Shkruaj perberesin ...

Thursday, June 30, 2011

2 receta me lulet e kungullit

Lule kungulli te mbushura ne furre (recete nga libri i Antonella Clerici)

Perberesit:
10 lule kungulli
pak majorana (termi eshte ne latinisht pasi ne shqip nuk di te kete nje emer specifik. Eshte nje bime qe i perket familjes se rigonit, por ka nje shije me delikate se rigoni)
1 hudher
100 gr djathe qe shkrihet, psh. fontina
150 gr oriz
3 kunguj
leng perimesh
kripe
piper

Pergatitja:

fillimisht pergatisim orizin sipas recetes se pilafit. Per çdo filxhan oriz, hedhim ne tenxhere 2 filxhana leng perimesh (ose uje me koncentrat lengu perimesh), derisa te zihet dhe ta thithi te gjithe lengun.
Ne nje tigan skuqim ne vaj ulliri hudhren dhe kungujt, te cilet i kemi prere ne kubike te vegjel. 
Perziejme ne nje tas orizin me kungujt e skuqur. I rregullojme me kripe, piper dhe me majorana te grire imet.
U heqim pistilin luleve te kungullit dhe i mbushim me pergatitjen e mesiperme. I vendosim nga nje cope djathe ne mes dhe i mbyllim. Lyejme nje tave me vaj ulliri dhe rendisim lulet e kungullit. I sperkatim me vaj ulliri dhe i pjekim ne furre ne temp. 180°C per rreth 10 minuta. I sherbejme menjehere.






Lule kungulli te skuqura

Perberesit:

200 gr miell 00
10 gr maje birre
3 luge vaj kikirikesh
2 gota e gjysem uje i vaket
2 te bardha vezesh

Pergatitja:

sitim miellin ne nje tas. I shtojme vajin e kikirikeve, ujin, ne te cilin kemi tretur majen e birres dhe i rrahim derisa perberesit homogjenizohen.
E mbulojme tasin dhe e leme menjane derisa te fryhet.
Me pas rrahim te bardhat e vezeve. Ia shtojme perberjes se mesiperme. I perziejme me delikatese dhe i rregullojme me kripe.
Mbushim lulet e kungullit me djathe ose mozzarella, proshute, sardele etj.. Une i mbusha me mozzarella dhe shume pak majorana.
Lyejme me perberjen e mesiperme lulet e kungullit dhe i skuqim ne vaj kikiriku (Vaji duhet te jete shume i nxehte dhe lulet e kungullit duhet te mbulohen nga vaji).
Me kete lloj pergatitje mund te skuqen per perime te tjera si karrota, kunguj apo edhe fruta.


Gjak e dhjame :D






Wednesday, June 29, 2011

Torte me patate dhe kos

Ora 8:00. Hap zyren. Ulem ne poltrone dhe ndersa kompjuteri ndizet bej planin e dites, qe perfshin edhe "çte gatuaj per darke". 
Mbyll syte dhe mundohem te imagjinoj aromat e perberesve e si mund te shkojne me njeri-tjetrin. Mund te them qe nder vite aftesia per t'i lidhur e nderthurur eshte permiresuar por, s'jane aspak sporadike rastet kur pjatat perfundojne ne koshin e plehrave organike, te shoqeruara me protesta turmash te uritura.
Megjithate kam arritur ne konkluzionin qe, mengjesi eshte vakti ideal per te shpikur receta ideale si kjo qe po ju jap sot :)    

Torte me patate dhe kos

Perberesit per 4 persona:

5 patate
150 gr djathe e bardhe ose Feta greke
150 gr kos
0,5 gr shafran
1 veze
koper
kripe
piper


