Shkruaj perberesin ...

Sunday, April 15, 2012

LA PIZZA



Jo me kot e shkrova titullin me shkronja te medhaja pasi pizza qe dua t'ju percjell sot eshte njesoj si pizza-t qe serviren ne jug te Italise, pra eshte e trashe dhe karakterizohet nga ato dhomezat e ajrit qe formohen gjate pergatitjes se brumit.
Mua pelqen shume pizza e trashe, por ketu, si kudo ne veri apo jashte Italise, e bejne pizza-n e holle dhe e stermbushin me harxh, prandaj shpeshhere kur me shkon mendja per pizza te trashe e bej vete.

Proçedura eshte e lehte, ama kerkon içik durim...mgjth kur ia dal une mund t'ia dale gjithekush.
E rendesishme eshte te perdoren produkte cilesore dhe te mos ekzagjerohet me harxhin. Ne rradhe te pare mielli duhet te kete nje fortesi W250 (kontrolloni mire etiketen e miellit!), maja e birres duhet te jete e fresket, salcen e domates eshte me mire ta pergatitni vete sepse ne kete rast i jep pizza-s embelsine e duhur, mozzarella duhet te jete e cilesishme dhe e kulluar mire, vaji gjithashtu duhet te jete extravergine dhe borziloku i fresket....Pra, eshte nje recete aq e varfer por ne te njejten kohe behet unike fale cilesise se produkteve.




Perberesit per 3 tepsi me permasa 30 x 35:

900 gr miell (une perdor 2/3 miell 00 me fortesi W250 dhe 1/3 miell 0)
720 gr uje
50 gr vaj ulliri
5 gr maje birre e fresket
18 gr kripe
1 luge e vogel mjalte
semola pra grure i bluajtur trashe (i njejti qe perdoret per taglietelle dhe per gnocchi alla romana)

mozzarella di buffala
borzilok
salce domateje
sallam pikant
ullinj pikant
proshute etj etj.

Pergatitja:
per pergatitjen e kesaj pizza duhet te zgjoheni ne pike te sabahut, siç benin dikur nenat e gjyshet, te cilat e fillonin gatimin ne mengjes per ta perfunduar ne orar dreke. Madje kjo recete zgjat akoma edhe me shume, duhet ta filloni ne mengjes e ta piqni ne darke. 

Shkrijme 5 gr maje birre te fresket dhe 1 luge te vogel mjalte ne 450 gr uje dhe i shtojme pak e nga pak 450 gr miell. I perziejme me dore dhe e leme te pushoje ne nje vend te ngrohte deri pas mesdite.
Une e zura brumin rreth ores 8.00 te mengjesit dhe e lashe deri me 13.00.


brumi ne oren 13.00

Me pas i shtojme ujin dhe miellin e mbetur dhe e punojme brumin per disa minuta. Ne fund i shtojme vaj ulliri, kripe dhe e punojme perseri derisa brumi t'i thithi.
E leme brumin te bymehet ne vend te ngrohte per 3 ore te tjera.
Pas 3 oresh shtrojme ne planin e derrases pak semola dhe mbi te hedhim brumin e pizza-s. E ndajme ne 3 pjese.
Palosim secilen pjesem me 4sh, e mbulojme me qese kuzhine dhe e leme ne vend te ngrohte derisa te trefishoje vellimin.



Pasi ka trefishuar vellimin, marrim nje tepsi me permasa 30 x 35 (tepsine katrore te furres) dhe e lyejme me vaj.
Ashtu siç i kemi duar me vaj, shtrojme nje nga topat e brumit. 
E hapim me mollezat e gishtave derisa te mbulohet e gjithe siperfaqja e tepsise.
E leme 20 minuta te tjera te pushoje dhe nderkohe ndezim furren ne temp. 250°C.

Lyejme siperfaqen e pizza-s me salce domateje te holle dhe e sperkatim me kripe.




E vendosim tepsine ne pjesen e poshtme te furres per 15 minuta, me pas e nxjerrim dhe i shtojme perberesit e tjere te pizza-s, mozzarella-n dhe borzilokun, te dy te copetuar me dore, dhe e rivendosim ne pjesen e siperme te furres (ose per ta bere kerce ndizni hellin) per me pak se 10 minuta te tjera.
E sherbejme te ngrohte me nga nje gote birre te ftohte dhe besomeni qe do ju dale nga "the bottom of the heart" nje AHHHHHHHH!!!! :))))



3 comments:

  1. 5 gr maje birre nuk eshte pak Ballakume?

    ReplyDelete
  2. Sonila 5 gr eshte masa e sakte per afro 1 kg miell. Nese i hudh me teper pizza behet shume e rende per stomakun dhe duhet nje jave per ta tretur (kam lexuar ne fb amvisa qe i hudhin nje pako maje birre 20-25 gr :P). Edhe koha e bymehjes se brumit kaq e gjate behet pikerisht per ta bere pizza-n me te tretshme.

    ReplyDelete
  3. E sjellshme si gjithmone! Faleminderit

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...