Shkruaj perberesin ...

Sunday, June 24, 2012

Menuja "Nje mije e nje nete"

Na ishte njehere nje mbret i cili urrente grate. I urrente aq shume saqe donte t'i fshinte nga faqja e dheut. Kjo urrejtje e kishte zanafillen tek tradhetia e njeres prej grave te mbretit.  
Me pak fjale mbreti zbuloi qe njera nga grate e tij te shumta i kishte vene briret. 
Sedra-mashkullore-mbreterore kerkoi te hakmerrej kundrejt gjithe virgjereshave te oborrit. 
Urdheroi vezirin t'i sillte çdo nate nje virgjereshe, te cilen pas nje nate bunga-bunga do ta vriste  (per ato qe s'jetojne ne Itali bunga-bunga eshte fjale e re, e futur vjet ne zhargonin mediatik italian, autoresia e se ciles i takon personalitetit me te polemizuar te historise se Italise, ish kryeministrit Berluskoni, e qe nenkupton orgji te shfrenuar).  
Keto akte barbare vazhduan per 3 vite rresht, derisa nje vajze bukuroshe iu ofrua mbretit me iniciativen e saj.
Vajza, per te mos pesuar te njejtin fund si vajzat e tjera, terheq kureshtjen e mbretit me disa tregime fantastike qe i nderthur me njeri-tjetrin si te ishin hallkat e nje zinxhiri. Kur pushon se treguari nje-mije-e-nje perrallat e saj, mbreti tashme eshte dashuruar me te dhe keshtu vajza shpeton veten dhe nje mije e nje virgjereshat.
A m'kuptove qe behet fjale Shahrazadin? :))

Nje parenteze shume e gjate per t'ju prezantuar nje menu te shkurter por qe pikerisht Shahrazadi (ose Shararadi, si i thote hana15she) qe me stimuloi per nje darke qe do te nderthurte shijet e seciles pjatance si hallkat e nje zinxhiri apo si tregimet e "nje mije e nje neteve"...  
P.S.: Recetat e meposhtme nuk jane tamam origjinale, por te modifikuara nder vite sipas shijes dhe xhepit tim.






Pite arabe
Perberesit per 8-10 persona:


200 gr miell 00
200 gr semola rimacinata (grure i bluajtur trashe)
100 gr maje miell misri
300 ml uje i vaket 
20 gr maje birre e fresket
2 luge te vogla kripe


Pergatitja:
ne nje tas shkrijme majen e birres ne ujin e vaket.
Perziejme miellrat.
Ne tasin ku kemi majen e birres hedhim miellin pak e nga pak dhe kripen. I perziejme me duar dhe e punojme brumin per 10 minuta duke e perplasur me force mbi tavolinen e punes derisa te fitoje elasticitet. 
Me pas e ndajme ne 8 pjese. Formojme ne fillim disa toptha, te cilat me pas i hapim me okllai derisa te krijojme nje pete me diameter rreth 12 cm.
I mbulojme petat, e distancuara nga njera-tjetra, me nje pecete buke dhe i leme te bymehen per 30-40 minuta.
Me pas ngrohim furren ne temp. 250°C bashke me tepsine ku do te pjekim pitet.
Kur tepsia te jete ngrohur e nxjerrim nga furra dhe shtrojme mbi te pitet. I fusim menjehere ne furre per afro 10 minuta derisa te marrin nje ngjyre te florinjte te çelur.
Sapo te dalin nga furra i vendosim brenda nje koshi letre dhe me pas i mbeshtjellim me qese ne menyre qe te ruajne lageshtine dhe te mos thahen.





  
Pitet i shoqerojme me sallaten mechouia, babaganush dhe me salce kosi alla shqiptarçe, qe me to shkon per se mbari.

Salce kosi
200 ml kos grek i trashe ose panna acida
2 hudhra ose me teper
1 kastravec
kripe
vaj ulliri extravergine
koper


Pergatitja:
grijme imet hudhren dhe kastravecin. I perziejme me kosin ose panna acida dhe i shtojme kripe dhe vaj ulliri pak e nga pak. I aromatizojme me koper te fresket.