Pergatitja:

ndezim furren ne temp. 200°C.
Ne nje tas therrmojme djathin. I shtojme kosin, shafranin e holluar ne 1 luge uje, vezen dhe kopren. I kaurdisim. I rregullojme me kripe dhe piper.
Shtrojme nje tave me leter pjekjeje ose e lyejme me gjalp.
Presim ne feta te holla patatet dhe i shtrojme ne tave si ne foto. I lyejme me vaj dhe i sperkatim me kripe.
U hedhim siper gjysmen e perberjes me djathe. Shtrojme nje shtrese tjeter me patate dhe e perfundojme me perberjen me djathe.
E mbeshtjellim taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre ne temp. 200° per rreth gjysem ore. 10 minutat e fundit e heqim letren ne menyre qe siperfaqja te marri ngyren e bukur te pjekjes.
E servirim te vaket. 
Gjak e dhjame :D



Tuesday, June 28, 2011

Minicheesecake me kos dhe luleshtrydhe nga Fragolandia

Periudha e veres eshte e mbushur plot me aktitivete ne Alto Adige-Suedtirol. Festohet kosi i Vipitenos, luleshtrydhja e Val Martellos, festat e radiove apo shoqatave te ndryshme, birra e Forstit, festivali i jazz-it, specku i Val Venostes, e keshtu me rradhe çdo fundjave çdo fshat apo zone e banuar gjen nje sebep te festuar.
Kur isha e vogel shprehja "fshati ne feste" perdorej me nje kuptim gati ofendues. Psh. kur ndodhte qe 3 shoqe vishnim gambale, thuhej "jeni bere si fshati ne feste".
Une fshatin ne feste s'e kisha pare ndonjehere dhe po ashtu as shume shoqe te mija por, kjo shprehje ishte radikuar aq shume ne zhargonin tone adoleshencial saqe e perdornim pa ditur sa  siperfaqesore ishte.
Festat, qofte keto fshatare apo qytetare, te bejne te ndjehesh pjese e nje komuniteti e te ndash harene me njerez te panjohur. Te ofrojne nje mireqenie shpirterore qe i mungon aq shume jetes individualiste urbane.  
Kete fundjave isha ne festen e luleshtrydheve qe organizohet çdo 3 vjet ne zonen ku kultivohet me teper ky frut, Val Martello (rreth 1200 m mbi nivelin e detit).
Me poshte po ju sjell atmosferen e krijuar dhe disa prodhime tipike te vendit tim.



mjalte me fruta


Prodhime tipike te Alto Adiges







duke gatuar Strauben, qe jane nje lloj petulle qe serviret me reçel


Strauben



Weisswuerst me laugen


çokollata me fruta

çokollate tipike e zones

Buke Brezel


Schuettelbrot - Buke e thate
 
Kripe me ereza


Miss Mjalti, Miss Specku, Miss Molla dhe Miss Luleshtrydhja




Me disa nga luleshtrydhet e blera pergatita disa minicheesecakes te permbysur...

Minicheesecakes me kos dhe pure luleshtrydhesh



Perberesit per 6 persona:

125 ml pana per embelsira
250 ml kos natyral
125 gr luleshtrydhe
1 flete xhelatine
30 gr sheqer (ose me teper nese e doni me te embel)
1 luge leng limoni
100 gr biskota
30 gr gjalp
2 luge sheqer integral

Pergatitja:

i hedhim biskotat ne mixer bashke me gjalpin dhe sheqerin integral. I therrmojme por jo aq sa te behen pluhur.
Vendosim fleten e xhelatines ne nje ene me uje te ftohte per 10 minuta ne menyre qe te zbutet. Me pas e shtrydhim dhe e hedhim ne nje tenxhere te vogel ku kemi hedhur me pare 1 luge uje. Sapo te shkrihet ia shtojme kosit, qe duhet te jete ne temperature ambjenti. E kaurdisim mire duke i shtuar pak sheqer.
Rrahim panen me sheqerin e mbetur. Ia shtojme kosit duke i perzier me delikatese nga poshte lart, ne menyre qe pana te mos bjere.
Pastrojme luleshtrydhet dhe i presim ne copa te vogla. I hedhim sheqer dhe lengun e limonit dhe disa prej tyre i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje pure.
Hedhim neper gota kosin me panen. Me pas i shtojme biskotat e therrmuara dhe ne fund perfundojme me luleshtrydhet dhe purene e luleshtrydheve.
I vendosim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.
Gjak e dhjame :D








P.S.: receta e mesiperme eshte nje variant i thjeshtezuar i Bavarezes se pastiçerit te njohur Ernst Knam.



