Shkruaj perberesin ...

Loading...

Wednesday, May 11, 2011

Ushqimi im i preferuar...per momentin!

Cili eshte ushqimi yt i preferuar? Hmm...kesaj pyetje nuk di t'i pergjigjem, pasi nuk kam nje ushqim te preferuar  ne absolut. Preferenca ndryshon ne baze te gjendjes shpirterore, stines, kujtimeve, frymezimeve qe me lindin prej librave kulinare ose jo, plotesise se henes, shiut apo dietave donkishotiane :) Pra, ka dite qe "vdes" per mousse çokollate, biles ka edhe nete ku enderroj sikur jam duke ngrene nje mousse çokollate me reçel lekurash portokalli te gatuar nga nje Alessandro Borghese-gjysemnudo, por ka edhe dite qe "vdes" per sallate jeshile dhe "kullos" nga mengjesi deri ne darke. 
Ne kete periudhe, ndoshta per shkak te artikujve te shumte qe kam lexuar kohet e fundit mbi vetite e shpargullit apo ndoshta se ne keto muaj, mars-prill-maj,  eshte i fresket dhe rrjedhimisht kushton shume me pak, ushqimi im i preferuar eshte shpargulli. 
Receta e meposhtme lindi aksidentalisht, pasi ajo qe doja te realizoja ishte salca bolzanine por, per mungese te disa prej perbereseve kryesore, m'u desh te shpikja kete lloj salce se ciles i vura emrin salce kastraveci. 


Shparguj me salce kastraveci

Perberesit per 1 person:
gjysem tufe shparguj, rreth 250 gr
100 gr majonez
1 ose disa kastravece turshi
1 limon
koper
vaj ulliri extravergine
kripe
piper
1 veze
salce piperi te zi (fakoltative)


Pergtitja:
i japim nje vale shpargujve per rreth 15 minuta. Presim pjesen e forte te kercellit, i qerojme dhe i leme te kullojne.
Ziejme nje kokerr veze dhe pasi ta kemi qeruar e leme menjane.
Ne nje tas perziejme majonezen me kastravecin e grire imet, lengun e limonit, kripen, piperin, vajin e ullirit, kopren dhe nese deshironi pak salce piperi te zi (franceze). E shtrojme kremin e mesiperm ne nje pjate dhe vendosim mbi te shpargujt. E dekorojme me vezen e zier dhe e servirim menjehere.
Gjak e dhjame :D


No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...