Shkruaj perberesin ...

Saturday, July 30, 2011

Muhalebi me fruta

 
Ide: nese ju ka mbetur pak krem nga pergatitja e tortes "veza e skuqur" mund ta servirni ne kete menyre.
Hidheni muhalebine e ngrohte ne nje forme te lyer me vaj dhe vendoseni ne frigorifer per disa ore qe te mpikset. Me pas permbyseni dhe servireni me fruta sipas deshires ose me gliko te ndryshme.


Torta "veza e skuqur"



Perberesit per torten:

165 gr gjalp
165 gr sheqer
vanilje
3 veze
285 gr miell
40 gr bajame
2 luge kafeje fryres brumi per embelsira
1-2 luge qumesht

5-6 kajsi te fresketa, te qeruara dhe te ndara pergjysem
2 flete xhelatine per embelsira
2 gota uje

Pergatitja e tortes:

ndezim furre ne temp. 175°C.
Rrahim me rrahes elektrik gjalpin me sheqerin dhe vaniljen derisa gjalpi te zbardhet.
Pa ndaluar rrahjen i shtojme nje e nga nje vezet.
Perziejme ne nje tas miellin me fryresin e brumit dhe bajamet dhe ia shtojme perberjes se mesiperme.
Gjithashtu i shtojme edhe 2 luge qumesht.
Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me permasa 30 x 30 dhe i hehdim perberjen e tortes.
E pjekim torten ne furre ne temp. 175°c per rreth 30 minuta ose derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur.
E nxjerrim dhe e leme te ftohet.

Perberesit per "te bardhen e vezes":

100 - 150 gr sheqer
90 gr niseshte
vanilje
1 l qumesht

Pergatitja:

ne nje tas perziejme 12 luge qumesht me niseshtene, sheqerin dhe vaniljen derisa te perftojme nje lloj kremi.
Qumeshtin e mbetur e vendosim ne zjarr qe te vloje.
Pasi ka vluar e hedhim pak e nga pak ne perberjen e mesiperme, duke e perzier pa pushim, derisa te kremi te dendesohet.
E rihedhim perberjen ne tenxhere dhe e rivendosim mbi zjarr. E  vlojme per 1 minute duke e kaurdisur pa pushim.
Me pas e leme te ftohet, duke e mbuluar me qese kuzhine, ne menyre qe te mos formohet kore ne siperfaqe.



Pasi te jete ftohur proçedojme me ndertimin e tortes.
Hedhim kremin mbi torte dhe rendisim mbi te gjysmat e kajsive.
E vendosim  torten ne frigorifer te mpikset kremi dhe nderkohe pergatisim xhelatinen sipas tregimeve te kutise.
Ngrohim ne zjarr 1 gote uje dhe e shkrijme xhelatinen. E ftohim per 5 minuta dhe ia hedhim siperfaqes se tortes.
E rivendosim torten ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.

P.S.: nese kajsite jane te forta mund t'i hidhni per disa minuta ne uje te vluar. 

Gjak e dhjame :D

 

Friday, July 29, 2011

Patate me mish mezi

Per te çuar ne falimentim  nje dyqan qoftesh ne Elbasan ishte e thjeshte fare. Mjaft te perhapje fjalen qe tek ai dyqan qoftet beheshin me mish kali e gomari dhe s'i shkelte me ne dere kembe klienti. 
"Mazallah" thonte edhe Ballakumja, por ja qe ne nje darke italianesh i serviren nje sallam te stazhonuar e te grire fije-fije, te shoqeruar me sallate rukola, uthull balsamike dhe djathe grana. 
I ngjashem ne shije me bresaolen, vinte pak si me i embel. Embelsi qe ne kete pjate ekuilibronte shijen e hidhur te rukoles. 
Ballakumes i pelqeu aq shume saqe filloi te informohej rreth mishit te kalit.
Mesoi qe ne permbajtjen e tij ka nje game te gjere proteinash e vitaminash, njeri prej te cileve hekuri. Prandaj u keshillohet konsumimi femijeve te vegjel, sportisteve, njerezve qe vuajne nga anemia dhe sidomos grave shtatzana. Nje vlere tjeter e ketij lloji mishi eshte mungesa pothuajse totale e yndyrnave, pra mund te perdoret edhe gjate dietave.
  