Monday, June 27, 2011

Makarona me salce kungulli dhe bajamesh te shoqeruara me qofte

Perberesit per 4 persona:

rreth 400 gr makarona te tipit linguine
4 kunguj
nje grusht bajame
100 gr djathe parmigiano reggiano
10 gjethe mente
1 hudher
1 luge majdanoz i grire
kripe
piper
vaj ulliri

Pergatitja:
ne nje tenxhere me uje te kripur vendosim kungujt e ndare pergjysem qe te marrin nje vale.
Skuqim ne vaj ulliri hudhren me bajamet.
Kullojme kungujt dhe ne ujin e tyre ziejme makaronat.
Frulojme kungujt me gjethet e mentes, hudhren, bajamet, majdanozin, kripen, djathin e grire, duke i shtuar vajin pak e nga pak derisa te perftojme nje lloj salce.
Kullojme makaronat dhe i vendosim ne nje pjatance servirje. I shtojme salcen e kungullit, i sperkatim me pak vaj ulliri, piper te zi dhe bajame. I shoqerojme me qofte te gatuara sipas recetes tipike shqiptare (per mungese kohe nuk po e shkruaj por nese ju intereson mjaft te ma kerkoni).
Gjak e dhjame :D 






Saturday, June 25, 2011

Makarona me karkaleca deti, te aromatizuar me limon dhe bar blete

Perberesit:

400 gr makarona te tipit tagliolini
1 limon Bio, i patrajtuar
200 gr pana
5-6 gjethe bar blete
400 gr karkaleca deti te medhenj
1 qepe e njome
kripe
piper
vaj ulliri




Pergatitja:

skuqim te bardhen e qepes ne nje tigan me vaj ulliri. I shtojme karkalecat e pastruar dhe i shuajme me pak leng limoni dhe uje. I shtojme gjithashtu edhe gjethet e barit te bletes. Kur uji te kete shteruar i shtojme panen dhe lekuren e limonit te grire. 


 
 Ziejme ne nje tenxhere me uje te kripur makaronat. I kullojme dhe i vendosim ne nje pjatance. 

U hedhim salcen pa karkalecat, te cilet do t'i perdorim per dekorimin e pjates.
Gjak e dhjame :D

Gliko me qershi dhe vere te kuqe per dashamiresit e alkoolit :)

Perberesit per 2 persona:

320 gr qershi 
140 gr uje
140 gr vere e kuqe (une kisha vetem Monferrato Dolcetto prandaj i hodha kete vere)
80 gr sheqer integral (por nese e doni me te embel mund t'i shtoni me teper)
1/2 leng limoni
lekura e nje limoni bio
vanilje
pak kanelle


 

Pergatitja:

perziejme ne nje tenxhere ujin me veren, sheqerin, lekuren e limonit, vaniljen dhe kanellen. I vendosim ne zjarr derisa te arrijne temperaturen e vlimit.

 


Nderkohe u heqim berthamat qershive dhe i sperkatim me leng limoni. I hedhim ne shurupin qe kemi ne zjarr dhe i gatuajme per 15 minuta ose derisa te zbuten.
 
       
 
Me pas eliminojme shkopin e kanelles dhe lekurat e limonit. 



E rivendosim ne zjarr mesatar dhe e leme derisa te trashet.
Pasi eshte ftohur e vendosim ne frigorifer per disa ore.
E servirim me akullore. Do ju sugjeroja ta provoni me akullore kosi... :)))

Gjak e dhjame :D

Wednesday, June 22, 2011

Lazanje me pancakes angleze & pancakes me kos grek dhe kunguj

Fillimisht e pata menduar t'i gatuaja me djathe caprino, koper dhe salmon te tymosur (lexo ketu) por kjo ishte nje recete e provuar dhe e sterprovuar, ndoshta jo me pancakes por, me krepes po. Ndersa une doja te beja diçka te veçante me kete recete...dhe ideja me erdhi sot pasdite, kur po kthehesha ne shtepi. 

