Shkruaj perberesin ...

Saturday, November 2, 2013

Menu vjeshte

Antipasta:

- polenta me piper te zi dhe lardo di Colonnata (dhjame derri ne kripe e ereza);

pergatisim polenten dhe ashtu te ngrohte e hedhim ne nje tepsi te lyer me gjalp derisa te ftohet plotesisht.
Me pas e ndajme ne feta dhe e vendosim ne furre per afro 5 minuta.
E nxjerrim dhe mbi çdo fete polenta vendosim nga nje fete lardo di Colonnata. E sperkatim me shume piper te zi. 
E rivendosim tepsine ne furre per 2 minuta dhe e sherbejme te nxehte.

- polenta me qepe, salsiçe mantovane dhe gorgonzola; 

Skuqim ne gjalp qepet e grira imet sebashku me salsiçen. I kriposim dhe peperosim.
Veprojme me polenten si me siper. Pra, e ndajme ne feta dhe mbi çdo fete vendosim pak harxh.
E vendosim ne furre ne temp. 220°C per afro 5-6 minuta. Me pas e nxjerrim dhe i hedhim persiper fetave pak djathe gorgonzola. E rivendosim tepsine ne furre per 2-3 minuta derisa djathi te shkrihet dhe e sherbejme te nxehte.





- djathi dhije i bute me fisteke;
ky ska nevoje per shume shpjegime se foto e tregon vete....



- katrore pasta sfoglia te mbushura me domate te thara, mozzarella dhe pesto gjenovez pa hudher;

grijme imet domatet e thare (domate te thara dhe te konservuara ne vaj), mozzarella-n ne feta.





Marrim 2 peta pasta sfoglia te gatshme. Mbi njeren formojme grumbuj harxhi, duke lyer fillimisht pasta sfoglia-n e me pesto gjenovez e me pas duke vendosur harxhin. E sperkatim harxhin me pak rigon dhe e mbulojme me peten tjeter si ne foto. 



I japim forme katroreve me duar. Per te mos dale harxhi gjate pjekjes, e mbyllim perimetrin e secilit katror duke ushtruar pak force me mollezat e gishtave. E lyejme siperfaqen me qumesht ose te verdhe veze dhe i pjekim ne furre ne temp. 200-220°C derisa te marrin nje ngjyre te bukur ne siperfaqe.





Pjata e pare:  Risotto me kerpudha finferli dhe pankushe (porcini)

Zakonisht per risotto-n perdoren kerpudha porcini, por une mbaj mend qe kam provuar ne nje restorant nje risotto me kerpudha finferli dhe porcini qe ishte sublim. Ideale do te ishte te perdorni finferli te fresket dhe porcini te thare. E di qe nje kg finferli kushtojne mbi 18 euro....por besomeni nje here ne vit ia vlen :)


Perberesit per 6 persona:

500 gr oriz carnaroli per risotto
1 qepe
600 gr kerpudha finferli te fresket
100 gr kerpudha porcini te thare
2 gota vere e bardhe
100-120 gr gjalp
150 gr djathe i tipit taleggio
kripe
piper
vaj ulliri

Pergatitja:

fillimisht vendosim ne nje tas me uje te vaket kerpudhat e thara.
Skuqim ne gjalp dhe vaj ulliri qepen. I shtojme kerpudhat finferli dhe i shuajme me vere te bardhe.

Ne nje tenxhere tjeter skuqim orizin ne pak gjalp. E shuajme me ujin e kerpudhave porcini.
I shtojme kerpudhat dhe i japim nje vale per afro 5 minuta.

Me pas i shtojme qepen dhe kerpudhat finferli te shojtura ne vere dhe vazhdojme ta gatuajme risotto-n duke i shtuar here pas here uje te ngrohte.
Ne fund i shtojme djathin, gjalpin, kripen, piperin dhe e perziejme mire e mire duke tundur tenxheren ne menyre qe risotto te formoje ate kremin qe i jep lezet.
E sherbejme te ngrohte.









Pjata e dyte:

Fileto viçi ne kripe

Perberesit per 6 persona:

rreth 1 kg fileto viçi (mundesisht te fresket, pra te blere tek kasapi)
200 gr speck
nje kuti te bardha vezesh
2 kg kripe kokerrmadhe
3-4 luge miell
rozmarine e fresket
trumez e fresket

Pergatitja:
lyejme me miell fileton e mishit dhe e skuqim ne nje tigan te nxehte. E kriposim dhe peperosim.
Nderkohe perziejme kripen kokerrmadhe me te bardhat e vezeve.