Mish mezi me patate

Perberesit per 4 persona:

rreth 500 gr mish mezi
2 qepe
gjethe dafine
1 gote vere e bardhe
piper
patate sipas deshires
rozmarine
vaj ulliri
kripe
koncentrat leng perimesh

Pergatitja:

ne tenxhere me presion skuqim qepen, i shtojme mishin e mezit te prere ne kubike te medhenj. I kaurdisim dhe i shuajme me nje gote vere te bardhe dhe 2-3 gota uje (mishi duhet te mbulohet nga uji), ku kemi tretur koncentratin e perimeve.  I rregullojme me kripe dhe piper dhe e mbyllim kapakun.  I gatuajme per afro 30 minuta.
Nderkohe zijme per 5-10 minuta patatet ne uje me kripe. I kullojme, i qerojme patatet dhe i presim sipas deshires. I lyejme me kripe dhe rozmarine dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri dhe pak gjalp (nese deshironi).
I servirim te ngrohta.

P.S.: mishi i gatuar duhet te jete aq i lengshem sa gulashi!
P.S.S.: nese keni kohe mund ta gatuani ne tenxhere normale. Ne kete rast zgjatet koha e zierjes, afro 2 ore. Nqse hyni ne kategorine e pinjolleve dhe koncentratet e perimeve nuk i perdorni, lengun mund ta gatuani vete me nje karrote, nje qepe dhe nje dege selinoje. 

Gjak e hekur :D

Thursday, July 28, 2011

Mousse pjeshke dhe likeri



Perberesit per 6 persona:
8 pjeshke
1 dl liker amaretash ose Porto e kuqe
10 flete xhelatine per embelsira
2 luge mjalte
disa amareta 

Pergatitja:

fillimisht vendosim xhelatinen te zbutet ne uje te ftohte. Shtrydhim 4 flete dhe i hedhim ne nje tenxhere ku kemi ngrohur likerin ne zjarr te ulet. E perziejme ne menyre qe xhelatina te shperbehet dhe e hedhim ne disa gota qelqi. I vendosim ne frigorifer qe te mpiksen dhe merremi me pergatitjen e mousse-t te pjeshkeve.
Hedhim 6 pjeshke ne nje texhere me uje te vluar per afro 1 minute. Me pas i ftohim. I heqim lekuren, berthamen dhe tulin e frulojme bashke me 2 luge mjalte. 
E ngrohim ne zjarr te ulet purene e perftuar dhe i shtojme 6 fletet e mbetura te xhelatines. 
Pasi likeri te jete mpiksur, shtrojme mousse-n e pjeshkes ne gota dhe i vendosim ne frigorifer per afro 6 ore. 
Para se t'i servirim i zbukulojme me feta pjeshke dhe amareta te shkermoqura.

P.S.: ne vend te pjeshkave mund te perdorni kajsi ose fruta te tjera qe shkojne ne shije me amaretat.
Gjak e dhjame :D

Rizoto me salce domatesh i Kiros

Edhe Ballakumja ra ne gracken e Tessa Kiros. Kush eshte Tessa Kiros - do pyesni ju. Tessa Kiros eshte nje foodwriter qe ka botuar disa libra kuzhine, disa prej te cileve jane bestsellers ne Itali, Usa, etj. Kisha kohe qe enderroja te shfletoja nje liber te saj, por per shkak te çmimeve shume te kripura (35€!..sigh), kam optuar per autore te tjere qe gatimin e kane profesion.  Pasi Tessa Kiros nuk eshte kuzhiniere. E lindur nga prinder grek-finlandeze ka pasur fatin te shetise boten dhe te pasuroje bagazhin e saj kulinar me receta dhe ushqime nga me te ndryshmet.
Javes qe shkoi porosita online "Kujtime ne kuzhine" (Ricordi in cucina). E shfletova, e lexova..e te jem e sinqerte.. u zhgenjeva pak. Opinioni im per librin eshte "çka-çka"...fotografite jane shume te bukura por recetat jane te nje nene qe s'ka shume kohe te rrije mbi stufe. Raporti çmim-cilesi nuk eshte i drejte.
Por une e bleva, prandaj here pas here do te gjeni te publikuara ketu, receta nga ky liber. Sot do ju jap receten e rizotos me salce domatesh (recete italiane). Eshte nje recete aq e thjeshte sa edhe e shijshme. Sidomos speci djeges eshte nje gjetje gjeniale. E vetmja gje qe ndryshova ne receten e Tesses eshte salca e domateve e konservuar. Per mendimin tim salca e konservuar, sado e cilesishme te jete, ia heq gjithe freskine kesaj pjate verore. Pastaj nuk eshte nevoja t'i zieni domatet me ore te tera. Tani qe eshte vere mjaft t'i hiqni lekuren, t'i hidhni ne mixer dhe ne harkun e disa minutave perftoni nje salce qe jo vetem ka shijen e fresket por edhe permban te gjitha vitaminat, qe me zierjen humbasin.




