Shkruaj perberesin ...

Monday, October 22, 2012

Destrukturimi i gjelles me bizele dhe sepje






Perberesit per 2 persona:
500 gr sepje
250 gr bizele
gjysem qepe e bardhe
domate qershize 
kripe
sheqer
piper
vaj ulliri extravergine
hudher
trumez
rigon
rozmarine

Pergatitja:
grijme imet qepen dhe e skuqim sebashku me bizelet. I shtojme uje dhe i ziejme. I rregullojme me kripe dhe piper.

Pasi i kemi zhytur per 2-3 sekonda ne uje te nxehte domatet qershize, i vendosim mbi nje tepsi te lyer me vaj ulliri. 
I sperkatim me sheqer, kripe, piper. 
Per te mos e renduar shume shijen finale te pjates, aromat e tjera si hudhren, rozmarinen, rigonin dhe trumezen nuk i grijme, por i vendosim mbi tepsi ashtu te plota. 
E vendosim tepsine ne furre dhe i pjekim domatet ne temp. 150°C per afro 40 minuta. 



Pastrojme sepjet dhe i presim sipas deshires. 
Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe e aromatizojme me nje hudher te shtypur. Me pas e heqim hudhren dhe hedhim ne tigan sepjet. I shuajme me uje dhe i rregullojme me kripe dhe piper.
I leme te gatuhen ne zjarr te mesem.

Ne fund reduktojme ne pure bizelet. I shtrojme mbi pjate dhe mbi to rregullojme sipas deshires sepjet dhe domatet e karamelizuara ne furre. I sperkatim sepjet me vajin e tepsise ku u poqen domatet.

Gjak e dhjame :D



Friday, October 19, 2012

Qofte me qepe dhe sallate me molle


Perberesit per 4 persona:

400-500 gr buke e bardhe e ndenjur
8 qepe te kuqe (per ato qe jetojne ne Itali sugjeroj cipolle di Tropea)
1 degez trumez
3 veze
2 luge gjalp
miell sa te nevojitet
kripe
piper

molle
djathe (mund te perdorni emmenthaler, edamer ose djathera lokale qe sigurisht jane me te mire)
uthull molle
mente e fresket
piper
vaj ulliri

Pergatitja:
grijme imet qepet dhe i hedhim ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin. I shtojme trumez per t'i aromatizuar dhe i skuqim ne zjarr te ulet per me teper se gjysem ore. Nese nevojitet i shuajme me ndonje luge uje.
Presim buken e ndenjur ne kubike dhe e hedhim ne nje tas te thelle.
I shtojme qepet, vezet e rrahura veç, kripen, piperin dhe i perziejme me duar.
Nese e shohim te nevojshme, i shtojme mases ndonje luge miell.
E vendosim masen ne frigorifer per afro 30 minuta dhe merremi nderkohe me pergatitjen e sallates.

Qerojme dhe presim ne kubike mollen dhe djathin. I japim shije me nje vinaigrette te perftuar nga vaji i ullirit, uthulla e molles, kripa, piperi dhe mentja e fresket.
Pasi i kemi perzier,  e leme sallaten te marre shije ndersa skuqim qoftet.

Hedhim ne nje tigan vaj ulliri te bollshem.
Njomim duart ne uje per te formuar qoftet, te cilave u japim fillimisht formen rrethore dhe me pas i shtypim.
I  skuqim qoftet ne vajin e nxehur dhe pas skuqjes i vendosim mbi leter thithese.
I servirim mbi sallaten e molles.
Gjak e dhjame :D

Thursday, October 18, 2012

Hajt te dalim per geshtenja!


Vjeshta ne Alto Adige-Südtirol ofron nje simfoni ngjyrash e aromash. Eshte periudha kur mblidhen mollet, behet vjelja e rrushit, pergatitet strudeli. Pyjet rreth e perqark vishen me ngjyra te ndezura dhe njerezia gjen kohe per nje ritual shekullor, siç eshte Törggelen ose ne italisht castagnata.
Ne gjermanisht Törggelen ka te beje me rrushin dhe te shijuarit e veres ne shoqeri, ndersa castagnata ka kuptimin "hajt te dalim per geshtenja", por nuk nenkupton konkretisht daljen per te mbledhur geshtenja, por konsumimin e tyre ne bujtinat e zones, te famshmit masi.



