Shkruaj perberesin ...

Sunday, May 22, 2011

Kofsha pule me shafran

Perdorimi i shafranit eshte shume i perhapur ne industrine tekstile, kosmetike, farmaceutike dhe ne kuzhine. Ne Itali kultivohet ne zonen e Abruzzos dhe ne Sardegna. Eshte nje bime qe kushton shume ne treg aq sa te konsiderohet si flori. Kostoja ne Itali shkon nga 7.000 deri ne 20.000 €/kg por ne disa vende te botes kostoja e nje 1 kg shafran eshte 30.000 €. Ne Itali perdoret ne artin kulinar sidomos keto vitet e fundit qe eshte ne mode kuzhina ekzotike dhe e elaboruar. 
Receta qe po ju jap sot eshte nje variant i imi i recetes me pule dhe shafran qe, mesa mbaj mend eshte me prejardhje nga zona e Abruzzos, por shume me e lehte pasi kam eliminuar shtalpen.

Kofsha pule me shafran
Perberesit per 4 persona:
6-8 kofsha pule
nje gote vere e bardhe
0,1 gr shafran 
vaj ulliri extravergine
dege trumze
hudhra

 

Pergatitja:
pastrojme kofshat e pules dhe djegim mbejtjet e puplave nese eshte e nevojshme. Me pas i kriposim dhe nen lekure u vendosim thelba hudhre dhe degeza trumze. I rendisim ne tave dhe i sperkatim me vere te bardhe, pak uje ku kemi tretur shafranin dhe vaj ulliri. I mbulojme me leter alumini dhe i vendosim ne furre te piqen. 
I sherbejme me patate te pjekura ne vaj ulliri dhe ne vere te bardhe.
 Gjak e dhjame :D


Saturday, May 21, 2011

Gazpaç


Perberesit per nje person: 
10 kokrra domate te vogla te kuqe
1 gjethe borzilok
2 mente
1 thelb hudher 
nje maje luge sheqer
1 spec djeges
raki
nje maje luge miell
vaj ulliri extravergine
1 fete buke




Pergatitja: 
u bejme nje kryq domateve dhe i veme te marrin nje vale ne uje te kripur. Me pas i kalojme ne kullesen qe i redukton ne salce dhe lengun qe perftojme e rivendosim ne zjarr bashke me borzilokun, menten, nje luge raki, hudhren e shtypur, nje spec djeges dhe pak kripe e sheqer. E leme tenxheren 10 minuta ne zjarr mesatar dhe me pas e kullojme perseri me kullese ne menyre qe te eliminojme hudhren dhe erezat. Tresim ne pak uje nje maje luge miell dhe ia shtojme domateve. I kaurdisim me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen toptha. E leme tenxheren ne zjarr te ulet akoma edhe 10 minuta dhe nderkohe nxehim pak vaj ulliri ne nje tigan. Presim buken ne kubike te vegjel dhe e skuqim ne vaj. 
E servirim lengun e domates me kubiket e bukes se skuqur. 
Per ta kompletuar antipasten bera:
qofte alla shqiptarçe, 
skuqa ne nje tigan antiaderent feta domateje dhe hudhre, te cilat me pas i kriposa dhe i sperkata me vaj ulliri extravergine, 
preva djathin philadelfia ne kubike te vegjel dhe e leva me hudher gjapri te prere imet
preva kastravecin ne kubike te vegjel dhe i dhashe shije duke e sperkatur me nje dressing me vaj ulliri, kripe, uthull vere dhe fara kopre.

P.S.: dje lexova receten e supes se gatuar nga Yummania dhe meqe kisha disa domate te kuqe ne frigorifer, qe po ulerinin "MESHIRE", mendova ta gatuaj por, sapo i vura domatet ne uje u kujtova qe s'kisha me pana...prandaj optova per nje gazpacho alla shqiptarçe...Jam shume e kenaqur me rezultatin por edhe supa e Yummanise ishte shume ndjellese.