Perberesit per 3 persona:

per lengun e perimeve:
gjysem qepe e kuqe
1 karrote
1 dege selino
3 degeza majdanoz
gjysem domate e vogel

per rizoton:
3 luge vaj ulliri
gjysem qepe e kuqe
2 thelbinj hudher
pak spec djeges
200 gr oriz per rizoto
500 domate te kuqe ose, sipas recetes origjinale, 350 ml salce domatesh 
2 gjethe borziloku
100 gr mozzarella
pak djathe parmigiano reggiano

Pergatitja:
fillimisht pergatisim lengun e perimeve. I hedhim te gjitha perimet ne nje tenxhere. I shtojme 1,5 l uje, kripe dhe i ziejme per afro 30 minuta.
Me pas e ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme tenxheren ne zjarr qe lengu te vazhdoje te ruaje nxehtesine.

U bejme nje kryq domateve dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte bashke me 1 luge sheqer. U  japim nje vale ne menyre qe lekura t'u hiqet kollajshem. Me pas i hedhim ne nje tas me uje dhe akull. U heqim lekuren dhe tulin e frulojme derisa te perftojme salcen (rreth 350 ml salce).

Ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne vaj ulliri qepen e grire imet dhe hudhrat per 5 minuta ne zjarr mesatar.
I shtojme specin djeges dhe orizin dhe i kaurdisim per 1 minute.
I shuajme me gjysmen e salces se domates dhe 400 ml leng perimesh. I shtojme gjithashtu edhe 1 gjethe borziloku te grire.
E ulim temperaturen e zjarrit dhe e gatuajme rizoton per 10 minuta duke e perzier here pas here.
Me pas i shtojme pjesen e mbetur te salces dhe te lengut te mishit dhe e vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera ose derisa orizi te jete zier. Mua me pelqen i lengshem rizoto prandaj e heq shpejt por nese deshironi mund ta lini ne zjarr dhe e shteroni lengun sipas deshires.
Eliminojme hudhrat dhe i shtojme djathin parmigiano, mozzarellen dhe gjethen e mbetur te borzilokut.
E servirim sapo mozzarella te filloje te shkrihet. Sipas deshires e sperkatim me parmigiano reggiano dhe vaj ulliri.

Gjak e dhjame :D

Wednesday, July 27, 2011

Si e vuri ne gjume Ballakumja sensin e fajit...

Ballakumja jeton ne simbioze me sensin e fajit.
Eshte i pashmangshem. I vjen rrotull. I merr frymen. Gjithmone e kudo do gjindet dikush qe do i drejtoje gishtin.
"- Ballakume pse mungon faqja 3 tek akti origjinal?
- mos jam gje FAQ une qe te dije te jape pergjigje per çdo problem te stampantes...?!?!"
Sdq keto jane ndjenja faji qe Ballakumja i largon fesht-fesht sapo vjen fundjava por, eshte nje ndenje faji gjithmone koherent, i palekundshem, mizor qe e prek ne pasigurine e saj prej nene te re. E behet fjale per menyren sesi ushqehet hana15she. Ballakumja eshte ne gjendje te kenaqe shijet e nje kinezi, amerikani, australiani, meksikani, italiani, gjermani etj. por kur behet fjale per hanen15she bllokohet. Asgje nuk i pelqen nga dora e saj!  Nuk i pelqejne perimet! Nuk i pelqejne embelsirat! Biles nuk i pelqen as sallata me karrota! (Mami ne kopesht e bejne me te mire....PFFFFF) ... por mbreme Ballakumja korri nje fitore qe ia vlen te shenohet ne kete blog: hana15she e pelqeu pudding!!! YESS!!!





