Shkruaj perberesin ...

Monday, August 22, 2011

Torte me kajsi, çokollate & amareta

Ky eshte nje post i publikuar automatikisht, kur tashme Ballakumja do te jete me pushime, prandaj pergjigjet per pyetjet mbi receten do te vijne pas 2 javesh.
Tung 




Perberesit per 4 persona:

50 gr miell
50 gr amareta
100 gr çokollate dark (70% kakao por sipas deshires mund te zgjidhni çokollate tjeter me % kakao me te ulet)
2 veze
75 gr gjalp
50 ml qumesht
75 gr sheqer pluhur
4 kajsi

Pergatitja:

ne nje tenxhere shkrijme ne banjomaria ose ne temperature zjarri shume te ulet çokollaten me gjalpin dhe pak e nga pak i shtojme qumeshtin.



Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit pluhur derisa te zbardhen.



Veç rrahim edhe te bardhat e vezeve me gjysmen e mbetur te sheqerit.
I hedhim mases me te verdhen e vezes çokollaten e shkrire dhe pak e nga pak miellin e situr. Me pas i shtojme amaretat e grira ne mixer ose te shkermoqura me dore dhe ne fund te bardhat e vezeve.


I perziejme me delikatese dhe e hedhim masen ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe miell.
Rendisim mbi siperfaqen e tortes kajsite e prera pergjysem dhe e pjekim ne temp. 180°C per rreth 45 minuta ose derisa torta te rezultoje e pjekur pas proves se kruajteses se dhembeve. 
Para se ta servirim e sperkatim me sheqer pluhur.
Gjak e dhjame :D


Friday, August 19, 2011

Torte ne stilin grek

Ky eshte nje post i publikuar automatikisht, kur tashme Ballakumja do te jete me pushime, prandaj pergjigjet per pyetjet mbi receten do te vijne pas 2 javesh.
Tung  






Perberesit per 4-6 persona: 
1 pete brume brisè e gatshme ose e pergatitur vete
1 patellxhan
1 qepe
200 gr spinaq
3 ose 4 veze
100 gr djathe me myk ose djathe i bardhe
2 luge djathe kaçkavall ose grana i grire
60 ml kos natyral
90 ml qumesht (ose 45 ml qumesht + 45 ml pana)
100-150 gr oriz kokerrgjate i zier
kripe
piper

Pergatitja: 
e presim ne feta patellxhanin dhe e pjekim ne furre, te sperkatur me vaj ulliri dhe kripe. 
E shtrojme peten e brumit brisè ne nje tepsi dhe i bejme disa vrima ne siperfaqe me nje pirun.


E vendosim tepsine ne furre ne temp. 180°C per rreth 10-12 minuta derisa siperfaqja te filloje te ndryshoje ngjyre. 
Skuqim ne nje tigan me vaj qepen e grire imet dhe spinaqin, gjithashtu te grire, per rreth 5 minuta.
Pasi spinaqi te jete ftohur e hedhim ne nje tas. I shtojme vezet, kosin, qumeshtin dhe/ose panen, djathin e shkermoqur dhe kaçkavallin e grire, kripen dhe ne fund piperin. 


Mbi peten e brisese shtrojme orizin e zier dhe mbi te disa feta patellxhani. 


Me pas u hedhim siper masen me djathe dhe spinaq dhe ne fund shtrojme mbi siperfaqe fetat e mbetura te patellxhanit. 



E sperkatim me vaj ulliri dhe e pjekim torten ne furre, ne temp. 180-200°C per rreth 30-40 minuta. 



E sherbejme te ngrohte.