Ne fakt maso me teper sesa bujtine, eshte nje ndermarrje e vogel qe merret me bujqesi, blegtori dhe sherbim. Zemra e gjithe kesaj ndermarrje familjare eshte stube, dhoma e pritjes dhe e ngrenies se fshatareve tiroleze. Krejtesisht e veshur me dru sherben si vendi ku familja pret miqte me specialitetet kulinare te gatuara me prodhimet  qe ua ofron toka. Specialitetet qe sherbehen jane tipike te zones. Pjata te varfera dhe te thjeshta, por fale freskise se mishit dhe perimeve shnderrohen ne vakte shume te shijshme. Ne fund te drekes piqen geshtenjat dhe u sherbehen klienteve sebashku me mushtin ose veren.
Ftesa per Törggelen mund te te vije prej kolegeve te punes, prej klases se femijes, miqve, grupit te palestres, baletit etj. etj. pra, qe ne kohet e hershme, kjo eshte nje menyre per te lidhur raporte dhe socializuar me njerezit para nje gote mushti apo vere dhe nje grushti geshtenjash te pjekura.





E per te mbetur ne teme, po ju jap nje recete te shpikur prej meje duke marre si baze supen tiroleze me geshtenja. Kjo supe tiroleze eshte me e varfer se simotrat e saj piemonteze apo lombarde, por e veçanta e saj qendron ne zierjen e geshtenjave ne qumesht.  
Une u mundova te krijoj nje pjate te rafinuar duke e reduktuar supen ne krem, relativisht te trashe, dhe duke e pasuruar me djathe Edelpilz (djathe i prodhuar ne Alto Adige dhe shume i ngjashem me Roquefort) dhe te verdha vezesh te marinuara ne  vere te bardhe. Me duket se i dhashe nje pamje prej haute cuisine, prandaj i vura pjates edhe nje emer importante :).


Vjeshta ne pjate
Perberesit per 4 persona:

200 gr geshtenja
afro 1 l qumesht
1 qepe
kripe
piper
vaj ulliri
4 te verdha vezesh
afro 200 ml vere e bardhe dhe e bute si psh. Pinot, Gewuerztraminer, Chadonnay etj.
djathe Roquefort ose i ngjashem me te, pra djathe me myk
arra 

Pergatitja:
qerojme geshtenjat dhe i hedhim ne uje te nxehte ne menyre qe cipa e brendshme t'u hiqen kollaj.
Grijme imet qepen dhe e skuqim ne vaj. I shtojme geshtenjat dhe i hedhim qumeshtin. I vlojme ne zjarr te ulet derisa geshtenjat te ziehen.
Me pas i kalojme ne frulator per t'i reduktuar ne krem sebashku me djathin.
E hollojme kremin sipas deshires me qumesht.
E rregullojme me kripe e piper.

E thyejme vezen dhe me shume kujdes vendosim te verdhen ne nje tas te mbushur me vere te bardhe. E leme te marinohet ne vere per afro gjysem ore.
Shtrojme kremin e geshtenjave ne nje pjate. Ne mes vendosim vezen e marinuar dhe e sperkatim kremin me arra te thyera, vaj ulliri extravergine dhe piper te zi.

Gjak e dhjame :D

Tuesday, October 9, 2012

Birre! Birre! Birre!

Meqe po flisnim per birren, le te mbetemi tek birra :) (jua thashe ne postin e meparshem, qe po e ekzagjeroj keto dite me birren hihihi)
Pas tortes me birre, qe me pelqeu shume fare aq sa mallkova veten se pse s'me kishte vajtuar mendja ta gatuaja per darkat qe kam organizuar gjate veres ne shtepine time, provova te pergatis dy receta te tjera qe kane ne permbajtje birren. 
Me kete rast shfletova nje liber italian "365 ricette per la macchine del pane", qe e pata blere kur me hipi ne koke ta beja buken vete. Madje ath kujtoj qe perveç librit ne fjale, bleva makinen e bukes dhe nje sasi te konsiderueshme miellrash, por makina e bukes nuk zgjati as 3 dite e u prish...U prish vete apo e prisha une qellimisht, sepse u binda qe buka e Lemayr-it ishte me e shijshme se ajo e makines, nuk e mbaj mend :D 
Por ja qe erdhi dita kur ky liber me hyri ne pune...        




