Shkruaj perberesin ...

Friday, April 27, 2012

Orecchiette amarcord

Ne veren e 1999 Ballakumja me disa miq te saj u nis nga Bolzano dhe udhetoi plot 1 dite e gjysem per te arritur ne nje kamp refugjatesh ne Squinzano, province e Lecce-s. 
Ishte periudha kur eksodi i kosovareve ishte ne kulmin e tij, por edhe flukset nga vende te tjera nuk ishin aq te paperfillshme, pra struktura ku po shkonim te benim vullnetaret kishte me te vertete nevoje per ndihme. Nisja jone zhvillohej ne kuadrin e nje projekti te organizuar nga shoqata e "Scout" ne bashkepunim me kishen katolike e titullohej "Approdare" (zbarkim). Fillimisht shpenzimet e udhetimit e nevojave te tjera na u desh t'i paguanim nga xhepi yne, prandaj imagjinoni nje grup 18-20 vjeçaresh me nje buxhet minimal prej 100.00 lira secili, qe ndermarrin nje udhetim kaq te gjate. 
Ne 2 jave qendrimi ne kamp ushqimi yne ishte skandaloz, jo vetem nga permbajtja por edhe nga pikepamja higjenike. Ushqeheshim edhe me keq sesa refugjatet e kampit, sepse nuk kishim nje kuzhine te mirefillte, por furnela gazi nga ato qe perdoren per piknike, ose tamam-tamam si ato qe perdornin gjyshet per bere kafen turke ne fillimvitet '90. Makaronat i hanim pothuajse te paziera, sepse ne keto furnela per qamet se zieheshin. Pastaj i kullonim ne banjot e kampit dhe i hidhnim salce te konservuar me peshk ton.  
Mbaj mend qe djathi qe kishte marre me vete mikja ime Sara, diten e dyte te qendrimit u mbush me krimba si pasoje e temp. te larta qe gjate dites kalonin 40°C. 
Ditet e fundit mikut tim Vincenzos, origjina e te cilit eshte nga Puglia, i erdhi  ideja qe ne kthim te ndalonim tek xhaxhai i tij ne Mattinata (province e Foggia), si per te pushuar por edhe per te shijuar pak det. Detin mgjthse e kishim shume afer nuk patem kohe ta shijonim, ama shikonim gjithe kersheri nje refugjat kosovar, i cili me nje makine luksoze te bardhe shkonte çdo pasdite ne plazh dhe kur kthehej  ngrinte ne kupe te qiellit volumin me kengen-hit te atij viti "Blu" te Eiffel 65. 
Prandaj pa e perseritur Vincenzo 2 here propozimin, votuam te gjithe pro, pa asnje abstenim :)


Mattinata ishte nje fshat kodrinor qe zbriste ne det dhe xhaxhai i Vincenzos kishte nje restorant ne mes te asaj kodre. 
Arritem atje pas darke kur kuzhina ishte mbyllur, por  pugliese-t e kane ne gjak bujarine e mikepritjen (kush ka ardhur ne Itali me eksodet e '91 e di mire per çfare po flas). Ai me miresjellje dhe perkushtim rivuri ne pune kuzhinen dhe pergatiti per 15 te rinj te uritur nje mega tenxhere me orecchiette ne salce gjize, domateje dhe karkaleca deti ne zgare e na shtroi per te fjetur ne veranden e restorantit.
Ishte hera e pare qe haja ne jeten time orecchiette. Pas 2 jave qe mbaja barkun me dore, m'u duken ushqimi me i mire ne bote.  
Qe ath i pergatis shpesh duke kujtuar me mall orecchiette-t e xhaxhait te Vincenzos qe ishin "la fine del mondo"....




Orecchiette me gjethe rrepe

Perberesit per 2 persona:

250 gr orecchiette mundesisht te fresketa 
gjethe rrepe, te cilat pasi jane lare, zier dhe shtrydhur duhet te peshojne rreth 400 gr (ne italisht quhen "cime di rapa")
2 thelpinj hudher
1 spec djeges
3 fileto cironkash konserve
vaj ulliri extravergine
50 gr buke e thekur dhe e grire

Pergatitja:
vendosim ne zjarr nje tenxhere te mbushur me uje dhe pak kripe. 
Sapo uji te filloje te vloje i hedhim orecchiette-t.

Orecchiette-t jane format makaronash me origjine nga Puglia, te cilat te kujtojne formen e veshit. Mund te pergatiten edhe ne kushte shtepie me miell gruri, uje dhe kripe. Une s'e kam marre ndonjehere mundimin, sepse ne Itali ka shume mundesi zgjedhje. I gjen te fresketa si ne markata dhe ne dyqane makaronash, por kam pare sesi pergatiten dhe mund te them qe jane edhe me te thjeshta sesa tagliatelle-t.




Pastrojme gjethet e rrepes dhe i hedhim ne tenxheren ku kemi makaronat.
Pasi jane zier i kullojme, duke ruajtuar pak uje veç.

Qerojme 2 thelpinjte e hudhres dhe i shtypim me forcen e pellembes se dores. 
I skuqim ne nje tigan me vaj ulliri se bashku me 1 spec djeges te grire imet dhe 3 fileto cironke, derisa cironkat te jene shperbere.
 



Veç skuqim buken e grire ne nje tigan antiaderent.

Orecchiette-t dhe gjethet e rrepes te kulluara i hedhim ne tiganin ku kemi hudhren se bashku me pak uje nga ziejra. I japim shije makaronave duke i lene ne zjarr te ulet per me pak se 5 minuta. 
Me pas i hedhim ne pjatancen e servirjes dhe i sperkatim me buken e grire.






Orecchiette me salce domateje dhe gjize

Perberesit per 2 persona:

250 orecchiette
200 ml salce domateje e fresket e perftuar nga gjysem kg domate qershize
200 gr gjize
kripe
vaj ulliri extravergine
borzilok i fresket


Pergatitja:
vendosim ne zjarr nje tenxhere te mbushur me uje dhe pak kripe. 
Sapo uji te filloje te vloje i hedhim orecchiette-t.
Pasi jane zier i kullojme, duke ruajtuar pak uje veç.
Nderkohe pergatisim salcen e domateve dhe i shtojme gjizen. 
E rregullojme salcen me kripe dhe hedhim ne tigan orecchiette-t bashke me 2-3 luge uje nga zierja e tyre. I leme edhe 3 minuta ne zjarr dhe i servirim me borzilok te fresket.



No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...