Perberesit per 6 persona:

3 veze
250 ml qumesht
250 ml pana
arre moskat
afro 80 gr gjalp
buke e bardhe e prere ne feta
200 proshute
200 gr djathe qe shkrihet psh. fontina ose assiago
60 gr parmigiano reggiano

Pergatitja:

ngrohim furren ne 180°C dhe lyejme me gjalp nje tave.
Rrahim vezet me qumeshtin, panen, arren moskat dhe kripen.
Lyejme me gjalp disa feta buke dhe i shtrojme ne tave duke u munduar te mos leme hapesire bosh.
U hedhim siper fetave te bukes gjysmen e perberjes me veze dhe presim 5 minuta derisa buka ta thithi.
Shtrojme fetat e proshutes dhe djathin. Me pas i mbulojme me nje  shtrese tjeter me buke te lyer me gjalp dhe ne fund i hedhim siper perberjen me veze, proshuten dhe djathin e mbetur.
E pjekim taven ne furre per 25-30 minuta derisa siperfaqja te marre ngjyren e pjekjes.
Para se ta servirim e leme per disa minuta ne furre te fikur dhe me dere te hapur.

2 fjale per receten:
- une perdora djathe fontina por kush nuk ka mundesi ta gjeje mund ta zevendesoje fare mire me djath sottilette kraft apo lloj tjeter djathi te ngjashem;
- per kete recete une perdor buken ne feta "Mulino Bianco";
- nese deshironi mund te perdorni vetem pana (500 ml pana);
- sugjeroj te perdorni gjalp fshatari pasi i jep nje arome shume te mire puddingut...pra ben diferencen! 

 Gjak e dhjame :D

Tuesday, July 26, 2011

Melçi viçi "alla veneziana"


Perberesit per 4 persona:

500-600 gr melçi viçi
5 qepe te bardha
nje tufe majdanoz
kripe
nje luge kokrra piperi
pak leng limoni bio
vaj ulliri extravergine

Pergatitja:

qerojme qepet dhe i presim ne rrathe jo shume te holle. I skuqim ne vaj ulliri per afro gjysem ore, ne temperature te ulet dhe duke e mbuluar tiganin me kapak, qe te mos dale avulli. 
I kaurdisim here pas here. Kur qepet te jene zbutur i shtojme melçite e viçit, te cilat i kemi prere ne shirita afro 2-3 cm te gjate.
I kriposim. I shtojme kokrrat e piperit te zi.
E rrisim temperaturen e zjarrit dhe i gatuajme per 10 minuta duke i kaurdisur.
Ne fund i sperkatim me nje luge leng limoni dhe majdanoz te grire. Ne dimer e servirim me polenta ndersa ne vere me sallate jeshile. 
Sipas deshires mund te perdorni pak gjalp gjate skuqjes se qepes por jo shume, pasi aroma e gjalpit nuk duhet te mbizoteroje ne kete pjate.
Gjak e dhjame :D 

Supe me pule




Perberesit per 6 persona:

1 kg pule e plote ose vetem kofsha dhe krahe
2 karrota
1 dege selino
1 pras
1 luge gjelle miell
50 gr gjalp
1 veze
kripe
djathe parmigiano reggiano ose pecorino i grire  
nje luge raki rrushi
6 kokrra piperi te plota

Pergatitja:
ne nje tenxhere me 1,5 l uje hedhim pulen, 2 karrotat e qeruara dhe te prera pergjysem, degen e selinos, prasin e prere pergjysem dhe 6 kokrra piperi te plota. I ziejme per gati 1 ore e gjysem ne zjarr mesatar. 
Me pas e filtrojme lengun ne nje tenxhere te paster. 
E ndajme pulen ne copa te vogla. 
Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe skuqim ne te nje luge miell. Kur te ndryshoje ngjyre i shtojme nje garuzhde leng pule. E kaurdisim qe te mos formohen toptha. Sapo lengu te kete shteruar i shtojme edhe nje garuzhde tjeter me leng.
Se fundmi i shtojme nje luge raki rrushi dhe e hedhim ne tenxheren ku kemi lengun e pules. 
I japim nje vale per rreth 10 minuta. 
Ne nje tas rrahim vezen me pak leng pule jo shume te nxehte. Sdq duhet rrahur shpejt qe veza te mos pritet! 
Ia hedhim vezen supes duke e kaurdisur dhe e  vendosim tenxheren ne zjarr shume te ulet per rreth 1 minute, derisa veza te gatuhet.
E sherbejme te ngrohte, te sperkatur me djathe parmigiano reggiano ose pecorino romano te grire. Ose ne rast se e doni pak te athet mund te eliminoni djathin dhe t'i jepni shije me leng limoni.
Gjak e dhjame :D

