Shkruaj perberesin ...

Sunday, May 20, 2012

Food revolution day

Jamie Oliver, ky çun i bukur qe i ka lezet ngjyra e shpelare ingleze (:P), mua me kenaq kur gatuan ne tv. Ka nje aftesi komunikimi e percjell nje pasion te papare. Te gatuash e te shpjegosh receten para kamerave nuk eshte dhe aq e lehte, sepse duhet te gjesh fjale per te pasuruar nje fjalor te varfer siç eshte fjalori i kuzhines, e per me teper duhet te kontrollosh emocionet e te ruash kthjelltesine per realizimin e recetes.. (Une njehere e kam provuar dhe kam bere gafa qe kane hyre ne histori :P). Por Jamie ia del mrekullisht!
Pra, qe une "vdes" per Jamie Oliver eshte boterisht e njohur :) Por sot s'dua t'ju flas as per Jamie-n si çun-per-t'u-pire-ne-kupe (Ah-lum-gruja-qe-e-ka! :P), e as per zotesine e tij si chef, por per nje nga iniciativat qe ka korrur sukses ne te gjithe boten. Behet fjale per "Food revolution day" te ideuar nga Jamie Oliver.
Me kete iniciative, e me te tjera te meparshme,  Jamie kerkon te ndergjegjesoje konsumatorin dhe ta edukoje te ushqehet shendetshem. Te ushqyerit mire nuk nenkupton domosdoshmerisht evitimin e yndyrnave apo produkteve blektorale, por do te thote te konsumosh produkte te fresketa, te cilat nuk permbajne aroma artificiale apo shpifurina laboratori. Prodhime biologjike e jo ushqime gjenetikisht te modifikuara.
Pra, ajo qe duhet te kuptojme, e  qe Jamie Oliver trumbeton prej kohesh, eshte qe superprodhimi nuk ka sjelle cilesi, perkundrazi, nese kerkon cilesine drejtohu prodhuesit te vogel, fshatarit apo fermerit, te cilet jane ne gjendje te te informojne mbi ate qe prodhojne dhe etiketat e prodhimeve te tyre nuk permbajne sigla per ty te pakuptimta.
Me kete rast po ju percjell edhe nje video te realizuar ne nje shkolle ne SHBA. Fillimisht une mendova se eshte nje linje edukimi "e forte" e "agresive",  por ama duhet te pranoje qe eshte shume efikase, pasi provokon tek femija reagime peshtire, qe me pas e bejne te frenohet ne supermarkate para M&M, prodhimeve Nestlè apo plehrave te tilla industriale. Me time bije po funksionon me se miri...













Qe t'i kthehem Food revolution day, darka te tilla u organizuan edhe ne Itali por fatkeqesisht shume larg prej vendit ku jetoj, prandaj vendosa te organizoje nje te tille me miqte e mi. 
Me poshte do te gjeni recetat, per te cilat une perdora vetem prodhime lokale, por qe ju mund t'i modifikoni fare miqe sipas produkteve te vendit ku jetoni.
Iniciatives se Jamie Oliver iu bashkua edhe "Une gatuaj" me nje darke shqiptare.


Antipasta


Role speck-u me djathe te bute dhe hudher gjarpri

feta speck-u
djath i bute i tipit quark/caprino ose panna acida, por mund te perdoret edhe gjize me pak kripe
hudher gjarpri
vaj ulliri extravergine

Kjo antipaste eshte shume e thjeshte dhe shume e mire. Fillimisht i japim shije djathit te bute duke i shtuar pak kripe, hudher gjarpri te grire imet dhe vaj ulliri. Pasi i kemi perzier mire mbushim fetat e speck-ut.
I pjekim per pak sekonda ne zgare dhe i servirim menjehere. Per t'i dhene nje shije agrodolce i shoqerojme me uthull balsamike te reduktuar ne zjarr.






