Shkruaj perberesin ...

Saturday, July 21, 2012

Torte me shalqi dhe akullore


Duke kujtuar me mall pushimet e vjetshme ne Qefaloni e meqe shalqini i ketushem s'ka shijen e shalqinit pergatita nje torte tipike te ishujve Ciklade, Karpouzopita, por te cilen e modifikova duke i shtuar disa perberes te shendetlijes sone.






Torte me shalqi dhe akullore

Perberesit per nje tepsi me diameter rreth 18-20 cm:

100 gr miell
60 gr sheqer
400 gr tul shalqini
me pak se gjysem luge te vogel kanelle
3 luge vaj ulliri
nje luge fara suzami
ne luge mjalte
2 veze
gjysem luge e vogel pluhur pjekes
mjalte sipas deshires
akullore me shije vanilje per ta shoqeruar

Pergatitja:

presim ne copa te vogla shalqinin dhe e kullojme per 3 ore te mira duke ruajtur lengun qe leshon. Madje e shtrydhim qe te eliminojme sa me shume leng.
Ngrohim furren ne temp. 180°C.




Rrahim vezen me sheqerin dhe gradualisht i shtojme mjaltin dhe vajin e ullirit.
Veç perziejme miellin me kanellen dhe pluhurin pjekes. 
I bashkojme masat dhe i perziejme.
Ne fund i shtojme edhe copat e shalqinit.

Lyejme me vaj ulliri nje tepsi dhe e sperkatim me fara suzami.


Hedhim ne tepsi masen e tortes. E sperkatim ne siperfaqe me fara suzami dhe e pjekim ne furren e ngrohur paraprakisht per rreth 30-35 minuta.



Priteni sipas deshires dhe servireni te sperkatur me mjalte dhe me nje top akullore me shije vanilje.





Duke ju uruar pushime te mbara ju pershendes  me nje kantautor italian, disku i fundit i te cilit do te jete padiskutim kolona zanore e pushimeve te mija. Ky eshte Vinicio Capossela dhe video e kesaj kenge eshte realizuar nga nje artist i ri shume i talentuar, Virgilio Villoresi.....Mire-u-lexofshim ne shtator!



Rizoto me scampi

Tek menuja "nje mije e nje nete" ju tregova receten e rolls me scampi. Ajo recete u pelqye aq shume nga hana15she sa jo vetem e kam gatuar edhe 2 here te tjera, por edhe vendosa t'ia pershtase nje rizotoje...

P.S.: hana15she s'e di qe mami Ballakume i ka bere me scampi....po ju  sshhhhttttt!!!  :) 




Perberesit per 2 persona:

200 gr oriz per rizoto
400 scampi
100 ml pana
1 karrote
1 dege selino
1 thelb hudher
pak spec te kuq pluhur
gjysem gote vere e bardhe
vaj ulliri extravergine
kripe
piper

Pergatitja:
pastrojme ne uje te bollshem scampit e fresket. Tulin e ruajme menjane ndersa kokat dhe mashet i hedhim ne nje tenxhere me uje sebashku me karroten, degen e selinos dhe veren. I
 vlojme per 1 ore dhe lengun e filtruar e perdorim per te njomur rizoton.



Ne nje tigan te thelle skuqim ne vaj ulliri nje thelb hudher dhe pak spec te kuq pluhur. I shtojme tulin e peshkut. I kaurdisim per 2 minuta dhe i shuajme me vere te bardhe. Sapo vera shteroje 2/3 e vellimit, e kalojme ne frulator dhe e reduktojme ne pure sebashku me panen. 
E rregullojme me kripe dhe piper te bardhe.
Keshtu perftuam nje salce kremoze qe do tia hedhim rizotos.
Per pergatitjen e rizotos skuqim orizin ne pak vaj ulliri dhe gjalp.
E njomim here pas here me lengun e nxehte te scampit.
Ne fund e perziejme orizin me kremin e scampit dhe e sherbejme te sperkatur me majdanoz te fresket.
Gjak e dhjame :D 