Wednesday, August 17, 2011

Pergatitje per pushime dhe panine me rukola dhe omlete e mbushur me peshk tono



Shtepia ime keto dite duket si nje kabine provimi rrobash te nje qendre komerciale ne periudhe ulje çmimesh apo nje dyqan pastrimi kimik ne nderrim stine. Dengje me rroba te vendosura kuturu qe presin te futen ne valixhe. Hekuri gjithmone ne prize ne pritje te rrobave te thara. Sapo hap deren e dhomes se hanes15she nje tapet me lodra me shtrohet para kembeve dhe me duhet te eci po me ate kujdes me te cilin ecja ne det per te mos shtypur ndonje gaforre. Ne banjo nje lavatriçe ka dy dite qe luan non-stop, me nota vaji dhe proteste, nje simfoni mortore (Oh erdhi koha ta demoloj!)  
Shikoj rremujen qe me rrethon dhe kujtohem qe jam duke perjetuar te njejten situate te veres se vjetshme, te parvjetshme... te 3-4-5 viteve me pare...tashme nje ritual veror.
Ndersa im shoq informohet mbi "nisjet inteligjente" per te evituar rradhet ne autostrada, une shkarkoj nga web instruksionet mbi "bagazhet inteligjente". Si jane bagazhet inteligjente?...po ja te nisesh me nje furçe dhembesh e pasten e dhembeve ta blesh ne destinacion, 450 ml te shampos t'i lesh ne shtepi e te marresh me vete vetem 100 ml, fustanet?.. as mos guxo t'i nxjerresh nga garderoba...nje pale pantallona te shkurtra dhe nje kanotiere duhet te te mjaftojne, librat?....nje dhe teper e ke....Nuk ju duken edhe juve nje trapllik keto instruksionet?!?...te shkruara patjeter nga nje mashkull....pasi per ne femrat eshte e pakonceptueshme te nisemi per pushime pa futur ne valixhe kremin e dites & te nates, vajin e lekures, leokoplastin, aspirinat & fermentet laktike, te gjitha fustanet qe kemi blere gjate veres bashke me sandalet dhe bizhuterite e abinueshme (edhe pse urren jeten mondane!), dhjetera libra (Shaban Sinanin mund ta lesh edhe ne shtepi!), 2 kg makarona (Italia ka vene gje embargon mbi eksportimin e makaronave???). 
Pra deduksioni (uroj qe im shoq te mos jete online sot hihihi): Ballakumja edhe kete vere do te niset per pushime njesoj si keto ne foto lol

foto e marre nga web


E ndersa valixhet duhen mbushur, frigoriferi duhet boshatisur prandaj ja nje recete superfast dhe njekohesisht shume e mire.

Panine me sallate rukola dhe omlete e mbushur me peshk tono

Perberesit:
buke e tipit baguette franceze ose tip tjeter buke e bardhe
rukola sipas deshires
uthull balsamike
vaj ulliri extravergine
kripe
disa luge gjalp ne temperature ambjenti
2 veze
2 luge qumesht
nje kuti peshk tono i konservuar
piper
nje luge kafeje leng limoni
disa kokrra kaperi
hudher gjarpri

Pergatitja:

rrahim me delikatese 2 veze me 2 luge qumesht dhe kripe. Nxehim nje tigan ne zjarr. E lyejme me gjalp dhe i hedhim vezet. I gatuajme per afro 7 minuta ne zjarr mesatar, pa e kthyer omleten.
Me pas e transferojme omleten ne nje pjate dhe e leme te ftohet plotesisht.
Rrahim me rrahes elektrik ose luge druri pak gjalp. I shtojme peshkun tono, te cilin e kemi kulluar dhe kemi therrmuar, kaperit e grire imet, lengun e limonit, piperin dhe kripen dhe i perziejme te gjitha bashke.
Kur omleta te jete ftohur e lyejme me kremin e mesiperm dhe e mbeshtjellin si role.
E leme te pushoje disa minuta ne frigorifer dhe me pas e presim ne feta.
Vendosim mbi çdo fete buke pak sallate rukola, se ciles i kemi dhene shije me kripe, uthull balsamike dhe vaj ulliri extravergine dhe mbi disa  feta omlete. Sipas deshires e zbukurojme me hudher gjarpri.

Gjak e dhjame :D 


Tuesday, August 16, 2011

Shen Meria ime ne agriturizem

Ne te gjithe Jesolon, qytet bregdetar afer Venezias, e vetmja dhome e lire gjindej ne nje agriturizem. Hotelet, pensionet, apartamentet ishin plot. E ne fakt ishte e premte 12 gusht. Te henen ishte dita e Shen Merise dhe shume kishin preferuar ta kalonin prane detit.
Pas 4 ore udhetimi me makine arritem ne destinacion. 



Sinqerisht nuk e prisja te gjindesha perpara nje vileze kaq te bukur. Agriturizmi ishte ndertuar shume prane nje siti arkeologjik qe mbante te njejtin emer, "le antiche mura". Sapo hapje dritaren te shfaqej madheshtor muri i katedrales se ndertuar rreth shek. te VII.
Pasioni dhe dedikimi qe te zotet e shtepise i kishin perkushtuar verehej sidomos ne detajet me te vogla. I gjithe agriturizmi ishte i mobiluar ne stilin shabby country, me disa modernitete absolutisht te nevojshme si dushi apo ajri i kondicionuar. 

