Shkruaj perberesin ...

Wednesday, April 13, 2011

Metamorfoza e Quiche Lorraine

Quiche Lorraine, receta me e njohur e kuzhines franceze, me prejardhje nga zona e Lorenes, zbarkoi ne kuzhinen e Ballakumes.
Nje mengjes te shtuneje, pasi e lexoi nje here, dy here, tre here faqen n.129 te nje libri me receta tradicionale nga bota vendosi ta gatuaje. Koha per gatimin, thoshte libri eshte 60 minuta, keshtu qe Ballakumja, meqenese sahati i marresit te digitalbit tregonte oren 07:23, iu rikthye "Misionit amerikan ne Shqiperi" te Peter Lucas. 
E ndersa lexonte per zbarkimin e amerikaneve dhe anglezeve ne gjirin e Panorames papritur e pandehur i lindi nje deshire destruktive, qe fatkeqesisht e ka te trasheguar nga te paret e saj, per ta copetuar receten. I beri inventarin frigoriferit dhe konstatoi qe i kishte mbetur nje cope djath i bardhe nga Gumenica dhe nje tufe koper, qe e ka sjelle kontrabande nga Shqiperia, te mbledhur ne 10 qese plastike. E ç'duhet me teper per te shqiptarizuar nje recete?....


Quiche Shqipe

Perberesit per brumin brisé:
200g miell
100g gjalp
1 e verdhe veze
kripe sa te kapin majat e gishtave
2-3 luge uje

Perberesit per mbushjen:
gjysem kg ose me teper domate te vogla (sa te mbushet e gjithe tepsia)
2-3 qepe te njoma
100-150 gr djath feta grek ose djath i bardhe shqiptar
gjysem gote qumesht
100 gr shtalpe/pana kuzhine
2 veze
koper
kripe
piper

Pergatitja:
formojme brumin brisè duke perzier te gjithe perberesit perveç ujit, te cilin ia hedhim ne fund. E mbeshtjellim brumin me qese kuzhine dhe e leme te pushoje per 30 minuta.
Pasi kalojne 30 minuta e hollojme brumin me okllai derisa te formojme nje pete te trashe te cilen e shtrojme ne tepsi.
Skuqim ne vaj ulliri qepet derisa te zbuten ose i vendosim ne mikrovale per 5 min. me dy luge uje.
Ne nje tas rrahim vezet me qumeshtin, shtalpen, djathin e copetuar, qepet e grira dhe te zbutura, kripen, piperin, kopren dhe kete mase ia hedhim petes brisè.
Ndajme domatet pergjysem dhe i permbysim sa te kulloje pak lengu i tyre. I rradhisim mbi torte. I sperkatim me pak kripe dhe vaj ulliri dhe i pjekim ne furre ne temperaturen 200°C per gati 30 minuta ose derisa siperfaqja te piqet.
Gjak e dhjame :D 

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...