Tuesday, July 17, 2012

Torteza me fruta pylli




Perberesit per 4 persona

per brumin sablé:
150 gr gjalp 
140 gr sheqer
4 gr kripe 
3 te verdha veze
200 gr miell
7 gr pluhur pjekes

per kremin:

250 gr qumesht
2 te verdha veze
75 gr sheqer
25 gr niseshte
125 gr gjalp
lekure limoni 
vanilje


per zbukurimin:

çokollate
fruta pylli
sheqer pluhur


Pergatitja:

fillimisht pergatisim bazen duke perzier me tela kuzhine 150 gr gjalp me 140 gr sheqer dhe 4 gr kripe.
Me pas i shtojme 3 te verdha veze dhe 200 gr miell 00 te situr bashke me 7 gr pluhur pjekes.
Brumin e formuar e punojme me duar dhe ne fund e mbeshtjellim me qese kuzhine. E vendosim ne frigorifer per rreth 2 ore.

Me pas e hapim me okllai dhe formojme nje pete me trashesi rreth 5-6 mm.
Marrim nje tepsi. 
E lyejme me gjalp dhe shtrojme ne tepsi peten e brumit, duke u munduar t'i japim formen e tepsise me ane te mollezave te gishtave. Ose ne te kundert hapim nje pete te madhe dhe formojme disa rrathe te vegjel me ane te nje tasi ose gote. Vendosim rrathet mbi tepsine e lyer me gjalp, te distancuare nga njeri-tjetri.
E vendosim tepsine ne furre ne temp. 200°C derisa te marre ngjyren e arte te çelur.



Per pergatitjen e kremit me vanilje, ngrohim ne nje tenxhere 250 gr qumesht me gjysmen e sheqerit dhe vaniljen.
Ne nje tas rrahim me rrahes elektrik 2 te verdhat e vezeve me sheqerin e mbetur dhe 25 gr niseshte.
Sapo qumeshti te kete arritur temp. e vlimit, e hedhim ne tasin ku kemi te verdhat e vezeve. 
I shtojme gjysem luge te vogel lekure limoni te grire. 
I perziejme me tel kuzhine dhe e rivendosim ne zjarr derisa te masa te trashet, pra rreth 2 minuta.
Ne fund i shtojme 125 gr gjalp. 
E perziejme kremin dhe e shtrojme ne nje tepsi te veshur me qese kuzhine ne menyre qe te ftohet.
Ne fund e vendosim ne frigorifer qe te mpikset mire per disa ore.
Pas disa oresh e nxjerrim nga frigorifer, e rrahim kremin me rrahes elektrik sikur te ishte pana.

Shtrojme ne pjatancen e servirjes bazen sablé, tashme te ftohur, dhe me ndihmen e nje sac à poche e zbukurojme me krem. E zbukurojme gjithashtu me fruta pylli te fresketa dhe sheqer pluhur.
Gjak e dhjame :D

Monday, July 16, 2012

Patellxhani in the Kitchen

"Nuk dua asnje vend tjeter ne bote aq sa kuzhinen.
Pak rendesi ka ku gjindet dhe si eshte: mjafton te jete nje kuzhine, nje vend ku behet per te ngrene, dhe une ndjehem mire. Me pelqejne me teper ato funksionalet dhe te jetuarat. Sidomos ato qe kane lecka gatimi te lara dhe te pastra e pllaka te bardha xixe.
Por edhe kuzhinat tmerresisht te pista me pelqejne shume.
Me pelqejne ato me dyshemete mbushur me copeza perimesh, kaq te pista sa edhe sholla e pantoflave behet zgjyre, e ato te medhate, te nje madhesie te ekzagjeruar. Me nje frigorifer te madh e plot me rezerva ushqimesh qe do te mjaftonin per gjithe dimrin, nje frigorifer jashtezakonisht te madh, ne kanatin e te cilit te mund te mbeshtetesha. E nese ndodh te ngreje syte nga soba e veshur me pikla yndyre ose nga thikat pak te ndryshkura, jashte yjet ndriçojne trishtueshem." Kitchen, Banana Yoshimoto



