Shkruaj perberesin ...

Tuesday, April 5, 2011

Mish viçi i zier me salce jeshile "sipas menyres sime"

Mishi i zier i shoqeruar me salce jeshile eshte recete tradicionale piemonteze. Eshte nje pjate shume e yndyrshme meqenese salca duhet "notoje" ne vaj ulliri. Per te evituar gjithe keto yndyrna te teperta, reduktova ne 2-3 luge vajin e ullirit dhe per te holluar salcen perdora lengun e mishit. Gjithashtu eliminova buken dhe e zevendesova me kastravecin turshi...arsyeja?...ia futa kot :)

Perberesit per 4 persona
500 gr tul viçi
1 qepe
1 karrote
1 dege selino
kripe

per salcen:
2 te verdha vezesh te ziera
gati nje tufe majdanoz
1 sardele e kriposur
vaj ulliri
2 thelba hudher
1 kastravec turshi
kripe
piper
pak nga lengu i mishit

Pergatitja:
ne nje tenxhere me uje veme te zieje mishi bashke me qepen, karroten dhe degen e silinos. Koha e zierjes eshte rreth 2 ore ne zjarr mesatar. Nderkohe merremi me pergatitjen e salces. Receta origjinale kerkon qe ingredientet te rrihen ne havan por, per mungese kohe dhe per te evituar ankesat e komshies, perdora mikserin. I fusim ne mikser, te verdhat e vezeve, hudhren e grire, majdanozin, kripen, piperin, vajin e ullirit dhe i grijme derisa te perftojme nje salce pothuajse homogjene. I shtojme dalengadale lengun e mishit dhe e hollojme sipas deshires.
Kur mishi te jete ftohur e presim ne feta te holla dhe e servirim me salcen e mesiperme.
Gjak e dhjame :D

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...