Lazanje me pancakes angleze

Perberesit per 20 cope:

2 filxhana miell
kripe
1 veze
2 te verdha vezesh
2 filxhana e gjysem qumesht
2 luge vaj
1/4 e filxhanit gjalp

Pergatitja:

ne nje tas perziejme miellin me kripen. I shtojme vezen e plote dhe 2 te verdhat, qumeshtin dhe 1 luge vaj.  E rrahim me tel kuzhine derisa te perftojme nje mase homogjene. 
Shkrijme gjalpin ne nje tigan ose ne mikrovale dhe ia shtojme perberjes. E perziejme dhe me pas e vendosim ne frigorifer per 15 minuta.
Ngrohim nje tigan, me mire nese eshte antianderent. Hedhim ne te lugen e mbetur te vajit dhe duke e perkulur tiganin lyejme te gjithe siperfaqen e tij. Kur vaji te jete nxehur e hedhim ne nje ene per ta perdorur kur te jete e nevojshme. 
Me ane te nje garuzhdeje hedhim pak nga perberja ne tiganin e nxehte dhe e perkulim ne menyre qe ti japim formen rrethore. Ne harkun e disa sekondave pancake eshte gati, prandaj gjate gjithe ketij procesi gatimi duhet te qendrojme me palete ne dore :)



Perberesit per mbushjen:

1 patellxhan i madh ose 2 te vegjel
200 gr mozzarella di buffala
50 gr stika pishe
disa gjethe borziloku
vaj ulliri extravergine
1 hudher
djathe parmigiano reggiano

Pergatitja e mbushjes:
presim patellxhanat ne feta. I rendisim ne nje tepsi te lyer me vaj, i kriposim dhe i pjekim ne furre derisa te skuqen ne siperfaqe.


Ne nje tenxhere hedhim mozzarellen e prere ne copa te vogla me 2-3 luge qumesht, kripe dhe piper. E vendosim ne zjarr ne temp. mesatare derisa te shkrihet dhe te formohet nje si tip kremi.
Ne mixer hedhim stikat e pishes, hudhren, gjethet e borzilokut, kripe, djathe parmigiano reggiano dhe  gjate perzierjes i shtojme pak e nga pak vaj ulliri derisa te perftojme peston.
Proçedojme me shtrimin. Lyejme me vaj ulliri nje tave. Shtrojme fillimisht nje pancake, 3-4 feta patellxhane, i sperkatim ne peston dhe ne fund i hedhim disa luge krem mozzarelle. Vazhdojme me kete rradhe derisa te perfundojne te gjithe perberesit. E pjekim taven ne furre ne temp. 220°C per rreth 15 minuta. E servirim te ngrohte.



Me 2 pancakes qe me mbeten improvizova nje lloj antipaste qe ia vlen t'ua jap receten :)

Pancakes me kos grek dhe kunguj

Perberesit:
pancakes (shiko receten me siper)
kos grek i trashe
kunguj te fresket
koper
kripe
vaj ulliri

Pergatitja:

kriposim kosin. I shtojme koper te grire dhe vaj ulliri. E perziejme mire e mire dhe me te lyejme pancakes. 
Presim ne feta shume te holla kungullin dhe i rendisim fetat ne gjysmen e pancakes. I kriposim. I sperkatim me pak vaj ulliri. I palosim dhe i servirim.




 Gjak e dhjame :D

Tuesday, June 21, 2011

Pasta alla Norma

Sot do ju prezantoj nje pjate tipike siçiliane, me saktesisht e zones se Catanias, Pasta alla Norma.
Kjo recete ka marre emrin e vepres me te famshme te nje kompozitori te njohur italian te '800, Vincenzo Bellini. 
Bellini adhurohej ne vendlindje dhe vepra e tij me e famshme "Norma" konsiderohej si simbol i perfekshmerise.
Sipas rrefimeve popullore, emrin kesaj recete ia kane vene disa artiste, te cilet ne ate kohe ishin duke shfaqur pikerisht kete veper. Te mahnitur nga shija dhe aroma sublime e kesaj pjate makaronash me patellxhana te ferguar dhe gjize te pjekur ne furre, ata u shprehen: "Po kjo eshte Norma!"
Kjo recete mund gatuhet me lloje te ndryshme makaronash.





