Shkruaj perberesin ...

Sunday, February 10, 2013

Darke informale me receta ballkanike te mixuara



  
Per organizimin e nje darke mjaftojne vetem 3 elemente: miq te mire, ushqim i mire dhe muzike e mire. çdo salltanet tjeter si shtrim tavoline me pjata te shtrenjta apo zbukurime si per festa jane mire te lihen out. Sa me rustike te jete darka aq me i ngrohte behet ambjenti!


Antipasta:



Salce me pras dhe speck

Perberesit:
1 pras i madh
1 qepe
200 gr speck i prere ne kubike te vegjel
1 tas panna acida (salce kosi)
1 tas quark (ne pamundesi mund te perdoret vetem gjize)
kripe
hudher gjarpri (por qe une harrova ta bleje...)

Pergatitja:
skuqim kubiket e speck-ut ne nje tigan dhe me pas i leme menjane.
Ne te njejtin tigan skuqim prasin dhe qepen te grire imet, derisa te zbuten, duke i shtuar here pas here ndonje luge uje.
Ne momentin qe i shtojme ujin, i shtojme edhe speckun e skuqur. 
Pasi qepa dhe prasi jane gatuar, hedhim ne tigan djathin quark, panna acida dhe kripe. I kaurdisim dhe i leme te ftohen me kapak te mbyllur per afro 1 ore.
Para se t'i servirim i sperkatim ne siperfaqe me hudher gjarpri te grire imet.


Salce me fasule e aromatizuar me rozmarine

Perberesit:
1 kavanoz fasule konserve
2 thelpinj hudher
2 luge limon
vaj ulliri
rozmarine e fresket ose vaj me arome rozmarine
kripe

Pergatitja:
skuqim hudhren e grire ne pak vaj ulliri derisa te ndryshoje ngjyre.
E trasferojme ne mixer. I shtojme fasule konserve, lengun e limonit dhe kripen. I grijme derisa te perftojme nje mase homogjene. Ketij kremi i hedhim vaj ulliri me arome rozmarine ose ne pamundesi ngrohim pak vaj ulliri dhe rozmarine ne nje tigan dhe sapo rozmarina te leshoje arome, rreth 3 minuta, e eliminojme dhe vajin e perziejme me kremin.
Kombinimi ideal eshte me focaccia, buke te thekur, qepe te kuqe ne feta dhe kubike sallami.


Salce me djathe grek dhe speca te kuq te pjekur ne zgare

Perberesit:

speca te kuq te pjekur ne zgare, te qeruara nga farat dhe lekura
kos grek
djathe Feta grek
hudher
mente e fresket
vaj ulliri

Pergatitja:
grijme ne mixer specat e kuq se bashku me hudhren, menten e fresket dhe djathin Feta. 
I shtojme kos grek dhe vaj ulliri derisa t'i japim mases konsistencen e duhur.


Salce kosi me kastraveca turshi dhe arra

kos grek
kastraveca turshi te kulluara mire
koper
vaj ulliri
hudher
arra

Pergatitja:
griijme kastravecin turshi me hudhren ne mixer. E perziejme me kosin grek, kopren, vajin e ullirit dhe arra te shtypura.

Te gjitha salcat duhen pergatitur te pakten 24 ore perpara darkes. Une i shoqerova me focaccia dhe japrake me gjethe rrushi.



Qumeshtor me peta bakllavaje  per afro 8 persona:

500 gr peta bakllavaje ose yufka turke te gatshme
150 gr gjalp
5 kokrra veze
gati treçerek litri qumesht
300 gr djathe Feta grek
100 ricotta pugliese
nenexhik
kripe
5 luge vaj luledielli


Pergatitja:
rrahim 4 kokrra veze me kripen, vajin e lulediellit dhe nenexhikun. I shtojme djathin e therrmuar, ricotta-n, qumeshtin dhe i perziejme.
Lyejme me gjalp nje tepsi dhe shtrojme fillimisht 1-2 peta te fresketa.
I hedhim 1 ose 2 garuzhde me harxhin e mesiperm, disa copa gjalpi dhe vazhdojme me te njejten renditje derisa te mbarojne te gjitha petat e tjera, te cilat i kemi pjekur dhe ndare ne copa.
Me gjalpin tregohuni bujare :) Sa me i cilesishem te jete aq me i mire behet byreku! 
Shtrojme ne siperfaqe nje pete.
Rrahim vezen e mbetur me pak kripe e qumesht dhe lyejme me te siperfaqen e byrekut.
E sperkatim me gjalp dhe e pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro gjysem ore. E pergatisim disa ore perpara dhe ne momentin e servirjes vetem e ngrohim, keshtu katroret e qumeshtorit qendrojne kompakte dhe shija eshte me e mire per mendimin tim.

