Shkruaj perberesin ...

Thursday, February 23, 2012

God save Jamie Oliver!

Rrofte per Zotin! Te nxjerr nga situata kur i premton femijes qe do ta çosh ne MC Donalds por, nderkohe te dalin pune te tjera urgjente dhe s'arrin ta mbash fjalen e dhene. Kush ka femije e di sesi hakmerren ato ...e perjetojne me lehtesisht e me me pak qejfmbetje terheqjen e veshit sesa mosmbajtjen e premtimit. Jane te afte te te akuzojne per ore te tere, sa te vjen t'i hysh vetes ne shpulla se flet para kohe.
Por ketu na vjen ne ndihme Ai, i Madhi Jamie Oliver, qe Zoti e bekofte....me chicken nuggets tejet te lehte.. faktikisht shume me te shendetshme sesa ato te MC Donalds por hajt bindi femijet se...

P.S.: mos harroni te kollondrisni ndonje rrokotele si ato dhuratat e Mc Donalds-it ...ndoshta edhe ju fal :)  








Chicken nuggets alternative
receta e meposhtme nuk eshte tamam e Jamie Oliver, pasi nuk i kisha te gjithe perberesit ne disposicion, prandaj m'u desh ta adaptoje. Receten origjinale e gjeni ne librin e tij (Jamie's America)

Perberesit:
gjoks pule sipas recetes se Jamie-t, kofsha pule sipas meje
(por me te shijshme me gjoks pule)
rreth 250 ml kos ose 250 ml kos i perzier me qumesht
1 hudher
1 spec djeges
lengu i nje limoni
nje luge vaj ulliri
kripe
piper
nje degez trumez
stika pishe, sa te nevojitet
miell misri per polenta, sa te nevojitet

Pergatitja:
i pastrojme kofshet e pules dhe u heqim lekuren.
Veç pergatisim nje marinature me kosin, hudhren e prere ne copa te vogla, specin djeges te plote, vajin e ullirit, kripen, lengun e limonit dhe trumzen.
Pasi i kemi perzier, vendosim ne tas kofshat e pules dhe i leme te marinojne per afro nje ore ne ambjent te ngrohte ose nje nate ne frigorifer. 
Nderkohe grijme ne mixer stikat e pishes dhe i perziejme me miellin e misrit dhe kripen.
I kullojme kofshat e pules, pa ia larguar plotesisht marinaturen, e i lyejme me masen e mesiperme duke ushtruar pak force ne menyre qe mbulesa te jete sa me kompakte. 
Lyejme me vaj nje tave dhe vendosim kofshet e pules. 
I pjekim ne furre per afro 30 minuta derisa te marrin nje ngjyre te arte. 
I servirim me patate te ferguara dhe salce ketchup...pa harruar lodren!

Gjak e dhjame :D 

3 comments:

  1. Ne cfare temperature e ndezim furrin e sobes

    ReplyDelete
  2. Specin djeges e pret ne copa te vogla?

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...