Shkruaj perberesin ...

Thursday, May 19, 2011

M'ka shku menja per qeshqek...

B.: Alo nane, m'ka shku menja per qeshqek! ....
Gjyshja e B.: e di qysh bahet?!....vihet te njomet gruni ne uje. Pastaj zihet ne zjarr t'ulet. Veç zihet mishi i dashit ose i pules derisa te sqarqet. Mos i hudh krype! Bane fije-fije mishin ene zije me grunin. Para se ta hash hudhi krype ene içik telyn qi e ke tret n'tenxhere. Hudhja perciper sikur t'jete trahana. Hudhi ene djathe te bardhe, jo kaçkavall..... çar te hash!!!  
B.: yyy sa pune paska ky!! Lene fare nane se po i fus nje sallate me elb...hihihi





Sallate me mish dhe elb ne tasa djathi


Perberesit:
rreth 100 gr mish viçi
50 gr elb i zier
gjysem spec i kuq
sallate jeshile
uthull balsamike
kripe
djathe grana padano i grire
ereza: piper dhe spec i kuq

Pergatitja:
fillimisht presim ne copa te vogla mishin e viçit. Rrahim ne nje tas tre luge vaj ulliri me pak spec te kuq dhe ia hedhim mishit. E leme per nje ore te marinoje.
Me pas i skuqim copat e mishit ne nje tigan te nxehte. Presim specin e kuq ne shirita dhe ia shtojme mishit.
Ne nje tas hedhim elbin e zier, sallaten, specin dhe mishin. Pergatisim nje dressing me vaj ulliri, uthull balsamike, kripe, piper dhe ia hedhim sallates.  
Per te formuar tasat e djathit shtrojme mbi tepsi nje leter kuzhine. Formojme disa rrathe me djathin e grire dhe i pjekim ne furre ne temp. 170°C per 10-15 min. Me pas i nxjerrim nga furra i vendosim mbi disa tasa te permbysur, ne menyre qe kur te ftohen te marrin formen e tasit. 
E sherbejme sallaten me elb ne tasat e djathit.
Gjak e dhjame :D

Wednesday, May 18, 2011

Finoke me mocarela dhe veze

Perberesit per 4 persona:
1 kg finoke
200 gr mocarela

4 veze
30 gr gjalp
1 gote shtalpe ose pana kuzhine
djathe i grire parmigiano reggiano ose kaçkavall
kripe
piper




Pergatitja:
i japim nje vale finokeve ne uje me kripe. I kullojme, i thajme dhe me pas i presim ne feta te holla. Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe i shtojme finoket qe te skuqen. I kaurdisim dhe i mbulojme me feta mocarele. Me pas i sperkatim me majdanoz te grire. Ne nje tas rrahim vezet me shtalpen, djathin e grire, kripen dhe piperin dhe e hedhim kete perberje mbi finoket. I vendosim ne furre te piqen ne temperaturen 160°C dhe sapo siperfaqja te marre ngjyre i nxjerrim dhe i sherbejme menjehere.
 Gjak e dhjame :D

Iriqi prej pureje

Perberesit: 
1 porcion purè patatesh
1 wuerstel
50 gr djathe emmenthal
1 veze
50 gr djathe parmigiano reggiano i grire ose kaçkavall
gjalp
qumesht
arre moskat
kripe
bajame te grira ne feta

Pergatitja:
fillimisht pergatisim purene e patateve sipas tregimeve qe permban kutia por, e bejme me te trashe - zvogelojme masat e ujit dhe qumeshtit - dhe e leme te ftohet. 
Presim ne kubike te vegjel wuerstelin dhe djathin emmenthal dhe ia hedhim purese. I shtojme gjithashtu nje veze, djathe te grire parmigiano reggiano, pak arre moskat dhe kripe. E perziejme me luge.  Lyejme nje tepsi me gjalp dhe me duar te lagura formojme iriqin. Ngulim fetat e bajameve qe te duken si gjemba dhe me dy ullinj te zi ose karafila bejme syte. E pjekim ne furre per 10 minuta ne temperature 180°C dhe para se ta sherbejme e leme te ftohet. 
Tamam-tamam s'duket shume si iriq por sime bije i pelqeu shume :)

Torta me arra, molle dhe karrota

Perberesit per 4-6 veta: 
75 gr gjalp ne temperaturen e ambjentit
100 gr sheqer  nga ai qe ne italisht quhet "zucchero di canna"
nje çerek gote qumesht
50 gr karrota
25 gr molle
2 veze 
100 gr miell 
25 gr sode buke 
50 gr arra te grira
kanelle
shtalpe ose pana per embelsira



Pergatitja: 
fillimisht grijme me rende karrotat dhe mollen. Ne nje tas rrahim me rrahes elektrik gjalpin me sheqerin, miellin, soden e bukes, vezet dhe qumeshtin derisa te perftojme nje mase homogjene. Kesaj mase i shtojme karrotat, mollet dhe arrat e grira. 

Lyejme nje forme torte me gjalp dhe miell dhe hedhim ne te perberjen e mesiperme. E pjekim ne furre ne temperaturen 180°C per 40 minuta. Pasi te kete kaluar kjo kohe e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet. Me pas e permbysim ne pjatance dhe e dekorojme me shtalpe te rrahur me sheqer dhe arra te qeruara. E sperkatim me kanelle dhe e sherbejme. 
Gjak e dhjame :D

Tuesday, May 17, 2011

Torta ime me molle dhe karrota

Meqe kjo eshte stina e shetitjeve ne ajer te paster po ju jap receten e nje torte shume te lehte, shume te shendetshme, pasi permban vetem 20 gr gjalp, dhe lehtesisht te transferueshme kur kemi vendosur te organizojme nje piknik. Per realizimin e saj u mbeshteta tek receta e Apfeltorte (torta me molle, tipike gjermane) dhe i shtova/hoqa ca perberes.


Perberesit per nje torte me diameter 26 cm:
3 veze
250 miell qe permban sode buke
1 kavanoz kos vanilje
4 molle
4 karrota
25o gr sheqer
nje grusht bajame te grira
2 luge te vogla pluhur pjekes
pak leng limoni
20 gr gjalp

Pergatitja:
grijme me rende karrotat dhe 2 molle, ndersa 2 mollet e tjera i presim ne feta dhe i sperkatim me pak leng limoni. Ne nje tas fillojme e rrahim me rrahes elektrik vezet me sheqerin, me pas i shtojme kosin, mollet dhe karrotat e grira, bajamet e grira dhe ne fund miellin e pluhurin pjekes. Lyejme me gjalp dhe miell nje tepsi me diameter 26 cm dhe hedhim ne te perberjen e tortes. Rendisim sipas deshires fetat e molleve, i sperkatim me sheqer kokerrmadh dhe disa copa gjalpi. E ndezim furren ne temperaturen 180°C dhe e veme tepsine te piqet per 1 ore. Para se ta sherbejme e sperkatim me sheqer pluhur.
Gjak e dhjame :D

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...