M'u kujtua ky paragraf i "Kitchen" kur hyra ne kuzhine per te pergatitur nje aperitiv dhe e pashe te shkelqente nga pastertia dhe rregulli. Rrallehere ndodh qe kuzhina ime te shkelqeje keshtu, e ne dorezat e kanateve te mos dallohen shenja gishterinjsh apo furra te mos vishet nga pikat e vogla te salces. Ne fakt kur vihem te gatuaj bej me teper zullumi une me luge e tenxhere sesa hana15she me  koshin e lodrave. 
Me pelqen tejmase kjo rremuje, madje edhe pasi e pastroj kuzhinen, kam deshire te gatuaj per ta bere prape pis. Me duket sikur me pastertine e tepruar, kuzhina humbet ate eskluzivitetin e te qenurit vendi i vetem ne shtepi ku ne kalojme te gjithe bashke momente intimiteti, tregojme per veten, gatuajme plot dashuri mengjeset, gajasemi darkave me miqte e ngushte, duke zhveshur veten prej çfaredolloj kompleksi.
Ate pasdite me trishtoi sepse m'u duk e ftohte dhe e pajete, si kuzhina e dikujt qe e konsideron shtepine si hotel per te kaluar naten dhe jo si nje strofkull te ngrohte. Prandaj te nesermen qe ne mengjes shkova ne dyqan per te blere, jo me sallatera apo proshuta, por perime per t'u gatuar.
Patellxhana me sakte, meqe koha me e pershtatshme per t'i konsumuar eshte pikerisht  korriku, kur patellxhani i gjate ka nje ngjyre te erret, pak fara dhe nje shije jo shume te hidhur. 
Receta e pare eshte patellxhana me parmigiano, nje recete napoletane, por qe per t'u bere aq e mire dhe e shijshme sa behet ne jug te Italise, kerkon perime te fresketa, ndersa per receten e 2., patellxhana Shkodre, duhet te falenderoj per miresjelljen vajzen e sitit "Une gatuaj".





Tave me patellxhana dhe parmigiano 
(La parmigiana di melanzane)

Perberesit per 4 persona: 

5 patellxhana te gjate
djathe parmigiano reggiano
rreth 1 kg domate per salce (per ato qe jetojne ne Itali domatet e S.  Marzano-s, qe dallojne nga te tjerat per formen e zgjatur, shijen agrodolce dhe per sasine e pakte te farave, jane ideale per kete recete)
rreth 200 gr mozzarella
kripe
vaj ulliri extravergine
borzilok i fresket


Pergatitja:
ne shtepine time mozzarella qe pelqehet "da morire" eshte "mozzarella di Bufala", por per kete recete kjo lloj mozzarella nuk eshte e pershtatshme sepse permban shume uje. Por nga ana tjeter eshte me e shijshme sesa mozzarella e zakonshme. E vetmja zgjidhje eshte ta lesh te kulloje per 2-3 ore dhe pastaj ta shtrydhesh mire. 
Nje alternative, per ato qe jetojne ne Shqiperi (e qe une po vdes ta provoje), eshte edhe gjiza me kripe. 

Ath u qerojme lekuren patellxhanave dhe i presim persegjati ne feta me trashesi rreth 5 mm. As me shume e as me pak sepse rrezikojne te digjen gjate skuqjes!
I vendosim ne nje tas dhe i mbulojme me uje te ftohte e te kripur per 1 ore, qe te humbasin shijen e hidhur.
Me pas i kullojme dhe i thajme me pecete.
Ngrohim vajin e ullirit dhe i skuqim fetat e patellxhanit derisa te marrin nje ngjyre te florinjte, por pa u djegur.
I vendosim ne nje pjate te madhe dhe i mbulojme me leter thithese qe te eliminojne nje pjese te vajit te skuqjes. Kjo duhet bere patjeter sepse perndryshe behen shume velitese dhe s'mund te quhen me pjate e fresket verore.

