Shkruaj perberesin ...

Sunday, May 20, 2012

Food revolution day

Jamie Oliver, ky çun i bukur qe i ka lezet ngjyra e shpelare ingleze (:P), mua me kenaq kur gatuan ne tv. Ka nje aftesi komunikimi e percjell nje pasion te papare. Te gatuash e te shpjegosh receten para kamerave nuk eshte dhe aq e lehte, sepse duhet te gjesh fjale per te pasuruar nje fjalor te varfer siç eshte fjalori i kuzhines, e per me teper duhet te kontrollosh emocionet e te ruash kthjelltesine per realizimin e recetes.. (Une njehere e kam provuar dhe kam bere gafa qe kane hyre ne histori :P). Por Jamie ia del mrekullisht!
Pra, qe une "vdes" per Jamie Oliver eshte boterisht e njohur :) Por sot s'dua t'ju flas as per Jamie-n si çun-per-t'u-pire-ne-kupe (Ah-lum-gruja-qe-e-ka! :P), e as per zotesine e tij si chef, por per nje nga iniciativat qe ka korrur sukses ne te gjithe boten. Behet fjale per "Food revolution day" te ideuar nga Jamie Oliver.
Me kete iniciative, e me te tjera te meparshme,  Jamie kerkon te ndergjegjesoje konsumatorin dhe ta edukoje te ushqehet shendetshem. Te ushqyerit mire nuk nenkupton domosdoshmerisht evitimin e yndyrnave apo produkteve blektorale, por do te thote te konsumosh produkte te fresketa, te cilat nuk permbajne aroma artificiale apo shpifurina laboratori. Prodhime biologjike e jo ushqime gjenetikisht te modifikuara.
Pra, ajo qe duhet te kuptojme, e  qe Jamie Oliver trumbeton prej kohesh, eshte qe superprodhimi nuk ka sjelle cilesi, perkundrazi, nese kerkon cilesine drejtohu prodhuesit te vogel, fshatarit apo fermerit, te cilet jane ne gjendje te te informojne mbi ate qe prodhojne dhe etiketat e prodhimeve te tyre nuk permbajne sigla per ty te pakuptimta.
Me kete rast po ju percjell edhe nje video te realizuar ne nje shkolle ne SHBA. Fillimisht une mendova se eshte nje linje edukimi "e forte" e "agresive",  por ama duhet te pranoje qe eshte shume efikase, pasi provokon tek femija reagime peshtire, qe me pas e bejne te frenohet ne supermarkate para M&M, prodhimeve Nestlè apo plehrave te tilla industriale. Me time bije po funksionon me se miri...













Qe t'i kthehem Food revolution day, darka te tilla u organizuan edhe ne Itali por fatkeqesisht shume larg prej vendit ku jetoj, prandaj vendosa te organizoje nje te tille me miqte e mi. 
Me poshte do te gjeni recetat, per te cilat une perdora vetem prodhime lokale, por qe ju mund t'i modifikoni fare miqe sipas produkteve te vendit ku jetoni.
Iniciatives se Jamie Oliver iu bashkua edhe "Une gatuaj" me nje darke shqiptare.


Antipasta


Role speck-u me djathe te bute dhe hudher gjarpri

feta speck-u
djath i bute i tipit quark/caprino ose panna acida, por mund te perdoret edhe gjize me pak kripe
hudher gjarpri
vaj ulliri extravergine

Kjo antipaste eshte shume e thjeshte dhe shume e mire. Fillimisht i japim shije djathit te bute duke i shtuar pak kripe, hudher gjarpri te grire imet dhe vaj ulliri. Pasi i kemi perzier mire mbushim fetat e speck-ut.
I pjekim per pak sekonda ne zgare dhe i servirim menjehere. Per t'i dhene nje shije agrodolce i shoqerojme me uthull balsamike te reduktuar ne zjarr.






