Shkruaj perberesin ...

Wednesday, October 2, 2013

Oh Streghetta!!!!

                        




Ditelindjet e mija po behen gjithmone e me te bukura - me tha para disa netesh hana15she. Pikerisht ndersa shikonim te dyja fotot e festes se vjetshme.
Oh! Oh! Kjo do te thote qe kete vit duhet te impenjohem akoma me shume....- mendova une. 
E ndersa mami Ballakume elaboron deshirat dhe endrrat e bijes se vogel per nje party te paharrueshem, po ju percjell postin e ditelindjes se vjetshme, qe pertesa e shtatzanise e kishte lene te paperfunduar.


Per kuroren perdora hula hoop-in e hanes15she, te cilin e vesha me shirita qese plastike te zeze (qese plehrash me nje llaf). Shume pune per ta bere dhe shume per ta zhbere, por ia vlejti.
Ndersa per dekorimin e salles perdora çarçafe te bardhe, shtriga, molle te kuqe, merimanga, skeletra etj.


 Menuja e ditelindjes se hanes15she permbante:

1) torten "Streghetta" (Shtriga e vogel)
2) torten "Pipistrello" (Lakuriqi i nates)
3) brownie me kungull dhe çokollate
4) biskotat "Gishtat e shtriges"
5) "Gjymtyret e mumjeve" (wuerstel pule te mbledhur me pasta sfoglia dhe te pjekur ne furre)
6) "ushqimi i preferuar i shtriges" (Chicken nuggets dhe patatine furre)
7) pizza me merimanga
8) biskota etj.

Per te pire:

1) "gjak i fresket" (leng portokalli te kuq)
2) "esence lakuriqi nate" (coca-cola)
3) "porcioni magjik i shtriges" (leng portokalli dhe karrote)


"Shtriga e vogel", e cila ka rene ne tenxheren me porcione magjike :=)

Torta "Shtriga e vogel"

Perberesit per nje tepsi me diameter 24 cm:

Per bazen:
6 veze ne temperature ambjenti
240 gr sheqer
1 arome vanilje
1 luge lekure limoni
150 gr miell 00
100 gr niseshte
1 pako fryres brumi per embelsira
100 gr gjalp
nje maje luge kripe

Pergatitja:


ndajme ne 2 tasa te veçanta,  te verdhat dhe te bardhat e vezeve.
Rrahim me rrahes elektrik, per afro 10 minuta, te verdhat e vezeve me disa luge uje rubineti te ngrohte (jo me teper se 5 luge).
I shtojme te verdhave 200 gr sheqer, kripen, vaniljen dhe lekuren e limonit. I rrahim per disa minuta derisa te perftojme nje mase kremoze dhe te zbardhur.


Veç rrahim te bardhat e vezeve me sheqerin e mbetur.
Me pas bashkojme me shume delikatese te bardhat me te verdhat dhe i perziejme me nje luge druri nga poshte-lart, me levizje rrethore, ne menyre qe masa te mos bjere.

Sitim miellin, niseshtene dhe fryresin e brumit dhe ia shtojme mases se mesiperme pak e nga pak (nga 2-3 luge), duke e perzier me te njejten delikatese.
Shkrijme gjalpin dhe sapo te jete ftohur ia shtojme mases se tortes.

Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi ose lagim letren e pjekjes me uje dhe e shtrojme ne tepsi.
Hedhim ne tepsi masen e tortes dhe e pjekin ne furre ne temp. 170°C. Koha ndryshon nga furra ne furre, prandaj sugjeroj gjithmone te perdorni kruajtesen e dhembeve per te provuar nese torta eshte pjekur plotesisht apo jo. Sdq mos e hapni furren 20 minutat e para! (Furra ime e poqi per rreth 50 minuta.)
Pasi torta te jete pjekur e leme edhe 10 minuta te tjere ne furre te fikur.
Me pas e nxjerrim dhe presim derisa te ftohet plotesisht. 

Pasi eshte ftohur e ndajme me shume kujdes ne 3 shtresa.

