Shkruaj perberesin ...

Thursday, January 26, 2012

Supa magjike e Marise

Ku qendron magjia e kesaj supe do te pyesni ju....po, ja kjo supe te liron rruget e frymemarrjes kur je i mberthyer nga rrufa. Funksionon gati me mire sesa aerosoli - sipas Marise :)
Maria, eshte mikja ime kalabreze qe s'heq dore nga keto kurimet prej "gysheje". Megjithese une fillimisht qesha me vlerat kurative te kesaj recete, duhet te pranoje qe ne keta 10 vjet, sa here jam paqejf pergatis supen e Marise. Megjithate jo gjithmone i qendroje besnike perberesve te recetes. Kur nuk kam shume kohe ose digjem nga temperatura apo jam e pafuqishme, e pergatis vetem me leng pule, pak makarona supe, lekure limoni, hudher dhe majdanoz te grire. Me pas i hedh pak djathe te grire reggiano parmigiano dhe vaj ulliri.
Ndersa receta sipas Marise eshte kjo me poshte:



Perberesit per 1-2 persona:

pule e ndare ne pjese, mjaftojne edhe 2 kofsha apo disa krahe
2 thelbinj hudher
pak qepe, afro nje çerek qepe
gjysem karrote
gjysem dege selinoje
makarona te vogla per supe
majdanoz i fresket
pak spec djeges (si kalabreze qe eshte Maria i hedh çdo pjate spec djeges :D, por ju mund ta zevendesoni me piper)
vaj ulliri i nje cilesie shume te mire
kripe

Pergatitja:
e thjeshte fare! I ziejme te gjitha bashke, perveç makaronave, per afro 1 ore e ca ne tenxhere normale ose per gjysem ore ne tenxhere me presion.
Me pas i kullojme ne nje tenxhere tjeter dhe i shtojme makaronat.
I ziejme per disa minuta te tjere.
E servirim supen me djathe parmigiano reggiano te grire dhe e sperkatim me vaj ulliri te nje cilesie shume te mire. 

Epssshiuuuuuu...

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...