Role me lepjete


Perberesit per 6-8 persona:
500 gr lepjete
3 gjethe borziloku
3 veze
2 luge djathe te grire
2 luge qumesht
30 gr gjalp
nje luge e vogel leng limoni
kripe
100 gr djathe i bute ose gjize
domate 


Pergatitja:
ziejme ne uje te bollshem me kripe lepjeten per rreth 10-15 minuta e me pas e kullojme dhe e shtrydhim mire e mire.
E hedhim ne mixer dhe e grijme fillimisht me gjethet e borzilokut e me pas i shtojme te verdhat e vezeve, djathin, qumeshtin dhe kripen.
Veç rrahim me tel kuzhine te bardhat e vezeve me lengun e limonit derisa te behet shkume.
I bashkojme masat duke treguar kujdes qe te bardhat te mos bien.
Lyejme me gjalp nje leter pjekjeje dhe e shtrojme masen. Trashesia e mases nuk duhet te kaloje 2 cm.
E pjekim ne furre ne temp. 190°C per rreth 15 minuta.
Me pas e leme te ftohet dhe merremi me pergatitjen e mbushjes.
Perziejme me tel kuzhine djathin dhe e shtrojme mbi bazen.


Nxjerrim nga tava bazen e lepjetes me shume kujdes. Nese hasni veshtiresi perdorni nje thike te gjate.
E lyejme te gjithe siperfaqen e bazes me djathe dhe e sperkatim me kubike domateje.
E rrotullojme me kujdes, e mbeshjellim rolene me leter alumini dhe e vendosim ne frigorifer per disa ore.
Para se ta servirim e ndajme ne feta. Meqenese roleja ka nje shje shume delikate, per t'i dhene antipastes nje kontrast une perdora nje djathe te forte me piper te zi, qe prodhohet ne Alto Adige.





Gjalp me hudher gjarpri


gjalp homemade
hudher gjarpri
kripe kokerrmadhe


Pergatitja:
perziehen te gjitha bashke dhe et voila...






Pjate e pare


Kanederli me spinaq - Spinatknödel


Perberesit per 6-8 persona:
300 gr buke gruri e vjeter 
300 ml qumesht
200 gr djathe mali 
200 gr spinaq te zier
4 veze
miell
kripe
gjalp
djathe 


Pergatitja:
e ndajme buken ne copa te vogla dhe e hedhim ne nje tas.
Ngrohim qumeshtin dhe nderkohe grijme ne rende djathin.
Si qumeshtin ashtu edhe djathin i hedhim ne tasin ku kemi copat e bukes.  Ju sugjeroj qe te mos ia hidhni te gjithe sasine e qumeshtit menjehere, por me te pare e me te bere. Ia shtoni ne fund nese e shihni qe masa ka nevoje.
Pra, para se t'i hedhim pjesen e mbetur te qumeshtit, i shtojme spinaqin e grire, vezet, shume pak miell dhe kripe.
I perziejme me duar dhe i leme per afro gjysem ore ne temp. ambjenti.
Me pas me pellembet e duarve formojme disa qofte me madhesi sa nje portokall. Qe kanederli te mos shperbehet duhet qe masa te jete kompakte ne siperfaqje, ne kete menyre uji nuk penetron midis te çarave.

 
Vendosim nje tenxhere me uje te bollshem mbi zjarr. I hedhim kripe dhe nje luge vaj ulliri. Sapo uji te filloje te vloje e ulim pak temperaturen e zjarrit dhe i hedhim kanederlit nje e nga nje.
Veç shkrijme gjalp (ne sasi te bollshme) dhe e aromatizojme me nje gjethe sherebele.
Pasi kanederlit jane zier (pas rreth 15-20 minutash) i kullojme nje nga nje dhe i vendosim mbi pjate. 
I hedhim gjalpin e shkrire persiper dhe djathe te grire. 



Pjate e dyte





Pako mishi me patate dhe sallate


Perberesit per 6 persona:
6 bifteke viçi te madh
400 gr mish i grire derri dhe viçi
60 gr kerpudha te thata
2 gota vere Lagrein
2 veze
1 thelb hudher
6 feta speck 
ereza te fresketa: borzilok, manxurane, majdanoz
miell sa te nevojitet

vaj ulliri extravergine
2 gota leng mishi 
kripe 
piper

domate qershize
sallate
uthull balsamike
patate
trumez

Pergatitja:
vendosim ne nje tas me uje te vaket kerpudhat e thata per 30 minuta sa te zbuten.
Nderkohe rrahim fetat e mishit.
Perziejme mishin e grire me vezet, kerpudhat, hudhren dhe erezat e grira imet, kripen dhe piperin. Kete mase e shtrojme mbi fetat e mishit. 
I palosim me dysh dhe i mbeshtjellim me fetat e speck-ut si ne foto.