Buke me qepe e birre

Perberesit per nje buke (harrova ta peshoje, por me hamendje m'u duk 1,5 kg):

700 gr miell 0
330 ml birre Guinness (por mund te perdorni edhe birra te markave te tjera)
2 luge gjalp
1 luge kripe
16 gr maje birre e fresket
2 luge te vogla sode buke
2 qepe
1 luge sheqer
qumesht sa te nevojitet (rreth 200 ml)

Pergatitja:
perziejme ne nje tas nje gote qumesht ne temp. ambjenti me majen e birres, sheqerin dhe kripen.
Perziejme miellin e situr me soden e bukes dhe formojme nje grope ne mes tij. Brenda ne kete grope hedhim birren dhe pak e nga pak qumeshtin e perzier me majen e birres. 
Formojme nje brume dhe nese e shohim te nevojshme i shtojme nje gote tjeter qumesht.
E vendosim brumin per 1 ore ne nje vend te ngrohte te bymehet.



Nderkohe grijme ne feta te holla qepet dhe i skuqim ne gjalp derisa te zbuten. 
Pas kesaj kohe e ripunojme brumin dhe e leme te pushoje per disa ore. 
Une e lashe plot 4 ore.
Ne fund i shtojme qepet, tashme te ftohura, dhe e punojme perseri.
E vendosim mbi tepsi te lyer me vaj ulliri dhe e leme te bymehet per 1 ore tjeter.
E vendosim te piqet ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. maximale (250°C) per afro 40 minuta ose derisa buka te rezultoje e pjekur.
Pas pjekjes e veme te kulloje per afro 30 minuta.




Si mund te konsumohet kjo buke?....Ballakumja ju keshillon ta konsumoni me speck ose lardo di Colonnata ose me nje djathe me shije te forte. Une e provova me pecorino dhe me pelqeu, por edhe e thekur me nje pike vaj ulliri, pak kripe dhe piper eshte "ç'te hash!" :)
Nese ju mbetet ndonje fete buke, ja edhe nje recete per ditet e ftohta te vjeshtes ose dimrit... 




Jahni tiroleze me qepe e birre (içik e modifikuar)


Perberesit per 2 persona:
2 qepe
30 gr gjalp
50 gr speck
1 fete buke nga buka e mesiperme me qepe
300 ml birre (une perdora birre Forst)
1 luge sheqer integral
2 luge miell
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri extravergine
kripe

Pergatitja:

grijme ne feta te holla qepet dhe i skuqim ne gjalp ne temp. te ulet, derisa te zbuten. I karamelizojme me 1 luge te vogel sheqer integral. I shtojme 2 luge miell dhe i kaurdisim per 1 minute.
E shuajme harxhin me 300 ml birre dhe afro 300 ml leng mishi viçi ose kau. I gatuajme per 1 ore ne zjarr te mesem derisa qepet te zbuten fare. E kriposim sipas deshires.
(Nese e shihni se lengu po shteron, shtojini mases leng mishi) 
Nderkohe thekim fetat e bukes dhe i presim ne kubike te vegjel.
Skuqim ne nje tigan antiaderent shiritat e holle te speck-ut.
I shtojme supes kubiket e bukes dhe shiritat e speck-ut dhe i japim nje vale per afro 5 minuta. Duke qene se kubiket e bukes jane skuqur me pare, ato do te ruajne kompaktesine edhe gjate ketyre 5 minutave.
E servirim supen e ngrohte te sperkatur me pak vaj ulliri dhe piper te zi te sapobluar.

Gjak e dhjame :D



Saturday, October 6, 2012

Torta me birre

Neser perfundon Oktoberfest, festa e pervitshme e birres qe zhvillohet ne Mynih te Gjermanise. E si per dreq edhe kete vit nuk pata mundesi te shkoje....duket sikur te gjitha impenjimet, rrufat, reumatizmat, etj. etj. me mblidhen kastile ne kete periudhe :((
Por ama birren nuk po e le mangut kete fundjave!
Sot isha e ftuar ne shtepine e disa miqve per nje barbecue. E si per te qendruar ne teme mendova t'u çoje nje torte irlandeze me birre, guinness cake. 
Kjo torte kerkon birren Guinness, e cila eshte e erret ne ngjyre dhe e hidhur ne shije. Pikerisht kjo shije e hidhur me retrogusto kafeje, e kombinuar me kakaon pa sheqer, i jep kesaj torte nje shije shume te veçante.
Birra Guinness eshte paksa e kushtueshme (4 kanaçe te vogla rreth 300 ml secila kushtojne mbi 5 euro), por kam lexuar qe mund te zevendesohet me birra te tjera si birra e kuqe Moretti.  
Ah, harrova t'ju them qe kritiku i pjatave te mija, Miri, me kerkoi te shkruaja ketu ne blog qe torta i pelqeu shume :)))