Monday, July 25, 2011

Strudeli i amvisave moderne

Ato qe do te nisen kete vere te vizitojne Vienen, ne itinerarin e tyre patjeter kane perfshire edhe keshtjellen e Schönbrunn-it. (Eshte e pamundur te shkosh ne Viene dhe te mos vizitosh rezidencen verore te Sissit!....do te konstatosh qe ti mbart aq feminilitet ne qenien tende femer, sa sherbyesja me e rendomte e perandorise hasburge, por - e theksoj - ia vlen po prape ta vizitosh :)) Per te apasionuarit e artit te gatimit, ne kuzhinat e nendheshme te kesaj keshtjelle organizojne edhe nje si tip vizite, ku disa kuzhiniere gatuajne Strudelin, qe eshte nje nga embelsirat me tipike austriake.
Thone qe origjina e larget e kesaj embelsire eshte nga perandoria bizantine dhe s'eshte gje tjeter veçse nje variant gatimi i bakllavase, por une s'kam degjuar nga goja e asnje austriaku ta pranoj kete. Madje gjate vizites sime ne kuzhinat e Schönbrunnit, kuzhinierja, ndersa gatuante para nesh strudelin, "zinte bè e rrufe" qe ishte austriak. Sdq turk apo austriak, kjo eshte nje nga recetat me fantastike te shpikura ne kuzhine!
Ka mijera variante gatimi, si te embla ashtu edhe te kripura.
Ndryshe nga kuzhinieret e Schönbrunnit, une s'kam aq kohe sa te zeje brumin, ta leje te pushoje etj. etj..
Une, amvisa moderne, shkoj ne supermarkate, marr nje pete pastasoglia te Buitonit dhe ndersa ato presin akoma t'i fryhet brumi, familja ime e ka kullufitur tashme strudelin :)



Strudel me kajsi dhe fistike

Perberesit per 6-8 persona:

nje pete pasta sfoglia
gjysem kg kajsi
50 gr buke e grire
30 gr gjalp
100 gr sheqer
80 gr fistike
gjethe mente e fresket
sheqer pluhur
1 luge rum
lekura e nje limoni Bio


Pergatitja:

i presim ne kater pjese kajsite. U heqim berthamen dhe i hedhim ne nje tenxhere, bashke me sheqerin, lekuren e limonit, rumin dhe gjethet e mentes.
I leme te gatuhen ne zjarr te ulet per rreth 30 minuta.
Nderkohe skuqim ne gjalp buken e grire.
Hapim peten e pasta sfoglia-s dhe i shtrojme buken e grire e te skuqur, fistiket e grire dhe perberjen me kajsi. Si buka e grire ashtu edhe kajsite duhet te jene te ftohta kur te shtrohen!
Me ndihmen e pecetes ose te letres se pjekjes rrotullojme peten e pasta sfoglias dhe i japim formen e strudelit.
E lyejme siperfaqen e strudelit me pak qumesht ose me te verdhe veze dhe e pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 30 minuta.
Pasi ta nxjerrim  nga furra, e leme te ftohet. E sperkatim me pas me sheqer pluhur dhe e servirim te shoqeruar me pana te rrahur me sheqer.

Gjak e dhjame :D

Sunday, July 24, 2011

Kofsha pule me portokalle


Perberesit per 4 persona:

8 kofsha pule
4 thelbinj hudhre
trumez
rozmarine
sherbele
lengu dhe lekura e grire e 2 portokalleve
4 portokalle per zbukurimin e pjates
kripe
piper
vaj ulliri extravergine

Pergatitja:
pastrojme dhe kriposim kofshat e pules. Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri dhe skuqim kofshat e pules me hudhrat, erezat e grira dhe lekurat e portokallit. I skuqim nga te dyja anet dhe i shuajme me leng portokalli.
I peperosim dhe i transferojme ne nje tave. I mbulojme me leter alumini dhe i pjekim per rreth 30 minuta ose derisa te rezultojne te buta.
I servirim mbi feta portokalli. 
Me lengun qe do te leshojne gjate pjekjes do ju keshilloja te gatuani nje pilaf.

Gjak e dhjame :D


Xhelatine pjepri


Perberesit per 4 persona:
nje pjeper 1,5 kg
mana toke, sasia sipas deshires
4 luge liker amaretash
50 gr sheqer
10 flete xhelatina per embelsira

Pergatitja:
qerojme pjeprin. Eliminojme farat dhe tulin e kalojme ne frulator bashke me sheqerin derisa te perftojme nje pure.
Ne nje ene vendosim xhelatinat te zbuten ne uje te ftohte. I shtrydhim dhe i hedhim ne nje tenxhere bashke me purene e pjeprit. I shtojme 4 luge liker dhe e vendosim ne zjarr te ulet. E kullojme lengun e perftuar.
Lyejme me vaj enen dhe i hedhim xhelatinen. E vendosim ne frigorifer per disa ore qe te mpikset dhe me pas e servirim te ftohte me mana toke.

