushim specat me harxhin dhe i vendosim ne nje tave ku kemi hedhur salcen e domateve te perzier me kripe, sheqer, piper, disa gjethe borzilok dhe vaj ulliri.
I pjekim ne furre ne temp. 180°C.



Ah te befsha sushin!











Per te arritur ne sushin e mesiperm jane hudhur ne plehrat organike 1 kg oriz japonez, 2-3 avogado. Kane shkuar ne te njejtin destinacion edhe fletet e algave, ndersa salmoni apo karkalecat e detit u rekuperuan per t'u perdorur ne sallata e panine (me aq sa kushton salmoni i tymosur do i kisha hyre vetes ne shpulla po ta hidhja ne plehra).
Miqte e mi kjo eshte hera e trete qe provoj te pergatis sushi. Siç jua thashe pak me siper, 2 heret e pare qene katastrofike. Nje njeri normal do te kishte hequr dore duke llomotitur kushedi se çfare shprehjesh popullore, por Ballakumja, e shtyre edhe nga dashuria per z. Tironc, i induktoi vetes nje doze te madhe vullneti e kembengulje derisa pergatiti nje vakt te lavderueshem "sushi for 2".

P.S.: me erdhen shume ne ndihme keshillat e chefi-t japonez tek masterchef
P.P.S.: me erdhen ne ndihme heret kur kam ngrene sushi (Kjo per te nenvizuar qe per ta pergatitur vete, duhet te shkosh perpara ta provosh ne restorant, keshtu je ne gjendje te vleresosh nese ia ke arritur qellimit apo jo... ne fakt kjo vlen jo vetem per sushin por per te gjitha pjatat etnike)



Perberesit per nigiri sushi, maki sushi dhe california rolls per 2-4 persona:

510 gr oriz japonez 
600 gr uje
100 ml uthull orizi
alge
gjysem luge e vogel kripe
50 gr sheqer

4-5 flete alga nori
1 avogado
1 limon jeshil
1 kastravec
salmon i tymosur
karkaleca deti
salce soje
wasabi
fara suzami




Pergatitja:

per te eliminuar sa me shume niseshte, e shpelajme orizin ne uje te rrjedhshem derisa uji i shpelarjes te behet i kthjellet. E kullojme mire dhe me pas e hedhim ne nje tenxhere se bashku me 600 gr uje dhe nje alge. 
E vendosim mbi zjarr mesatar per 10 minuta. 
Me pas e ulim temp. e zjarrit dhe e leme te gatuhet edhe 12 minuta te tjera. 
Ne fund e fikim zjarrin dhe e leme tenxheren mbi zjarr te fikur edhe per 10 minuta.
Gjate gjithe kohes se gatimit nuk duhet kurrsesi t'i hiqet kapaku  tenxheres.
Ndersa gatuhet orizi merremi me pergatitjes e salces. 
Hedhim ne nje tenxhere uthullen e orizit, kripen dhe  sheqerin, e i vendosim ne zjarr shume te ulet. 
I perziejme derisa sheqerin te shkrihet.

Orizin e hedhim ne nje tas ose tave (me mire do te ishte nje tas i ceket druri), eliminojme algen dhe e perziejme me salcen e perftuar me siper.
E mbulojme tasin me nje pecete te lagur dhe e leme menjane te ftohet 
   


Nderkohe presim ne shkopinj te holle avogadon dhe kastravecin, e i njomim me lengun e limonit.

Shtrojme mbi mbulesen e bambuse fleten e alges. 
Njomim me uje duart dhe marrim pak oriz, te cilin e hapim me mollezat e gishtave, duke lene nje hapesire prej rreth 3 cm ne pjesen e siperme te alges.
Lyejme me salce wasabi mesin e alges dhe shtrojme fetat e salmonit te tymosur, avogados ose kastravecit.
Per te formuar maki sushi rrotullojme mbulesen e bambuse dhe ushtrojme pak force per ta shtypur.
Sapo maki sushi eshte formuar e ndajme me nje thike te mprehur mire e te njomur ne uje te ftohte.

Per pergatitjen e california rrolls ndiqet pak a shume e njejta procedure, veçse pas shtrimit te orizit, e kthejme algen ne te kundert. Pra, orizin ne kontakt me mbulesen e bambuse dhe algen ne siperfaqe. E mbushim sipas deshires.

Nigiri sushi eshte akoma me i thjeshte. Njomim duart me uje te ftohte dhe me pak oriz formojme nje si tip qofteje, te cilen e shtypim brenda grushtit.
Lyejme feten e salmonit me pak wasabi dhe e ngjisim me orizin.

I servirim me tofu, feta xhinxheri dhe natyrisht salce soje.

Sayonara!
  


