Shkruaj perberesin ...

Thursday, December 8, 2011

Impossible is nothing

Deri para disa vitesh ditelindja e Ballakumes ishte nje dite e festueshme me buzet qe shkonin vesh me vesh ndersa miqte, te afermit, koleget i benin urimet perkatese. Ishte nje dite speciale ku ne qender te vemendjes ishte vetem ajo. Ate dite Ballakumja kujdesej qe edhe veshja e make-up te rrezellenin te njejten hare qe ndjenin edhe qelizat e muskujve me te paperdorshem te trupit, si muskujt e vitheve kur degjonin "hajt, hajt o llokum tundi bythte pak ma shume".  Ishte plot endrra dhe plot shprese per t'i realizuar!


Por me daljen e dhemballeve te pjekurise gjerat u rrokullisen ndryshe. Ne fillim u takoi minifundeve te zgjateshin disa centimetra, buzekuqit te eliminohej nga make-up, u kursyen parate e qirinjve dhe u ndalua rreptesisht te kendohej "Shume urime per ty". Ditelindja mori nje tjeter kuptim per Ballakumen. Me teper sesa nje moment per te festuar - ç'kuptim ka te festosh plakjen? - filloi ta perjetonte si nje moment bilancesh. Nje dite ku duhet te reflektonte mbi ato qe kishte arritur ne jete e ndoshta te "qante" shume raste te humbura.
Edhe festimet e kesaj dite neper restorante u rralluan, duke u zevendesuar me darka te gatuara nga ajo vete. Nje menyre kjo "alla Ballakume" per te falenderuar ato qe e sollen ne jete dhe ato qe e shoqerojne gjate momenteve here te lumtura e here te hidhura qe jeta rezervon. 


 
Darka qe organizoi per ditelindje ishte nje sfide.
Kush e ndjek kete blog e ka kuptuar qe Ballakumja pelqen shume kuzhinen franceze, prandaj mendoi te organizonte nje darke ku kuzhina franzece do te ishte mbreteresha. Ishte nje sfide pasi te afermit e saj nuk jane fort fansa te kesaj kuzhine por, e stimuluar nga slogani i kalendarit te krishtlindjeve - impossible is nothing - u armatos me tela kuzhine, thika, pinca dhe perveshi menget per te fitoren.
Menune dhe recetat i gjeni me poshte.


Fingerfood mireseardhjeje - keshillohet te konsumohet me kembe 


1) Kumbulla te thata me dhjame te tymosur (lardo di Colonnata) - recete qe ma keshilloi nje mike.

I vendosim kumbullat ne uje per gjysem ore.
U heqim berthamen.
I mbeshtjellim me feta dhjami derri dhe i pjekim ne furre per afro 10 minuta.
Jo te gjitheve u pelqen kombinimi i kripur-i embel, prandaj nese te ftuarit tuaj jane tradicionaliste ne shije ju keshilloj te mos ua sevirni.




2) Cheesecake te kripura (shume te ngjashme me cheesecake japoneze)

Per rreth 15 cope:
nje pako biskota te kripura te markes TUC
gjalp ne temperature ambjenti


2 veze
200 gr gjize
100 gr djathe kremoz i tipi philadelfia
Kripe
Piper


Per zbukurim:
70 gr  djathe kremoz i tipit philadelfia
1 luge pana
hudher gjarpi

Pergatitja:
ndjekim te njejten procedure si per cheesecake-un e embel.
I therrmojme biskotat Tuc dhe i perziejme me gjalpin.
I vendosim duke ushtruar pak force me gishterinjte ne format e cupcakes.
Ndezim furren ne 150°C.
Rrahim me tel kuzhine gjizen. I shtojme djathin kremoz, vezet dhe piperin.
E hedhim kete mase mbi biskotat e therrmuara dhe i pjekim per afro 15 minuta.
Me pas i leme 5 minuta te tjera te ftohen.
Rrahim me tel kuzhine djathin kremoz bashke me panen. Zbukurojme cheesecakes-at e vegjel me pufka djathi dhe hudher gjarpri te grire imet ose majdanoz.





3) Tarte Tatin me speca te kuq
Tarte Tatin-in Ballakumja ju keshillon ta shoqeroni me salce kosi dhe arra 

4) Salce kosi dhe arra

Kos grek i trashe
Arra
Vaj ulliri
Scalogno ne italisht (http://it.wikipedia.org/wiki/Allium_ascalonicum), nje lloj qepe/hudhre
Kripe

Perziejme kosin me arrat e thyera, scalogno-n e grire shume imet dhe kripen. I hedhim vaj ulliri te nje cilesie shume te mire.




