Shkruaj perberesin ...

Tuesday, April 17, 2012

Cappuccino bizelesh dhe filozofi e shendetshme

E keni vene re qe blogu i Ballakumes po shijon fazen e pjellorise se tokes? 
Jam ne ate stine te vitit kur kuzhina ime behet me te vertete e shendetshme. 
E shendetshme, jo per mungese yndyrnash shtazore apo vegjetale, sepse per mendimin tim organizmi ka nevoje edhe per to, por ne kuptimin e larmishmerise se ushqimeve te fresketa.
Eshte e vertete qe bizelja, patellxhani apo domatja tashme shiten ne çdo stine te vitit, madje nga paraqitja te marrin ne qafe edhe kur temperaturat shkojne ne minus,  por a e keni pyetur veten si eshte e mundur kjo....
Po lexoja nje dite nje artikull te shoqates ambjentaliste Greenpeace, e cila prej vitesh denoncon lobet e fermereve qe merren me kultivimin e perimeve ne serra per sasine e pesticideve qe perdorin. Aq alarmues ishin faktet sa Greenpeace u keshillonte nenave shtatzana, femijeve te vegjel dhe te moshuarve te evitonin perimet e serrave, sidomos kur prejardhja e tyre ishte nga Greqia, Turqia dhe Spanja.
Para ketij fenomeni shume shqetesues per shendetin, e vetmja alternative eshte konsumimi i perimeve qe kultivohen ne zonen ku jeton, pra adaptimi me ate çfare toka ofron sipas stines.
E di qe shpeshhere eshte e veshtire, mund te rastisi te te kapi nepsi psh. per kunguj te vegjel te pjekur ne mes dimrit dhe atehere mbyll syte para etiketes... por me pas kur te bien ne dore artikuj te tille apo shifra mbi personat qe vuajne nga alergjite ath mendohesh 2 here para se te blesh nje produkt ne pamje perfekt por me prejardhje te dyshimte. 
Duke jetuar ne nje krahine te Italise, e cila i kushton nje vemendje te veçante si mbrojtjes se shendetit te qytetareve ashtu edhe  ambjentit duke ndihmuar financiarisht me kontribute nderrmarjet e vogla qe prodhojne bio, domosdo u konvertova edhe une. 
Ndersa ne vitet e para zgjasja doren tek ato produkte qe u pelqenin syrit, me kalimin e viteve mesova t'u drejtohem fshatareve qe shesin ne markate. Jo ato qe kane stenda te medhaja me perimet qe shkelqejne sikur te jene lyer me vaj para se te ekspozohen, por ato fshataret e vjeter ne moshe qe dalin e shesin mallin mbi nje tavoline te vogel, perimet e te cileve ndoshta nuk kane forme perfekte, por kjo eshte nje garanci qe malli qe rri mbi ato stenda eshte pikerisht ai me te cilin ato ushqejne femijet e tyre.







Une sot bleva bizele dhe me to pergatita nje supe shume light, receten e se ciles e kisha ruajtur nga nje reviste femerore "Grazia". 
E veçanta e saj qendron ne transformimin e qumeshtit ne shkume si te ishte cappucino dhe eshte mjaft e lehte. 

Po tasi a ju pelqen? Une u dashurova me te sa e pashe ne vitrine...
Ju tregoj se tasi ku eshte servirur kjo supa pranverore (si per te qendruar ne teme) eshte prodhuar ne Filipine dhe eshte blere ne nje dyqan fair trade/commercio eco solidale. Nje alternative tjeter kjo per te evituar lobet tregtare dhe per te blere mallin direkt nga prodhuesi. Eshte e vertete qe çaji, erezat apo te gjithe produktet qe shiten ne dyqane te tilla kushtojne pak me teper sesa ne supermarkata, ama nga ana tjeter kjo lloj tregtie jo vetem nxit kultivimin e prodhimeve biologjike, por eshte edhe nje ndihme konkrete per fermeret apo artizanet e botes se trete. 
Besomeni, satisfaksioni shpirteror per kontributin, qofte edhe te vogel, e ideja qe keto para do t'i shkojne nje njeriu punetor dhe nevojtar...ska te paguar.
(per me teper shikoni ketu: http://www.altromercato.it/it ose kerkoni ne web me fair trade)






Cappucino bizelesh

Perberesit per 4 persona:

300-400 gr bizele te fresketa
2 qepe te njoma te fresketa
disa gjethe mente e fresket
30 cl qumesht i fresket
djathe parmigiano reggiano i fresket
kripe
piper


Pergatitja:

grijme imet qepen dhe e skuqim ne 2-3 luge vaj ulliri.
I shtojme bizelet dhe i kaurdisim per 1 minute.
I mbulojme me uje dhe i ziejme ne zjarr mesatar. Duke qene bizelet e fresketa koha e gatimit eshte jo me shume se 10 minuta.
I rregullojme me kripe dhe piper.
Ngrohim qumeshtin e fresket dhe pasi e kemi fikur zjarrin, i hedhim disa gjethe menteje qe te aromatizohet per 15 minuta.
I hedhim bizelet ne frulator dhe i reduktojme ne nje krem homogjen dhe pak te trashe.
E ndajme kremin neper tasat e servirjes.
Per te perftuar shkumen e qumeshtit perdorim frulatorin nese mungon ai sendi per cappuccino. E ngrohim qumeshtin dhe e perziejme me frulator derisa te formohet shkuma karakteristike e cappuccino-s dhe ia hedhim kremit te bizelet pak minuta para servirjes. E shoqerojme me djathe parmigiano reggiano te grire.

Gjak e dhjame :D

2 comments:

  1. Me pelqen menyra sesi shkruan. Te lexoje gjithmone me buzagaz. Vazhdo gjithmone keshtu se je me e mira! Respekt, Denisa

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...