Sallata Mechouia


Perberesit per 8-10 persona:


6 speca jeshile
8 domate te vogla
4 thelpinj hudher
4 luge vaj ulliri 
2-3 kuti peshk tono i konservuar
menta e fresket
koriander i fresket
leng limoni
ullinj te zinj


Pergatitja:
pjekim ne zgare ose furre specat.
U eliminojme lekuren dhe i grijme shume imet.
Grijme gjithashtu imet hudhrat dhe ne copa te vogla domatet.
I hedhim ne nje tas sallate. I shtojme ullinjte dhe i japim shije me kripe, piper, vaj ulliri, leng limoni dhe erezat e fresketa.
Ziejme vezet dhe pasi jane ftohur, i qerojme dhe i presim ne thelpinj.
I vendosim mbi sallate se bashku me peshkun tono.
E servirim te ftohte.





Babaganush
Perberesit per 8-10 persona:


2-3 patellxhane te medhenj
2 thelpinj hudher
2-3 luge leng limoni
vaj ulliri extravergine
majdanoz i fresket
spec djeges
nje luge fara suzami 

Pergatitja:
i ndajme pergjysem patellxhanat. I sperkatim me kripe dhe i pjekim ne furre derisa te zbuten.
Me pas i qerojme dhe tulin e grijme imet me thike.
Skuqim per pak sekonda farat e suzamit.
Bashkojme tulin e patellxhanave me hudhrat e grira imet, farat e suzamit, kripen, lengun e limonit, vajin e ullirit, specin djeges te grire imet dhe majdanozin. 
E perziejme masen dhe e vendosim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes. 
P.S.: me thene te drejten ky babaganushi im ndryshon shume nga babaganushi origjinal, por mua me pelqen keshtu :)




Rolls pikante me scampi 

Perberesit per 8 persona:
Per petat:
250 gr miell
2 luge uthull vere ose vere e bardhe
kripe
uje i vaket sa te nevojitet

Per mbushjen:
3 qepe te kuqe te njoma
350 gr scampi 
300 ml qumesht
2 luge miell
spec i kuq
vaj ulliri 
kripe
piper i bardhe
gjalp


Pergatitja:
per petat formojme nje brume te zakonshem byreku me miell, kripe dhe uje. I shtojme uthull vere ose vere te bardhe qe peta te behet sa me e shkrifet.
E leme brumin te pushoje per gjysem ore dhe me pas e hapim ne peta te holla.
Ndajme çdo pete ne shirita me gjatesi 15 cm dhe gjeresi 10 cm.

Ndersa brumi pushon merremi me pergatitjen e mbushjes.
Ziejme ne uje te kripur scampit. I kullojme dhe i qerojme.
Tulin e tyre e presim ne copa te vogla.
Grijme imet kokat e qepeve te kuqe dhe i skuqim ne vaj ulliri.
Sapo te zbuten i shtojme 2 luge miell. I kaurdisim dhe i shtojme pak e nga pak qumeshtin. 
E perziejme salcen me tel kuzhine derisa te trashet pak.
I shtojme salces 1 luge te vogel spec te kuq dhe scampit.
E rregullojme salcen me kripe dhe piper te bardhe.
Mbushim shiritat prej pete me masen e mesiperme dhe i pjekim ne furre ne temp. 220°C derisa te marrin nje ngjyre te florinjte.
Keto rolls behen akoma me te mira nese skuqen ne vaj luledielli...






Couscous me molusqe dhe krustace


Perberesit per 8-10 persona:

1 kg couscous i gatshem
2-2,5 kg molusqe dhe krustace (midhje, karkaleca deti, xhinxhivalle, scampi, sepje etj.)
4 thelpinj hudhra
4 karrota
4 dege selino
2 qepe
1 pako me shafran
3-4 kunguj
1 gote vere e bardhe
1 spec i verdhe 
1 spec i kuq
majdanoz 
spec i kuq pluhur
spec djeges
kripe
piper
vaj ulliri extravergine


Pergatitja:
pastrojme perimet dhe i presim ne kubike te vegjel. 
Skuqim ne nje tigan me borde te larta qepen dhe sepjet, derisa qepa te zbutet. 
I shtojme karrotat dhe degen e selinos. I leme te gatuhen per afro 10 minuta e me pas gradualisht i shtojme perimet e tjera ne baze se kohes se tyre te gatimit.