Saturday, July 23, 2011

Dua nje jete medioker!

A e dini ç'deshiroj ndonjehere?...Te jetoj ne nje vend te izoluar. Larg modernitetit. Diku midis maleve. Atje ku asnje antene nuk kap valet televizive dhe asnje gazete nuk mberrin. Dua qe ato cicerimat e zogjve, qe me zgjojne ne mengjes, te me shoqerojne gjithe diten. Dua qe shpirti te mos me trazohet kur hap televizorin. Vrasjet, atentatet, tragjedite te mos me shkarkohen me vrull atehere kur shpirti eshte i pambrojtur. Ndjehem shume e vogel per te perballuar gjithe kete peshe dhimbjesh. Dua nje jete me poezi, ngjyra, lule, aroma, buzeqeshje, thjeshtesi, flutura...dua nje jete medioker!
...............




Reçel qepesh

1 kg qepe te kuqe
300 gr sheqer integral
20 cl vere e bardhe
50 gr rrush i thate
piper
rozmarine
kanelle

Pergatitja:

qerojme dhe i presim ne feta qepet. I skuqim ne 2 luge vaj ulliri derisa te zbuten. Me pas i shtojme sheqerin, veren e bardhe, rrushin e thate, piperin dhe nje degez rozmarine, te mbeshtjelle ne nje cope nape.
E gatuajme ne zjarr te ulet per rreth 1 ore. E aromatizojme me pak kanelle dhe e konservojme ne kavanoza te sterilizuara per ta servirur me djathera te stazhonuara. 
E gatova sot per ta servirur me djathin kaçkavall qe me sollen nga Shqiperia dhe abinimi m'u duk perfekt.

Friday, July 22, 2011

Role me mish qingji

E keni parasysh ate gjendjen kur truri prej stresit, lodhjes apo ku ta di une, peson nje si black-out? Kur neuronet nuk funksionojne me sipas nje skeme te prestabilizuar por hardallosen duke nxjerre jashte funksionit lidhjen koke-pjesa tjeter e trupit? Ky eshte dembelizem akut gra! Eshte sinjal-alarmi qe lajmeron se trupi ka nevoje per pushime! Dje duhet te gatuaja nje role me mish qingji dhe ta fotografoja. Nje recete aq e thjeshte por, me vjen zor t'ju tregoj se ne ç'gjendje u reduktua kuzhina ime gjate pergatitjes...dhe ajo qe nuk ia fal vetes eshte impostimi keq i aparatit fotografik. Pfff!!!
Sa larg me duket dita e nisjes per pushime!





Role me mish qingji

Perberesit per 3 persona:

mish qingji, tul
2 veze te ziera
trymez
sherbele
100 gr ose me teper rukola
50 gr lajthi te pjekura dhe te grira
kripe
piper
50 gr djathe pecorino romano ose kaçkavall
1 hudher
patate sipas deshires
gjysem gote vere e bardhe

Pergatitja:

rrahim tulin e mishit. E kriposim, peperosim dhe vajosim.
Ne nje tigan skuqim ne vaj ulliri, hudhren e grire dhe lajthite. I shtojme rukolen, e kriposim dhe peperosim dhe sapo kjo te zbutet e shtrojme perberjen mbi fileton e mishit.
Vendosim ne mes te mishit vezet e ziera dhe sperkatim mbi siperfaqe pak djathe te grire.



Formojme rolene duke e lidhur me spango.
Qerojme patatet dhe i presim ne kubike te medhenj. 
I hedhim ne nje tave, ne te cilen kemi shtruar leter pjekjeje.
I sperkatim me vaj ulliri, kripe dhe gjysem gote vere te bardhe. 
Ne mes tyre vendosim rolene e qingjit dhe erezat e fresketa.
I pjekim ne furre per afro gjysem ore (koha e pjekjes varet nga freskia e mishit), duke e lagur mishin here pas here me lengun e krijuar.
Gjak e dhjame :D




Mousse me ngjyrat e Italise

Fratelli d'Italia
L'Italia s'è desta,
Dell'elmo di Scipio
S'è cinta la testa.
Dov'è la Vittoria?
Le porga la chioma,
Ché schiava di Roma
Iddio la creò.
Stringiamoci a coorte
Siam pronti alla morte
L'Italia chiamò.