Strudel meeee......shpargull, sigurisht!!!! :))))



 Perberesit per 6 persona:
300 gr miell 00
1 veze
100 ml shtalpe
1 kg shpargull
200 gr djathe i bute (psh crescenza) ose gjize
150 gr proshute ne feta
50 gr stika pishe
50 gr buke e grire
100 gr djathe grana padano ose kaçkavall i grire
vaj ulliri
qumesht
kripe
piper
arre moskat



Pergatitja:
hedhim miellin ne nje tas dhe i shtojme pak kripe, nje veze, 3 luge vaj ulliri, gjysem gote uje. I punojme me duar derisa te perftojme nje brume te ngjashem me brumin e byrekut. E mbeshtjellim brumin me nje qese dhe e leme te pushoje per rreth 1 ore.
Nderkohe nxehim ne tigan pak vaj ulliri dhe skuqim stikat e pishes dhe buken e grire.
Ne nje tas hedhim djathin e bute, shtalpen, djathin e grire, kripe, piper, arre moskat dhe i perziejme.
I japim nje vale shpargujve ne uje me kripe per rreth 5 minuta. I kullojme dhe i hedhim menjehere ne nje tas me uje me akull. 
Hollojme brumin me okllai derisa te behet nje pete, jo shume e holle, dhe fillojme mbushjen e strudelit. Sperkatim siperfaqen e petes me stikat e pishes dhe buken e grire. Shtrojme me pas fetat e proshutes, i hedhim kremin me shtalpe dhe djathera dhe ne fund radhisim shpargujt. E rrotullojme peten dhe e vendosim ne nje tepsi te lyer me vaj ulliri. Lyejme siperfaqen e strudelit me qumesht dhe e pjekim ne furre te ngrohur paraprakisht, ne temperaturen 200°C per rreth 40-45 minuta. Pasi ta kemi nxjerre nga furra e leme te ftohet dhe me pas e presim ne feta. 

Gjak e dhjame :D  

Friday, May 20, 2011

Embelsire me komposto pjeshke



Perberesit per 4 persona:
100 gr çokollate dark
60 gr shtalpe ose pana per embelsira
50 gr sheqer
20 gr amareta
6 pjeshke kompostoje


Pergatitja:
lyejme me sheqer pjeshket dhe i vendosim ne nje tepsi te mbuluar me leter pjekjeje. I pjekim per 10 minuta ne temperaturen 220°C. Shkrijme ne banjomaria ose ne mirkovale çokollaten. I shtojme pana dhe amaretat e grira. Shtrojme ne pjate kremin e çokollates dhe me pas pjeshket. Sipas deshires mund t'i shoqerojme me pana te rrahur me sheqer dhe amareta.  
Gjak e dhjame :D

Supe elbi


E kote qe ta fsheh, keto dite po verdallosem neper kuzhine si nje femije i lumtur ne mes te lodrave te preferuara :) Pavaresisht kolles, qe degjohet deri ne qender te qytetit dhe rekomandimeve te mjekut per regjim shtrati, deshira ime per te gatuar keto dite eshte shume me e forte. Shpeshhere keto muajt e fundit me eshte dashur t'i drejtohem supave te gatshme ne supermarkate ose te reduktoj kohen e recetes duke i gatuar ne tenxhere me presion, prandaj ia kisha borxh vetes nje supe te denje per kete emer, pra nje supe me gatim ne zjarr te avashte :)

Supe elbi 
Perberesit per 4 persona:
rreth 100 gr elb
gjysem kg mish viçi tul
gjysem finoku ose nje nqse eshte i vogel
2 karrota
gjysem qepe
2 patate
gjethe dafine
piper
kripe
vaj ulliri

Pergatitja:
skuqim qepen e grire imet ne vaj ulliri bashke me copat e mishit. I shtojme elbin dhe perimet e tjera te prera ne kubike te vegjel, gjethen e dafines dhe e mbushim tenxheren me uje. I leme ne zjarr mesatar derisa elbi te zihet. Me pas e rregullojme me kripe dhe e ndajme neper pjata. Ne pjate e sperkatim me djathe parmigiano reggiano, piper te shtypur ne moment dhe vaj extravergine. E sherbejme te ngohte te shoqeruar me copa buke te thekur. 
Gjak e dhjame :D
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...