I gatuajme duke i kaurdisur here pas here dhe duke i shtuar uje nese e shohim te nevojshme.
Ne fund i shtojme karkalecat e detit dhe scampit te qeruara dhe i sperkatim me spec te kuq pluhur. E leme harxhin menjane dhe merremi me pergatitjen e molusqeve.


Skuqim ne nje tigan hudhren dhe specat djeges (sasia sipas deshires). I shtojme midhjet dhe xhinxhivallet e pastruara dhe i shuajme me vere te bardhe dhe uje. Pasi molusqet jane hapur, i kullojme dhe lengun e ruajme per pergatitjen e couscous-it. Ne fund i sperkatim molusqet me majdanoz te grire dhe i leme menjane.







Pergatisim couscous-in sipas tregimeve te kutise, veçse ne vend te ujit apo lengut te mishit/peshkut perdorim lengun e molusqeve qe ruajtem me pare. Por para se t'ia hedhim couscous-it, ne lengun e molusqeve tresim shafranin e me pas proçedojme njesoj.
I perziejme couscous-in me harxhet dhe i shtojme uje te nxehte nese behet shume i thate. 
Ne fakt nje pjate couscos-i, nga ato per te lepire gishtat, nuk duhet te jete i thate si pilafi, por pak i lengshem.
I servirim menjehere e nese tepron pak couscous, mos e hidhni! Edhe i ftohte, si sallate, eshte shume i mire. Ate qe teproi nga mbreme une e mora sot me vete ne pishine... hihihi 


E per ta mbyllur embelsisht kete darke orientale vendosa te pergatise nje recete qe do te bente te pergjunjej para kembeve te mia edhe mbretin Shahryar, dora vete...ne fakt receta eshte e chef-es Helene Markart, une vetem sa e pasurova me gliko luleshtrydhesh :P









"Panna cotta" me shurup shtogu dhe gliko luleshtrydheje

Perberesit per 8-10 persona:

800 panna e fresket per embelsira
100 ml shurup shtogu
6 flete xhelatine per embelsira
2-3 luge sheqer
1 luge niseshte
lengu dhe lekura he e 1 limoni
lengu dhe lekura e  2 portokalleve

Preparazione:
vendosim mbi zjarr nje tenxhere ku kemi hedhur panen dhe shurupin e shtogut derisa te vlojne.
Zbusim ne uje te ftohte fletet e xhelatines.
Tresim ne 1-2 luge uje niseshtene dhe ia shtojme panes bashke me xhelatinen e shtrydhur mire. Temp. e zjarrit duhet te jete e ulet!
I perziejme me tel kuzhine ne menyre qe xhelatina te shperbehet dhe niseshteje te mos formoje toptha. E leme tenxheren te vloje derisa te trashet pak.
Ne fund i shtojme lengun dhe lekurat e limonit dhe portokalleve.
E hedhim masen ne tasa dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 5 ore.
Nderkohe pergatisim glikone me 200 gr luleshtrydhe, sheqer sipas deshires, 2 luge leng limoni.
E servirim si ne foto.  

Wednesday, June 20, 2012

Arigato!





Reklama e mesiperme, e realizuar ne zonen ku jetoj une, ironizon snobizmin e turisteve milaneze qe vijne per ski ne Dolomiten dhe kerkojne sushi, pra qiqra ne hell do thoshim ne :)
Kuzhina japoneze eshte nje fenomen i ri qe ka fituar shijet e  italianeve vetem ne 10 vjeçarin e fundit. Fillimisht u induktua si tendence nga foodbloggers, te cilet per te bere diferencen ndermjet tyre mundoheshin te percillnin receta nga me te çuditshmet, por me pas fenomeni sushi pati nje sukses te jashtezakonshem e kete e vertetojne shifrat e restoranteve aziatike te hapur ne nje hark kohor shume te shkurter.
Madje edhe ketu tek ne, midis Dolomiteve, gjinden restorante luksoze qe i kane besuar sektorin e kuzhines etnike chef-ave aziatike,  sepse eshte pikerisht kuzhina japoneze ajo me e kerkuara nga klientet. Nuk di te them nese kjo kerkese vjen si pasoje e snobizmit apo adoptimit te nje menyre te ushqyeri te shendeshem, por ju betohem qe po ta provoni disa here rrezikoni te shnderroheni ne sushi-addicted :)