 



 
Ne muret e viles ishin ekspozuar fotografite e familjes ne bardh&zi. Foto me partizane e fashiste, te renditura njera afer tjetres. Zonja me kapele apo fotografi te fisit perpara kishes. 




Ngado ktheje syte hasje ndonje kukull porcelani. Te madhesive te ndryshme e te veshura si zonja apo zonjusha te shekujve te kaluara, qendronin mbi senduqet, pianon, tryezen e pritjes ose te mbeshtetura diku mbi ndonje mobilje. Mendimi flash ishte se ndonje femije, pasi kishte luajtur, i kishte harruar aty por, ne fakt çdo detaj i tille ishte per te te dhene ndjesine e te ndjerurit ne shtepi. Pasi ky eshte funksioni i nje agriturizmi. 





Agriturizmi s'eshte gje tjeter veçse nje shtepi/vile fshati qe jep me qera dhoma dhe servir per te ngrene produktet qe kultivon. Ndryshe nga restorantet ku klienti zgjedh vete nga menuja, ne agriturizem vendos pronari ç'te serviri. Pronaret e agriturizmit mund te merren me blektori apo edhe me bujqesi, prandaj ato çfare serviren ne tryeze jane kryesisht te fresketa.
Agriturizmi ne fjale merrej me rritjen e strucit.




çfare na erdhi ne pjate?...3 antipasta:  

 carpaccio struci (mish struci i gjalle i prere ne feta te holla dhe i marinuar),  




mortadella struci, proshute pate, pjate e pare:  


 pappardelle me ragù gomari, sallate mikse, pjata te dyta

 
fileto struci ne zgaremish derri zgare dhe furre me patate te ziera dhe pastaj te pjekura ne furre dhe per embelsira torta te ndryshme te shoqeruar me raki (grappa) dhe kafe. 
Pra, çdo gje e gatuar nga pronaret ndersa vajza e tyre na sherbente. Nje kuzhine slow dhe tejmase e shijshme!
E ne fund, si per te bere adetin, i zoti shtepise erdhi na pyeti sesi shkoi darka dhe a ndjeheshim te ngopur. 
Dy ishin zbulimet me interesante: mishi i strucit dhe raguja e gomarit. Mishi i strucit ishte shume i bute aq sa ndjesia ishte sikur ishe duke ngrene ndonje zarzavat, por njekohesisht shume i shijshem. I pasur me  hekur dhe ajo qe eshte me e rendesishme, pa pike yndyre. Ndersa gomari kishte nje shije te veçante qe s'jam ne gjendje ta asocoj me produkt tjeter. Duke qene mish i thate, pra i payndyrshem, rrezikonte te rezultonte  bajat ne shije, ashtu siç ndodh ndonjehere me gjoksin e pules apo te gjelit kur gatuhen keq por i gatuar si ragù per te shoqeruar pappardellet ishte fantastik, pasi qepet dhe aromat e kishin pasuruar.




Nese rruga ju bie nga Jesolo provojeni sepse do te mbeteni te kenaqur! :)
   

Friday, August 12, 2011

Supe me domate dhe mousse djathi




Perberesit per 4 persona:

per supen me domate:
1 kg e gjysem domate
30 gr sheqer
1 qepe
1 limon
10 gjethe borziloku
gjysem gote pana
gjysem gote uje
kripe
piper

per moussin e djathit:

250 gr djathe i bute philadelfia ose robiola
ereza te fresketa: majdanoz, hudher gjarpri, borzilok
kaperi

per lugen:

pasta sfoglia
djathe pecorino romano ose kaçkavall

Pergatitja:

per supen me domate qerojme qepen, e grijme imet dhe e hedhim ne nje tigan me vaj ulliri bashke me gjethet e borzilokut. E kaurdisim derisa qepa te zbutet.
Presim ne kater pjese domatet dhe ia shtojme qepes. I japim shije me kripe, piper dhe dy luge sheqer. Ne fund i shtojme gjysem gote uje dhe lengun e nje limoni. E vendosim tenxheren ne zjarr dhe e leme te gatuhet per rreth 40 minuta ne zjarr mesatar.
Me pas e kalojme ne frulator supen derisa perimet te shperbehen dhe lengun e perftuar e kullojme. E rivendosim supen ne zjarr dhe i shtojme gjysem gote pana. E kaurdisim derisa supa te trashet. 


