Shkruaj perberesin ...

Monday, October 22, 2012

Destrukturimi i gjelles me bizele dhe sepje






Perberesit per 2 persona:
500 gr sepje
250 gr bizele
gjysem qepe e bardhe
domate qershize 
kripe
sheqer
piper
vaj ulliri extravergine
hudher
trumez
rigon
rozmarine

Pergatitja:
grijme imet qepen dhe e skuqim sebashku me bizelet. I shtojme uje dhe i ziejme. I rregullojme me kripe dhe piper.

Pasi i kemi zhytur per 2-3 sekonda ne uje te nxehte domatet qershize, i vendosim mbi nje tepsi te lyer me vaj ulliri. 
I sperkatim me sheqer, kripe, piper. 
Per te mos e renduar shume shijen finale te pjates, aromat e tjera si hudhren, rozmarinen, rigonin dhe trumezen nuk i grijme, por i vendosim mbi tepsi ashtu te plota. 
E vendosim tepsine ne furre dhe i pjekim domatet ne temp. 150°C per afro 40 minuta. 



Pastrojme sepjet dhe i presim sipas deshires. 
Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe e aromatizojme me nje hudher te shtypur. Me pas e heqim hudhren dhe hedhim ne tigan sepjet. I shuajme me uje dhe i rregullojme me kripe dhe piper.
I leme te gatuhen ne zjarr te mesem.

Ne fund reduktojme ne pure bizelet. I shtrojme mbi pjate dhe mbi to rregullojme sipas deshires sepjet dhe domatet e karamelizuara ne furre. I sperkatim sepjet me vajin e tepsise ku u poqen domatet.

Gjak e dhjame :D



5 comments:

  1. rrofshhh!!!!!!!!!!
    gatuan ne menyre fantastike, te gjitha recetat e tua jan s'di ç'te them njera me e mire sesa tjetra, me plq shume edhe fotografite bravoo ballakume, blogu jot eshte nr 1 !!!!!!!!!!!!

    ReplyDelete
  2. OH Ballakume, Urime per Beben!! Shume Shume Urime & Faleminderit qe ma ktheve viziten, gjithashtu. Une nuk shquhem per gatime edhe pse te gjitha sallatat, shumicen e suprave dhe disa pjata me makarona, i qaj. Ama nuk qahem per te ngrene, me pelqejne te gjitha ushqimet & variatetet. Ndaj edhe recetat e tua, nje pjese dua t'i provoj vete ne kuzhinen time. Kjo receta e fundit duket shume e shijshme dhe e shendetshme dhe ajo fotoja e pare po ma ben me sy. =)

    Dua t'i bej FOLLOW Blog-ut tend por nuk e pashe gjekundi butonin. Te lutem me suporto dhe me bej follow ketu ne Blogger. Shume Faleminderit, Ada. =)


    P.S. Ti si quhesh?

    ReplyDelete
  3. Flm Lulu. Une dhe ti gatuajme mire se kemi fatin te jetojme ne nje vend si Italia ku ushqimi eshte kult. I ke pare ç'gatuajne ne programet masterchef ne bote? Apo çgatuajne amvisat shqiptare ne tv apo ne faqe fb....mua me behen nervat kaçurrel ndonjehere. Rregulli per te nxjerre diçka te mire sipas tyre eshte ekzagjerimi pfff

    Pershendetje Ada, me duket se do t'i bejme njera-tjetres suport gjate ketyre muajve :) Ja, tani do te te shtoj tek lista e te preferuareve. Tung, edi.

    ReplyDelete
  4. Fjale me vend, ke shume te drejte, mua gjerat e ngarkeuara nuk me plq asnje here, ne guzhin me duken aq shume volgare njesoj si ne lookun e perditshem, gjithsesi mbetesh sh e veçante, me plq sh sesi gatuan.

    un jam akoma ne hapat e para, por nje gje eshte e sigurt, do mundohet te ndek te tuat :)

    xoxo Lulu :)

    ReplyDelete
  5. ballakumeee urroj te jesh sa me mire, me mungojne recetat e tua :)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...