Shkruaj perberesin ...

Loading...

Monday, June 13, 2011

Pancakes angleze me reçel qershie dhe trendafili te eger

Per receten e meposhtme duhet te falenderoj Genten, fansen e ketij blogu. 
Me poshte ju kam sjelle variantin embelsire por ne ditet e ardhshme kam ndermend qe kete recete ta gatuaj edhe si antipaste, me krem djathi ose gjize, koper dhe salmon...nese kavia ime e preferuar e pelqen do ua percjell edhe juve :) 




Pancakes angleze 
(recete e kuzhinierit te Lady D. ne mos gaboj..)

Perberesit per 20 cope:

2 filxhana miell
1 luge e gjysem sheqer
kripe, sa te kapin majat e gishtave
1 veze
2 te verdha vezesh
2 filxhana e gjysem qumesht
2 luge vaj
1/4 e filxhanit gjalp

Pergatitja:

ne nje tas perziejme miellin me sheqerin dhe kripen. I shtojme vezen e plote dhe 2 te verdhat, qumeshtin dhe 1 luge vaj.  E rrahim me tel kuzhine derisa te perftojme nje mase homogjene. 
Shkrijme gjalpin ne nje tigan ose ne mikrovale dhe ia shtojme perberjes. E perziejme dhe me pas e vendosim ne frigorifer per 15 minuta.
Ngrohim nje tigan, me mire nese eshte antianderent. Hedhim ne te lugen e mbetur te vajit dhe duke e perkulur tiganin lyejme te gjithe siperfaqen e tij. Kur vaji te jete nxehur e hedhim ne nje ene per ta perdorur kur te jete e nevojshme. 
Me ane te nje garuzhdeje hedhim pak nga perberja ne tiganin e nxehte dhe e perkulim ne menyre qe ti japim formen rrethore. Ne harkun e disa sekondave pancake eshte gati, prandaj gjate gjithe ketij procesi gatimi duhet te qendrojme me palete ne dore :)




Per mbushjen une perdora reçel qershie dhe luleshtrydhe te aromatizuar me kanelle, qe e pergatita te shtunen, dhe reçel trendafili te eger. Ndersa te bardhen e vezes qe mbeti e rraha pak me nje luge sheqer dhe ia hodha pancakeve siper.

Ideale per t'u sherbyer ne mengjes.


1 comment:

  1. Me shume kenaqesi jam fanse e ketij blogu dhe sidomos nderohem qe e vleresove dhe gatove receten e mesiperme, ne fakt ja vlen sepse eshte nje recete qe i gatuhej Lady Dianas keshtu qe eshte pjate mbreterore:D edhe pse te gjitha gatimet e tua kane shije po aq te mire. Te lumshin duart

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...