Shkruaj perberesin ...

Thursday, July 28, 2011

Rizoto me salce domatesh i Kiros

Edhe Ballakumja ra ne gracken e Tessa Kiros. Kush eshte Tessa Kiros - do pyesni ju. Tessa Kiros eshte nje foodwriter qe ka botuar disa libra kuzhine, disa prej te cileve jane bestsellers ne Itali, Usa, etj. Kisha kohe qe enderroja te shfletoja nje liber te saj, por per shkak te çmimeve shume te kripura (35€!..sigh), kam optuar per autore te tjere qe gatimin e kane profesion.  Pasi Tessa Kiros nuk eshte kuzhiniere. E lindur nga prinder grek-finlandeze ka pasur fatin te shetise boten dhe te pasuroje bagazhin e saj kulinar me receta dhe ushqime nga me te ndryshmet.
Javes qe shkoi porosita online "Kujtime ne kuzhine" (Ricordi in cucina). E shfletova, e lexova..e te jem e sinqerte.. u zhgenjeva pak. Opinioni im per librin eshte "çka-çka"...fotografite jane shume te bukura por recetat jane te nje nene qe s'ka shume kohe te rrije mbi stufe. Raporti çmim-cilesi nuk eshte i drejte.
Por une e bleva, prandaj here pas here do te gjeni te publikuara ketu, receta nga ky liber. Sot do ju jap receten e rizotos me salce domatesh (recete italiane). Eshte nje recete aq e thjeshte sa edhe e shijshme. Sidomos speci djeges eshte nje gjetje gjeniale. E vetmja gje qe ndryshova ne receten e Tesses eshte salca e domateve e konservuar. Per mendimin tim salca e konservuar, sado e cilesishme te jete, ia heq gjithe freskine kesaj pjate verore. Pastaj nuk eshte nevoja t'i zieni domatet me ore te tera. Tani qe eshte vere mjaft t'i hiqni lekuren, t'i hidhni ne mixer dhe ne harkun e disa minutave perftoni nje salce qe jo vetem ka shijen e fresket por edhe permban te gjitha vitaminat, qe me zierjen humbasin.




Perberesit per 3 persona:

per lengun e perimeve:
gjysem qepe e kuqe
1 karrote
1 dege selino
3 degeza majdanoz
gjysem domate e vogel

per rizoton:
3 luge vaj ulliri
gjysem qepe e kuqe
2 thelbinj hudher
pak spec djeges
200 gr oriz per rizoto
500 domate te kuqe ose, sipas recetes origjinale, 350 ml salce domatesh 
2 gjethe borziloku
100 gr mozzarella
pak djathe parmigiano reggiano

Pergatitja:
fillimisht pergatisim lengun e perimeve. I hedhim te gjitha perimet ne nje tenxhere. I shtojme 1,5 l uje, kripe dhe i ziejme per afro 30 minuta.
Me pas e ulim temperaturen e zjarrit dhe e leme tenxheren ne zjarr qe lengu te vazhdoje te ruaje nxehtesine.

U bejme nje kryq domateve dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte bashke me 1 luge sheqer. U  japim nje vale ne menyre qe lekura t'u hiqet kollajshem. Me pas i hedhim ne nje tas me uje dhe akull. U heqim lekuren dhe tulin e frulojme derisa te perftojme salcen (rreth 350 ml salce).

Ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne vaj ulliri qepen e grire imet dhe hudhrat per 5 minuta ne zjarr mesatar.
I shtojme specin djeges dhe orizin dhe i kaurdisim per 1 minute.
I shuajme me gjysmen e salces se domates dhe 400 ml leng perimesh. I shtojme gjithashtu edhe 1 gjethe borziloku te grire.
E ulim temperaturen e zjarrit dhe e gatuajme rizoton per 10 minuta duke e perzier here pas here.
Me pas i shtojme pjesen e mbetur te salces dhe te lengut te mishit dhe e vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera ose derisa orizi te jete zier. Mua me pelqen i lengshem rizoto prandaj e heq shpejt por nese deshironi mund ta lini ne zjarr dhe e shteroni lengun sipas deshires.
Eliminojme hudhrat dhe i shtojme djathin parmigiano, mozzarellen dhe gjethen e mbetur te borzilokut.
E servirim sapo mozzarella te filloje te shkrihet. Sipas deshires e sperkatim me parmigiano reggiano dhe vaj ulliri.

Gjak e dhjame :D

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...