Per pergatitjen e salces ziejme ne uje te kripur domatet, te cilave u kemi bere nga nje kryq. I qerojme dhe i kalojme ne nje ene kuzhine qe quhet passaverdure, ose ne pamundesi i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje salce homogjene.
Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan te thelle dhe e ngrohim se bashku me nje thelb hudher te shtypur. Sapo hudhra te skuqet, e heqim nga tigani dhe hedhim ne te salcen e domates. E rregullojme me pak kripe dhe e leme te gatuhet ne zjarr te ulet derisa te trashet. Sa me e trashe te jete salca aq me e mire behet tava, sepse salca shume e lengshme e ben taven si gjelle...




Lyejme me pak salce nje tave dhe shtrojme fetat e patellxhaneve. 
I lyejme bollshem me salce domatesh, djathe parmigiano reggiano, disa feta mozzarella dhe gjethe borziloku te grira me duar.
Vazhdojme me kete renditje derisa te mbarojne te gjithe perberesit.
Ndersa siperfaqen e mbulojme me feta mozzarella.
E vendosim tepsine ne furre ne temp. 170-180°C per rreth 40-50 minuta.

P.S.: Nuk e servirim menjehere pas pjekjes, por e leme te ftohet pak sepse keshtu paraqitet estetikisht me bukur dhe eshte me e mire ne shije....por ne familjen time po u servir tava s'te lene me asnje cope per fotografi, prandaj detyrimisht m'u desh ta fotografoja kur ishte e sapodale nga furra dhe duke qene shume e nxehte s'e ruante formen  per qamet.

P.S.: per nje tave me te lehte, patellxhanat ne vend qe te skuqen ne vaj ulliri mund te piqen ne zgare ose furre, por besomeni qe nuk eshte e njejta gje....





Patellxhana Shkodre 
(sipas recetes se Kameles)

Perberesit per 2 persona:

2 patellxhana te gjate
100-150 gr djathe i bardhe ose Feta greke
100 ml pana 
kripe
piper
majdanoz
vaj ulliri

Pergatitja:
patellxhanat i ndajme me dysh dhe i heqim tulin. Sipas recetes tulin e prere ne kubike te vegjel e bashkojme menjehere me perberesit e tjere, por mua m'u duk me e udhes ta skuqja me pare ne vaj ulliri e me pas ta perzieja me djathin e shkermoqur, panen, piperin, majdanozin e grire imet dhe kripen.
Mbushim me kete mase patellxhanat. I sperkatim ne vaj ulliri dhe i pjekim ne temp. 180°C per 30-40 minuta.

....dhe  kuzhina u kthye ne identitet  :)



Monday, July 9, 2012

Ratatouille dhe Tataki ne mosmarreveshje bashkekohore


Nuk jam shume e apasionuar pas artit bashkekohor, madje per te qene e sinqerte, para se te shoh nje ekspozite te tille, informohem me pare mbi "ate çka dash me thane autori" ne vepren e tij. 
Kjo per dy arsye: e para per te mos nisur debatin me shoqen intelektuale qe leshon klithma orgazmike para çdo vepre qe paraqet  nje shkarravine, dhe e dyta per te filluar nje debat me z. Tironc, i cili edhe para piktures se Pollock shprehet: "Oh po kjo qenka e bukur per stampa basmesh!" ...
Pra, po te mos ishin keto 2 arsyet e siperpermendura, midis meje dhe artit bashkekohor do te qendronte nje hendek indiferentizmi. Une e justifikoj kete hendek me paaftesine time per t'u ç'indoktrinuar nga arti i realizmit socialist, por mund te nje jete edhe nje hendek i krijuar nga vete arti bashkekohor, i cili e zgjedh vete publikun qe mund ta ç'kodifikoje. Ose paaftesi e imja per te perceptuar, ose paderpertueshmeri mesazhi...me nje llaf jam rob i trashe mi gra!....
Duke njohur kete te mete timen, vendosa te regjistroj hanen15she ne nje kurs  qe organizonte muzeu i artit bashkekohor te Bolzanos.


