Shkruaj perberesin ...

Friday, October 19, 2012

Qofte me qepe dhe sallate me molle


Perberesit per 4 persona:

400-500 gr buke e bardhe e ndenjur
8 qepe te kuqe (per ato qe jetojne ne Itali sugjeroj cipolle di Tropea)
1 degez trumez
3 veze
2 luge gjalp
miell sa te nevojitet
kripe
piper

molle
djathe (mund te perdorni emmenthaler, edamer ose djathera lokale qe sigurisht jane me te mire)
uthull molle
mente e fresket
piper
vaj ulliri

Pergatitja:
grijme imet qepet dhe i hedhim ne nje tigan ku kemi shkrire gjalpin. I shtojme trumez per t'i aromatizuar dhe i skuqim ne zjarr te ulet per me teper se gjysem ore. Nese nevojitet i shuajme me ndonje luge uje.
Presim buken e ndenjur ne kubike dhe e hedhim ne nje tas te thelle.
I shtojme qepet, vezet e rrahura veç, kripen, piperin dhe i perziejme me duar.
Nese e shohim te nevojshme, i shtojme mases ndonje luge miell.
E vendosim masen ne frigorifer per afro 30 minuta dhe merremi nderkohe me pergatitjen e sallates.

Qerojme dhe presim ne kubike mollen dhe djathin. I japim shije me nje vinaigrette te perftuar nga vaji i ullirit, uthulla e molles, kripa, piperi dhe mentja e fresket.
Pasi i kemi perzier,  e leme sallaten te marre shije ndersa skuqim qoftet.

Hedhim ne nje tigan vaj ulliri te bollshem.
Njomim duart ne uje per te formuar qoftet, te cilave u japim fillimisht formen rrethore dhe me pas i shtypim.
I  skuqim qoftet ne vajin e nxehur dhe pas skuqjes i vendosim mbi leter thithese.
I servirim mbi sallaten e molles.
Gjak e dhjame :D

2 comments:

  1. Pershendetje Ballakume. Blogu yt gjithashtu qenka i mbushur me receta qe ta bejne me sy jo vetem nga ingredientet por edhe nga fotot e bukura. Une vdes per sallata dhe molla eshte dicka tjeter qe e ha shume. Parmbreme bera nje sallate ku perfshiva mollen e kuqe, gjithashtu. =)

    Edhe pse blogjet tona ndryshojne ne permbajtje uroj te kalosh dhe te shikosh se perse ben fjale blogu im. Faleminderit, Ada. =)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...