Sipas deshires mund t'i shtojme pak spec djeges.

Per mousse-n e djathit perziejme me luge druri ose me rrahes elektrik philadelfian ose robiolen derisa te shnderrohet ne krem. Grijme imet erezat dhe kaperit dhe i shtojme kremit.



Per lugen marrim nje pete pasta sfoglia te gatshme dhe nje luge gjelle. Me ndihmen e thikes e presim pete e pastafloglias perqark gjithe perimetrit te luges. 








E sperkatim lugen me djathe parmigiano reggiano dhe e vendosim midis dy lugeve qe te marre forme gjate pjekjes. E pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 15 minuta.



Hedhim ne nje pjate supen me domate. Formojme disa quenelle me moussin e djathit dhe i vendosim mbi supe. I sherbejme me lugen e pastasfoglias. 

Gjak e dhjame :D 


Pavlova story




Nese kaloj perpara nje pastiçerie, embelsira e fundit qe me ben neps eshte mafishja. Ngaqe eshte shume e embel apo ngaqe eshte shume e thate nuk me pelqen. Une preferoj embelsirat si krem, ato qe te rreshqasin embelsisht mbi gjuhe. Sidomos mousse. Mousse i çokollates eshte ai qe preferoj ne absolut.
Por ja, qe me kishte mbetur nje tas me te bardha vezesh qe s'dija si t'i gatuaja. Shfletova disa revista gatimi dhe perfundimisht vendosa te provoja pavloven.
Kisha lexuar per polemiken midis Australise dhe Zelandes mbi autoresine e pavloves, e asgje me teper, prandaj m’u duk e udhes qe para se ta gatuaja te merrja ndonje informacion me shume, te pakten mbi prejardhjen.



Me poshte po ju permbledh me pak fjale historine me te bukur qe lexova:

Ishte viti 1926. Berth Sachse e pa te rreshqiste ne skene ne maje te puanteve. Degjoi nje pasthirrme nga publiku. Edhe ai vete i gozhdoi syte tek puantet per disa çaste. Ishte delikate ajo krijese qe mbathte ato kepuceza.
Nje duartrokitje  admirimi shpertheu ne publik. Ajo uli koken duke falenderuar dhe nje buzeqeshje e embel i ndriçoi fytyren.
Vallezoi gjate gjithe kohes ne maje te gishtave, duke e ngritur trupin me lehtesi.
Ishte e bardhe, si nje re ne qiell te kalter dhe nuk vallezonte por rreshqiste sikur te patinonte mbi akull. Ajo ishte Ana Pavlova, ballerina qe patinonte pa patina.  Publiku u mahnit nga kjo figure e  imet qe shkonte nga njeri cep i skenes ne tjetrin. Rrezohej, e ngrihej per te rene perseri. E kur gjindej perdhè dridhej si nje pulebardhe qe  po jepte shpirt. Dridhej ndersa vdekja e terhiqte drejt vetes.
E ne fund qendroi ashtu perdhè. Reflektoret u fiken, dritat u ndezen, por ne salla vazhdoi heshtja. Askush nuk pipetinte. Australianet ishin mahnitur nga kjo pulebardhe. 
E pastaj dikush u ngrit ne kembe dhe duartrokitja u shpernda ne te gjithe sallen. Vetem Berth qendroi ulur. Gati nuk mbushej me fryme. E ndjente qe keto perjetime do ta perndiqnin gjate gjithe jetes. E ndjente. Ajo grua e njome i kishte ndricuar shpirtin.
Doli nga teatri i mberthyer nga nje melankoli e ndjenje dobesie. Ai ishte vetem nje pasticer. Nje pasticer i thjeshte nga Perthi.
Ne ditet qe vijuan e ndoqi me veshtrimet e nje te dashuruari  ndersa Ana shetiste ne park.   Ishte e vogel, e njome, e dobet. Dukej si nje kukull porcelani qe mund te thyhej nga njeri moment ne tjetrin. Fliste, hante, qeshte e mbuluar nga nje aurore magjike. Vishej me te bardha dhe ne krahe i rreshqisnin shalle plot ngjyra e perla. Adhuronte embelsirat dhe Birth kalonte ore te tera ne kuzhine duke i pergatitur embelsirat me embla.  Enderronte buzeqeshjen e saj teksa i provonte dhe lumturohej.
Por shume shpejt erdhi dita e ndarjes. Ana la Australiane dhe u nis per ne Evrope.  Berthit i dukej sikur here pas here degjonte te qeshuren e saj rrugeve te Perthit por ishin vecse lojra te nje zemre te malluar.
Pas 5 vitesh, ne nje dite dimri, ne gazetat australiane u shfaq lajmi qe Ana Pavlova kishte vdekur nga polmoniti. Berthi u deshperua. Ate nate pa ne enderr sikur Ana vdiste ne skene, e mbuluar nga pendet e pulebardhes.
Te nesermen u kthye ne pastiçeri per te pergatitur nje embelsire te bardhe, te forte si majat e puanteve, por te bute si levizjet e saj, te bardhe si pendet e pulebardhes, e me nje njolle te kuqe si semundja qe e mori.  Provoi e riprovoi me 2 te bardha vezesh ne temperature ambjenti, 125 gr sheqer, nje maje luge kafeje kripe, gjysem luge kafeje uthull vere, gjysem luge kafeje niseshte. I rrahu derisa u fryne dhe u zbardhen si rete. I dha formen e nje torte. E poqi per rreth 90 minuta ne 120°C. E la te ftohej dhe rrahu aq pana sa te mbushej torta. Ne fund e  mbuloi me mana toke.
Nje enderr e bardhe me emrin Pavlova."