Pasta alla Norma

Perberesit per 4 persona:



400 gr makarona
gjysem kg domate te kuqe per salce
3 patellxhana
borzilok
2 thelbinj hudher
vaj ulliri
gjize
kripe
piper




Pergatitja:

ne nje tigan me vaj vendosim thelbinjte e hudhres te skuqen. I shtojme domatet e prera ne copa te vogla dhe borzilokun. I rregullojme me kripe dhe piper dhe i leme te gatuhen ne zjarr te avashte. Me pas i kalojme ne kullese derisa te perftojme salcen.
Pastrojme patellxhanat dhe ne çdo patellxhan presim nje shirit lekure nga fillimi deri ne fund. Me pas i presim sipas deshires ne feta ose kubete dhe i skuqim ne vaj ulliri. I vendosim mbi nje leter thithese dhe i rregullojme me kripe.



Ziejme makaronat sipas tregimeve te kutise, i kullojme dhe i vendosim ne nje pjatance.
I hedhim siper salcen e domateve, patellxhanat e ferguar, gjethe borziloku dhe i grijme pak gjize te pjekur ne furre ose nese gjiza ju mungon mund ta zevendesoni me djathe parmigiano reggiano.

Gjak e dhjame :D

  

Sunday, June 19, 2011

Qershi party



 Cupcakes me qershi dhe frosting mascarpone dhe boronica

Perberesit per 16 cupcakes:

125 gr gjalp ne temperature ambjenti
150 gr sheqer
200 gr miell
2 veze
150 gr qershi te fresketa
vanilje
2 luge kafeje fryres brumi per embelsirat
kripe, sa te kapin majat e gishtave
2 luge qumesht




Perberesit per frosting:

rreth 500 gr mascarpone
qershi
sheqer, sipas deshires
komposto boronicash

Pergatitja:

perziejme ne nje tas miellin e situr, fryresin e brumit, vaniljen dhe kripen.
U heqim berthamat qershive dhe i presim ne copa te vogla.
Rrahim me rrahes elektrik gjalpin me sheqerin derisa te formohet nje krem.
Me pas i shtojme nje e nga nje vezet, po ashtu edhe miellin e perzier me produktet e tjera. Ne fund i shtojme qershite.
Lyejme me gjalp format e cupcakes dhe u hedhim perberjen e mesiperme.
I pjekim ne furre ne temperaturen 170°C per rreth 15 minuta.

Per pergatitjen e frosting rrahim me rrahes elektrik djathin mascarpone me   sheqer. I shtojme 2 luge leng komposto boronicash.




Kur cupcakes te jene ftohur i dekorojme me fosting e mesiperm dhe me qershi te plota. I vendosim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.








Krostata me reçel qershie dhe luleshtrydhe  & Biskota

Perberesit per brumin frolla:

500 gr miell
200 gr gjalp ne temperature ambjenti
200 gr sheqer
2 veze
1 e verdhe veze
nje luge kafeje fryres brumi per embelsira
1 luge qumesht
kripe, sa te kapin majat e gishtave

reçel

Pergatitja:
perziejme miellin me sheqerin, gjalpin e copetuar, fryresin e brumit, kripen, vezet dhe e punojme derisa te formohet nje brume homogjen. E mbeshtjellim me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta. 
Me pas hollojme nje pete te trashe me okllai, te cilen e shtrojme ne tepsine e lyer me gjalp ose e shtruar me leter pjekjeje (sugjeroj kete te fundit). Me ndihmen e nje piruni bejme disa vrima ne pete dhe i hedhim reçelin. Une i hodha reçel qershie dhe luleshtrydhe por mund t'i hidhni çfaredolloj reçeli apo edhe nutella.
Me brumin e mbetur bera disa lule ndersa krostata tradicionale kerkon disa shirita brumi qe nderthuren me njera tjetren.  
E fusim tepsine ne furre ne temp. 180-200°C per rreth 45 minuta. 

