Shkruaj perberesin ...

Tuesday, October 9, 2012

Birre! Birre! Birre!

Meqe po flisnim per birren, le te mbetemi tek birra :) (jua thashe ne postin e meparshem, qe po e ekzagjeroj keto dite me birren hihihi)
Pas tortes me birre, qe me pelqeu shume fare aq sa mallkova veten se pse s'me kishte vajtuar mendja ta gatuaja per darkat qe kam organizuar gjate veres ne shtepine time, provova te pergatis dy receta te tjera qe kane ne permbajtje birren. 
Me kete rast shfletova nje liber italian "365 ricette per la macchine del pane", qe e pata blere kur me hipi ne koke ta beja buken vete. Madje ath kujtoj qe perveç librit ne fjale, bleva makinen e bukes dhe nje sasi te konsiderueshme miellrash, por makina e bukes nuk zgjati as 3 dite e u prish...U prish vete apo e prisha une qellimisht, sepse u binda qe buka e Lemayr-it ishte me e shijshme se ajo e makines, nuk e mbaj mend :D 
Por ja qe erdhi dita kur ky liber me hyri ne pune...        




Buke me qepe e birre

Perberesit per nje buke (harrova ta peshoje, por me hamendje m'u duk 1,5 kg):

700 gr miell 0
330 ml birre Guinness (por mund te perdorni edhe birra te markave te tjera)
2 luge gjalp
1 luge kripe
16 gr maje birre e fresket
2 luge te vogla sode buke
2 qepe
1 luge sheqer
qumesht sa te nevojitet (rreth 200 ml)

Pergatitja:
perziejme ne nje tas nje gote qumesht ne temp. ambjenti me majen e birres, sheqerin dhe kripen.
Perziejme miellin e situr me soden e bukes dhe formojme nje grope ne mes tij. Brenda ne kete grope hedhim birren dhe pak e nga pak qumeshtin e perzier me majen e birres. 
Formojme nje brume dhe nese e shohim te nevojshme i shtojme nje gote tjeter qumesht.
E vendosim brumin per 1 ore ne nje vend te ngrohte te bymehet.



Nderkohe grijme ne feta te holla qepet dhe i skuqim ne gjalp derisa te zbuten. 
Pas kesaj kohe e ripunojme brumin dhe e leme te pushoje per disa ore. 
Une e lashe plot 4 ore.
Ne fund i shtojme qepet, tashme te ftohura, dhe e punojme perseri.
E vendosim mbi tepsi te lyer me vaj ulliri dhe e leme te bymehet per 1 ore tjeter.
E vendosim te piqet ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. maximale (250°C) per afro 40 minuta ose derisa buka te rezultoje e pjekur.
Pas pjekjes e veme te kulloje per afro 30 minuta.




Si mund te konsumohet kjo buke?....Ballakumja ju keshillon ta konsumoni me speck ose lardo di Colonnata ose me nje djathe me shije te forte. Une e provova me pecorino dhe me pelqeu, por edhe e thekur me nje pike vaj ulliri, pak kripe dhe piper eshte "ç'te hash!" :)
Nese ju mbetet ndonje fete buke, ja edhe nje recete per ditet e ftohta te vjeshtes ose dimrit... 




Jahni tiroleze me qepe e birre (içik e modifikuar)


Perberesit per 2 persona:
2 qepe
30 gr gjalp
50 gr speck
1 fete buke nga buka e mesiperme me qepe
300 ml birre (une perdora birre Forst)
1 luge sheqer integral
2 luge miell
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri extravergine
kripe

Pergatitja:

grijme ne feta te holla qepet dhe i skuqim ne gjalp ne temp. te ulet, derisa te zbuten. I karamelizojme me 1 luge te vogel sheqer integral. I shtojme 2 luge miell dhe i kaurdisim per 1 minute.
E shuajme harxhin me 300 ml birre dhe afro 300 ml leng mishi viçi ose kau. I gatuajme per 1 ore ne zjarr te mesem derisa qepet te zbuten fare. E kriposim sipas deshires.
(Nese e shihni se lengu po shteron, shtojini mases leng mishi) 
Nderkohe thekim fetat e bukes dhe i presim ne kubike te vegjel.
Skuqim ne nje tigan antiaderent shiritat e holle te speck-ut.
I shtojme supes kubiket e bukes dhe shiritat e speck-ut dhe i japim nje vale per afro 5 minuta. Duke qene se kubiket e bukes jane skuqur me pare, ato do te ruajne kompaktesine edhe gjate ketyre 5 minutave.
E servirim supen e ngrohte te sperkatur me pak vaj ulliri dhe piper te zi te sapobluar.

Gjak e dhjame :D



1 comment:

  1. Rrofsh Ballakume per receten e bukes. E zura brumin ne mengjes dhe nga dreka e poqa. Shume e shijshme. Nuk doli kaq e erret sepse i hodha birre peroni sepse skisha guines. Te uroj gjithe te mirat!
    Sonila

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...