Role me lepjete


Perberesit per 6-8 persona:
500 gr lepjete
3 gjethe borziloku
3 veze
2 luge djathe te grire
2 luge qumesht
30 gr gjalp
nje luge e vogel leng limoni
kripe
100 gr djathe i bute ose gjize
domate 


Pergatitja:
ziejme ne uje te bollshem me kripe lepjeten per rreth 10-15 minuta e me pas e kullojme dhe e shtrydhim mire e mire.
E hedhim ne mixer dhe e grijme fillimisht me gjethet e borzilokut e me pas i shtojme te verdhat e vezeve, djathin, qumeshtin dhe kripen.
Veç rrahim me tel kuzhine te bardhat e vezeve me lengun e limonit derisa te behet shkume.
I bashkojme masat duke treguar kujdes qe te bardhat te mos bien.
Lyejme me gjalp nje leter pjekjeje dhe e shtrojme masen. Trashesia e mases nuk duhet te kaloje 2 cm.
E pjekim ne furre ne temp. 190°C per rreth 15 minuta.
Me pas e leme te ftohet dhe merremi me pergatitjen e mbushjes.
Perziejme me tel kuzhine djathin dhe e shtrojme mbi bazen.


Nxjerrim nga tava bazen e lepjetes me shume kujdes. Nese hasni veshtiresi perdorni nje thike te gjate.
E lyejme te gjithe siperfaqen e bazes me djathe dhe e sperkatim me kubike domateje.
E rrotullojme me kujdes, e mbeshjellim rolene me leter alumini dhe e vendosim ne frigorifer per disa ore.
Para se ta servirim e ndajme ne feta. Meqenese roleja ka nje shje shume delikate, per t'i dhene antipastes nje kontrast une perdora nje djathe te forte me piper te zi, qe prodhohet ne Alto Adige.





Gjalp me hudher gjarpri


gjalp homemade
hudher gjarpri
kripe kokerrmadhe


Pergatitja:
perziehen te gjitha bashke dhe et voila...






Pjate e pare


Kanederli me spinaq - Spinatknödel


Perberesit per 6-8 persona:
300 gr buke gruri e vjeter 
300 ml qumesht
200 gr djathe mali 
200 gr spinaq te zier
4 veze
miell
kripe
gjalp
djathe 


Pergatitja:
e ndajme buken ne copa te vogla dhe e hedhim ne nje tas.
Ngrohim qumeshtin dhe nderkohe grijme ne rende djathin.
Si qumeshtin ashtu edhe djathin i hedhim ne tasin ku kemi copat e bukes.  Ju sugjeroj qe te mos ia hidhni te gjithe sasine e qumeshtit menjehere, por me te pare e me te bere. Ia shtoni ne fund nese e shihni qe masa ka nevoje.
Pra, para se t'i hedhim pjesen e mbetur te qumeshtit, i shtojme spinaqin e grire, vezet, shume pak miell dhe kripe.
I perziejme me duar dhe i leme per afro gjysem ore ne temp. ambjenti.
Me pas me pellembet e duarve formojme disa qofte me madhesi sa nje portokall. Qe kanederli te mos shperbehet duhet qe masa te jete kompakte ne siperfaqje, ne kete menyre uji nuk penetron midis te çarave.

 
Vendosim nje tenxhere me uje te bollshem mbi zjarr. I hedhim kripe dhe nje luge vaj ulliri. Sapo uji te filloje te vloje e ulim pak temperaturen e zjarrit dhe i hedhim kanederlit nje e nga nje.
Veç shkrijme gjalp (ne sasi te bollshme) dhe e aromatizojme me nje gjethe sherebele.
Pasi kanederlit jane zier (pas rreth 15-20 minutash) i kullojme nje nga nje dhe i vendosim mbi pjate. 
I hedhim gjalpin e shkrire persiper dhe djathe te grire. 



Pjate e dyte





Pako mishi me patate dhe sallate


Perberesit per 6 persona:
6 bifteke viçi te madh
400 gr mish i grire derri dhe viçi
60 gr kerpudha te thata
2 gota vere Lagrein
2 veze
1 thelb hudher
6 feta speck 
ereza te fresketa: borzilok, manxurane, majdanoz
miell sa te nevojitet

vaj ulliri extravergine
2 gota leng mishi 
kripe 
piper

domate qershize
sallate
uthull balsamike
patate
trumez

Pergatitja:
vendosim ne nje tas me uje te vaket kerpudhat e thata per 30 minuta sa te zbuten.
Nderkohe rrahim fetat e mishit.
Perziejme mishin e grire me vezet, kerpudhat, hudhren dhe erezat e grira imet, kripen dhe piperin. Kete mase e shtrojme mbi fetat e mishit. 
I palosim me dysh dhe i mbeshtjellim me fetat e speck-ut si ne foto.