Diten e pare hana15she mesoi se ato "njerezit si gogola" qe i kishte bere nje xhaxhi i famshem quheshin vepra arti;
Diten e dyte hana15she mesoi qe, po te hipte mbi nje tavoline e te leshonte ca pika boje, pikat nuk binin asnjehere mbi nje pike, po ku t'u donte qejfi;
Diten e trete hana15she mesoi qe, po te merrte nje shkumes e t'ia fuste vrapit duke e mbeshtetur shkumesin pas murit, shkumesi bente nje vije te gjate e vende-vende te lakuar;
.....
Mami Ballakume u kenaq shume qe e bija po mesonte bazat e artit kontemporan e shpresonte qe ne ekspoziten finale te shihte ndonje kryeveper te firmosur nga hana15she. 
Prandaj, pasi ia tregoi lajmin kamarieres se barit ku pi kafen e mengjesit, nenpunesve te 2 kancelerive te gjykates, kamarieres ku pi kafen e pushimit, avokateve, shoqeve, e te njohurve qe rasti ia nxorri perpara ate dite...pra me nji llaf gjysmes se Bolzanos :P, i telefonoi menjehere shoqes intelektuale per ta ftuar ne ekspozite. 

Nxorri nga guarderoba fustanin me te bukur dhe me nje perplasje takash prej zonje-qe-s'e-mbajne-100-gomere hyri ne sallen e ekspozites dhe.......OMG!.... ç'te shikonte! 
Ne tre faqet e mureve te salles, te mbushura me vizatime aeroplanesh te aksidentuar, kolazhe me figura revistash, gjurme duarsh e kembesh, pika boje e instalime me copa pelhure/rrokotela/lule artificiale, binin ne sy vetem vizatimet e hanes15she, por jo se ishin te bukura, por sepse ishin komplet out kontekstit te ekspozites.....
Hana15she, qe kur ka vizituar muzeun dedikuar Van Gogh-ut ne Amsterdam, vizaton vetem lule, fusha me lule dhe portrete te mamit dhe babit. Edhe per ekspoziten ne fjale kishte vizatuar male, fusha, lule dhe kishte ngjitur ne mes te kesaj panorame prej tregu shumice nje femer-reviste qe kushedi ku dreqin e kishte gjetur.
Para ketij falimentimi total te hanes15she, Ballakumja s'dinte ku te fuste koken...Madje edhe goja iu mek e s'gjente argumenta per te thyer heshtjen qe u krijua midis saj dhe shoqes intelektuale.
.. E ath iu kujtua Remi qe mahniti kritikun Ego me nje ratatouille. Nje specialitet te hershem provence, por qe fale gjenialitetit te tij e tjetersoi per t'ia pershtatur nje restoranti chic. Pra i dha nje tjeter jete. Krijoi diçka ndryshe, por mbi nje baze egzistente. 








E me grifshesine qe i vesh vetes çdo nene - paravaresht gjinise shtazore apo njerezore - per te mbrojtur kelyshin e vet (e ketu riperseris qe vizatimet e hanes15she me te vertete ishin out, por ishin vizatimet me te bukura ne te gjithe sallen...tièèè), i perplasi shoqes se vet intelektuale pakuptueshmerine e ketij arti bashkekohor, trapllikun e disa veprave, te cilet behen te famshme vetem fale disa kritikeve satrapa, te cilet konsiderojne gjeniale çdo ide apo teknike "ndryshe", e harrojne ate esencialen qe, arti ne rradhe te pare eshte krijuar per te percjelle te bukuren, e se trajektorja e pikave te bojes apo e shkumesit i perket nje shkence tjeter qe s'i le hapesire fare ndjenjave...    