 

 


Pjate e pare:
Pashaqofte ne lang

Per pashaqoftet:
500 gr mish i grire
2 te bardha veze
gjysem filxhani oriz
piper i zi
kripe
nenexhik
koper
1 luge vaj ulliri
pak miell

Per langun:
2 luge miell
2 te verdha vezesh
leng mishi
lengu i 1 limoni
gjalp
spec i kuq
koper

Pergatitja:
perziejme 500 gr mish viçi te grire me gjysem filxhani oriz te pazier, erezat, 1 luge vaj ulliri dhe 2 te bardha vezesh, derisa te perftojme nje brume, qe te kete konsistencen e qofteve me mish. 
Me kete brume, e duke lyer duart here pas here me miell, formojme disa qofte te vogla dhe kompakte.




Nderkohe per pergatitjen e lengut, ose langut ne dialekt :=), vlojme ne nje tenxhere lengun e mishit te viçit. E rregullojme me kripe dhe i hedhim nje e nga nje pashaqoftet.
I gatuajme ne zjarr mesatar per afro gjysem ore.

Veç skuqim 2 luge miell ne 3 luge gjalp. Nuk eshte nevoja qe mielli te skuqet shume, duhet thjesht te perziehet me gjalpin e shkrire, pra 2 minuta jane te mjaftueshme.
I shtojme nje maje luge spec te kuq pluhur dhe 1 gote uje te ftohte, derisa masa te hollohet. 
E kaurdisim papushim me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen topthat dhe nderkohe i japim nje vale ne zjarr mesatar.
Me pas ia hedhim lengut te mishit dhe pashaqofteve, te cilat jane duke u zier bashke. 
I leme ne zjarr te ulet per 30 minuta te tjera.

Veç perziejme me tel kuzhine te verdhat e vezeve me pak leng limoni dhe 2-3 luge leng nga pashaqoftet. 
Heqim nga zjarri tenxheren me pashaqoftet dhe sapo te ftohen pak i shtojme salcen e mesiperme dhe pak koper. 
Para se t'i servirim, shkrijme pak gjalp dhe ia hedhim persiper. Per ta shijuar me mire duhet piper i zi i sapobluar dhe leng limoni.





Pjate e dyte:

Spetsofai grek me suxhuk kosovar dhe salsiccia mantovana per afro 8 persona:

100 gr suxhuk kosovar i blere ne dyqanet etnike
500-700 gr salsiccia mantovana
3 speca te kuq te prere ne shirita
3 speca jeshile te prere ne shirita
1 qepe e kuqe (cipolla rossa di Tropea)
2 thelpinj hudher te grira imet
400 gr salce domatesh e holle (passata di pomodoro)
1 domate e bute
100 ml vere e kuqe
rigon
1 luge e vogel spec i kuq pluhur

Pergatitja:
meqenese suxhuku ka nje shije shume te forte, une perdora vetem 100 gr dhe e preva ne kubike te vegjel.
Skuqim suxhukun dhe salsiçet ne pak vaj ulliri. Pasi jane skuqur, i leme menjane.
Ne te njejtin tigan skuqim ne zjarr mesatar qepen e prere ne feta, hudhren dhe specat ne shirita.



I shuajme me vere te kuqe dhe sapo vera te avullojne i shtojme domaten e grire imet.
I kaurdisim mire derisa domatja te shperbehet. Se fundmi i shtojme salce domatesh, spec te kuq pluhur dhe rigon. I gatuajme ne zjarr te ulet per afro gjysem ore.
Pas kesaj kohe i shtojme suxhuket dhe salsiçet. I kaurdisim dhe i leme te gatuhen edhe per 20 minuta te tjere.




E ne fund, per ta sjelle midene n'vend nje sallate me fruta dimerore


Perberesit per 8 persona:

4 kiwi
6 mandarina
2 molle
2 banane
Arra te thyera sipas deshires
1 shege
Lengu i 2 portokalleve
Sheqer ose mjalte, sipas deshires.
e nese nuk jeni shtatzane shtojini edhe pak liker...
 