I kalojme ne miell dhe me pas i skuqim ne nje tigan ku kemi ngrohur vaj ulliri.
Pasi jane skuqur nga te dyja anet, i shuajme me vere Lagrein.
I rregullojme me kripe dhe piper.
E vendosim taven ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. 220°C. I hedhim 2 gota leng mishi dhe e pjekim per rreth 20 minuta. 
Per kontornon pergatisim nje sallate me sallate jeshile ose rukola dhe domate qershize. I japim shije me nje vinaigrette me uthull balsamike, kripe, piper dhe vaj ulliri extravergine. I shoqerojme me patate te ziera dhe te aromatizuara ne furre me trumez, kripe kokerrmadhe dhe vaj ulliri extravergine.




Embelsira




Sultjashi, ose siç quhet ketu "budino di riso", eshte goxha i preferuar nga chef-at e restoranteve gourmet ne Alto Adige. E servirin te pasuruar me fruta dhe e keshillojne çdo stine ne menyte e restoranteve. Sultjashi i meposhtem i realizuar nga nje chef i ketushem, ka marre emrin e njerit prej kopshteve botanike me te bukur te gjithe Italise qe gjendet pikerisht midis Bolzanos dhe Meranos, Trauttmansdorf. 



Sultjashi "Trauttmansdorf"
Perberesit per 6-8 persona:


1 l qumesht i fresket
100 gr oriz
150 gr sheqer
300 gr pana per embelsira
lekure limoni e grire
vanilje
4 flete xhelatine per embelsira
liker qershie
250 gr dredheza

nje grusht fistike
gjethe mente
luleshtrydhe pylli, te cilat karakterizohen nga nje arome shume e forte


Pergatitja:
ziejme orizin me qumeshtin, sheqerin, lekuren e limonit dhe vaniljen per rreth 40 minuta ne zjarr mesatar. 
Nderkohe zbutim per 10 minuta ne uje te ftohte xhelatinen dhe ia shtojme sultjashit. I perziejme me tel kuzhine derisa xhelatina te shperbehet. E ftohim sultjashin duke e vendosur tenxheren brenda nje tasi apo tenxhere me te madhe te mbushur me uje te ftohte dhe akull. 
Kur sultjashi te jete ftohur, i shtojme panen e rrahur dhe likerin e qershise. 
E ndajme sultjashin ne tasa te vegjel dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 2 ore.
Me pas e zbukurojme me krem dredhezash, fistike, luleshtrydhe pylli dhe gjethe menteje.
Per kremin e dredhezave ziejme dredhezat me sheqer ne shume pak uje. I kalojme ne frulator derisa te perftojme nje mase homogjene. 
I shtojme gjysem luge niseshte dhe e rivendosim tenxheren ne zjarr te ulet derisa te trashet pak.

P.S.: Ishte e hera e pare qe provoja ta gatuaja kete sultjash. Ishte shume i mire dhe aromatik, mgjth kokrrat e orizit me dhane bezdi, ndoshta ngaqe sultjashi nuk me entuziasmon shume. Heres tjeter sapo orizi te jete zier do ta reduktoje ne pure duke e kaluar ne frulator. Jam e bindur qe do te behet me i mire..  . 

Thursday, May 17, 2012

Gruri dhe "bilbili"




Sot e kalova paraditen duke kenduar kengen e grurit dhe duke studiuar hollesishem kontraten provinciale per punetoret e agrikultures. Pasi i bera telef te dyja,  prisja te me trokiste ne zyre ndonje bilbil, por me erdhi nje katunar oj gra qe OBOBO ....eren-lope ia ndjente edhe statuja e Walther von der Vogelweide :P 


 
Qeshqek me domate

Perberesit per 1 person:

50-60 gr grure i qeruar dhe i zier.
50 ml leng pule
nje thelb hudher
gjysem domate
60 gr djathe i bute qe shkrihet i tipit asiago, fontina etj. 
gjalp
vaj ulliri
kripe
piper

Pergatitja:
grurin e ziejme me lengun e pules ne zjarr te ulet derisa te shteroje i gjithe lengu i pules. Kjo behet per t'i dhene shije grurit.
E rregullojme me kripe dhe piper.
I shtojme gjalpin, majdanozin dhe hudhren te grire imet, e djathin te prere ne copa te vogla. I perziejme derisa djathi te shkrije.
Veç ne nje tigan antiaderent skuqim ne pak vaj ulliri domaten te prere ne feta.
Shtrojme ne pjate fetat e domateve dhe siper qeshqekun. 
E sperkatim me pak vaj ulliri, piper dhe djathe sipas deshires. 
Gjak e dhjame :D



