Shkruaj perberesin ...

Sunday, May 1, 2011

Gjysemhena me lepjete dhe koper

Ne momentin qe nje pjesetar i familjes shpreh deshiren per te shkuar ne Memedhe, pa mbaruar mire ai fjaline, Ballakumja bie ne nje gjendje ekstaze, dmth hemisfera e majte e trurit - pjesa racionale e tij - i pushon se funksionuari. Vizione-vrastare-dietash fillojne t'ia prishin planin e gatimit. Endrra me bamje, koper, nenxhik, gjize, trahana dhe djathe te bardhe thyejne rutinen e neteve te Ballakumes.
Akoma pa prere bileten, liston produktet qe duhen sjelle nga Shqiperia:
gjize,
djathe i bardhe
djathe kaçkavall
simite me bugaçe
nenexhik
librat 
çaj mali
etj etj.
Para nje muaji, kjo detyre e nje rendesie madhore per Ballakumen, iu besua z. Tironc. Ballakumja beri listen dhe nenvizoi produktet qe u duhej dhene prioritet: libri '97 i Bazes, ballakume, koper, kafe turke dhe djathe. Gjithashtu dha direktiva sesi kopra duhej blere nje dite para nisjes, duhej ngrire ne frigorifer dhe duhej nxjerre minutat e fundit para nisjes. Por megjithese z.Tironc garantoi qe do ta permbushte detyren, solli vetem 2 tufa koper nga memedheu, qe per shkak te mikroklimes se krijuar brenda valixhes dhe sidomos mosrespektimit te orarit te udhetimit nga Belleair, arriten ne destinacion ne nje gjendje te mjerueshme.
E zhgenjyer nga sjellja jokorrekte e z. Tironc dhe duke u betuar me vete qe do t'i veje embargo (dmth s'do t'i bleje sallamurina per nje jave) Ballakumja gatuan ate, qe me mend e ka gatuar per nje muaj rresht, receten e gjysemhenave me lepjete. 



Perberesit per 4  persona.
per brumin:
500 gr patate
miell me sy
1 veze
1 luge raki
1 luge vaj ulliri extravergine
Per mbushjen:
1/2 tufe lepjete
1 qepe e njome
1 luge hudher gjarpri
koper
gjalp
djathe kaçkavall ose parmigiano reggiano
vaj ulliri extravergine
kripe piper

Pergatitja:
fillimisht ziejme ne uje me kripe patatet derisa te zbuten. Akoma te nxehta i qerojme dhe i shtypim me shtypesen e patateve ose me pirun. Ndersa patatet ftohen, merremi me pergatitjen e mbushjes.
Ne pak vaj ulliri skuqim qepen e grire holle. I shtojme lepjeten e lare dhe te grire, kopren dhe kripen. I kaurdisim derisa lepjeta te jete zbutur dhe i hedhim disa luge uje qe te marre nje vale. E peperosim dhe e leme pergatitjen te ftohet.
Patateve te shtypura u hedhim vezen, nje luge raki dhe nje luge vaj ulliri. I perziejme me dore dhe i shtojme miell derisa te na formohet nje brume jo shume i forte. E hapim brumin me okllai dhe me ndihmen e nje forme per biskota me diameter 5-6 cm formojme disa rrathe. Ne mes te ketyre rratheve vendosim nga nje luge perberje. I palosim duke formuar nje gjysemhene dhe ushtrojme force me pirun ne menyre qe gjate gatimit te mos hapen. 
Ne nje tenxhere hedhim uje, kripe dhe 2 luge vaj ulliri dhe e veme ne zjarr te nxehte. Sapo te kete filluar vlimi ulim pak temperaturen e zjarrit dhe hedhim nje e nga nje gjysemhenat. I ziejme per rreth 10-15 minuta. Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe i shtojme hudhren e gjarprit. Kullojme gjysemhenat dhe i hedhim ne tiganin me gjalp. I sperkatim me djathe parmigiano reggiano ose kaçkavall dhe i servirim te ngrohta. 
Gjak e dhjame :D 



No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...