Si per ta mbyllur, hana15she s'ka me deshire ta perserise kete kurs (hajt me shnet 150 eurove te mamit!), shoqja ime intelektuale ka 2 jave qe sme dergon asnje mail per te me lajmeruar mbi aktivitetet artistike qe do te zhvillohen ne bz, pra ky kurs vlejti sa per te me kujtuar mua qe kam vite qe nuk gatuaj ratatouille-n....:((((









Ratatouille 
(sipas Thomas Keller por qe i afrohet shume ratatouilles se filmit)


Per salcen piperade:
1 spec i verdhe
1 spec i kuq 
1 spec jeshil
2 qepe te bardha
2 thelpinj hudhra 
1 degez trumez
1 gjethe dafine
1 degez majdanoz

1 patellxhan
1 kungull i njome
3 domate

per vinaigrette:
1 luge nga salca e mesiperme piperade
2 luge vaj ulliri
1 luge e vogel uthull balsamike


Pergatitja:

vendosim specat ne nje tepsi dhe i pjekim ne furre derisa t'u hiqet kollajshem lekura.
Nderkohe zhysim per disa sekonda ne uje te vluar domatet, i qerojme dhe i presim ne copa shume te vogla.
Grijme imet qepen dhe hudhren dhe fillojme t'i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri derisa te zbuten (nuk duhet kurrsesi te marrin nje ngjyre te erret, prandaj nese fillojne te thahen shtojuni nga nje luge uje). 
Shtojme ne tigan domatet, trumezen, dafinen dhe majdanozin. I rregullojme me kripe dhe piper e i gatuajme per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet. 
Grijme shume imet specat, te cileve u kemi hequr lekuren, dhe i hedhim ne tiganin ku gatuhet salca. E leme tiganin edhe per 10 minuta te tjera ne zjarr.
Me pas eliminojme erezat dhe te gjithe salcen piperade e shtrojme ne nje tave, mundesisht balte. 
Presim ne rrathe te holle patellxhanat, kunguj dhe domatet. I shtrojme mbi salcen piperade si ne foto.
Veç perziejme hudhren e grire me vajin, trumezen, kripen dhe piperin dhe sperkatim me te perimet. 






E mbulojme ratatouille-n me leter alumini dhe e pjekim ne furre ne temp. 130°C per rreth 2 ore. Me pas i heqim letren e aluminit dhe e leme te marre nje faqe per afro 30 minuta te tjera.





E sherbejme me nje vinaigrette te perftuar nga perzierja e nje luge salce piperade me 2 luge vaj ulliri dhe 1 luge te vogel uthull balsamike.







Ratatouille shoqerohet me mish ose djathe te pjekur, por une guxova ta kombinoj me tataki tono ne salce soje.











Tataki me peshk tono ne salce soje


Pergatitja:
rreth 300 gr fileto peshku tono shume i fresket
nje maje luge ereza Sichimi Togarashi nese e doni pikante ose ne te kundert mund t'i hidhni gjysem luge fara suzami
2-3 luge salce soje








Pergatitja:
presim ne feta ne feta te holla fileton e peshkut tono. E perziejme me erezat ose farat e suzamit, e njomim me salcen e sojes dhe e leme te marinoje per rreth 30 minuta.
E servirim bashke me ratatouille-n. 

Friday, July 6, 2012

Rrofte tenxherja me presion!

