Shkruaj perberesin ...

Saturday, April 9, 2011

Krostata me mascarpone dhe boronica

 Perberesit per brumin brisé:
200g miell
100g gjalp
1 e verdhe veze
kripe sa te kapin majat e gishtave
2-3 luge uje

Perberesit per mbushjen:
100 g çokollate e bardhe
500 gr. mascarpone
3 luge reçel boronicash
400 gr. boronica

Pergatitja:

formojme brumin per pasten brisè duke perzier te gjithe perberesit perveç ujit, te cilin ia hedhim ne fund. E mbeshtjellim brumin me qese kuzhine dhe e leme te pushoje per 30 minuta.
Perziejme djathin me
mascarpone me 2 luge reçel.
Pasi kalojne 30 minuta e hollojme brumin me okllai derisa te formojme nje pete te trashe te cilen e shtrojme ne tepsi. Me ndihmen e nje piruni bejme disa vrima mbi peten e brisese ne menyre qe te mos fryhet gjate pjekjes. E vendosim tepsine te piqet ne furre per 10-15 minuta.
E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet. Shkrijme ne banjomaria ose ne mikrovale çokollaten e bardhe dhe me te lyejme gjithe siperfaqen e tortes. 
Kur çokollata te jete mpiksur i shtojme perberjen me mascarpone dhe reçel boronicash dhe e nivelojme.  Ne fund rendisim boronicat dhe e servirim. 
 Gjak e dhjame :D

Thursday, April 7, 2011

Darka tak-fak

Kjo eshte nje recete tak-fak por, qe te nxjerr nga situata kur Shefi te kerkon t'i shkruash nje mail urgjent pikerisht ne ate sekonde kur ti ke klikuar tek "arresta il sistema" dhe ne pamundesi per t'i thene JO ti rindez pc, hap posten, shkruan mailin, pret konfirmimin e serverit ne eshte nisur apo jo... e nderkohe autobuzi i ores 18.10 sapo eshte nisur nga stacioni me i afert. E pezmatur qe as sonte nuk do te permbushesh detyren tende atavike si pergjegjese per te ushqyer ne menyre te shendetshme familjaret e tu, vrapon ne supermarkat per te blere nje tas me supe te gatshme. Por eshte teper vone, ushtria e stakanovisteve - konsumatore te rregullt te ushqimeve te gatshme per mikrovale - ka gllaberuar te gjitha llojet e supave bio, duke lene ne rafte vetem tasa me pure patatesh dhe tortellini te mbushur. Heee ti je ajo qe shperfill tortellinit e mi? - buzeqesh surrati prej tortellone-i-mbushur i Giovanni Ranes. Megjithe antipatine qe ndjen perkundrejt ketij plaku ne dukje babaxhan llogjikon qe te paraqiten vetem 3 alternativa:
- te marresh nje tas me tortellini, qe kushedi kur jane gatuar, dhe t'i perulesh z. Tortellone I Mbushur aka Giovanni Rana,
- te prenotosh ne piceri, po pate fatin qe sonte, duke qene  e hene, te gjesh ndonje piceri hapur ose
- te shkosh ne repartin e ushqimeve te ngrira e te zgjedhesh ne baze te asnje kriteri, dmth ku te shkoje dora.
Kap ne maje te gishtave qesen me karkaleca te vegjel dhe ndersa lexon prejardhjen ristarton trurin, qe pas nje dite jo fort te favorshme, ka kthjelltesine e Berluskonit kur diskuton per çeshtjet e emigracionit pas nje nate bunga-bunga me Ruby Rubacuori....  

Makarona me karkaleca deti
Perberesit per x 4 persone:

400 gr. makarona te tipit penne
250 gr. karkaleca deti te vegjel (per mungese kohe preferova karkalecat e ngrire, qe jane edhe te qeruar edhe te pastruar, por sugjeroj te perdorni karkaleca te fresket)
100 gr. shtalpe ose pana kuzhine
1 thelb hudher
gjysem gote vere e bardhe
vaj ulliri extravergine
kripe
nje gote leng domateje, si tip salce e holle.

Ne nje tigan skuqim hudhren e grire ne vaj ulliri dhe i shtojme karkalecat e qeruara. I kriposim & peperosim. I shuajme me vere te bardhe dhe i kaurdisim. Kur vera te kete avulluar i shtojme lengun e domates dhe e leme ne zjarr per 15-20 minuta. Nderkohe ziejme makaronat ne tenxhere me uje te kripur. I kullojme dhe i hedhim ne pjatance. Heqim tiganin nga zjarri dhe i shtojme shtalpen. E kaurdisim salcen dhe ia shtojme makaronave. I  servirim te ngrohta.
Gjak e dhjame :D



Tuesday, April 5, 2011

Mish viçi i zier me salce jeshile "sipas menyres sime"