Sìììì- bertet hana15she.

Prej 2 vitesh kemi filluar qe hanes15she t'i mesojme himnet, ne kuader te asaj qe une e quaj "formimi i identitetit", e ta degjosh kur kendon himnin e Mamelit dhe ate te Asdrenit eshte nje kenaqesi e veçante.  Foljet nuk i artikulon akoma mire dhe sidomos ato ne shqip i ben lemsh e lì, "s" behen "th" dhe kur harron vargjet mban ritmin me nje là-là-là. 
Mgjse eshte akoma e vogel, pak e nga pak po i krijohet ndjesia e te perkiturit dy kulturave te ndryshme dhe une shpresoj qe me kalimin e kohes te kuptoj e te vleresoj kete fakt.
E te vleresoj gatimet e mamit, qe shpeshhere i quan "schifezze" :)))

(Receta e sotme i kushtohet Italise, qe kete vit feston 150 vjetorin e bashkimit. Ndoshta içik banal si dedikim, por si recete ju siguroj qe eshte shume origjinale. Eshte e fresket dhe delikate. Jane 3 shtresa mousse me produktet dhe ngjyrat e Italise. Per ta servirur do ju sugjeroja gota pak me te vogla se keto qe kam perdorur une, ndoshta gota rakije pa fron do te ishin me te pershtatshme, e per ta ngrene feta buke te thekura ose crakers biologjike me vaj ulliri.)





Mousse me ngjyrat e Italise

Xhelatine domatesh

500 gr domate (per ato qe jetojne ne Itali sugjeroj S. Marzano te vogla) 
1 luge sheqer
1 flete xhelatine
kripe

mousse mozzarella

3 dl leng perimesh
100 gr mozzarella
0,5 dl qumesht
1 flete e gjysem xhelatine
1 dl pana
kripe

pesto me borzilok

nje tufe borzilok i fresket
1 luge stika pishe
1 luge djathe parmigiano reggiano
1 luge djathe pecorino
1 thel hudher
kripe

Pergatitja:

per xhelatinen e domateve u bejme nje kryq domateve dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte bashke me 1 luge sheqer. U  japim nje vale ne menyre qe lekura t'u hiqet kollajshem. Me pas i hedhim ne nje tas me uje dhe akull. U heqim lekuren dhe tulin e frulojme derisa te perftojme nje leng. Lengun e kullojme dhe e  ngrohim ne nje tenxhere. E kriposim dhe i shtojme xhelatinen, te cilen e kemi vene me pare te zbutet ne uje dhe e kemi shtrydhur.
Mbushim me lengun e domateve gjysmen e gotes.

Per moussin e mozzarelles, ngrohim ne nje tenxhere lengun e perimeve derisa te pergjysmohet. Pasi eshte ftohur i shtojme mozzarellen dhe e frulojme. E kullojme ne menyre qe eliminojme topthat e krijuar. E vendosim ne zjarr dhe i shtojme xhelatinen .
Rrahim panen derisa te dyfishoje masen dhe ia shtojme moussit kur ky eshte ftohur pak. E hedhim mbi xhelatinen e domateve kur kjo te jete mpiksur.

Per peston, frulojme gjethet e borzilokut me stikat e pishes te skuqura, hudhren, parmigianon, pecorinon, pak kripe dhe vajin te cilin ia hedhim pak e nga pak.

Kur moussi i mozzarelles te jete mpiksur i shtojme peston dhe i servirim te zbukuruara me gjethe borziloku.

Gjak e dhjame e W Italia!

P.S.: receta e marre nga "Grazia" kurse fotoja e shpifur dhe gatimi kopirajt une :)

Thursday, July 21, 2011

Kos me thana



Kos me thana

Perberesit per 2 gota:

100 ml kos natyral
nje grusht thana
sheqer (sipas deshires)
2 flete xhelatine

Pergatitja:

rrahim kosin me sheqerin dhe i leme menjane.
Ne nje ene me uje te ftohte vendosim fletet e xhelatines. Pas 10 minutash, shtrydhim vetem 1 flete dhe e vendosim mbi nje tenxhere ne zjarr te ulet, bashke me 1 luge uje. E perziejme derisa te shperbehet dhe ia shtojme kosit duke e perzier fort.
E hedhim kosin ne gota dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 1 ore, qe kosi te mpikset.

