Shkruaj perberesin ...

Loading...

Thursday, February 9, 2012

Fergese me melçi apo tave dheu - ricetta tradizionale albanese

Fergesa me melçi apo ajo qe tiranasit e quajne tave dheu eshte pak a shume e njejta recete. Shume e thjeshte per t'u gatuar por e vetmja veshtiresi per ne qe nuk jetojme ne Shqiperi qendron ne gjetjen e gjizes se duhur. 
Zevendesimi i gjizes shqiptare me djathin grek Feta personalisht nuk me pelqen (e jo arsye nacionaliste :D). Preferoj me shume te  perdore nje lloje gjize italiane qe quhet "ricotta forte" dhe prodhohet ne Puglia. Duke pasur ajo edhe nje shije pak pikante eshte produkti qe, per mendimin tim, shkon mrekullisht me fergesen me melçi. Kjo lloj gjize gjindet ne dyqane apo markata me prodhimet lokale te Puglia-s, rralle ne ndonje supermarkate. 
Nje tjeter produkt, me i thjeshte per t'u gjetur, e qe i afrohet shume gjizes sone, asaj pa kripe, eshte "ricotta pugliese" e markes Abbasciano. Kjo gjindet ne te gjitha supermarkatat italiane, e konfeksionuar per sherbim self-service ose i kerkohet shitesit tek banka e bulmetrave. Kjo e fundit eshte edhe me e fresket. 
Pas ketij informacioni mbi produktet, qe uroj t'u vije ne ndihme shqiptareve te Italise per zgjidhjen e ketij problemi - per ne shqiptaret, fergese-dipendent, behet me te vertete problem mungesa e saj - po ju jap receten e fergeses me melçi. S'besoj te kete amvise shqiptare te mos e dije, por gjithashtu nuk mund te mungonte ne kete blog.



Fergese me melçi - my way

Perberesit per 2 persona:

200-250 gr melçi viçi
100 gr gjize (sot e bera me "ricotta Abbasciano")
1 thelb hudher
vaj ulliri
30 gr gjalp
kripe
rigon 
nje luge salce domatesh e koncentruar
spec djeges
gjethe dafine fakoltative

Pergatitja:
presim ne copa te vogla melçite e viçit dhe i leme menjane.
Shkrijme gjalpin ne vaj dhe skuqim fillimisht hudhren e grire imet dhe nje maje luge spec djeges.
I shtojme copat e melçive. I japim shije me kripe dhe rigon.
Pasi melçite te jene skuqur, i shuajme me nje gjysem gote uje ku kemi tretur salcen e domateve (nese melçite nuk jane te fresketa shtoni sasine e ujit sepse melçia duhet te ziehen patjeter).
Pasi ka avulluar 1/3 e ujit. i shtojme gjizen, te cilen une e perzieje fillimisht me 2 luge shellire djathi dhe 2 luge uje. 
E kaurdisim mire e mire dhe e transferojme ne tavat e baltes. 
Sipas deshires mund t'i vini nje gjethe dafine per ta aromatizuar.
E pjekim ne furre per afro 10 minuta derisa yndyra te dale ne siperfaqe. 
E servirim te ngrohte me feta buke te thekur. 
(Buka pugliese e Altamures e pjekur ne furre druri shkon persembari me fergesen por, buka ne foto ma solli dhurate  Osmani, pronari i "Pizza al volo", pizzeri qe gjindet ne Bolzano, Corso Libertà 45) 

p.s.: Ah, mos harroni edhe nje gote raki edhe nje cope qepe te thate :) 





Fergese me melçi - my way

Ingredienti per 2 persone:

200-250 gr di fegato vitello
100 gr ricotta (ottima la ricotta forte prodotta in Puglia, in sostituzione  "ricotta Abbasciano" dal banco formaggi del mercato)
1 spicchio d'aglio
olio evo
30 gr di burro
sale
origano 
1 cucchiaio di concentrato di pomodoro
peperoncino intero oppure in polvere
foglie d'alloro

 
Preparazione:
tagliare a piccoli pezzettini il fegato di vitello e lasciarlo da parte.
Scioglere il burro nell'olio e soffriggere l'aglio tagliato finemente ed il peperoncino.
Aggiungere i pezzettini di fegato. Regolare di sale e origano. Mescolare per una decina di minuti.
Diluire il concentrato di pomodoro in mezzo bicchiere di acqua. Versarlo sul tegame e mescolare.
Quando l'acqua sarà evaporata per 1/3, aggiungere la ricotta mescolata con 4 cucchiai di acqua. 
Trasferire il tutto nei tegamini di terracotta e mettere al forno per una decina di minuti. 
Servire caldo con del pane abbrustolito, ottimo il pane di Altamura cotto al forno di legna. Invece il pane di oggi è di Osman, il titolare della pizzeria take away "Pizza al volo", bolzano, Corso Libertà n.48.
Nelle case albanesi si serve accompagnato con cipolla cruda e grappa d'uva. 

5 comments:

  1. ballakume po ndonjë recetë gjize a ke të na e vendosësh.në majë të hundës na ka vajt për atë shijen e gjizës shqiptare

    ReplyDelete
  2. gjize shqiptare ncuq ncuq...e ke provuar ta besh me kefir? nuk eshte e njejta gje por ngjason goxha.

    ReplyDelete
  3. Flm e dashur. E bera tani per darke duke ndjekur me perpikmeri receten. Ne sy duken tamam. Apo nuk i kisha edhe tavat fiks si e jotja. Sa te ve cunin ne gjume dhe do ta shijojme familjarisht... :)

    ReplyDelete
  4. Kjo osht rreceta jote jo e tironsve me uje e shellin ne se bojm knej

    ReplyDelete
  5. sipar servirjes se recetes mendoj se gruan e ke italiane ,dhe mire e ben por nuk vlen per ne shqiptaret e shqiperise

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...