Shkruaj perberesin ...

Monday, October 24, 2011

Gliko ftoi (ne dialekt)

Receta e glikose se ftoit prej gjyshes me te mire ne bote :)))

Gjyshja: "Vin i tenxhere ne zjarr. Sefte bane sherbetin si per bakllava. Per 3 ftoj hudhi ma shume se gjys kile sheqer."

Ballakumja: "Oj nane po nuk asht shume gjys kile sheqer...300 grame?"
Gjyshja: "Po ftoi do sheqer me goca nanes. Aaaa qysh u baka reçeli i ftoit pa sheqer...ty po ngjoj..."
Ballakumja: "Mire me nane. Ti e di."
Gjyshja: "Prite copa-copa ftoin ene masanej kur sherbeti t'jete trash, hudhi n'tenxhere. Mos e rrit graden e stufes se mos te rremehet. Lene te zije avash avash. Ne fund hudhi içik limontoz"
Ballakumja: "Nane s'kam limontoz. Ti hudh lang limoni?"
Gjyshja: "E po mire, hudhi içik lang limoni. Po jo shume se e ban zeherr!"




Pas nje ore.
Ballakumja: "Alo nane....Rrofsh! Doli me nam..."


4 comments:

  1. E bera edhe une glikone e ftoit, por ne momentin e fundit vendosa qe gjysmen e ftonjeve ta kaloja ne mikser. Keshtu me shijon me shume kur e ha me buke e gjalp :D

    ReplyDelete
  2. edhe une e bera per ta ngrene me buke e gjalp te shtunen ne mengjes, por s'ka per premisa te arrije te shtunen :D

    ReplyDelete
  3. tani qe me kujtove mikserin..ne mos gaboj ne zonen e Salentos, Itali, gatuajne nje embelsire me ftoin dhe me duket e reduktojne ne fillim ne pure dhe pastaj e trashin. po vras mendjen si quhet por spo me kujtohet per qamet...behet e trashe si te ishte hallve dhe sperkatet me sheqer.

    ReplyDelete
  4. Ne Spanje kjo qe thua ti (apo afersishte, sjam e sigurt!) quhet cabello de angel, floke engjelli, dhe sherben per te mbushur nje embelsire te quajtur Ensaimadas qe une e pregatita dje, por e mbusha me krem pastiecerie... Mbase eshte e njejta gje.

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...