Shkruaj perberesin ...

Tuesday, April 16, 2013

Ne palester



Sot kisha harruar Kunderen ne shtepi dhe ne raste te tilla kur me mungon leximi fitness merr trajten e nje mali qe here duhet ti marr te perpjeten e po aq here te tatepjeten, por ndersa pedalimi ne ajer te paster, fale eres qe te perkedhel fytyren dhe aromave pyllore qe te gudulisin hunden, te jep nje ndjesi lirie, cyclette e palestres e pashoqeruar me nje svago tjeter merr kuptimin e shqiptimit – siklet.

Pasi “Flair”, “Chi”, “Stare in forma”, qe gjendeshin ne banakun e barit nuk me binden, u ktheva tek cycletta ime e cepit dhe fillova ti dedikohem passatempos tim te preferuar, vezhgimit te njerezve. 
I mora me rradhe nga avv. M. qe me asistentin e tij formojne ciftin Don Kishot-Sanço Pança…ne fakt fizikisht, duke qene ky i pari 130 kg burre, as qe ngjason me personazhin e Servantesit. E mban koken gjithmone lart dhe mua, qe jam shume e shkurter ne trup, Don Kishoti rrallehere me pershendet. Ndryshe nga Don Kishoti origjinal, qe pushtetin e konsideronte si plehre te historise njerezore, Don Kishoti im eshte i ndergjegjshem per pushtetin karizmatik qe ka dhe e ushtron kete tek te gjithe personal trainer e praktikantet qe frekuentojne palestren, por ne formen me te ulet e ushtron tek asistenti i tij, Sanço Pança. 
Detyra e ketij te fundit eshte ti bej shoqeri Don Kishotit (e sigurisht jo ne kembim te ndonje keshtjelle a ishulli!). Me gjithe servilizmin e tij qesharak mund te them qe Sanço Pança eshte ai qe ekulibron antipatine time per Don Kishotin, duke ma bere keshtu ciftin gati simpatik. Le zoterinjte Don Kishot e Sanço Pança te vazhdojne “betejen” qe kane ndermarre (e duke qene se te dy limitohen vetem ne nje “shetitje” ne tapis roulant ka 2 vjet qe humbja e peshes eshte bere per to si beteja me mullinjte e eres) dhe kaloj te zj. Bibe qe ndodhet perkrah Sanço Pançes. 
Zonjes Bibe une nuk di tia percaktoj moshen. Floket i ka me thinja, por ama trupin e ka si te nje njezetvjecareje. Eshte gjithmone e nxire arsye kjo ndoshta, pse une zonjes nuk i dalloj asnje rrudhe, vene apo kapilar antiestetik . …e siç mund ta imagjinoni zonja fizikisht te merr me qafe, por mjaft qe te hapi goje dhe prej andej dalin ca tinguj qe te çjerrin timpanin. Sikur bisedat qe ben te ishin interessante pa dyshim kete difekt fizik te zonjes edhe mund ta suportoja, por sic mund ta merrni me mend behet fjale per nje individe me nje QI tejmase te ulet, bota e se ciles perbehet nga diskoteka-peeptoe-rrobafirme-makeup-llampa-meshkuj. 

Mgjthse per argumentin meshkuj mund te diskutoja me gjithe qejf, edhe me zonjen Bibe, duke qene se kjo e fundit i nderron meshkujt po me ate frekuence qe nderron aksesoret dhe une persa i perket temes meshkuj ndjej te kem plot pyetje qe s'kane gjetur akoma pergjigje. Si psh. Do te isha shume kurioze te dija se cben z. Figo pas aktit seksual?..lyen me fjale mjalti partneren apo merr pamjen menefreghiste te luftarakut qe ka dominuar viktimen e radhes. Hmm… Z. Figo ka trupin e nje statuje greke e tiparet e nje ushtari helvetik. I gjate..shume i gjate. Sy bojeqielli. Biond. Z. Figo po ben cyclette perkrah meje. Duke pasur frike se mos “quant’è figo” do te lexohej si ne derrase te zeze, e duke qene une nje grua-qe-e sheh-martesen-si-kult-e-qe-per-asnje-arsye-objektive-apo-subjektive-ne-bote-nuk-do-ta-perdhoste-ate, limitohem ta shoh me bisht syri z. Figo. E ndersa bishti i syrit me kap bulben e djerses, qe i rreshket ne bicipitin lakuriq dhe vetulla ime mistrece harkohet duke zmadhuar beben e syrit, me pershendet, duke me sjelle ne vete, z. Qukapik. 
Z. Qukapik qe thoni ju eshte nje i njohuri im. Gocat tona jane shoqe dhe bisedat tek-e-tuk me z. Qukapik vertiten rreth femijeve tane. Z. Qukapik eshte shume i dobet. Ka lekure te erret e nje hunde qe duket si sqep qukapiku. Thote qe eshte gjerman, por me keto tipare mua me vjen dyshimi dhe duke mos pasur ndermed ti hyj nje investigimi e kam klasifikuar (drejtesisht apo padrejtesisht) z. Qukapik si nje rast mimetizmi social. 