I kalojme ne miell dhe me pas i skuqim ne nje tigan ku kemi ngrohur vaj ulliri.
Pasi jane skuqur nga te dyja anet, i shuajme me vere Lagrein.
I rregullojme me kripe dhe piper.
E vendosim taven ne furren e ngrohur paraprakisht ne temp. 220°C. I hedhim 2 gota leng mishi dhe e pjekim per rreth 20 minuta. 
Per kontornon pergatisim nje sallate me sallate jeshile ose rukola dhe domate qershize. I japim shije me nje vinaigrette me uthull balsamike, kripe, piper dhe vaj ulliri extravergine. I shoqerojme me patate te ziera dhe te aromatizuara ne furre me trumez, kripe kokerrmadhe dhe vaj ulliri extravergine.




Embelsira




Sultjashi, ose siç quhet ketu "budino di riso", eshte goxha i preferuar nga chef-at e restoranteve gourmet ne Alto Adige. E servirin te pasuruar me fruta dhe e keshillojne çdo stine ne menyte e restoranteve. Sultjashi i meposhtem i realizuar nga nje chef i ketushem, ka marre emrin e njerit prej kopshteve botanike me te bukur te gjithe Italise qe gjendet pikerisht midis Bolzanos dhe Meranos, Trauttmansdorf



Sultjashi "Trauttmansdorf"
Perberesit per 6-8 persona:


1 l qumesht i fresket
100 gr oriz
150 gr sheqer
300 gr pana per embelsira
lekure limoni e grire
vanilje
4 flete xhelatine per embelsira
liker qershie
250 gr dredheza

nje grusht fistike
gjethe mente
luleshtrydhe pylli, te cilat karakterizohen nga nje arome shume e forte


Pergatitja:
ziejme orizin me qumeshtin, sheqerin, lekuren e limonit dhe vaniljen per rreth 40 minuta ne zjarr mesatar. 
Nderkohe zbutim per 10 minuta ne uje te ftohte xhelatinen dhe ia shtojme sultjashit. I perziejme me tel kuzhine derisa xhelatina te shperbehet. E ftohim sultjashin duke e vendosur tenxheren brenda nje tasi apo tenxhere me te madhe te mbushur me uje te ftohte dhe akull. 
Kur sultjashi te jete ftohur, i shtojme panen e rrahur dhe likerin e qershise. 
E ndajme sultjashin ne tasa te vegjel dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 2 ore.
Me pas e zbukurojme me krem dredhezash, fistike, luleshtrydhe pylli dhe gjethe menteje.
Per kremin e dredhezave ziejme dredhezat me sheqer ne shume pak uje. I kalojme ne frulator derisa te perftojme nje mase homogjene. 
I shtojme gjysem luge niseshte dhe e rivendosim tenxheren ne zjarr te ulet derisa te trashet pak.

P.S.: Ishte e hera e pare qe provoja ta gatuaja kete sultjash. Ishte shume i mire dhe aromatik, mgjth kokrrat e orizit me dhane bezdi, ndoshta ngaqe sultjashi nuk me entuziasmon shume. Heres tjeter sapo orizi te jete zier do ta reduktoje ne pure duke e kaluar ne frulator. Jam e bindur qe do te behet me i mire..  . 

2 comments:

  1. Bravo Ballakume! Te thjeshta, te mira e plot hijeshi. Edhe keto pjatat me lule me pelqejne shume. Vjen era pranvere!

    ReplyDelete
  2. Hi,
    jam nje fanse jote qe quhem Jona. Dje pergatita pakot e mishit dhe dolen shume te mira. Te falemnderit familjarisht e kalofsh pushime te bukura!

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...