Neser perfundon Oktoberfest, festa e pervitshme e birres qe zhvillohet ne Mynih te Gjermanise. E si per dreq edhe kete vit nuk pata mundesi te shkoje....duket sikur te gjitha impenjimet, rrufat, reumatizmat, etj. etj. me mblidhen kastile ne kete periudhe :((
Por ama birren nuk po e le mangut kete fundjave!
Sot isha e ftuar ne shtepine e disa miqve per nje barbecue. E si per te qendruar ne teme mendova t'u çoje nje torte irlandeze me birre, guinness cake.
Kjo torte kerkon birren Guinness, e cila eshte e erret ne ngjyre dhe e hidhur ne shije. Pikerisht kjo shije e hidhur me retrogusto kafeje, e kombinuar me kakaon pa sheqer, i jep kesaj torte nje shije shume te veçante.
Birra Guinness eshte paksa e kushtueshme (4 kanaçe te vogla rreth 300 ml secila kushtojne mbi 5 euro), por kam lexuar qe mund te zevendesohet me birra te tjera si birra e kuqe Moretti.
Ah, harrova t'ju them qe kritiku i pjatave te mija, Miri, me kerkoi te shkruaja ketu ne blog qe torta i pelqeu shume :)))
Torta irlandeze me birre - Guiness cake
Perberesit:
230 gr miell 00
4 veze
400 ml birre guinness
230 gr gjalp
350 gr sheqer integral
100 gr kakao pa sheqer
gjysem pako fryres brumi per embelsira
2 luge te vogla sode buke
400 gr djathe philadelfia
250 gr sheqer
2 luge cream whisky
Pergatitja:
ndezim furren ne temp. 180°C
Pergatitja e kesaj torte kerkon 4 tasa, mundesisht qelqi.
Pergatitja e kesaj torte kerkon 4 tasa, mundesisht qelqi.
Ne tasin e pare rrahim vezet.
Ne tasin e dyte rrahim gjalpin ne temp. ambjenti me sheqerin integral.
Ne tasin e trete perziejme birren me kakaon dhe ne tasin e katert perziejme miellin me soden e bukes dhe fryresin e brumit.
Me pas bashkojme permbajtjen e tasit te pare me permbajtjen e tasit te dyte :)...dmth vezet e rrahura me gjalpin dhe sheqerin.
I shtojme kesaj mase birren e perzier me kakao dhe ne fund, pak e nga pak miellin e situr.
Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me diameter rreth 26 cm. I hedhim permbajtjen e tortes dhe e pjekim ne furren e ngohur paraprakisht per afro 1 ore. Pas kohes se pjekjes e leme torten edhe 10 minuta ne furre te fikur.
Ndersa torta piqet merremi me pergatitjen e kremit. Perziejme djathin philadelfia me sheqerin dhe cream whisky.
Pasi torta eshte ftohur, e mbulojme me kremin e mesiperm.
Gjak e dhjame :D
ymmyyyyy fantastike, duhet provuar se sben, urroj te me dali si e jotja ballokume :) ^_^
ReplyDeletedevi assolutamente provarla! Vai sul sicuro sepse edhe une per here te pare e kisha :)
ReplyDeleteE provova dje, me doli shume e mire (te pakten keshtu sikur me thane:). Une vete e kam nje problem shume te madh, nuk mund te ha gjerat qe gatuaj vete (velem) nuk e di a te ndodh edhe ty. Thanks a lot, i ke duart e arta (i themi ne:).
ReplyDeleteFaleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
ReplyDeleteAjo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
* magji dashurie
* magjitë e martesës
* magjitë e parave
* magjitë e bukurisë
* Magjitë e fatit
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjitë e kurimit të SIDA-s
* Magjitë e lotarisë
* Mallkimet heqin menjëherë magjitë
* Magjitë mbrojtëse
* Parashikimet e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës 💍
Email: ellenspellcaster@gmail.com
Whatsapp +2349074881619