Me brumin e mbetur bera disa biskota, te cilat i mbusha me reçel trendafili te eger. 
Kam provuar disa receta brumi frolla por per mendimin tim ky eshte me i mire. Si i thone ne gjuhen e amvisave te shkrihet ne goje :)




Receta tjeter qe doja t'ju jipja eshte limonata me qershi. Ideja per kete limonate me lindi nga receta e nje mikes sime Genes, qe e falenderoj per idete, gjithashtu falenderoj edhe Genten per idene e cupcakes. 


Limonate me qershi


1 kg qershi
sheqer, sipas deshires
5 - 6 limona
bar blete (http://en.wikipedia.org/wiki/Melissa_officinalis)


Pergatitja: 


ziejme per disa minuta ne uje dhe sheqer qershite e plota derisa te nderrojne ngjyre dhe te zbuten. Me pas lengun e kullojme dhe e hedhim ne nje shishe bashke me disa qershi te plota. Shtrydhim limonat dhe ia shtojme lengut te qershive. I perziejme. I rregullojme me sheqer dhe i hedhim 3-4 gjethe bari bletesh. E vendosim per gati gjysem ore ne frigorifer dhe me pas e servirim. Aroma e kesaj limonate eshte sublime!

Friday, June 17, 2011

Pispili me bishta qepe



Perberesit per nje tepsi me diameter 21 cm:

1 tufe bishta qepe te njoma
 2 veze
 2 filxhana miell misri i bluar imet (ne italisht quhet crema di mais)
1 filxhan miell 00
1 filxhan kos
1 luge fryres brumi
gjalp
vaj ulliri
koper, majdanoz sipas deshires
kripe
raki

Pergatitja:
grijme trashe qepet e njoma dhe u hedhim kripe. I shtypim me duar duke ushtruar force derisa qepet te zbuten. Me pas u hedhim vezet, kosin, 3 luge vaj ulliri, 2 miellrat, erezat e grira imet dhe i sperkatim me pak raki. I perziejme me luge druri. Brumi qe formohet duhet te kete konsistencen e brumit te petullave, prandaj nese e shikoni qe eshte i forte, shtojini kos.
Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe e hedhim perberjen e mesiperme. E sperkatim me gjalp dhe e fusim ne furre te ngrohur paraprakisht ne temp. 220°C per rreth gjysem ose derisa siperfaqja te rezultoje e pjekur. E sherbejme te ngrohte te shoqeruar me djathe te bardhe ose dhalle.
Gjak e dhjame :D





Tuesday, June 14, 2011

Reçel qershie dhe luleshtrydhe i aromatizuar me kanelle


Gjyshja ime ne kete periudhe pergatiste zahiretet e dimrit. Reçelera qershie, kajsie, kumbulle, rrushi, patellxhana turshi te mbushur, kastraveca turshi e gjithefare ushqimesh, qe i fuste per t'i ruajtur ne poça balte ose reçelerat ne kavanoza qelqi dhe kur vinte stina e ftohte i nxirrte. 
Reçelerat e glikote ishin te destinuara kryesisht per miqte, por edhe une si mysafire e perjaveshme kisha fatin qe ato dy dite te javes qe bujtja tek gjyshja te provoja nje sere reçelerash.
Rituali fillonte ne mengjes me lugen e vajit te ullirit dhe te mjaltit...pastaj per te "rregulluar" gojen (dhe kete here une e hapja gojen me shume) gjyshja me fuste nje ose disa luge prej reçelit qe e zgjidhja une. Pastaj aty nga pasditja nxirrte nje tjeter kavanoz me nje lloj tjeter reçeli. Uleshim te dyja ne ballkon, ajo thurte triko ndersa une soditja kalimtaret e shijoja çdo kafshate buke me gjalp e reçel... 
Ritual ky, qe pavaresisht 32 viteve te mia, perseritet sa here shkoj ne Shqiperi ...dhe pavaresisht moshes sime, akoma e pyes veten si atehere kur isha femije, si i reziston gjyshja tentacionit per ta ngrene vete gjithe reçelin :) 