Pergatitja:

Presim frutat ne kubete. Pastrojme shegen dhe marrim prej saj kokrrat e vogla. I vendosim frutat ne nje tas dhe shtojme arrat, lengun e portokallit, likerin dhe mjaltin ose sheqerin. I perziejme mire e mire dhe i vendosim ne frigorifer per rreth 1 ore.
Gjak e dhjame :D

Dhe lista per kolonen zanore te darkes eshte kjo:

Eda Zari, 
Elina Duni, 
Zig Zag Orchestra, 
BllaBllaBlla

E mos harroni qe me muzike gatuhet edhe me mire :=)
Mua dje me shoqeroi nje kantautor alternativ, Orges Toçe
Tung



12 comments:

  1. Sa gjera te mira moj Edi! Receten e byrekut e te pashaqofteve po marr shenim per te djelen tjeter. Me mire do te ishte ti provoja nga dora jote se une s'ia them shume per gatim hahaha
    Baci
    S

    ReplyDelete
    Replies
    1. boll ma gudulise egon! ti je flame..mos baj gjoja nime hahahaha
      kur te dush zemra ne jemi gjithmone gati ....
      baci

      Delete
  2. Te lumshin duart Ballokume e komplimente per blogun! Kam nje pyetje per pashaqoftet, i hidhet oriz i zier apo i pazier? Ne recetat qe kam gjetur ne net shkruhet qe orizi zihet perpara. Ndryshon gje po ta zish perpara? Pershendetje
    Anila

    ReplyDelete
    Replies
    1. Rrofsh Anila!
      Ne fakt ekzistojne 2 lloj pashaqoftesh, keto qe behen ne leng si tip supe dhe ato qe skuqen ne vaj. Ne te dyja recetat orizi asnjehere nuk ziehet plotesisht.
      Kur behet ne leng si me siper s'ka kuptim ta ziesh perpara. Duhet te zieje me mishin ne menyre qe te leshoje te gjithe niseshtene, sepse keshtu i jep me teper konsistence supes.
      Ne rastin e pashaqofteve te skuqura ne vaj, orizi ziehet pergjysem dhe perfundon gatimin e tij nen temperaturen e vajit.
      Pra e dashur ato receta qe ke gjetur ne rrjet jane receta amatoresh qe s'marrin vesh nga kuzhina hahhaha
      Gjithe te mirat dhe suksese me pashaqoftet

      Delete
  3. ok, tani duhet te me shpegosh, kur e gjen kohen per t realizaur gjithe keto gjera, (duke qene nje mami, bashkshorte qe shkon ne pune) mbetem pa fjale. Je e pa hariteshme ballokume, me vjen te "lepij" monitorin, bravoooooo!!!!!!!!!

    ReplyDelete
  4. ahhh se harrova ajo receta e qofteve me leng me plq shume, me kujton pushimet ne turqi ku isha e vocel :(

    do ti realizoj sa te kem pak kohe te lire, te shofesh edhe ti sa mire i bej une:P baci cara <3 ^_^

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ku e gjej kohen?...do te dish sa metra kub rroba me presin te hekurosen? apo se sot mora me vete pantallonat e burrit per t'i çuar tek rrobaqepesi se s'kam kohe t'i ktheje kembet...hahaha
      Nn sono perfetta cara! Magari lo fossi...
      T'i besh dhe t'i qash fare pashaqoftet! :) Mos harro te me tregosh foton pastaj eee...
      Baci bella mammina

      Delete
  5. Sa te shijshme duken the gjitha, i yti eshte blogu im i preferuar shqiptar Ballakume.

    Vetem nje pyetje kisha, cfare eshte nenexhiku? Ka ndonje emer tjeter se nuk e kam degjuar ndonjehere.

    EM

    ReplyDelete
  6. Flm EM! Nenexhiku eshte menderz ose mender ne gjuhen letrare, por une, ashtu si qengjin, preferoj t'i shkruaj ne dialekt se s'me kane ngjitur kurre ne gjuhen letrare...

    ReplyDelete
  7. Te lumshin duart. Je fantastike!

    Nje pytje kam per byrekun/qumeshtor. Si dhe sa i pjek petet? Une nuk kam provuar ndonjehere, keto petet e gatshme me duket sikur behen si leter kur piqen.

    ReplyDelete
  8. Pershendetje Anonim, petet i pjek ne furre te ngrohte, 150-160°C, derisa te forcohen. Tamam, behen si leter kur piqen, por mendo qe do t'i hedhesh edhe qumesht e veze dhe keto do te bejne qe te zbuten perseri gjate pjekjes.

    ReplyDelete
  9. pershendetje...dhe urime per blogun..!per mendimin tim eshte blogu me i mire per kuzhinen dhe gatimin ne shqip....edhe nje here urime.....!

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...