Shkruaj perberesin ...

Thursday, April 26, 2012

Revanija me miell misri i halle Ishes

Qe ne pikenisjen e tij ky blog u konceptua qe te bente edhe arkivin e recetave "made by Ballakume parents". Jo per t'ju treguar juve sesa nikoqire ishin grate e familjes sime... ci mancherebbe altro...por per t'i dhene mundesine sime bije apo ndonje eventually-mbese apo kusherire te rigjeje ne kete faqe pjese nga jeta kulinare apo personazhe te familjes. (Ne internet shyqyr zotit asgje nuk humb kot.)
Te mos flas pastaj per kenaqesine qe ndjej une-shkruesja kur kerkoj ne blog ndonje recete dhe me del perpara ndonje bisede e transkriptuar midis meje dhe gjyshes, e cila me ato keshillat e veta me ben te qesh me lot.
Edhe receta e sotme eshte e denje per te bere pjese ne kete arkiv. Ajo eshte revanija e halle Aishes, per te cilen ju pata folur tek "Revani cupcakes".
Halle Ishja, siç e therras une, e "qante" revanine. Mjeshteria e saj ne pergatitjen e kesaj embelsire nazelie qendronte ne perzierjen e sterzgjatur ne kohe te perberesve dhe perdorimin e finjes si agjent bymehes.
Isha akoma femije kur kam provuar per here te fundit revanine e Halle Ishes, por butesine dhe aromen e kam akoma te ngulitur ne mendje.
Halle Ishja e pergatiste per Dite Vere sepse ashtu si ballakumja, revanija eshte nje tjeter embelsire tipike e Dites se Veres. Madje, per te qene te sakte revanija eshte shume me e vjeter ne moshe se ballakumja. Me pak e njohur jashte qytetit,  por ne familjet e vjetra elbasanase ajo eshte me e preferuar sesa ballakumja, ndoshta per faktin se eshte me e veshtire per t'u pergatitur. 
Siç e thashe edhe me lart, ne kete recete halle Ishja perdorte finje, pra hirin e tretur ne uje dhe te filtruar, por per t'ia pershtatur kete recete nje publiku te huaj (skeptik kundrejt ketij agjenti bymehes kaq te pazakonte) mendova ta provoje me qumesht te fresket.






Revanija e Halle Ishes  (e modifikuar)

Perberesit per nje tepsi me permasa 15 x 25 xm

5 kokrra veze te fresketa
150 gr gjalp fshatari 
500 gr sheqer
afro 500 gr maje miell misri
60 ml qumesht i fresket

Pergatitja:

proçedura eshte njesoj si tek ballakumja....shkrijme gjalpin ne nje ene dhe bejme proven e gishtit. Kur gishti duron temp., ath gjalpi eshte gati.
Rrahim gjalpin dhe sheqerin per afro 30-40 minuta me rrahes elektrik derisa sheqeri te shkrihet plotesisht (puritanet do te me shajne, sepse ashtu si ballakumet duhet rrahur me luge druri, por  siç e tregon titulli, kjo recete eshte e modifikuar :D).
Me pas i shtojme nje e nga nje vezet ne intervale 5 minuteshe.
Ne fund i shtojme qumeshtin dhe majen e miellit te misrit, pak e nga pak, duke e perzier jo me me rrahes elektrik por me luge druri.
E perziejme masen dhe e hedhim ne nje tepsi te lyer me gjalp.
E pjekim ne furre ne temp. 170°C per afro 45-50 minuta te mira, pa e hapur furren 30 minutat e para (sdq duhet bere prova e kruajteses se dhembeve). 
Pasi eshte ftohur e presim ne rombe dhe e servirim...ka nje jave qe e servir vetem per mengjes dhe sa me shume kalojne ditet aq me e mire behet.

Gjak e dhjame :D




5 comments:

  1. Ah sa e mire eshte kjo revania! Nga nuk e kam kerkuar receten ne internet. Flm Ballakume dhe komplimente per blogun! Pershendetje Mariza

    ReplyDelete
  2. Na e prezanto të lutem çdo herë hallë Ajshen në origjinal, ashtu siç e ka thënë ajo, pra me finjin e saj që e ka përdorur ajo. E gjith bota e përdorë finjin, në Gjermani (dhe gjuhën gjermane) finji njihet me emrin Pottasche, mund ta blesh në Barnatore ose Reformhaus. Pra shkruani reçetat çdo herë ashtu siç janë, sepse ka të tillë që e dinë se për çka është fjala. Përshëndetje dhe shumë sukses në të ardhmen

    ReplyDelete
  3. cfare eshte maja miell misri

    ReplyDelete
  4. Jam nga elbasani jetoj ne itali dhe gjithmone per diten e veres kam bere ballakume vjet bera dhe revani dhe te falenderoj shume per receten se nuk i mbaja mend masat. Sot vera dhe ballakume dhe revani. Gezuar te gjithe diten e veres edhe pse jemi ne nje moment te veshtire

    ReplyDelete
  5. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...