Gati nje çerek te sasise e vendosim mbi nje tepsi te veshur me leter alumini.
Vendosim mbi kripe edhe erezat e fresketa.
E mbulojme fileton me feta speck-u dhe me kripen e mbetur.
E shtypim fort me duar ne menyre qe fileto te vishet me kripe.

E shpojme ne siperfaqe me pirun dhe e pjekim ne furre ne temp. 190-200 °C per afro 1 ore.
Para se ta presim ne feta, e leme menjane te ftohet.
E veçanta e kesaj recete eshte se mishi mbetet i bute edhe te nesermen.
Une e sherbeva me patate te pjekura ne furre ne vaj ulliri dhe vere te bardhe.











Embelsira: 

Torte me çokollate e shoqeruar me akullore dhe dardha te karamelizuara


Perberesit:
1 veze
60 gr sheqer
60 gr miell
50 gjalp
15 gr kakao
4 luge qumesht
vanilje
2 luge konjak
gjysem pako pluhur pjekes

Pergatitja:

shkrijme ne mikrovale gjalpin per 1 minute. 
I shtojme perberesit e tjere duke e perzier masen me tel kuzhine. 
Lyejme me vaj luledielli nje forme porcelani ose qelqi dhe e fshijme me leter kuzhine, ne kete menyre torta nxirret pa e prishur formen. Hedhim masen dhe e pjekim per 7 minuta ne 700 watt. 
Pasi ka mbaruar pjekjen e leme te pushoje per pak minuta brenda ne mikrovale.



Nderkohe merremi me pergatitjen e dardhave te karamelizuara.


Qerojme dardhat dhe i presim ne feta. 

Ne nje tigan shkrijme 1 ose 2 luge gjalp. I shtojme 3-4 luge sheqer kaf dhe fetat e dardhes. 
Sapo sheqeri te shkrije i hedhim pak rum. 
E tundim tiganin mbi zjarr derisa sheqeri te filloje te karamelizohet. 
Ne fund i sperkatim me kanelle 


Tortes i hedhim persiper ganache çokollate, qe e pergatisim duke shkrire çokollaten e zeze me pak gjalp dhe e sherbejme te shoqeruar me dardhat e karamelizuara dhe akulloren me shije vanilje.


Gjak e dhjame :D

13 comments:

  1. Sa na kane munguar keto menyte e tua te shijshme moj Ballakume! Shume interesant mishi i pjekur me kripe dhe torta. Doja te pyesja a ka ndonje ndryshim pjekja ne furre normale me pjekjen ne mikrovale?
    Klm! Ina

    ReplyDelete
  2. ohhhh po me dalin syte nga orbita, je e pa harriteshme. ymmmmyyyy x gjithcka. mire se u ketheve.

    xoxo lulu.

    ReplyDelete
  3. Je heroine per zotin!

    Faleminderit qe shkruan kete blog, me ke dhene plot ide per festat.

    ReplyDelete
  4. Your posts are my cup of tea. I'm interested in your articles. I always read them everyday and wait for incoming ones. It's because your posts are interesting.and also about If you have time you can check psn codes free 2019

    ReplyDelete
  5. Nice post i am inspired to your article. Your writing skill is very different, i like your posts. I share important related topic. For more detail visit The Best Google Home-Compatible Devices for 2020.

    ReplyDelete
  6. Very useful article there is no doubt, I am A musician and having a site called voice recorder Which are very useful in music work if you what to see check the site Voice Recorder Voice recorder

    ReplyDelete
  7. Found your blog really interesting. Written in positive manner. Liked it very much. Also you can check a software for compress your data and files and protect them from damage named Winrar.

    ReplyDelete
  8. nice post. I am inspire to your post . and it is useful to me. I found your blog really interested. like it very much.

    ReplyDelete
  9. Very nice, good job and thanks for sharing such a good thoughts.
    Your article is so convincing that I never stop myself to say something about it.
    Here by inspire your blog i have something about How to get free robux

    ReplyDelete
  10. ทาง เข้า pg slot auto หรือ pg-slot.game เกมพีจีสล็อต pg สล็อตออนไลน์ 3 มิติ (pg slot auto) จากค่าย pg slot และ บาคาร่าออนไลน์ ที่มาในรูปแบบใหม่เป็นเกมส์ยอดนิยม

    ReplyDelete
  11. โปรโมชั่น pg slot มากมาย เล่นง่ายจ่ายจริง แตกจริง ต้อง PG-สล็อต เท่านั้น! เล่นสล็อต พีจีสล็อต เว็บไซต์ตรงผู้ให้บริการเกมสล็อตออนไลน์ชั้นหนึ่ง ทกลอง เล่น ฟรี พร้อมโบนัส

    ReplyDelete
  12. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete
  13. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...