Shkruaj perberesin ...

Sunday, May 15, 2011

Sallate makaronash me djathe Brie

Djathi Brie eshte nje nga djatherat me te famshem franceze me prejardhje nga krahina qe mban po te njejtin emer, Brie. Karakteristike e tij eshte korja qe perftohet nga nje trajtim me myshqe te veçanta. Gjithashtu nje tjeter e veçante  e tij eshte pergatitja me qumesht lope te ftohte, dmth temperatura maksimale e qumeshtit s'kalon 37°C.
Mua me shijon mbi buke te thekur, me pak vaj ulliri extravergine dhe i sperkatur me piper te zi :) por para disa vitesh provova ta gatuaj si ne receten e meposhtme dhe shija ishte fantastike.

Perberesit per 4 persona:
400 gr makarona fusilli
2 speca te kuq
100 gr djathe Brie
1 luge majdanoz i grire
kripe
piper
hudher
vaj ulliri

Pergatitja:
E presim specin, e lare dhe te qeruar nga farat, ne shirita te holle dhe e skuqim ne nje tigan me vaj ulliri, ku kemi vendosur nje thelb hudher qe te leshoje arome. I hedhim kripe dhe majdanoz. E shuajme me pak uje dhe e leme ne zjarr me kapak te mbyllur per rreth 10 min.. Nderkohe ziejme ne uje me kripe makaronat. I kullojme dhe i vendosim ne nje tas sallate. Pasi kemi hequr hudhren nga tigani, peperosim specin dhe ia hedhim makaronave. I perziejme mire e mire dhe i leme te ftohen. Presim djathin Brie ne kubike te vegjel dhe ia shtojme sallates se makaronave, kur kjo e fundit te jete ftohur pak. Serviret e vaket ose e ftohte.  


Wednesday, May 11, 2011

Ushqimi im i preferuar...per momentin!

Cili eshte ushqimi yt i preferuar? Hmm...kesaj pyetje nuk di t'i pergjigjem, pasi nuk kam nje ushqim te preferuar  ne absolut. Preferenca ndryshon ne baze te gjendjes shpirterore, stines, kujtimeve, frymezimeve qe me lindin prej librave kulinare ose jo, plotesise se henes, shiut apo dietave donkishotiane :) Pra, ka dite qe "vdes" per mousse çokollate, biles ka edhe nete ku enderroj sikur jam duke ngrene nje mousse çokollate me reçel lekurash portokalli te gatuar nga nje Alessandro Borghese-gjysemnudo, por ka edhe dite qe "vdes" per sallate jeshile dhe "kullos" nga mengjesi deri ne darke. 
Ne kete periudhe, ndoshta per shkak te artikujve te shumte qe kam lexuar kohet e fundit mbi vetite e shpargullit apo ndoshta se ne keto muaj, mars-prill-maj,  eshte i fresket dhe rrjedhimisht kushton shume me pak, ushqimi im i preferuar eshte shpargulli. 
Receta e meposhtme lindi aksidentalisht, pasi ajo qe doja te realizoja ishte salca bolzanine por, per mungese te disa prej perbereseve kryesore, m'u desh te shpikja kete lloj salce se ciles i vura emrin salce kastraveci. 


Shparguj me salce kastraveci

Perberesit per 1 person:
gjysem tufe shparguj, rreth 250 gr
100 gr majonez
1 ose disa kastravece turshi
1 limon
koper
vaj ulliri extravergine
kripe
piper
1 veze
salce piperi te zi (fakoltative)


Pergtitja:
i japim nje vale shpargujve per rreth 15 minuta. Presim pjesen e forte te kercellit, i qerojme dhe i leme te kullojne.
Ziejme nje kokerr veze dhe pasi ta kemi qeruar e leme menjane.
Ne nje tas perziejme majonezen me kastravecin e grire imet, lengun e limonit, kripen, piperin, vajin e ullirit, kopren dhe nese deshironi pak salce piperi te zi (franceze). E shtrojme kremin e mesiperm ne nje pjate dhe vendosim mbi te shpargujt. E dekorojme me vezen e zier dhe e servirim menjehere.
Gjak e dhjame :D


