Shkruaj perberesin ...

Loading...

Friday, March 11, 2011

Supa me karrota dhe xhinxher te ben mire per lekuren!

Per te qene adet-shmerisht ne rregull me qenien time elbasanase, perpara se te shkruaj receten e pare te ketij blogu, po bej prezantimin… Une jam Ballakumja. Ballakumja nga Elbasani. Uaa sa emer i çuditshem! – ve bast qe po mendoni ju. Eh, ta dini ju o njerez qe ky emer i perbere nga 4 rrokje e 4 zanore te aromatizuara me Telyn Polisi dhe Veze-Katunari-Labinoti, ka luajtur nje rol te rendesishem ne formimin e personalitetit tim, duke u bere shkaktari i traumave te pasherueshme si humbja e Miss Lagjes, Miss Pallatit, Miss Klases e gjithe Misseve te mundshme. E brumuar, qe ne vogeli, me nje skeme bukurie qe personifikohej nga modelet skeletike te Vogue - qe po te frynte era e Krastes i hidhte pertoke dhe s’kishin shans te ngriheshin nga toka sakllam, dmth pa thyer ndonje artikulacion te poshtem e/o te siperm - me formohej, sa here ndonje Teta gjithe embelsi me drejtohej “oj Ballakume!”, nje si tornado, diku aty afer stomakut, qe rritej….Rritej…RRitej dhe shperthente duke e ngritur ne ajer Teten-embelsire per ta perplasur drejt e ne fuçine e gjalpit prej Polisi. Po...Po... Keshtu Teta mesonte qe nuk mund ti drejtohej nje vajze adoleshente, e lindur dhe e rritur ne juglindje te evropes, ne nje vend te Shqiperise qe shquhet per qytetari, me nje “kompliment” te tille, qe do te bente te lumtur vetem nje virgjireshe-beduine-ne-kerkim-te-bashkeshortit. Qe thoni ju njerez, diku ne shkretetire gjinden nje fis beduinesh qe jetojne akoma ne tenda. Ne pamundesi te krevateve te rehatshem, atje, burrat perdorin grate si dyshek. Per te permbushur sa me mire kete detyre fisnike-bashkeshortore femra duhet te jete aq e shendoshe sa ti dalin vijat e dhjamit tek krahet. (Mos e thente Zoti! Une goce elbasani qe enderroja te isha si Julia Roberts.) Enderroja!!!…… me mire po vazhdoj me receten e pare te blogut: Supe me karrota dhe xhinxher. Probabiliteti qe une te marr qofte edhe nje karrote, ta qeroj e ta haje te gjalle eshte 0, por nga halli se mos edhe kete vere do te ngelem e bardhe si mozarella, u vura te gatuaj kete recete. Mund te them qe fale aromave te bukes se thekur ne gjalp, xhinxherit dhe specit djeges, karrota mori shije.

Supe me karrota dhe xhinxher
Perberesit x 4 persona:
1 kokerr qepe,
8 karrota,
leng perimesh,
1 luge xhinxher i grire,  
kripe,
spec djeges,
1 luge kafje sheqer,
piper i bardhe.
Feta buke te bardhe
Gjalp
Spec djeges

Pergatitja
Qerojme qepen dhe karrotat dhe i presim ne copa. Nuk ka rendesi madhesia apo te prerit perfekt, pasi ne fund do ti kalojme ne frulator. I vendosim ne nje tenxhere me presion bashke me pak kripe,1 luge kafje sheqer, xhinxher te grire dhe lengun e perimeve. E mbyllim kapakun e tenxheres dhe i ziejme per rreth 10 min. Pasi jane zier i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje mase homogjene. E rregullojme me kripe, piper & vaj ulliri te nje cilesie sh.mire dhe e shperndajme neper pjata. Ne nje tigan shkrijme gjalp dhe vendosim nje spec djeges qe te leshoje arome. I presim fetat e bukes ne kubete te vegjel dhe i skuqim ne gjalp. E dekorojme supen si ne foto. Gjak e dhjame! :D


5 comments:

  1. Te hengsha zemren moj ballakume...rehat ka gjet yt shoq me "dhjamin" tend qe gjendet neper keto gjelle qe gatuan! Urime dhe keshtu te do Partia :-)
    xoxoxo

    ReplyDelete
  2. te lumte,me pelqejn shume recetat e tua, dhe sidomos ato entry-it e tu, fantastik fare :)urime per blog-un :)

    ReplyDelete
  3. Flm Edlira. Kur e nisa isha mese e bindur qe recetat e fotografite e mija do te vidheshin e do te bastardoheshin online, ashtu siç ndodhi me te vertete, prandaj mendova t'i hedh ne formen e nje ditari. Megjithese hajdutet kane shifra fansesh shume here me te larta, une jam krenare per ate qe ka arritur krijesa ime. Fatmiresisht ekzistojne njerez te cilet siten dine ta perdorin akoma...e kjo eshte kenaqesia me e madhe e mbajtjes se nje blogu

    ReplyDelete
  4. Hahahahahahahahahahahahahahaha sa kam qeshur me shkrimin hahahahahahahhaha

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...