Monday, May 14, 2012

Kronike nga Bolzano ne feste

Nje turme biblike pushtoi kete fundjave qytetin tim. 
Bolzano, nje qytet me rreth 100.000 banore, priti rreth 300.000 alpine nga gjithe Italia. 
(Alpinet jane trupat malore te ushtrise italiane, te cilet karakterizohen ne veshjen e tyre nga nje kapele me pende shpendi. Sipas grades ndryshon edhe lloji i shpendit, qe mund te jete pate, sorre ose shqiponje.
Kush ka qene i vemendshem gjate emisionit te lajmeve i ka pare gjate misionit te tyre ne Kosove, ju te tjereve jua tregon kjo video e realizuar ne Bolzano)


Takimi i alpineve eshte cilesuar si evenimenti me i madh qe zhvillohet çdo vit ne Itali. Sivjet na ra ne per hise. 
Nje makine e madhe organizative u vu ne pune, fillimisht me organizimin e takimeve, prezantimeve te librave dhe ekspozitave mbi temen ne fjale, e me pas me mbarevajtjen e kesaj feste.  
Ne vendasve na u kerkuan disa sakrifica si ndalimi i mjeteve private gjate ketyre diteve e ndalimi i mjeteve urbane ne qender, mbyllja e shkollave me date 11 maj etj.. 
Per dike ndoshta ishte tragjedi, sepse ne jemi nje qytet shume i qete ku njerezia ankohet se autobuzi mberrin 5 minuta pas orarit. 
(E sikur te mos kishin mberritur te huajt kete 10-vjeçarin e fundit per ta bere me interesante kroniken e zeze te gazetave lokale, lajmet kryesore ketu do te vazhdonin te ishin "nje e moshuar u rrezua ne rruge ndersa kalonte ne vijat e bardha" ose "filan clochard vodhi nje cope djathe ne supermarkate" lol)
Megjithate duket se atmosfera e festes fitoi mbi pakenaqesite e vogla qe rridhnin prej mungeses se komoditetit. 
Bolzaninet, pavaresisht etnise perkatese, treguan nje qytetari dhe nje aftesi organizuese te pashembullt. 
Asnje zenke, mgjthse u festua 72 ore non-stop! S'kane kaluar as 24 ore nga mbarimi i festes, e sot ne dreke s'te kapte syri asnje  mbetje-feste ne qender te qytetit! Qe nje feste unike qe na fali buzeqeshje dhe na beri te gjitheve te ndjehemi krenare per qytetin tone.
























Wednesday, May 9, 2012

"U-mbyt-prifti" me pesto hithrash


Strozzapreti eshte nje format makaronash me origjine nga Emilia-Romagna. Ndryshe nga motrat e tyre shume te famshme, tagliatelle-t, te cilat shtroheshin per dreke ne tryezat e te pasurve dhe prinfterinjve, keto lloj makaronash pergatiten vetem me miell, uje dhe kripe, pra, ishin ushqimi i shtreses se vobekte te shoqerise.
Perkthimi ne shqip i ketij formati makaronash do te ishte "u-mbyt-prifti" ose "i-ngeci-ne-fyt-priftit" dhe legjendat popullore japin disa versione. Versioni me realist me duket ai, sipas se cilit prifti kur ftohej ne shtepine e ndonje fshatari te varfer me zor i çonte poshte keto makarona, sepse ishte mesuar te drekonte me tagliatelle, qe siç e dini behen vetem me veze, miell dhe kripe.
Te jem e sinqerte strozzapreti-t as qe krahasohen me tagliatelle-t  por, sdq jane nje format interesant qe mua me pelqen t'i gatuaje jo me ragù mishi siç bejne ne Emilia-Romagna, por me pesto ose ragù perimesh.
Per mendimin tim te gatuara ne kete menyre ruajne karakteristiken e te qenurit pjate e varfer ne kalori dhe valorizohen.










Strozzapreti me pesto hidhrash

Perberesit per 4 persona:

350 gr makarona te tipit strozzapreti, mundesisht te fresketa
djathe parmigiano reggiano ose kaçkavall

per peston:
200 gr hithra
1 thelb hudher
30-50 gr stika pishe ose lajthi 
1 luge tul buke e thekur
vaj ulliri
kripe
piper
disa pika leng limoni
(masat jane per 2 kavanoza si ai qe tregohet ne foto!)