Personalisht pata nje qasje pak te çuditshme me kuzhinen japoneze.  Duke qene menefregiste kundrej modave te momentit dhe aq me pak snob (te pakten une kshu e njoh veten :P) kureshtjen per Japonine ma ndezen disa shkrimtare.
Qene librat e Kawabata Yasunarit, Haruki Murakamit e Banana Yoshimotos qe zgjuan interesin tim per çdo gje "made in Japan", aq sa endrra ime ne sirtar eshte te vizitoje Kyoton. Me aq sa kushton nje udhetim turistik ne Japoni, i bie qe endrres te qendroje ne sirtar per nje kohe relativisht te gjate, por nderkohe une kenaqem  duke shijuar çdo arome qe me servirin ne restorantet japoneze.
Nje zinxhir shume i suksesshem restorantesh aziatike administrohet  ne Bolzano nga 2 djem shqiptare qe kane studiuar per turizem ne Itali (http://www.shiro-bz.it/).
Te varej nga une, do te haja japonezçe perdite, por ahimè kushton e shkreta, prandaj e influencuar nga disa miq qe jane te apasionuar pas kuzhines japoneze dhe arrijne te pergatisin recetat ne kushte shtepie, mendova ta provoje edhe une.
Rezultati ishte i shkelqyer, ndoshta jo aq i mire sa ne restorant por aty afer :)







Yakitori - my way


Perberesit per 4 persona:


500 gr mish pule, tul nga pjesa e gjoksit ose e kofshes
2-3 qepe te njoma
ereza Sichimi Togarashi
3 luge salce soje
1 luge sheqer
2 luge sakè (fakoltative)
2 kunguj jeshile
2 luge vaj ulliri


Pergatitja:
erezat Sichimi Togarashi shiten te konfeksionuara ne dyqane etnike apo edhe ne ndonje supermarkate, mgjth ne pamundesi mund te pergatiten ne kushte shtepie. Fundja behet fjale per spec te kuq djeges, lekure portokalli, fara suzami, fara lulekuqe, piper nga Sichuani (qe mund te zevendesohet fare mire me piper te zi), alga nori apo xhinxher. Keto thahen dhe grihen imet. Perdoren gjeresisht ne kuzhinen japoneze.


Yakitori eshte shishqebabi i pules por meqe z. Tironc, specialisti i zgares, mbreme nuk ishte ne shtepi, une i bera ne tigan. 


Ndajme gjoksin e pules ne kubike te vegjel 2-3 cm dhe grijme trashe qepet e njoma dhe kungujt jeshile. 
Pergatisim salcen duke hedhur ne nje tenxhere te vogel salcen e sojes, sakè-ne dhe sheqerin. E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe e vlojme per 1-2 minuta. 
Vendosim nje tigan ne zjarr te larte dhe sapo te jete nxehur i hedhim kubiket e pules, kungujt jeshile dhe qepet e njoma.
I sperkatim me salcen e perftuar si me siper.
I gatuajme per rreth 5-6 minuta, nese mishi eshte i fresket, duke i perzier here pas here.
Me pas i hedhim 1 luge ereza Sichimi Togarashi dhe 2 luge vaj ulliri dhe vazhdojme gatimin per 5-6 minuta te tjera.
E servirim me oriz te zier dhe salce soje.
Gjak e dhjame :D








Tuesday, June 19, 2012

Cheesecake me kafe - Cheesecake al caffè





Cheesecake me kafe

Perberesit per 4 persona:

70-75 gr wafers me kakao
nje luge gjalp
nje maje luge kanelle
gjysem luge miell
2 luge kakao
160 gr mascarpone
50 gr sheqer
1 veze
gjysem luge kafe e tretshme (une perdor caffè solubile Hag)
arome vanilje

