Shkruaj perberesin ...

Wednesday, August 17, 2011

Pergatitje per pushime dhe panine me rukola dhe omlete e mbushur me peshk tono



Shtepia ime keto dite duket si nje kabine provimi rrobash te nje qendre komerciale ne periudhe ulje çmimesh apo nje dyqan pastrimi kimik ne nderrim stine. Dengje me rroba te vendosura kuturu qe presin te futen ne valixhe. Hekuri gjithmone ne prize ne pritje te rrobave te thara. Sapo hap deren e dhomes se hanes15she nje tapet me lodra me shtrohet para kembeve dhe me duhet te eci po me ate kujdes me te cilin ecja ne det per te mos shtypur ndonje gaforre. Ne banjo nje lavatriçe ka dy dite qe luan non-stop, me nota vaji dhe proteste, nje simfoni mortore (Oh erdhi koha ta demoloj!)  
Shikoj rremujen qe me rrethon dhe kujtohem qe jam duke perjetuar te njejten situate te veres se vjetshme, te parvjetshme... te 3-4-5 viteve me pare...tashme nje ritual veror.
Ndersa im shoq informohet mbi "nisjet inteligjente" per te evituar rradhet ne autostrada, une shkarkoj nga web instruksionet mbi "bagazhet inteligjente". Si jane bagazhet inteligjente?...po ja te nisesh me nje furçe dhembesh e pasten e dhembeve ta blesh ne destinacion, 450 ml te shampos t'i lesh ne shtepi e te marresh me vete vetem 100 ml, fustanet?.. as mos guxo t'i nxjerresh nga garderoba...nje pale pantallona te shkurtra dhe nje kanotiere duhet te te mjaftojne, librat?....nje dhe teper e ke....Nuk ju duken edhe juve nje trapllik keto instruksionet?!?...te shkruara patjeter nga nje mashkull....pasi per ne femrat eshte e pakonceptueshme te nisemi per pushime pa futur ne valixhe kremin e dites & te nates, vajin e lekures, leokoplastin, aspirinat & fermentet laktike, te gjitha fustanet qe kemi blere gjate veres bashke me sandalet dhe bizhuterite e abinueshme (edhe pse urren jeten mondane!), dhjetera libra (Shaban Sinanin mund ta lesh edhe ne shtepi!), 2 kg makarona (Italia ka vene gje embargon mbi eksportimin e makaronave???). 
Pra deduksioni (uroj qe im shoq te mos jete online sot hihihi): Ballakumja edhe kete vere do te niset per pushime njesoj si keto ne foto lol

foto e marre nga web


E ndersa valixhet duhen mbushur, frigoriferi duhet boshatisur prandaj ja nje recete superfast dhe njekohesisht shume e mire.

Panine me sallate rukola dhe omlete e mbushur me peshk tono

Perberesit:
buke e tipit baguette franceze ose tip tjeter buke e bardhe
rukola sipas deshires
uthull balsamike
vaj ulliri extravergine
kripe
disa luge gjalp ne temperature ambjenti
2 veze
2 luge qumesht
nje kuti peshk tono i konservuar
piper
nje luge kafeje leng limoni
disa kokrra kaperi
hudher gjarpri

Pergatitja:

rrahim me delikatese 2 veze me 2 luge qumesht dhe kripe. Nxehim nje tigan ne zjarr. E lyejme me gjalp dhe i hedhim vezet. I gatuajme per afro 7 minuta ne zjarr mesatar, pa e kthyer omleten.
Me pas e transferojme omleten ne nje pjate dhe e leme te ftohet plotesisht.
Rrahim me rrahes elektrik ose luge druri pak gjalp. I shtojme peshkun tono, te cilin e kemi kulluar dhe kemi therrmuar, kaperit e grire imet, lengun e limonit, piperin dhe kripen dhe i perziejme te gjitha bashke.
Kur omleta te jete ftohur e lyejme me kremin e mesiperm dhe e mbeshtjellin si role.
E leme te pushoje disa minuta ne frigorifer dhe me pas e presim ne feta.
Vendosim mbi çdo fete buke pak sallate rukola, se ciles i kemi dhene shije me kripe, uthull balsamike dhe vaj ulliri extravergine dhe mbi disa  feta omlete. Sipas deshires e zbukurojme me hudher gjarpri.

Gjak e dhjame :D 


1 comment:

  1. Hahha, mos ki merak se edhe mua me dukej vetja si ne pastrim kimik duke hekurosur te gjitha rrobat e mundeshme te shtepise dhe duke shpikur receta vetem per te boshatisur frigoriferin :D Vetem ne ndryshim nga ty, mu desh te pregatitesha per 2 jo per 3. Pushime te mbara Ballakume.

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...