Reçel me qershi dhe luleshtrydhe e aromatizuar me kanelle

700 gr qershi, te cilave u kemi hequr berthamen
300 gr luleshtrydhe
1 kg sheqer
1 pako fruttapec (produkt qe permban pektine molle dhe agrumesh)
pak kanelle (eshte shpikje e imja, por ju provoni me mire t'i hidhni kanelle vetem nje luge reçel dhe me pas gjykoni nese ju pelqen apo jo)

Pergatija:

presim ne copa te vogla luleshtrydhen. U heqim berthamat qershive. I hedhim frutat ne nje tenxhere te larte. U shtojme pektinen. I perziejme mire e mire dhe  i ziejme per 3 minuta ne zjarr te larte. Me pas e heqim tenxheren nga zjarri, i shtojme sheqerin dhe e rivendosim ne zjarr. Pasi te kene zier edhe per 4 minuta te tjera e heqim nga zjarri, i  shtojme nje maje luge kanelle dhe...reçeli eshte gati.


Per nje grusht mana toke


Qe manat e tokes jane fruti me autodestruktiv kjo u eshte e qarte te gjitha amvisave. Por edhe te harxhosh 3 euro per nje tas 100-150 gr dhe nga ai te nxjerresh ne gjendje estetikisht dhe organikisht te pranueshme 5 mana toke, sepse te tjerat jane ne faze te avanzuar kalbjeje, kjo do te thote qe per ekonomi shtepiake s'ta pret fare. 
Prandaj kur i pashe keta mana toke ne markaten e se shtunes dhe degjova shitesin te tregonte qe sapo i kishte mbledhur, m'u zbeh pamja.... Kishin mbetur vetem dy tasa....
Ok - i thashe vetes - mbushu me fryme dhe çaje perpara.
Ne krahun e majte kisha nje çante beze xxl te stermbushur me perime, qe ndihmoi ne lendimin fizik te pretendueseve te tjera, qe reflektonin po te njejten xhelozi si tek Maxmara ne periudhe skontosh, ne te djathte mbaja per dore time bije, se ciles i dhashe nje urdher te prere te qante, harkova vetullen e majte dhe me nje ton zeri te deshperuar dhe sensual iu luta shitesit te m'i jepte mua dy tasat e mbetura. 
Zonje, eshte rradha ime - ia behu nje plake italiane, por ishte vone, pasi shitesi gjerman, qe ne ato momente m'u duk njeriu me i embel i kesaj bote, sapo ia kishte zgjatur sime bije.
E kote t'ju tregoj reagimet e plakave...hihihi 




  
Tasa pasta sfoglia te mbushura me krem djathi dhe mana toke

Perberesit per 4 persona:


pete pastasfoglia
50 gr gjize e embel dhe e fresket
100 gr djathe mascarpone
60 gr sheqer
1 veze
vanilje
lekura e nje limoni biologjike
mana toke


Pergatitja:

e hapim peten e pasta sfoglias dhe duke u bazuar tek diametri i tasave ose formave te cupcakes qe do te perdorim per pjekjen, presim 4 rrathe.
Lyejme me gjalp tasat dhe shtrojme rrathet e petave. Une perdora dy peta per çdo tas por edhe nje mjafton pasi peta e pasta sfoglias eshte e trashe. 
Ne nje tas perziejme gjizen e embel me djathin mascarpone, gjysmen e sheqerit, te verdhen e vezes, pluhurin e vaniljes dhe lekuren e grire te limonit. Me gjysmen tjeter te sheqerin rrahim te bardhen e vezes derisa te fryhet dhe ia shtojme kremit te mesiperm.   I mbushim tasat me kremin e djathit.
I pjekim per rreth 30 minuta ne furre te ngrohur paraprakisht ne temp. 200°C. Me pas i nxjerrim dhe i leme te ftohen.
I dekorojme me fruta te fresketa, qe mund te jene mana toke ose luleshtrydhe ose fruta te tjera pylli dhe e sherbejme te sperkatur me sheqer pluhur.
Gjak e dhjame :D








Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...