Pergatitja:
i vendosim biskotat wafer ne nje qese dhe i shtypim me çekiçin e mishit.
Me pasi i hedhim ne nje tas dhe i shtojme gjysem luge gjalp dhe nje maje luge kanelle. I perziejme mire e mire me duar dhe e shtrojme bazen ne nje tepsi. E shtypim me mollezat e gishtave ne menyre qe t'i japim forme uniforme siperfaqes dhe e vendosim ne frigorifer.
Nderkohe pergatisim kremin. Rrahim me rrahes elektrik mascarponen e ftohte dhe gjysem luge gjalp ne temp. ambjenti. I shtojme sheqerin, vezen, gjysem luge miell, 2 luge kakao, gjysem luge kafeje te tretur 2 luge uje dhe aromen e vaniljes.
I perziejme me rrahes elektrik derisa te perftojme nje mase kremoze, te cilen e shtrojme me pas mbi bazen e biskotave.
E pjekim tepsine ne furre ne temp. 160°C per rreth 40-45 minuta.
Me pas e fikim furren dhe e leme tepsine akoma edhe 10 minuta brenda.
Pas kesaj kohe e nxjerrim dhe e leme te ftohet ne fillim ne temp. ambjenti e me pas ne frigorifer per 1 nate.
Te nesermen e servirim te sperkatur me kakao.

In italiano

Cheesecake al caffè


Ingredienti per 4 persone:


70-75 gr wafers al cacao
1 cucchiaio burro
un pizzico di cannella
un cucchiaio farina
2 cucchiai cacao amaro
160 gr mascarpone
50 gr zucchero
1 uovo
mezzo cucchiaio caffè solubile
aroma di vaniglia


Preparazione:
ridurre in polvere i wafers e mescolarli con mezzo cucchiaio di burro.
Stendere i wafers su una teglia e mettere la base in frigo.
Nel frattempo preparare la crema sbattendo con uno sbattitore elettrico il mascarpone con mezzo cucchiaio di burro. Aggiungere lo zucchero, mezzo cucchiaio di farina, 2 cucchiai di cacao, mezzo cucchiaio di caffè solubile diluito in 2 cucchiai d'acqua e l'aroma di vaniglia fin quando il composto diventi cremoso.
Versarlo sulla base ed infornare 160°C per ca. 40-45 minuti.
Dopodiché spegnere il forno e lasciare il cheesecake dentro per altri 10 minuti.
Far raffreddare a temp. ambiente e poi nel frigo per 1 notte.
Prima di servire cospargere il cheesecake con cacao amaro.



Monday, June 18, 2012

Lule kungulli te mbushura me rizoto dhe mente - Fiori di zucca farciti con riso alla menta




Lule kungulli te mbushura me rizoto dhe mente

Perberesit per 2-3 persona:

7 lule kungulli
200 gr oriz 
1 hudher (me mire nese eshte hudher e njome)
leng limoni
150 gr mascarpone
vaj ulliri extravergine
mente e fresket
trumez e fresket
kripe piper

Pergatitja:
ziejme ne uje te bollshem dhe te kripur orizin dhe e heqim 5 minuta para perfundimit te zierjes.
Grijme imet me duar menten e fresket. 
Shtrydhim limonin dhe grijme imet hudhren. 

Mendoj se ideale per kete recete do te ishte hudhra e njome, por ketu ku jetoj une eshte fat i madh kur e gjeje te ekspozuar ne stendin e ndonje fshatari. 

Perziejme ne nje tas hudhren e grire imet, menten e fresket, lengun e gjysem limoni, kripe, piper dhe vaj ulliri extravergine.
E kullojme orizin, e perziejme me mascarponen dhe i japim shije me vinaigrette e mesiperm.
Lajme lulet e kungullit dhe i heqim pistilin.
I mbushim me oriz dhe i rendisim ne nje tave. 
I sperkatim me vaj ulliri extravergine, kripe dhe piper te sapobluar.
I pjekim ne furre ne temp. 220°C per rreth 15-20 minuta.




