Shkruaj perberesin ...

Monday, December 26, 2011

Menuja e Krishtindjeve - antipastat


Patè pule
Perberesit:
per 2 kraharor pule
3 ose 4 thelba hudher
1 grusht arra te thyera
1 fete buke e thate
 2-3 luge vaj ulliri
spec djeges
kripe
piper
djathe mascarpone

Per zbukurimin:
majdanoz
arra
proshute gjeli ne feta te holla



Pergatitja:
ziejme gjoksin e pules. Ne lengun qe leshon njomim copat e bukes derisa te zbuten. 
Hedhim ne mixer gjoksin e pules te prere ne copa te vogla dhe buken e shtrydhur, pak leng pule, arrat, vajin e ullirit, hudhren, specin djeges, kripen dhe piperin. 
I grijme derisa te perftojme nje krem. 
Ne fund i shtojme 2-3 luge mascarpone per ta bere akoma me kremoz.
E vendosim paten e pules e frigorifer per disa ore dhe para se ta servirim e zbukurojme sipas deshires.



Smorgastarta ime e ballkanizuar

Perberesit:
nje pako buke me qumesht (ato qe perdoren per tramezzini jane me te pershtatshem pasi zbuten aq shume saqe buka nuk ndjehet pothuajse fare)
ullinj
patellxhana te pjekur
domate te thara ne diell e te konservuara
speca te pjekur
salce kosi
kripe
vaj ulliri
kastravec
domate te vogla
hudhra 
hudher gjarpri
veze te ziera

  
Pergatitja:
E shtypim hudhren dhe e perziejme me salcen e kosit.Ihedhim kripe dhe vaj ulliri.
Lyejme fetat e bukes me salce kosi dhe i vendosim njera mbi tjetren duke alternuar mbushjen midis fetave sipas deshires.
Psh. midis fetes se pare dhe te dyte une shtrova patellxhanat e pjekur, te cileve u dhashe shije me kripe, rigon dhe vaj ulliri.
Midis fetes se dyte dhe te trete shtrova domatet e thara ne diell dhe te konservuara.
Midis fetes se trete dhe te katert shtrova specat e pjekur me vaj ulliri, majdanoz dhe pak hudher te paqeruar.
Ne fund shtrojme nje fete buke dhe e lyejme torten ne te gjithe siperfaqen e saj me salce kosi dhe hudher gjarpri te grire imet. E zbukurojme me ullinj, kastraveca, domate qershize, veze te ziera e çfare te deshironi.




Smorgastarta me salmon

nje pako buke me qumesht si me siper
salce me peshk tono e gatshme (salsa tonnata- italisht ose tuna sauce-anglisht)
salmon i tymosur
veze peshku
karrota te ziera
veze te ziera
dege selino



Pergatitja:
i lyejme fetat e bukes me salcen e peshkut tono.
I vendosim njera siper tjetres duke alternuar mbushjen sipas deshires.
Psh. ndersa midis fetes se pare dhe te dyte te bukes kemi shtruar feta salmoni, midis se tretes dhe te katertes shtrojme veze peshku, feta veze ose thjesht sallate.
Pasi i kemi shtruar te gjitha fetat e bukes e lyejme torten me salcen e tonos ne te gjithe siperfaqen e saj.
Grijme shume imet degen e selinos, vezet e ziera, karrotat dhe e zbukurojme torten si ne foto.

 
Antipaste djathi
 
djathe robiola ose tip tjeter i ngjashem me djathin philadelfia
ereza te fresketa
ullinj
kastraveca turshi
veze te ziera
kripe
vaj ulliri
 
Pergatitja:
e punojme djathin me tel kuzhine. I hedhim kripe, erezat e fresketa te grira shume imet, vajin e ullirit dhe i perziejme.
E vendosim masen e djathit ne nje tas te veshur me qese kuzhine dhe me pas ne frigorifer – ne zonen e ngrirjes - per 40 minuta.
I permbysim format e djathit ne pjaten e servirjes dhe i zbukurojme sipas deshires.


1 comment:

  1. sa te mira keto gjerat, me dhe nje ide te shkelqyer :)

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...