Ajo, se ciles une nuk i ve dot nje nofke, eshte nje zonje rreth te 90, qe po ta shikonte gjyshja ime ashtu te trukuar dhe me vetulla si te Kajes do te thoshte – shume e mbajtur! Por koha, kjo tirane qe skursen asnje, ka lene shenjat e saj edhe tek ajo. Kurrizi i eshte kerrusur pak. Muskujt kane humbur tonifikimin e lekura elasticitetin, e ndersa ajo leviz krahet per te bere ushtrimet e radhes ato tunden me pertim si copa shtese. Kembet i ka te holla dhe te larguara nga njera tjetra dhe po ta shohesh nga pas duket sikur deformimi i tyre ka ardhur nga ekzigjenca per te mbajtur lart pjesen tjeter te trupit.

Sa here shoh zonjen mberthehem nga disa ndjenja qe shkojne nga simpatia, afeksioni e deri tek dhembshuria e frika. Plakja ashtu si lindja, pjekuria e vdekja jane etapa te jetes ne te cilat do te kalojne te gjithe ato qe vdekja i merr natyralisht, por mua me frikeson kjo etape, ndoshta me teper sesa vdekja, sepse tek e fundit vdekja eshte nje cast, sado e dhimbshme te jete eshte nje cast, ndersa plakjes nuk i dihet sa zgjat. Dhe nuk i dihet se cpjese te organizmit te plaken me shpejt e te plaken me shume. Mund te te bjeri per hise nje parkinson apo alzheimer dhe organizmi shuhet ngadale, duke u bere nje barre per veten dhe te tjeret. Por zonja ime sduket te kete probleme te tilla, biles ve bast qe po te kisha mundesi ti shikoja aging clock do te konstatoja qe ora e saj nuk eshte dhe aq shume larg times.

Peeep….peeep….peeep …WAW kam harxhuar 300 kalori!!!!!

3 comments:

  1. ahahahahah eeee sa qesha, un pervete nuk kam frequanetuar kurre palestren, se di pse por nuk me plq, kam gjysmen time qe vete ne paleseter edhe per mua yeeeeaappppppp ^_^.

    Por diçka kemi te perbashket, kur un jam e lodhur te lexoj dicka apo si ti kam harruar, vezhgoj me vemendje "miqte e mi pendolar" kem ivite qe ne te atobusit 7 pa 10 jemi gjithnje te njejtet.

    xoxo Lulu.

    ps. do isha kurioze te dija si po shkon shtatzania e ballakumes, e sa mungon?????

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pershendetje Lulù,
      per afro 2 vjet u bera frekuentuese e rregullt e palestres, 5 dite ne jave nga 2 ore ne pausa pranzo, por pastaj hoqa dore. Duke qene palestra ne qender te qytetit, frekuentuesit e saj ishin kryesisht avokate, mjeke, politikane etj. dhe mgjthse sporti me kenaqte, po me lodhte ambjenti snob. Ndjehesha si "pesce fuor d'acqua". Per fatin tim te keq eshte e vetmja palester qe gjindet afer zyres ku punoj.
      Gine me keshilloi ecje ne tapis roulant, meqenese kam nje frike absurde te shetis vetem ne park ne kete periudhe, e not ne pishine per il benessere psicofisico dhe per t'u pergatitur per lindjen, por me gjithe deshiren per te bere diçka, ambjenti i mesiperm me ben te ngurroje.
      Jam ne muajin e 8 dhe mungojne pak jave. Eci 20 minuta ne mengjes dhe bej shume shume pune shtepie. Me ka kapur nje fiksim budalla per te pasur nje shtepi xixe :)
      Questa è proprio schizzata! - do mendoje ti sikur une te isha pendolare e autobuzit te 7 pa 10 :))

      Delete
  2. Dua të falënderoj wiccan Duma për ndihmën e tij të madhe. Vajza ime ishte thellë në varësinë nga droga, unë provova rehabilitimin dhe gjithçka që ajo të ndalonte, por asgjë nuk funksionoi, qava shumë për të gjithë situatën sepse ndjeva sikur dështova si nënë. Por gjithçka ndryshoi pasi gjeta një koment në internet se Wiccan Duma po ndihmonte njerëzit. Jam i lumtur që vajza ime është e lirë nga varësia nga droga tani me ndihmën e Wiccan Duma, ju them faleminderit Wiccan Duma për magjitë tuaja të fuqishme. Për shikuesit atje, nuk e di situatën tuaj, por ju siguroj se mund të merrni ndihmë për të ndaluar varësinë. , ndaloni obsesionin, ndaloni depresionin, ndaloni abuzimin.
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Dashuroni magjitë lidhëse.
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni ish-dashnorin
    8.) Ju dëshironi të promovoheni.
    9) magjitë e fitimit të lotarisë
    10) Nëse doni të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për zgjidhje të përhershme. Email: whitemagictemple@gmail.com
    WhatsApp: +2348155926512

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...