Ne baze te statistikave, rrallehere ka ndodhur qe, ne 6 vjeçarin e fundit, Ballakumja te kthehet nga puna dhe te shtrihet gjere e gjate ne kanapè, perveç rasteve kur temperatura trupore arrin ate te gatimit te mishit ne stilin au bleu (40°C). Biles edhe atehere qendrimi ne kanapè thyhet nga intervale kohore, qe shkojne nga 5 deri ne 15 minuta, per te kontrolluar nese darka eshte gati apo per pune te tjera, per te cilat qenia-homos-maskulinus-albanicus, pavaresisht studimeve per inxhinjeri, ka praktikshmerine qe do te kishte Kanti  i veshur me tuten e Robokopit :)
Ne gjendje shendetesore optimale (dmth vetem me dhimbje çervikale apo lodhje sysh), ne harkun e 60-70 minutave, Ballakumja pergatit darken, nxjerr enet e lara dhe vendos enet e palara ne lavastovilje, degjon si e ka kaluar diten zonjusha hana15she (ky eshte nje impenjim me vete, pasi zonjusha eshte rritur ne nje ambjent trigjuhesor - shqip, italisht, gjermanisht - prandaj fjalet qe perbejne fjalite e saj mund te jene ne rasa te gabuara ose te kene prapashtesa tipike italiane), nxjerr rrobat nga lavatriçja, shtron darken, hap shishen e veres, u pergjigjet me nje zhargon te zgjedhur mejhanesh telefonatave te çfaredolloj operatori call center qe guxon te  telefonoje rreth ores 20.00, trash zerin si Vera Zheji per te lexuar perrallezen e rradhes dhe nderkohe mban veshet pipez nga Chicco (Enrico Mentana), kur ky i fundit arrin orgazmen e tij te ores 20.00 drejtperdrejt nga TG7 (Lo adoro!!!).
Pra, vetem ne raste ekstreme, Ballakumja arrin te shijoje kanapène horizontalisht.
Kurse mbreme, hyri ne shtepi, perplasi çante xxl ne dysheme, hoqi takat ne mes te korridorit dhe ra si nje thes mbi kanapè. 
Oh sa qejf! Oh sa qejf! Oh sa qejf! 
çdo gje ishte ne vendin e duhur, enet ishin  lare dhe thare, rrobat ishin hekurosur, z. Tironc kishte mbledhje dhe kthehej vone, hana15she ishte ftuar per darke tek shoqja e vet. Mrekullia vete! Pergatiti masken egjyptiane per nje lekure si te Kleopatres, leu kofshet me algat japoneze, hapi rubinetin per te mbushur vasken, i hodhi kripe Himalaje, masazhoi koken me masken per floke te shndritshem dhe i hodhi nje shikim sfidues dordolecit te shtrigave te Salemit qe shfaqej ne pasqyre..."Eh shume shpejt ky dordolec do te transformohej ne nje sexy girl, nen kembet e se ciles do te binin te matufepsur koloni meshkujsh imagjinare..."
Keto mendonte Ballakumja kur çelesi u rrotullua ne brave dhe zera familjare thyen qetesine e pazakonte te apartamentit n.11. Me  shpejtesine e drites u fut ne dush duke evokuar te 10 duart e  perendeshes Kali per larjen, tharjen dhe veshmbathjen....nderkohe qe trurit i dha inputin: "recete, kohe gatimi, 15 minuta"



Turli ne tenxhere me presion


Perberesit per 4 persona:
1-2 qepe te njoma
1 patellxhan
2 speca te jeshile
4 domate
4 kunguj te vegjel
2 luge te vogla majdanoz
1 luge e vogel borzilok
gjysem luge e vogel rigon
gjysem luge e vogel trumez
2 luge vaj ulliri
2 thelpinj hudher
kripe

Pergatitja: 
i presim, i lajme, i thajme dhe i rrasim te gjitha ne nje tenxhere me presion.
E vendosim mbi zjarr per afro 20 minuta dhe kaq ishte receta... 


Gjak e dhjame :D

P.S.: kete recete ma ka mesuar teta Lana, e teta Lana nuk e di prej kujt e kishte mesuar... por mbaj mend qe kete recete, ne kohen kur ne vdisnim per gjera te jashtme, e kishim emertuar "gjelle franceze" :) 

Tuesday, July 3, 2012

Il polpettone di Ballakume - Qoftja e Ballakumes



Te titullosh nje recete me emrin tend eshte nje mendjemadhesi qe vetem chef-at e njefare niveli mund t'ia lejojne vetes....ose Ballakumja :P 


Il polpettone di Ballakume

Perberesit per 4 persona:

500 gr mish i grire derri, viçi, kau...
2 thelpinj hudher
1 qepe
4 luge djathe parmigiano reggiano 
majdanoz i fresket 
2 luge buke e grire 
1 veze
1 fete buke e bardhe e njomur ne qumesht
gjysem luge e vogel me ereza Sichimi Togarashi
kripe
piper
vaj ulliri

500 ml  salce domatesh
5-6 gjethe borziloku
2-3 luge djathe parmigiano reggiano


Pergatitja:

grijme ne mixer qepen dhe hudhren. Hedhim ne nje tas mishin e grire, qepen dhe hudhren e grire, vezen, majdanozin e grire, buken e njomur ne qumesht dhe te shtrydhur mire, djathin dhe buken e grire, kripen dhe piperin. 