5) Biskota me djathe parmigiano reggiano

Perberesit per 4 persona:

100 gr miell
100 gr gjalp
100 gr djathe parmigiano reggiano i grire
1 veze
Gjysem luge e vogel maje birre pluhur
Kripe
Piper

Pergatitja:
Hedhim ne nje tas miellin, kripen, piperin, majen e birres dhe djathin e grire.
I shtojme gjalpin e prere ne copa te vogla dhe i perziejme te gjitha bashke.
Mases i shtojme vezen dhe formojme nje brume si per biskota.
E mbeshtjellim me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per afro gjysem ore.
Pas kesaj kohe e hapim ne pete me trashesi rreth 1 cm dhe presim biskotat sipas formes se deshiruar.
I pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro 10-15 minuta.

Keto biskota Ballakumja ju keshillon t’i shoqeroni me salcen franceze, tapenade me ullinj 

6) Tapenade me ullinj

Perberesit:
300 gr ullinj te zinj ose jeshile
40 gr kaperi
6 cironka te konservuara
1 thelb hudher
Vaj ulliri

Pergatitja:
U heqim berthamat ullinjve dhe lajme me uje te bollshem kaperit. I grijme shume imet me thike te gjithe perberesit ose i kalojme ne mixer. Ne fund i sperkatim me vaj ulliri te nje cilesie shume te mire.



7) Chutney (tip reçeli) per te shoqeruar djathin (parmigiano reggiano ose tip tjeter te stazhonuar), ose per te shoqeruar nachos ne raste joformale. Kete chutney e provova para disa javesh ne nje darke dhe i kerkova te zonjes se shtepise te me tregonte receten.

Perberesit:
200 gr kungull i verdhe
1 luge e gjysem sheqer integral
Nje maje luge spec djeges
nje luge e vogel xhinxher i fresket
50 ml uthull balsamike
Kripe

E presim kungullin e verdhe ne kubike te vegjel dhe e sperkatim me kripe. E leme menjane te marinohet per afro 6 ore.
Pergatisim nje dressing me 50 ml uthull balsamike, nje luge e vogel xhinxheri te grire dhe nje maje luge spec djeges pluhur.
E vendosim kungullin ne nje tenxhere dhe i shtojme dressing e mesiperm.
I ziejme per afro 1 ore ne zjarr te ulet. Ne mes te kohes se gatimit i shtojme sheqerin duke e perzier me delikatese. Ne fund i shtypim kungujt me pirun.  


Pjatat e para
(nuk arrita t'i fotografoj)


1) Palaçinka me radhiqe, djathe gorgonzola dhe speck
Receten e gjeni ketu (http://ballakumeelbasani.blogspot.com/2011/10/gorgonzola-dhe-radhiqe.html)

2) Palçinka me kerpudha dhe salsiçe - ndiqet e njejta procedure si mesiper, ndryshon vetem mbushja. 




Si pjate e dyte: role e mbushur me presh dhe arra, shoqeruar me salce pana, patate Hasselback dhe sallate ne uthull balsamike


Role e mbushur me presh dhe arra (Receta e kusherires sime Albanes)

Perberesit per 8 persona:

afro 2 kg fileto derri (muskujt e derrit jane pak te veshtire per t'u hapur si flete libri, prandaj ju keshilloj t'i kerkoni kasapit t'ju pergatise per rolè)
5-6 presh
2 grushta arra
2 grushta parmigiano reggiano i grire
kripe
piper
nenexhik
vaj ulliri
gjalp 
1 tufe majdanoz 
2-3 gota vere e bardhe

Pergatitja:

pergatisim fillimisht mbushjen. Grijme imet preshte dhe i skuqim ne vaj ulliri.
Ne mixer hedhim arrat, djathin parmigiano reggiano dhe majdanozin dhe i grijme. 
Bashkojme te dyja masat dhe i rregullojme me kripe, piper dhe nenexhik. 
Hapim filetot e derrit. I kriposim dhe i lyejme me masen e mbushjes. I rrotullojme per t'i dhene formen e rolese dhe i kapim me kruajtese dhembesh ose me spago.
I skuqim filetot ne gjalp. I shuajme me vere dhe i pjekim ne furre per afro 1 ore e ca.
Me pas i leme pak te ftohen dhe i presim ne feta.Fetat duhet te jene sa me te holla!
Me lengun qe kane leshuar pergatisim salen me pana.

Salca me pana

125 ml pana
piper i zi
1 luge miell
1 luge gjalp

Ne nje tigan skuqim miellin ne gjalp. E kaurdisim derisa te ndryshoje pak ngjyre dhe e shuajme me lengun e rolese.
Ne fund i hedhim pana dhe piper te zi.  
Kete salce ia hedhim fetave te mishit.


Patate Hasselback

I qerojme patatet dhe i presim si fisarmonike. I vendosim ne nje tepsi te lyer me vaj dhe i pjekim per afro 30 minuta ne 230°C. Me pas i nxjerrim nga furra dhe i sperkatim me buke te grire, pak kripe, pak gjalp dhe djathe te grire te tipit parmigiano reggiano. I rivendosim ne furre per 20 minuta te tjera ose derisa patatet te marrim ngjyren e arte te pjekjes.