Per mbushjen:
250 gr krem lajthish (si nutella por me e cilesishme)
150 gr pana e fresket
300 gr pana e rrahur
4 gr xhelatine 

Pergatitja:
perziejme panen e fresket me kremin e lajthive mbi zjarr te ulet, derisa te perftojme nje mase homogjene.
ne nje tenxhere dhe e vendosim mbi zjarr te 
I shtojme xhelatinen e zbutur ne uje dhe e perziejme derisa xhelatina te shperbehet.
E leme kremin te ftohet ne temp. ambjenti dhe rrahim 300 gr pana.
Sapo kremi te jete ftohur, e perziejme me panen duke treguar kujdes qe masa te mos bjere.



Perfundimi i tortes:

e ndajme bazen ne tre shtresa.
Vendosim mbi pjatance shtresen e pare, te cilen e njomim me qumesht te perzier me pak sheqer. 
Shtrojme kremin dhe mbi te vendosim shtresen e dyte te bazes.
Vazhdojme pergatitjen njesoj si me pare.
Ne fund e lyejme torten me kremin e mbetur dhe e zbukurojme me brume sheqeri.

Merimanga, kokodrile, tym (sheqeri), gjarperinj, kunguj etj. per nje tavoline te frikshme


Torta "Lakuriqi i nates"

per realizimin e kesa torte u nisa nga e nje embelsire qe quhet "Bananenschnitten". Ne vend te pandispanjes perdora si baze  torten me çokollate Sacher. Ndersa per mbushjen pergatita nje krem te trashe me qumesht, per te evituar krem-budinon e gatshem te supermarkates, qe per mendimin tim eshte i shpifur ne shije dhe aspak i shendetshem. 

Perberesit per nje tepsi me diameter 24 cm:

5 veze
150 gr sheqer
75 gr miell
40 gr kakao
20 gr bajame te reduktuara ne miell
120 gr vaj kikirikesh
16 gr pluhur pjekes
kripe sa te kapin majat e gishtave


Pergatitja:
ndajme te verdhat e vezeve nga te bardhat. 
Rrahim me rrahes elektrik te verdhat me sheqerin dhe kripen, derisa te zbardhen. 
Me pas i shtojme pika-pika vajin, pa ndaluar rrahjen.

Veç rrahim te bardhat e vezeve derisa te shkumohen. 
Gjysmen e te bardhave e bashkojme me te verdhat e vezeve. 

Sitim miellin me kakaon dhe pluhurin pjekes. I perziejme me  bajamet e reduktuara ne miell.
Pak e nga pak ia shtojme mases me te verdhat e vezeve, duke i perzier me luge druri.

Ne fund i shtojme te bardhat e mbetura. 
I perziejme me delikatese nga poshte-lart ne menyre qe te masa te mos bjere.

Lyejme me gjalp dhe miell tepsine dhe hedhim masen e tortes.

E pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro 50 minuta.
Pasi te jete pjekur e leme edhe 10 minuta ne furre te fikur.

Per mbushjen:

500 ml qumesht
50 gr niseshte
200 ml panna
100 gr sheqer
arome vanilje
1 luge e vogel mjalte
3 flete xhelatine

reçel kajsie
banane sa te nevojiten
leng limoni



Pergatitja: e mbushjes:
hedhim ne nje tenxhere qumeshtin me vaniljen dhe e vendosim mbi zjarr.
Sapo te vloje, heqim vaniljen dhe shtojme sheqerin dhe niseshtene e tretur ne 2 gisht qumesht.
E vendosim tenxheren mbi zjarr te ulet dhe e perziejme papushim ne menyre qe te mos formohen topthat.
Gjate perzierjes i shtojme mjaltin dhe 2 fletet e xhelatines te njomura me pare te uje.
Sapo kremi te jete trashur e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet ne temp. ambjenti, te mbuluar me qese kuzhine.
Nderkohe rrahim me rrahes elektrik panen.
Bashkojme panen me kremin duke i perzier me delikatese.

Perfundimi i tortes:

e ndajme bazen ne dy ose tre shtresa.
Vendosim mbi pjatance shtresen e pare, te cilen e lyejme me reçel kajsie dhe e mbulojme me feta banane.
Mbi to hedhim kremin dhe siper tij vendosim shtresen e dyte te bazes.
Vazhdojme me kete renditje derisa te kompletohet torta.
Ne fund e lyejme torten me ganache çokollate dhe e dekorojme sipas deshires.