Pra, deri me ketu asgje e pazakonte. Jane te njejtet perberes te nje "polpettone" italiane, por sekreti im qendron ne aromatizimin me erezat japoneze Sichimi Togarashi, te cilat i dhurojne kesaj pjate nje shije verore dhe nje retrogusto agrumesh. 
Mjafton nje gjysem luge e vogel per te bere diferencen.

I perziejme te gjithe perberesit me duar, duke i shtuar nje luge vaj ulliri dhe e vendosim ne frigorifer per afro 30 minuta.
Me pas e shtrojme ne nje tave te lyer me vaj ulliri, duke u munduar t'i japim nje forme te rregullt.
Hedhim mbi polpettone salcen e domateve. Salca e domates duhet ta mbuloje plotesisht!
E sperkatim me pak kripe, djathe parmigiano reggiano te grire, vaj ulliri extravergine dhe shperndajme pergjate gjithe taves gjethet e borzilokut.

E vendosim ne furre ne temp. 180-200°C per afro 30-40 minuta.
Para se ta servirim e ndajme ne feta dhe i hedhim persiper salcen e domates.

Kjo pjate shoqerohet me sallate, patate etj., por kombinimi me i mire per mua jane spaghetti-t. Spaghetti-it i ziejme, i kullojme dhe i perziejme me salcen e mbetur ne tave. 

P.S.: erezat Sichimi Togarashi shiten te konfeksionuara ne dyqane etnike apo edhe ne ndonje supermarkate, mgjth ne pamundesi mund te pergatiten ne kushte shtepie. Fundja behet fjale per spec te kuq djeges, lekure portokalli, fara suzami, fara lulekuqe, piper nga Sichuani (qe mund te zevendesohet fare mire me piper te zi), alga nori apo xhinxher. Keto thahen dhe grihen imet. Perdoren gjeresisht ne kuzhinen japoneze.






Dare il proprio nome ad una ricetta è una presunzione che solo i grandi chef possono permettersi....e anche Ballakumja :P 
Quello che rende straordinario questo banalissimo polpettone sta negli aromi giapponesi che donano a questo piatto una freschezza estiva e un retrogusto agrumato.


Il polpettone di Ballakume

Ingredienti per 4 persone:

500 gr macinato misto 
2 spicchi d'aglio
1 cipolla
4 cucchiai parmigiano reggiano 
prezzemolo fresco
2 cucchiai pangrattato  
1 uovo
1 fetta di pane bianco ammorbidita nel latte 
mezzo cucchiaino di aromi giapponesi Sichimi Togarashi
sale 
pepe
olio evo

500 ml passata di pomodoro
5-6 foglie basilico
2-3 cucchiai parmigiano reggiano


Preparazione:

tritare nel mixer la cipolla e l'aglio.
Amalgamare la carne tritata, l'aglio e la cipolla già tritati, l'uovo, il prezzemolo tritato, il formaggio grattugiato, il pane strizzato per bene ed il pangrattato, il sale ed il pepe.
Alla fine aggiungere all'impasto mezzo cucchiaino di aromi Sichimi Togarashi.
Mettere l'impasto per 30 minuti nel frigo.
Dopodiché adagiarlo su una teglia unta d'olio e cercare di darli una forma regolare.

Versare sopra il polpettone la passata di pomodoro e coprirlo del tutto.
Cospargere di sale, olio evo, parmigiano reggiano e foglie di basilico.
Infornare a 180-200°C per una trentina di minuti.
Servire irrorato nel sugo di pomodoro.

E con il sugo rimasto condire i spaghetti.



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...