Sallate ne uthull balsamike

Sallate jeshile
Finoke
Vaj ulliri
Uthull balsamike
Kripe
Piper

And the last but not the least: GATEAU OPERA….ne fakt nuk eshte tamam receta origjinale por nje recete tejmase e thjeshtezuar nga Ballakumja. sdq shume velitese pasi permban nje sasi te madhe gjalpi. I kam premtuar vetes qe do ta rigatuaje duke eliminuar nje pjese te gjalpit sipas versionit te pastiçerit Torreblanka por derisa te behem mbare shijoni versionin tim, qe sigurisht eshte me i thjeshte se i Torresblankes :)





Gateau opera e Ballakumes

Perberesit per nje tepsi me diamenter 26 cm

Per bazen e tortes:
6 veze
72 gr gjalp
240 gr sheqer
155 gr bajama te reduktuara ne miell
60 gr miell
sa te kapin gishtat miell

per shurupin:
125 gr sheqer
250 gr uje
1/4 shkop vanilje
6 gr. kafe e tretshme

per chocolate ganache:
300 ml pana per embelsira
350 gr çokollate e erret 60% kakao

Per kremin me gjalp:
330 gr gjalp ne temperature ambjenti
330 gr sheqer
1 dl uje
4 te verdha vezesh

Pergatitja:
nje nate perpara perfundimit te tortes, pergatisim shurupin. Hedhim ne nje tenxhere sheqerin dhe ujin dhe i vlojme derisa shurupi te trashet, si sherbet bakllavaje.
Sapo te jete ftohur pak i hedhim kafen e tretshme (une i hodha caffè solubile Hag), vaniljen dhe i perziejme. E leme shurupin te pushoje per afro 12 ore.
Te nesermen pergatisim bazen e tortes. Ngrohim furren ne temp. 160°C. 
Shkrijme gjalpin. 
Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje mase te zbardhur. 
Veç rrahim te bardhat e vezeve.   
Perziejme miellin me bajamet dhe kripen. Ia shtojme mases me te verdhat e vezeve.
Me pas kesaj mase i shtojme gjalpin e shkrire dhe ne fund te bardhat e rrahura.
E hedhim masen ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe miell dhe e pjekim ne temp. 160° C per afro 40 minuta (beni proven e kruajteses se dhembeve).

Per pergattijen e kremit:
ne nje tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin dhe e vendosim ne zjarr derisa te arrijne temp. 120°C.
Nderkohe rrahim te verdhat e vezeve. U hedhim pak e nga pak sherbetin dhe i rrahim derisa kremi te ftohet.
Ne fund i shtojme gjalpin dhe e perziejme me xhiro te ngadalta.

Per chocolate ganache:
vlojme panen dhe ia hedhim çokollates se therrmuar. 
E perziejme derisa çokollata te shperbehet plotesisht. Sipas deshires mund te aromatizohet me cream whisky, rum apo pije tjeter. 

Shtrimi i tortes:
e presim bazen ne tre pjese. 
Lyejme te treja bazat me shurupin dhe i vendosim njera siper tjetres, duke shtruar ne mes se seciles kremin e gjalpit. Ne fund e mbulojme me ganache çokollate dhe e sperkatim me kakao.

4 comments:

  1. Mire dakord ,torta dhe roleja Jsne tradicionale,po ato gjerat e tjera ti hengri njerezia,sepse mua me ka gjetur belaja ?!Une nuk eksperimentoj dot ngaqe mund te mbeten pa ngrene gjerat.Ty te lumshin duart mi nuse!E ke qare zanatin si gjithmone...!

    ReplyDelete
  2. Te vetmet gjera qe nuk u preken me dore, ose edhe kush mori guximin beri nje surrat te shpifur, ishin chutney dhe kumbullat.
    Ndersa palaçinkat, cheesecake dhe tarte tatin ishin ato qe u pelqyen me shume.
    Me cheesecake "vai sul sicuro" sepse jane fantastike. Nese nuk gjen biskotat e kripura Tuc, zevendesoji me crackers dhe shto pak sasine e gjalpit.
    Flm :)

    ReplyDelete
  3. wuaw, ti i ke gatuar te gjitha keto all by yourself, per ditelindjen tende????? je mrekullishte fantastike, no comment, tani qe e lexova kete dite tenden ndihem e pavlere dhe jap doreheqjen nga kuzhina ime....

    ReplyDelete
  4. Une i publikoj qe t'i gatuani e jo te hiqni dore nga kuzhina :)
    P.s.: nuk i kam bere brenda dites, jo...pergatitjet fillojne te pakten nje dite perpara

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...