Shkruaj perberesin ...

Saturday, October 6, 2012

Torta me birre

Neser perfundon Oktoberfest, festa e pervitshme e birres qe zhvillohet ne Mynih te Gjermanise. E si per dreq edhe kete vit nuk pata mundesi te shkoje....duket sikur te gjitha impenjimet, rrufat, reumatizmat, etj. etj. me mblidhen kastile ne kete periudhe :((
Por ama birren nuk po e le mangut kete fundjave!
Sot isha e ftuar ne shtepine e disa miqve per nje barbecue. E si per te qendruar ne teme mendova t'u çoje nje torte irlandeze me birre, guinness cake. 
Kjo torte kerkon birren Guinness, e cila eshte e erret ne ngjyre dhe e hidhur ne shije. Pikerisht kjo shije e hidhur me retrogusto kafeje, e kombinuar me kakaon pa sheqer, i jep kesaj torte nje shije shume te veçante.
Birra Guinness eshte paksa e kushtueshme (4 kanaçe te vogla rreth 300 ml secila kushtojne mbi 5 euro), por kam lexuar qe mund te zevendesohet me birra te tjera si birra e kuqe Moretti.  
Ah, harrova t'ju them qe kritiku i pjatave te mija, Miri, me kerkoi te shkruaja ketu ne blog qe torta i pelqeu shume :)))



Torta irlandeze me birre - Guiness cake

Perberesit:

230 gr miell 00
4 veze
400 ml birre guinness
230 gr gjalp
350 gr sheqer integral
100 gr kakao pa sheqer
gjysem pako fryres brumi per embelsira
2 luge te vogla sode buke

400 gr djathe philadelfia
250 gr sheqer
2 luge cream whisky

Pergatitja:
ndezim furren ne temp. 180°C
Pergatitja e kesaj torte kerkon 4 tasa, mundesisht qelqi.
Ne tasin e pare rrahim vezet.
Ne tasin e dyte rrahim gjalpin ne temp. ambjenti me sheqerin integral.
Ne tasin e trete perziejme birren me kakaon dhe ne tasin e katert perziejme miellin me soden e bukes dhe fryresin e brumit.
Me pas bashkojme permbajtjen e tasit te pare me permbajtjen e tasit te dyte :)...dmth vezet e rrahura me gjalpin dhe sheqerin.
I shtojme kesaj mase birren e perzier me kakao dhe ne fund, pak e nga pak miellin e situr.
Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me diameter rreth 26 cm. I hedhim permbajtjen e tortes dhe e pjekim ne furren e ngohur paraprakisht per afro 1 ore. Pas kohes se pjekjes e leme torten edhe 10 minuta ne furre te fikur.



Ndersa torta piqet merremi me pergatitjen e kremit. Perziejme djathin philadelfia me sheqerin dhe cream whisky.
Pasi torta eshte ftohur, e mbulojme me kremin e mesiperm.

Gjak e dhjame :D

5 comments:

  1. ymmyyyyy fantastike, duhet provuar se sben, urroj te me dali si e jotja ballokume :) ^_^

    ReplyDelete
  2. devi assolutamente provarla! Vai sul sicuro sepse edhe une per here te pare e kisha :)

    ReplyDelete
  3. E provova dje, me doli shume e mire (te pakten keshtu sikur me thane:). Une vete e kam nje problem shume te madh, nuk mund te ha gjerat qe gatuaj vete (velem) nuk e di a te ndodh edhe ty. Thanks a lot, i ke duart e arta (i themi ne:).

    ReplyDelete
  4. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  5. Dua të ndaj dëshminë time të përzemërt për Dr. Dawn dhe magjinë e pabesueshme të dashurisë që ai bëri për mua. Pasi burri im më la mua dhe djalin tonë, u ndjeva e humbur dhe e shkatërruar. Por me magjinë e dashurisë së Dr. Agimit, gjithçka ndryshoi. Burri im u kthye, i mbushur me keqardhje dhe dashuri, dhe kërkoi falje për veprimet e tij. Në familjen tonë ishte sikur të kishte rindezur një dritë.

    Nëse jeni duke u përballur me ndonjë sfidë në martesën ose marrëdhëniet tuaja, apo edhe nëse keni nevojë për ndihmë me çështje gjyqësore, çështje shëndetësore ose ëndërroni të keni një fëmijë, ju rekomandoj me gjithë zemër t'i drejtoheni Dr. Dawn. Dhembshuria dhe aftësitë e tij bëjnë vërtet mrekulli. Faleminderit, Dr. Agim, që mblodhët përsëri familjen time!
    Whatsapp-i i tij: +2349046229159
    Email. dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...