Wednesday, August 22, 2012

Zamertime




"Gelu di anguria" (xhelatine me shalqi)

Perberesit e kesaj recete nuk i kam peshuar kurre, sepse gramaturat e tyre ndryshojne sipas embelsise se shalqinit. Sdq per gjysem litri leng shalqini duhen:

rreth 60-70 gr sheqer
50 gr niseshte
kanelle

Pergatitja:
tulin e shalqinit e frulojme dhe e filtrojme duke ruajtuar lengun ose e kalojme tek ai sendi i kuzhines qe redukton domatet ne salce.
Perziejme nje pjese te vogel te lengut me sheqerin dhe niseshtene. I shtojme lengun e mbetur dhe e vendosim tenxheren mbi zjarr te ulet. E perziejme derisa te trashet dhe te filloje te vloje.
Me pas e aromatizojme me pak kanelle.

Ne Siçili xhelatinen e shalqinit e aromatizojne me lule jasemini. I hedhin lulet e jaseminit ne lengun e shalqinit dhe e lene per disa ore te aromatizohet. 

E hedhim xhelatinen ne tasa dhe e vendosim ne frigorifer per disa ore derisa te trashet. Une preferoj ta vendos tek akulli 10-15 minuta para servirjes.
E servirim te sperkatur me kanelle ose edhe me çokollate te grire.







Varkeza me manaferra

biskota te tipit savoiardi te blera ne pastiçeri
mascarpone
panna e fresket
manaferra ose fruta pylli sipas deshires
luleshtrydhe
sheqer sipas deshires

Pergatitja:
1 ore para pergatitjes, vendosim ne frigorifer mascarponen me panen e fresket.
Pas nje ore rrahim me rrahes elektrik mascarponen, sheqerin dhe panen derisa te formohet nje mase kremoze.
Luleshtrydhet i kalojme ne frulator me pak sheqer dhe uje, e i reduktojme ne leng.






Me nje furçe kuzhine lyejme biskotat me lengun e perftuar dhe me nje sac a poche shtrojme kremin sipas deshires.
Ne siperfaqe vendosim manaferrat.




Maskim bananesh

Perberesit:
3 banane
10 gr gjalp
10 cl pana per embelsira
100 gr çokollate

Pergatitja:
i presim pergjysem bananet dhe kalojme me kujdes pergjate gjithe gjatesise se tyre nje shkop druri.
I vendosim bananet ne zonen e akullit te frigoriferit dhe i leme per rreth 1 ore e gjysem.
Nderkohe pergatisim nje si tip ganache. Vlojme panen dhe i hedhim çokollaten te prere ne copa te vogla. E perziejme derisa çokollata te shkrihet dhe ne fund i hedhim gjalpin.



I nxjerrim bananet nga frigoriferi dhe i zhysim ne ganache-n e mesiperme derisa te lyhen mire e mire e me pas i rivendosim ne frigorifer per 30 minuta te tjera.







Fugasse de Reco

Perberesit:

500 gr miell
250 ml uje
100 ml vaj ulliri extravergine
1 kg djathe i bute crescenza
8 gr kripe

Pergatitja:
formojme nje brume me miellin, ujin, kripen dhe vajin e ullirit. E punojme brumin derisa te behet i bute dhe elastik e me pas e leme te pushoje ne nje vend te ngrohte per afro 1 ore.
Pas kesaj kohe e ndajme brumin pergjysem.
I hapim dy gjysmat me okllai dhe me duar derisa te perftojme 2 pete te holla. Per hapjen e petave une perdor semola, qe eshte grure i bluajtur trashe.
Ndezim furren ne temp. maksimale dhe vendosim ne furre tepsine te ngrohet.
Sperkatim tepsine me semola dhe shtrojme njeren pete. 
Hedhim mbi djathin e prere ne copa te vogla dhe e mbulojme me peten tjeter duke treguar kujdes qe petet te puthiten mire pergjate bordeve.
E pickojme siperfaqen e focaccia-s qe te formohen disa vrima te vockla.




E vendosim tepsine ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. maksimale (250-270°C) per afro 10 minuta, derisa focaccia te marre nje ngjyre te arte.
E sherbejme te ngrohte e te sperkatur me vaj ulliri dhe kripe kokerrmadhe.





Ice cream

Perberesit:

9 euro
10 minuta kohe

Pergatitja:
vish sandalet. Merr portofolin. Shko tek gelateria e Marios dhe zgjidh midis 20 shijeve te ekspozuara.
Kthehu ne shtepi. Merr garuzhden e akullores dhe hidh ne çdo tas akullore sipas deshires.
Shtoji ca fruta te fresketa ose krem çokollate ose krem mou ose çte te doje e bardha zemer dhe servirja fmiut :)

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...