Shkruaj perberesin ...

Monday, October 31, 2011

Bavareze gjysem e vjedhur




Ballakumja ka fatin qe vendin e punes ta kete ne qendren e qytetit te vjeter. I keni parasysh ato sheshet e medha plot me kafene, restorante e dyqane qe ia masin koken me fije peri turistave, rrugicat e ngushta me kalldrem e gallerite plot vitrina? Eh, pikerisht brenda ketij kaosi te shoqeruar me melodine "La viè en rose", qe muzikantet e rruges e luajne nja 30 here ne dite, kalon pjesen me te madhe te dites Ballakumja. Shpeshhere gjate pushimit te drekes, pasi ka shtriqur mire kembet gjate xhiros inspektive per te pare mallin e ri ne vitrinat e dyqaneve - e vrenjtur ne fytyre sepse gjithe ato te fustane te bukura kushtojne sa rroga e saj 3mujore - ndalon per t'u ngushelluar ne pastiçeri. 
Perqark zyres se saj gjinden 3 nga pastiçerite me te mira te Bolzanos, prandaj Ballakumja ia le zgjedhjen filastrokes "karamele Zana".  Nje dite "macja shpetoi" tek nje pastiçeri qe gjindet ne nje pazar fruta-perimesh. Kamarierja, nje vajze e re suedtiroleze me trup prej kavanozi nutella qe, pavaresisht formave simpatike, s'i qesh buza njehere, i keshilloi Ballakumes nje bavareze me marakuja. "Marakuja??!?! Ai fruti me berthama te vogla?!?!?!  Si pije eshte shume i mire por me bavareze...hmm abinim i çuditshem" - mendoi Ballakumja por, meqe keshillat e kamarieres me trup prej kavanozi nutella nuk e kane zhgenjyer asnjehere deri me sot, pranoi.
E mrekulluar prej luges se pare, nxorri nga çanta stilolapsin dhe axhenden, e ne nje dore lugen dhe ne tjeter penen, vodhi receten (ose me sakte krijoi idene se me çfare eshte gatuar). 
Perveçse me marakuja, ne kete pastiçeri bavarezen e gatuajne edhe me luleshtrydhe ose si tiramisù. Te gjitha fan-tas-ti-ke! Duke u nisur nga kjo game e gjere bavarezesh, Ballakumja mendoi te krijonte nje bavareze me nje frut qe i pelqen shume, me hurmen.
Si thoni a t'jua shes te drejten e autorit? :D





Bavareze me hurma
Perberesit per 6 persona:
2 hurma
gjysem litri panaper embelsira
3 flete xhelatine per bavarezen + 2 per hurmen
1/4 l qumesht
4 te verdha vezesh
150 gr. sheqer
çokollate dhe amareta per dekorim

Pergatitja:
hedhim qumeshtin ne nje tenxhere dhe e vendosim ne zjarr derisa te arrije piken e vlimit.
Ne nje tas rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te na formohet nje mase shkumoze. 
Sapo te jete ftohur qumeshti (provojeni me gisht!) e hedhim me ngadale ne tenxheren ku kemi vezet, duke e perzier pa nderprerje.
E vendosim tenxheren ne zjarr shume te ulet ose ne bagnomaria dhe e perziejme me tel kuzhine.
Nderkohe ne nje tas ose gote me uje te ftohte kemi vendosura fletet e xhelatines qe te zbuten. I shtrydhim dhe ia hedhim perberjes qe jemi duke perzier. Kur masa te jete trashur e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet. Duhet te tregoni kujdes me temperaturen e zjarrit! Temperatura duhet te jete e ulet sepse ne te kundert masa mund te pritet. Gjithashtu masa nuk duhet te vloje. Sapo te trashet hiqeni menjehere.
Frulojme hurmat derisa te reduktohen ne pure dhe gjysmen e tyre ia hedhim kremit qe tashme eshte ftohur.
Rrahim panen me rrahesin elektrik dhe ia shtojme kremit pak nga pak. I perziejme me delikatese duke bere nje levizje rrethore nga poshte lart jo me me rrahesin elektrik por me luge druri ose plastike. E hedhim kremin ne gota ose tasa apo ku te doni ju dhe e vendosim ne frigorifer per 1 ore.
Nderkohe zbusim ne pak uje te ftohte 2 flete xhelatine. 
Frulojme hurmen derisa te perftojme nje mase homogjene.
I shtrydhim fletet e xhelatines dhe i hedhim ne nje tenxhere ku kemi vendosur hurmen dhe pak sheqer.
I kaurdisim per pak minuta ne zjarr pa e çuar masen ne temperaturen e vlimit. 

E leme masen te ftohet dhe nxjerrim nga frigoriferi gotat me bavareze. 
U hedhim siper me delikatese lengun e trashur te hurmave dhe i rivendosim ne frigorifer per disa ore te tjera. 
Para se ta servirim i grijme ne siperfaqe pak çokollate te bardhe dhe e shoqerojme me nje amarete.





Gjak e dhjame :D

P.S.: ju sugjeroj ta provoni edhe me marakuja, nese e gjeni, sepse shija pak e athet por shume aromatike e marakujes kur perziehet me embelsine e bavarezes dhe shijen e forte te çokollates te zeze eshte si poezia e Baudelaire ...
P.P.S.: marakuja ne aglisht quhet fruit passion
P.P.P.S.: pastiçeri Peter (http://www.cafe-peter.com/it/gallery/impressioni.html). Ne gallerine e fotove dallohen edhe gotat e me bavareze dhe marakuja, per te cilat ju fola me siper.

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...