Ballakumja shtatzane ne versionin shtriga, ndersa u servirte femijeve chicken nuggets dhe patatina

Brownie me kungull 

Perberesit:
120 gr gjalp
280 gr sheqer
170 gr çokollate me permbajtje te larte kakao
250 gr miell
4 veze
280 gr tul kungulli
1 luge e vogel pluhur pjekes
nje maje luge kripe
arome vanilje
1 luge e vogel kanelle
60 ml vaj luledielli
arre moskat

Pergatitja:
ndezim furren ne temp. 180°C.
Shkrijme ne banjomaria çokollaten me gjalpin. 
Rrahim per afro 5 min. me rrahes elektrik vezet me sheqerin dhe aromen e vaniljes.
Perziejme ne nje tas miellin me pluhurin pjekes, arren moskat, kripen dhe ia shtojme mases me veze.

E ndajme masen pergjysem ne 2 tasa te veçante.
Ne njerin hedhim çokollaten e shkrire, ndersa ne tjetrin hedhim vajin, kungullin e reduktuar ne pure dhe kanellen.

Veshim me leter pjekjeje nje tepsi drejtkendeshe me borde jo shume te larte dhe shtrojme masat duke i alternuar.
E pjekim brownie-n ne furre ne temp. 180°C per afro 45 minuta.
E leme te ftohet plotesisht per disa ore e me pas e presim per ta servirur.




Biskotat "Gishtat e shtriges"

Perberesit per afro 20 cope:
100 gr gjalp
100 gr sheqer pluhur
280 gr miell 00
1 luge e vogel pluhur pjekes
1 veze e plote + 1 e verdhe veze
nje maje luge kripe
esence vanilje

Pergatitja:
pergatisim nje brume biskotash duke perzier miellin me gjalpin e ftohte, vezen + te verdhen e vezes, sheqerin, kripen, esencen e vaniljes dhe pluhurin pjekes. 
Pasi brumi te kete perftuar elasticitet e ndajme ne  toptha te vegjel, te cileve duke i rrotulluar midis duarve, u japim formen e gishterinjve.
Per te formuar thonjte lyejme bajamet me pak te bardhe veze dhe i ngjisim me ekstremitetin e gishtit.
I pjekim gishtat e shtriges ne furre ne temp. 180°C per afro 20 minuta.
Pasi jane ftohur i lyejme me pak kakao per t'i bere sa me sugjestive.


Pizza me ullinjte e prere ne forme merimangash e porositur tek "Pizza al volo" https://www.facebook.com/osman.kazazi

Gjymtyret e mumjeve

Perberesit:
wuerstel 
pasta sfoglia
e bardhe veze

Pergatitja:
presim ne shirita peten e pasta sfoglia-s dhe mbedhim me te wuerstel-in. I lyejme me te bardhe veze dhe i pjekim ne furre per pak minuta.



6 comments:

  1. MIRE SE TE LEXOJ E DASHURA BALLAKUME.
    Me ke munguar hajde tani na sill ndonje gje te mire per te gatuar :)
    xoxo Lulu. urroj qe gjithcka te jet ok.

    ReplyDelete
  2. Ballakume,

    Sa me ka pelqyer ky postim! Je vertete e talentuar, duararte dhe plot imagjinate.

    Lum si Hana qe te ka dhe sa te lumtur qe e ke bere (nese ajo gjysem fytyra e qeshur eshte e saja).

    Mezi pres dhe une (si Hana) te shoh c'do kurdisesh per ditelindjen e radhes.

    Dora

    ReplyDelete
  3. pg slot คืนยอดเสีย เดี๋ยวนี้การเล่นเกมอย่างสล็อตนั้นได้ปรับปรุงเข้ามาสู่สมัยออนไลน์อย่างเต็มรูปแบบ ทำให้สามารถเข้าถึงกรุ๊ปนักเสี่ยงโชคมือใหม่ได้มากขึ้น พีจีสล็อต คืนยอดเสีย ถึงได้ง่าย

    ReplyDelete
  4. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    ReplyDelete
  5. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...