Mishi i zier i shoqeruar me salce jeshile eshte recete tradicionale piemonteze. Eshte nje pjate shume e yndyrshme meqenese salca duhet "notoje" ne vaj ulliri. Per te evituar gjithe keto yndyrna te teperta, reduktova ne 2-3 luge vajin e ullirit dhe per te holluar salcen perdora lengun e mishit. Gjithashtu eliminova buken dhe e zevendesova me kastravecin turshi...arsyeja?...ia futa kot :)

Perberesit per 4 persona
500 gr tul viçi
1 qepe
1 karrote
1 dege selino
kripe

per salcen:
2 te verdha vezesh te ziera
gati nje tufe majdanoz
1 sardele e kriposur
vaj ulliri
2 thelba hudher
1 kastravec turshi
kripe
piper
pak nga lengu i mishit

Pergatitja:
ne nje tenxhere me uje veme te zieje mishi bashke me qepen, karroten dhe degen e silinos. Koha e zierjes eshte rreth 2 ore ne zjarr mesatar. Nderkohe merremi me pergatitjen e salces. Receta origjinale kerkon qe ingredientet te rrihen ne havan por, per mungese kohe dhe per te evituar ankesat e komshies, perdora mikserin. I fusim ne mikser, te verdhat e vezeve, hudhren e grire, majdanozin, kripen, piperin, vajin e ullirit dhe i grijme derisa te perftojme nje salce pothuajse homogjene. I shtojme dalengadale lengun e mishit dhe e hollojme sipas deshires.
Kur mishi te jete ftohur e presim ne feta te holla dhe e servirim me salcen e mesiperme.
Gjak e dhjame :D

Monday, April 4, 2011

Torte me sardele

Perberesit x 4 veta:
500 gr sardele te pastruara, te cilave u eshte hequr edhe shtylla kurrizore,
50 gr buke e grire,
1 thelb hudher,
majdanoz,
lekura e nje limoni, e grire,
kripe,
piper,
vaj ulliri,
1/2 domate.


Ne nje tas hedhim buken e grire, lekuren e limonit, kripen, piperin, vajin e ullirit, majdanozin dhe hudhren e grire. I perziejme mire e mire. Lyejme me vaj ulliri nje tepsi te vogel dhe e sperkatim me nje grusht nga perberja e mesiperme. Ne fillim shtrojme sardelet e hapura dhe i sperkatim me perberjen. Mbi to vendosim feta domateje te prera holle. Edhe keto i sperkatim me perberjen me buke. Ne fund e perfundojme shtrimin me sardelet dhe perberjen e mbetur. I hedhim pak vaj ulliri ne siperfaqe dhe e pjekim ne furre ne temperaturen 200° per rreth 20-30 min.
Gjak e dhjame :D

Friday, April 1, 2011

Sallata me molle dhe dieta e panisur

Duke lexuar gazeten dje ne mengjes Ballakumes i hipi ne koke t'i nenshtrohej nje regjimi te rrepte dietik. Qe sot - i premtoi vetes - gatime te lehta 1200 kalorike dhe 1 luge vaj ulliri ne dite!
Ia shprehu kete vendim vendimtar kamarieres kineze duke e rakomanduar qe te mos i sillte me embelsira per te shoqeruar kafen por vetem dolcificante, qe eshte nje sheqer/jo sheqer per diabetiket dhe dietiket.
Sì! Sì! Sì, signola! - ia ktheu kinezja topolake me syte prej bajame, qe s'i ngre kurre nga dyshemeja.
Ndersa rrekellente nje gllenjke leng geshtenjash - se vetem kafe nuk mund ta quash ate qe bejne kinezet (me gjithe respektin qe kam per kinezet!) - nje flash forward iu shfaq para syve. Iu duk sikur vraponte buze bregdetit grek me nje fizik prej Brigitte Bardot e viteve '60, me floket qe i shpurpuriseshin nga flladi mengjesor i Mesdheut dhe qe i rrihnin lehtas lekuren e bardhe prej porcelani si "made in china"....
Oh, s'kishin kaluar 24 ore dhe dieta po funksiononte! Ballakumja po ndjehej me e lehte! Silueta qe pasqyrohej ne vitrinen e dyqanit ishte holluar dukshem!
Gjithe krenari dhe besim ne vetvete kthehet ne shtepi te gatuaje darken.
Qeron mollet, hap frigoriferin per te marre pak kos-bio-pa-pike-yndyre por.... syri i kap nje cope sallam....
Pergatit nje mega tas me molle, sallam dhe djath fontina qe e sperkat me piper te zi, uthull molle, vaj ulliri extravergine dhe..........auuuu dieta!!!!! 

Molle granny smith
djath fontina
piper
kripe
vaj ulliri extravergine
uthull molle
P.S.: masat me sy :)




Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...