Ne nje tenxhere vendosim thanat bashke me gjysem gote uje dhe pak sheqer. I japim nje vale per 3-4 minuta. I shtojme fleten tjeter te xhelatines dhe i perziejme derisa te shperbehet.
Kur konstatojme qe kosi eshte mpiksur, i shtojme me kujdes lengun e thanave.
E rivendosim goten ne frigorifer per disa ore.
Mund te pergatitet ne darke per t'u shijuar ne mengjes.

Gjak e dhjame :D

Wednesday, July 20, 2011

Mengjese vere

Si eshte zgjimi juaj? Beni pjese ne ate grup njerezish qe ngrihen menjehere ne kembe sapo bie zilja, apo ju duhet nje broke me uje per t'ju zgjuar? :)
Une fatkeqesisht bej pjese ne grupin e pare. Them fatkeqesisht pasi, perveç rasteve kur jam semure, s'kam provuar kurre ate kenaqesine e zgjimit nga aroma e kafese apo puthja e partnerit. Biles ndodh e kunderta!
Zgjohem heret, shume heret. Me duhen 5 minuta per te pergatitur mengjesin dhe pastaj ulem ne ballkon per ta shijuar ne vetmi.
Ne ate ore mbizoteron heshtja. Grilat e dritareve jane te ulura. Ndjehet zhurma e larget e furgonit qe pershkon rrugen deri ne keshtjelle. Gjerboj kafene time pa sheqer dhe pozicione komshinjsh nen çarçafe me ngacmojne kureshtjen. 
(Kureshtje perverse apo kureshtje Poe-iane, quajeni si ta doni, por qe kur kam lexuar se pozicioni qe marrin njerezit ndersa flene gjume eshte nje tregues i personalitetit te tyre, mengjeseve, kur dal ne ballkon, vras mendjen si eshte duke fjetur komshija ime ... nje grua me trupin dhe zerin e Polifemit, e me nje mimike qe percjell nje karakter te forte, qe perputhet me profesionin e saj, gardiane burgu.)  

Me pelqen ajo kafeja e mengjesit ne ballkon! Jam vetem une me ca mendime qe peshojne me pak se ajri. Fluturoj perqark tyre per t'i kategorizuar ne baze te ngjyres e peshes, por ashtu siç ndodh me nje kaleidoskop ... humbas fillin.
E nderkohe rrezet e para te diellit shfaqen mbi majen e malit. Ndjehen zhurmat e grilave, te makinave te kafese dhe cingerimat e filxhanave... 
A new day has come! 




Pudding me fruta pylli (ideale per t'u shijuar ne mengjes)


Perberesit per 4 persona:

nje çerek kg fruta pylli

170 gr pan carrè (buke per sandwich)
60 gr sheqer ose me teper
80 gr gjize e embel (ricotta)
disa gjethe mente e fresket
30 gr sheqer pluhur

Pergatitja:
presim anet e bukes per sandwich dhe veshim me qese kuzhine nje forme plumcake ose nje ene tjeter.



Ne nje tenxhere hedhim 0,75 dl uje (rreth treçerek gote uje), sheqerin dhe frutat e pyllit, duke hequr menjane disa fruta per zbukurimin.
I japim nje vale per rreth 2 minuta dhe i kullojme duke ruajtur shurupin. Frutat e pyllit i leme menjane pasi na duhen per mbushjen.


Veshim enen  me fetat e bukes dhe i lyejme me shurupin.


Shtrojme ne fillim frutat e pyllit, siper tyre shtrojme feta buke, te cilat edhe keto i lyejme me shurup.


 Ne nje tas kullojme gjizen ne menyre qe te eliminohen kokrrizat. I shtojme sheqerin pluhur dhe gjethet e mentes. 




Shtrojme gjizen. E nivelojme me shpatull kuzhine dhe shtrojme mbi te feta te tjera buke, te cilat edhe keto i njomim me shurupin. 

Une e bera vetem me dy shtresa sepse ena ishte e vogel por mund te shtoni shtresat sipas deshires.

E mbyllim enen me qese kuzhine. I vendosim siper nje ene tjeter, ne menyre qe embelsira te na dale sa me kompakte dhe e vendosim ne frigorifer per 24 ore.

P.S.: ne pamundesi te frutave te fresketa mund te perdoren edhe fruta pylli te ngrira. Nje ide per zbukurimin e embelsires do te ishte t'i gatuani frutat e pyllit si gliko dhe t'i shoqeroni me pana te rrahur.



Gjak e dhjame :D
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...