Torta irlandeze me birre - Guiness cake

Perberesit:

230 gr miell 00
4 veze
400 ml birre guinness
230 gr gjalp
350 gr sheqer integral
100 gr kakao pa sheqer
gjysem pako fryres brumi per embelsira
2 luge te vogla sode buke

400 gr djathe philadelfia
250 gr sheqer
2 luge cream whisky

Pergatitja:
ndezim furren ne temp. 180°C
Pergatitja e kesaj torte kerkon 4 tasa, mundesisht qelqi.
Ne tasin e pare rrahim vezet.
Ne tasin e dyte rrahim gjalpin ne temp. ambjenti me sheqerin integral.
Ne tasin e trete perziejme birren me kakaon dhe ne tasin e katert perziejme miellin me soden e bukes dhe fryresin e brumit.
Me pas bashkojme permbajtjen e tasit te pare me permbajtjen e tasit te dyte :)...dmth vezet e rrahura me gjalpin dhe sheqerin.
I shtojme kesaj mase birren e perzier me kakao dhe ne fund, pak e nga pak miellin e situr.
Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me diameter rreth 26 cm. I hedhim permbajtjen e tortes dhe e pjekim ne furren e ngohur paraprakisht per afro 1 ore. Pas kohes se pjekjes e leme torten edhe 10 minuta ne furre te fikur.



Ndersa torta piqet merremi me pergatitjen e kremit. Perziejme djathin philadelfia me sheqerin dhe cream whisky.
Pasi torta eshte ftohur, e mbulojme me kremin e mesiperm.

Gjak e dhjame :D

Thursday, October 4, 2012

Krem kungulli me portokall i shoqeruar me shishqebap me qofte radhiqesh, kubike buke te skuqur dhe djathe mozzarella






Perberesit per 2 persona:

per kremin:
3 karrota
200 gr kungull i verdhe
çerek qepe e bardhe
lengu i gjysem portokalli
nje maje thike spec djeges
2 luge panna
vaj ulliri extravergine
kripe
piper
1 hudher

per qoftet:
gjysem rradhiqe e kuqe e Verones (si ky ketu: http://www2.regione.veneto.it/videoinf/rurale/prodotti/radicchio_vr.htm )
pak buke e ndenjur
miell
kripe
piper
1 veze
1 gote qumesht 

per kompletimin e shishqebapit:
 mozzarella
buke e bardhe

Pergatitja:
qerojme dhe grijme trashe qepen, karrotat dhe kungullin e verdhe. I skuqim ne vaj ulliri te aromatizuar me  hudher dhe i shuajme me uje. I ziejme derisa te zbuten plotesisht. I kalojme ne frulator derisa te reduktohen ne nje mase homogjene. 
I shtojme kesaj mase lengun e portokallit, panen dhe nje maje thike spec djeges. E rregullojme me kripe dhe piper dhe e rivendosim mbi zjarr derisa te trashet pak.

Per pergatitjen e qofteve grijme imet rradhiqet dhe i skuqim ne nje tigan te nxehte me shume pak vaj ulliri, derisa te zbuten.
Pasi jane ftohur, i shtojme vezen dhe buken e njomur ne qumesht e te shtrydhur mire.
I hedhim kripe e piper dhe formojme qoftet duke i shtuar disa luge miell. Me pas e vendosim masen ne frigorifer per afro 30 minuta.
Nxehim vajin e ullirit ne tigan. Njomim duart me uje dhe formojme qoftet. I kalojme qoftet ne miell dhe i skuqim ne vaj ulliri.

 
Presim ne kubike edhe fetat e bukes dhe i skuqim ne vaj ulliri.
Presim ne kubike edhe mozzarellen.
E hedhim kremin ne tas ose pjate. E sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe e servirim me shishqebapin si ne foto.
Kjo recete lindi nga nevoja per te perdorur rradhiqet dhe kungullin e verdhe. Shija e kremit eshte shume delikate dhe shishqebapi nuk e kontraston sa duhet. Mendoj se duhet te kisha perdorur nje djathe me shije me te forte dhe jo mozzarellen qe eshte delikate. Ndoshta nje djathe me myk si Roquefort (http://it.wikipedia.org/wiki/Roquefort_%28formaggio%29) do te ishte kombinim ideal.  

Gjak e dhjame :D

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...