Thursday, August 11, 2011

Rizoto me pjeper dhe proshute



Perberesit per 4 persona:

250 gr oriz per rizotto
gjysem pjepri
1 qepe
1 l leng perimesh
gjysem gote pana
60 gr gjalp
djathe grana padano
1 gote brandy ose vere e bardhe
100 gr proshute (crudo)

Pergatitja:

e qerojme pjeprin dhe e presim ne kubike te vegjel. E vendosim ne nje tas dhe e sperkatim me brandyn.
Nderkohe pergatisim nje rizoto normale. Skuqim qepen e grire ne vaj ulliri. I shtojme orizin. E kaurdisim derisa te skuqet dhe e shuajme me leng perimesh. 



Ne mes te kohes se gatimit (zakonisht rizoto gatuhet per 20 minuta ne zjarr te mesem, dmth pas 10 minutash), i shtojme proshuten e prere ne copa te vogla dhe pjeprin. 
5 minutat e fundit i hedhim panen dhe gjalpin. E kaurdisim. E peperosim dhe e sperkatim me djathin e grire.
E sherbejme me feta proshute te pjekura ne furre. 

Gjak e dhjame :D




Cupcakes prej dhallture me krem djathi



Perberesit per 4-6 persona:

2 veze
1 gote kos
1 e 1/2 gote miell misri i bluar imet (masa ndryshon ne varesi te kosit, nese kosi eshte shume i holle shtojme masen e miellit)
3 luge vaj ulliri
1 luge kafeje fryres brumi
nje pike raki rrushi
30 gr gjalp ne temperature ambjenti
kripe


Per kremin e djathit:

100 gr djathe grek feta
disa luge kos grek
perime sipas deshires

Pergatitja:

rrahim gjalpin me vezen, vajin e ullirit dhe kosin. Perziejme miellin e misrit me fryresin e brumit. 
E hedhim miellin e misrit, pak e nga pak, ne tasin ku kemi perberjen me veze, derisa te perftojme nje mase homogjene e te ngjashme me ate te petullave.
E rregullojme me kripe dhe e sperkatim me pak raki rrushi.
Lyejme taven e cupcakes me vaj ulliri dhe e mbushim me masen e dhalltures.
E pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 25-30 minuta.



Nderkohe pergatisim kremin e djathit. Therrmojme djathin me ndihmen e nje piruni. I shtojme disa luge kos. I perziejme dhe mbushim me kete mase shiringen e kuzhines. 



Kur cupcakes te jene ftohur, u eliminojme koren e siperfaqes dhe i lyejme me kremin e djathit. 
I zbukurojme sipas deshires. 
Une perdora domate, te verdhen e vezes se zier, te cilen e kalova tek shtypesja e hudhres, kastraveca, fete mishi te tymosur, rukola dhe djathe.



P.S.: ne vend te kremit te djathit te mesiperm, mund te perdorni krem philadelfia ose te kulloni disa here salcen e kosit derisa te arrije trashesine e duhur. Mendoj se me salce kosi shija duhet te jete akoma me e mire. 




Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...