Monday, May 9, 2011

Rroga qepe e qepa me beshamel

Lloje te ndryshme rrogash:
1) rroga qepe: e hap, e sheh dhe ze e qan;
2) rroga ndyresire: nuk te ndihmon, te ben te vuash por, nuk mund te jetosh pa te;
3) rroga dietike: te detyron te hash çdo here me pak;
4) rroga ateiste: ke dyshime mbi ekzistencen e saj;
5) rroga magjike: nese leviz ajo zhduket;
6) rroga stuhi: nuk e ke idene se kur vjen dhe per me teper sa zgjat;
7) rroga impotente: te le vetem kur ke nevoje per te..
8) rroga mestruacione: vjen nje here ne muaj dhe zgjat 3 deri ne 4 dite.
9) rroga humor i zi: qesh per te mos qare;

Duke ju uruar nje jave te mbare dhe rroga qe s'perfshihen ne listen e mesiperme ju sugjeroj nje recete per te lepire gishtat :) 


Qepe te njoma me beshamel

Perberesit per 4 persona:
2 tufa qepe te njoma
salce beshamel
kripe
1 luge mostarde
buke e grire
gjalp

Pergatitja:
fillimisht pastrojme qepet e njoma. Eliminojme pjesen e gjelber te tyre dhe pjesen e bardhe e veme ne nje tenxhere me uje dhe kripe te marri nje vale per 10 minuta. Me pas i kullojme dhe i veme ne nje tave te lyer me gjalp.
Pergatisim nje salce beshamel sipas recetes qe mund ta gjeni ketu. Beshameles i shtojme nje luge mustarde dhe me pas e hedhim mbi qepet. E sperkatim siperfaqen e taves me buke te grire dhe gjalp dhe e pjekim ne furre ne temperaturen 170°C per reth 20 minuta. 
Gjak e dhjame :D  

Saturday, May 7, 2011

Cheesecake te thjeshta fare

Perberesit:
15 biskota wafers me shije vanilje
500 gr djathe kremoz (psh. philadelfia ose gjize pa kripe)
1 veze
pak kripe
100 gr sheqer kokerrmadh
vanilje
leng limoni
rreth 20 luleshtrydhe
3 luge reçel luleshtrydhesh
sheqer pluhur


Pergatitja:
mbulojme nje tepsi me leter kuzhine dhe shtrojme mbi te biskotat wafers. Mundohemi qe te mos leme hapesire bosh! Ne nje tas hedhim djathin philadelfia dhe e rrahim me tel kuzhine. I shtojme sheqerin, vaniljen, shume pak kripe (sa te kapin majat e gishtave), lengun e limonit dhe e rrahim me tel derisa kremi te fryhet. Ne nje tas rrahim vezen dhe ia shtojme kremit. 
E shtrojme kremin mbi biskota. E nivelojme me shpatullen e kuzhines dhe e pjekim ne furre te ngrohur paraprakisht ne temperaturen 160°C per rreth 25 minuta. 
E nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet.  Me pas e vendosim tepsine ne frigorifer per rreth 6 ore. Pasi ka kaluar kjo kohe e nxjerrim cheescake nga tepsia me shume kujdes dhe e presim ne katrore te vegjel. I dekorojme me luleshtrydhe, reçel luleshtrydhesh dhe sheqer pluhur.
I servirim te ftohta.
Gjak e dhjame :D





Levreke me shpargull

Perberesit per 2 veta:
2 levreke
gjysem tufe shpargull
4 - 5 karrota
1/2 qepe
dege selino
nje gote vere e bardhe
kripe
piper
limon sipas deshires.

Pergatitja:
pastrojme peshqit. I kriposim, i peperosim dhe i leme menjane. I japim nje vale shpargujve dhe i kullojme. Presim karrotat, deget e selinos dhe qepen ne rrathe te medhenj. Gjithashtu te njejten gje bejme edhe me shpargujt. I kriposim perimet, i hedhim pak piper dhe mbushim me to peshqit. I sperkatim me nje gote vere te bardhe dhe vaj ulliri extravergine dhe i pjekim ne furre ne temperaturen 200°c per rreth 20-30 minuta. 
I servirim me leng limoni.
Gjak e dhjame :D


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...