Fiori di zucca farciti con riso alla menta

Ingredienti per 2-3 persone:

7 fiori di zucca
200 gr riso
1 aglio (meglio se aglio fresco)
succo di limone bio
150 gr mascarpone
olio evo
menta fresca
timo fresco
sale 
pepe

Preparazione:
cuocere al dente il riso in abbondante acqua salata.
Tritare finemente con le mani la menta fresca e l'aglio.
Spremere il limone e preparare una vinaigrette con il succo di limone, la menta e l'aglio tritato, l'olio evo, sale e pepe.
Scolare il riso e condirlo con il mascarpone e il vinaigrette di cui sopra.
Pulire i fiori di zucchine, eliminando il pistillo e farcire con il risotto.
Adagiare i fiori farciti su una teglia unta d'olio.
Cospargere di olio, sale e pepe appena macinato ed infornare a 220°C per ca. 15-20 minuti. 

Thursday, June 14, 2012

Sweet sweet sweet Macarons!!!!






Macarons te mbushura me krem kosi

Per macarons:
120 gr bajame te reduktuara ne miell
220 gr sheqer pluhur
90 gr te bardha vezesh
30 gr sheqer normal

Pergatitja:
vendosim nje tepsi te madhe ne furre dhe e ndezim ne temp. 155°C.
Perziejme ne mixer sheqerin pluhur me bajamet dhe me pas i sitim per te eliminuar kokrrizat e mundshme.
Veç ne nje ene qelqi rrahim me rrahes elektrik te bardhen e vezes me 1 pike leng limoni. Kur e bardha te shnderrohet ne shkume, i shtojme sheqerin, pa nderprere rrahjen.
Me pas i hedhim gjysmen e mases se ngurte (dmth sheqerin pluhur dhe bajamet) dhe i perziejme me shpatull kuzhine nga poshte-lart ne menyre qe e bardha e vezes te mos bjere ne volum.
Kur masa te jete homogjenizuar, i shtojme pjesen e mbetur te mases se ngurte dhe i perziejme me delikatese si me siper.
E hedhim masen e perftuar ne nje sac a poche dhe formojme ne nje tepsi te veshur me leter pjekjeje disa pufka.
Kete tepsi e vendosim mbi tepsine qe kemi ne furre dhe i pjekim per 14 minuta.
Pas kesaj kohe, i nxjerrim nga furra, i leme te ftohen dhe i heqim me shume kujdes.

P.S.: Ju rrefej qe provat e mija te para me macarons kane qene katastrofe sepse me prisheshin ne momentin qe kerkoja t'i nxirrja nga tepsia. 
Ne fakt macarons-at qe te fryhen siç duhet dhe te dalin kollajshem nga tepsia, kerkojne furre me ventilator. Por une jam kokemushke, kur i ve vetes nje objektiv s'ka macarons te me ndaloje! Pas shume katastrofash mendova ta provoje me shokun termik. I lashe te ftohen plotesisht e pastaj i vura per pak sekonda mbi zjarr te nxehte dhe dolen menjehere. Mgjth eksperimentet vazhdojne akoma sepse jam shume larg objektivit. Per macaron-sa si te Parisit duhet shume shume shume pune dhe eksperience.....

Mbushja:
200 gr kos me sheqer
2 flete xhelatine per embelsira
1 luge mjalte
1 luge leng limoni
1 luge e vogel vaj ulliri

Pergatitja e mbushjes:
Ne nje tas me uje te ftohte zbusim fletet e xhelatines.
Ngrohim pak lengun e limonit, mjaltin dhe vajin e ulliri dhe i shtojme fletet e xhelatines te shtrydhura sh. mire dhe i perziejme derisa xhelatina te shperbehet.
Sapo te ftohet pak ia shtojme kosit dhe e perziejme me energji. 
E mbulojme tasin e kosit me qese kuzhine dhe e leme nje nate ne frigorifer. 
Te nesermen e hedhim mbushjen ne nje sac a poche dhe me te mbushim macarons.
Me shume delikatese thyejme me mollezen e gishtit te madh pjesen e brendshme te macarons ne menyre qe mbushja te fiksohet dhe te marrin nje pamje te bukur dhe te rregullt.
Para se t'i servirim i leme nje nate ne vend te ftohte ose i vendosim ne frigorifer nese na duhet t'i servirim menjehere
.
To be continued...


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...