Pergatitja:
fillimisht pergatisim peston. Skuqim ne nje tigan frutat e thata, pra lajthite ose stikat e pishes dhe tulin e bukes.
Lajme ne uje te bollshem hithrat. I thajme dhe i grijme ne frulator ose i shtypim ne havan bashke me tulin e bukes se thekur dhe frutat e thata. I shtojme vajin e ullirit pak e nga pak derisa te perftojme nje salce homogjene pak te trashe.
E rregullojme ne fund me kripe, piper dhe 2-3 pika leng limoni.






Veç ziejme makaronat.
Makaronat i kullojme dhe i perzijme me peston, bashke me 2-3 luge uje te ngrohte nga zierja e tyre.
I servirim me djathe te grire.
Gjak e dhjame :D


Tuesday, May 8, 2012

Rizoto me shparguj te eger te malit - Risotto agli asparagi selvatici di montagna




INJORANTE! - i ulerita vetes sime te shtunen ne mengjes, kur gjithe ojna prej goce Elbasani qe eshte rrit me simite e bugaçe iu drejtova fshatares suedtiroleze "po kjo ereza ketu eshte ndonje variant menteje?".
Fshatarja, e cila po te ishte nga zonat e Elbasanit do te mendonte me ze te larte sa ta degjonte gjithe Namazgjaja: "oh te qafsha trajsjen e bezes une ty! Po ti me gruje ngatrroke dhine me dhrahmine?!?!....lol". Por shyqyr eshte nga bjeshket tiroleze thuaj! 
Fjalen "dhrahmi" s'e ka degjuar ndonjehere ne jeten e vet, se po ta kishte degjuar i binte te ishte me intelektualja e katunit....pra nuk do te shiste kesoj barishtesh ne markate por do te bente "Lehrerinen" (dmth zyshen) :P 
Pra, fshatarja me nje zellshmeri dhe durim qe karakterizon vetem katunaret tiroleze, me tregoi qe nuk eshte erez, por shpargull i eger. Rritet ne mal. Eshte me i shijshem se shpargulli. E me keshilloi ta gatuaje si rizoto ose me veze. 
Tufa qe shikoni ne foto me kushtoi 2,50 €, por per ftillimin qe me beri....hallall! :DD
Nejse, sot qe shkrova receten i hodha nje sy wiki-t e mesova qe shpargulli i eger kultivohet ne gjithe Mesdheun, prandaj supozoj qe kjo bime te njihet edhe ne Shqiperi. 


Rizoto me shparguj te eger

Perberesit per 4 persona:

320 gr oriz per rizoto
nje tufe shparguj te eger
2 mozzarella di bufala
2 qepe te njoma
leng perimesh
gjalp
vaj ulliri
kripe
piper

Pergatitja:

grijme imet qepet e njoma dhe i skuqim ne vaj ulliri dhe gjalp. 
I shtojme orizin. E skuqim orizin per me pak se tre minuta dhe e shuajme me leng perimesh te nxehte.
E kaurdisim here pas here. I shtojme leng perimesh, pa e lene te shterohet. 
Ne mes te kohes te gatimit, pra pas 10 minutash, i shtojme shpargujt e eger te grire imet. E rregullojme me kripe. 
Ne fund i shtojme mozzarella-t e prera ne copa te vogla. 
E kaurdisim rizoton derisa mozzarella te shperbehet. 
E aromatizojme me piper dhe e servirim menjehere.

Nje kombinim ideal, i lehte dhe ekonomik i kesaj pjate ishin melçite e lepurit te shuara ne vere dhe te aromatizuara me sherebele dhe rozmarine.
Gjak e dhjame :D






Risotto agli asparagi selvatici

Ingredienti per 4 persone:

320 gr riso 
1 mazzetto di asparagi selvatici
2 mozzarella di bufala
2 cipollotti
brodo vegetale
burro
olio evo
sale
pepe

Preparazione:

tagliare finemente i cipollotti e rosolarli in burro e olio.
Aggiungere il riso. Rosolare il riso per almeno 3 minuti e bagnare con brodo vegetale caldo.
Mescolare ogni tanto e aggiungere altro brodo se necessario.
Dopo 10 minuti aggiungere gli asparagi selvatici tagliati finemente.
Regolare di sale. 
Alla fine unire la mozzarella tagliata a pezzettini e aromatizzare di pepe appena macinato.
Servire caldo. 
Un ottimo accompagnamento sarebbero i fegatini di coniglio cotti nel vino, rosmarino e salvia.



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...